Re: a eshte mire qe shqipetaret te jene shume te lidhur me njeri tjetrin???
Per mendimin tim eshte shume e rendesishme qe shqiptaret jashte atdheut te mbajne lidhjet me njeri-tjetrin. Kam frike se nqs keto lidhje nuk forcohen ne kemi per te humbur identitetin tone kombetar. Eshte e vertete qe shume shqiptare mundohen te asimilojne kulturen e vendit ku shkojne dhe kjo mua me duket me se e drejte, sepse cdo njeri ka nevoje te ndihet i pranuar ne shoqeri, qofte kjo shoqeri shqiptare apo e huaj.
Une kam jetuar ne nje komunitet ku kishte fare pak shqiptare per gati 4 vjet. Tani kam filluar te takoj me teper shqiptare. Shqiptaret kane personalitete nga me ndryshmet, megjithate dicka e kane te perbashket: ngrohtesine dhe deshiren per te te kenaqur. Prandaj edhe mendoj qe shqiptaret duhet t'i mbajne lidhjet, per te mos e humbur shpirtin dashamires te Shqiptarit.