Re: A je ne harmoni me trupin tend apo do te pelqente te ndryshoje dicka????
Une kam pamje "mesatare" nese mund ta quash keshtu. Dmth qe as nuk shtrin femrat rruges me ndonje veshtrim tip "magnum steel" (Ref. Zoolander), por as nuk jam ndonje nga ata te shemtuarit qe trembin njerez rrugeve. Tradicionalisht kam qen shume rehat me trupin dhe fytyren time pasi te jesh mesatar eshte vend i rehatshem ne grafikun e pamjes. Kam marre edhe komplimenta ndonjehere, por harroj shpejt. Hunde, buze, sy, floke, lesh i kam ne rregull.
Por ca na mundon kaq shume me pamjen? Te thuash qe nuk eshte e rendesishme per njeriun eshte genjeshter. Miljona dollare, euro, leke, peseta, jen, xhan dhe xhin harxhohen cdo vit per kremra, parfume, vegla aerobie, pilula dobsimi etj etj. pra? jemi te obsesionuar me pamjen. Mos valle kjo eshte per faj te pasigurise sone? A nuk mund te biem ne rehat me veten?
Ja pyetja ime: A nuk do secili prej nesh te kete NJE lidhje romantike qe e ben te lumtur? Them se po. Gjithashtu them se pasi dy veta jane bere cift, pamja si faktor ulet shume ne rendesi. Nese je shume i/e bukur, nuk i ben ndonje pershtypje marramendese partnerit, pasi syri mesohet, dhe nderkohe jane cilesite e tjera, humori, inteligjenca, respekti qe marrin rendesi. Edhe po te jesh shemtaraq nuk do dukesh me gjate i tille.
Nga studimet del se meshkujt me shume se femrat duan te kene ne krah partnere te bukur.
U bera lemsh, po ceshtja eshte kjo. Kur dime se ne fund te fundit bukuria kalon dhe mosha na ben te dukemi me te ngjashem, pse e vrasim mendjen kaq shume. Eshte kultura POP dhe TV qe na terheq pa meshire drejt standartesh te paaritshme? O i bukur o s'ka?
Boh!?