A eshte komunizmi pasqyrim i mesjetes?

jula

Primus registratum
Re: A eshte komunizmi pasqyrim i mesjetes?

Fujiko, edhe Stalini kur shihej para pasqyres, nuk e besonte se ishte ai vete...

Nuk e dija kete, per me teper citimi i Marxit u referohej pikerisht Stalineve..."Rend me i larte shoqeror qe vjen pas kapitalizmit..."
pas kapitalizmit
pasi kapitalizmi eshte realizuar plotesisht
pas, pas, pas, pas...

Nuk pretendoja ta komentoje sic duhet, po ja qe komenti origjinal egziston.
Qe te mos vazhdoj nje diskutim te kote qe ne gjeneze, po te them qe jam dakort, komunizmi ishte, eshte dhe do te jete pasqyrim i Mesjetes. Jam gjithashtu dakort a priori me gjithcka qe shkruan. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Shendet.
 

Albinos

Primus registratum
Re: A eshte komunizmi pasqyrim i mesjetes?

Okej Fujiku vazhdojme.

<ul type="square">
[*]Dalja e individit dhe ambiguiteti i lirise
[/list]

Para se te analizojme temen tone kryesore, ceshtjen e kuptimit te lirise per njeriun modern dhe perse dhe si ai kerkon t`i largohet, duhet te shqyrtojme nje koncept qe mund te duket pak i cuditshem ne realitetin e tanishem.
I referohem konceptit se liria karakterizon eksistencen njerezore si te tille dhe gjithashtu , se kuptimi saj ndryshon sipas shkalles se ndergjegjesimit qe njeriu ka per veten si qenie e pavarur dhe e dallueshme.

Historia soiale e njeriut filloi ne moemntin kur ai, duke dale nga nje gjendje unitetit me boten natyrore, u be i ndergjegjshemm per vetveten, si njesi e ndare nga natyra rrethuese dhe nga njerezit e tjere.
Megjithate ky ndergjegjesim ngeli per nje periudhe te gjate kohe.
Individi vazhdoi te ishte teper i lidhur me boten natyrore dhe sociale prej se ciles doli, megjithese pjeseirsht ndihej si nje njesi e ndar, ende ndjente se bente pjese ne boten rrethuese. Procesi ne rritje i shkeputjes se individit nga lidhjet e tij fillestare, nje proces qe mund ta quajme "individualizem" duket se e ka arritur kulmin e vet ne historine moderne dhe pikerishtne shekujt qe shkojne nga Reforma ne kohen tone.

Ne historine tone vetjake te individit gjejme te njejtin proces.

Femija lind kur nuk eshte i bashkuar me nenen dhe behet nje njesi biologjike e ndare.
Ne moshen kur, duke folur ne kuptimin figurativ, femija nuk e ka keputur akoma plotesisht kordonin kerthizor, qe e lidh me boten e jashtme, individi privohet nga liria, por keto lidhje i japin sigurine dhe ndjenjen e perkatesise dhe se i ka rrenjet diku.
Mendoj ti quaj keto lidhje qe eksistojnepara se procesi i individualizmit te kete lejuar daljen e plote te nje individi"lidhje primare.
Ato jane organike ne kuptimin qe bejne pjese ne zhvillimin normal njerezor, nenkuptojne mungesen e individualiteti por japin edhe sigurine, drejtimin dhe orientimin e individit.

Ato jane lidhje qe lidhin femijen me nenen, anetarin e komunitetit primitiv me klanin e tij dhe natyren, njeriun mesjetar me kishen dhe kasten e tij sociale.

Sapo te arrihet stadi i individualizmit te plote dhe individi te lirohet nga keto lidhje fillestare, ai gjendet para nje detyre te re: te orientohet dhe te hedhe rrenje ne bot dhe te gjeje sigurine ne menyre te ndryshme nga ato karakteristike te eksistences se tij paraindividualiste.

Atehere liria ka nje kuptim te ndryshem nga ajo qe kishte para se te qe arritur ky stad i evolucionit.

Kaq per sot per lenden ne paraqitje te marre hua nga nje liber shume interesant.
 
A

ane

Guest
Re: A eshte komunizmi pasqyrim i mesjetes?

Pershendetje Delarge
:lol: :lol: Kam qeshur me disa fraza qe lexova nga postimi jot i fundit dhe kishe te drejte.
Por le te hyjme brenda ne teme dhe te behemi rracionale.
Shqiperia me 1912 njohu pavaresine e saj.
Disa vite me pare ajo ka qene nen pushtimin otoman sikurse shqiptaret kane qene nen pushtimin e disa popujve te tjere evropiane.
Zhvillimi dhe liria e individit ne Shqiperi ka qene e cunguar per te mos thene se nuk ka pasur nje liri te tille dhe si rrjedhim nuk kemi njohur kurre metodat e zhvillimit njerezor ashtu sikurse i ka njohur Italia e quajtur djali i madh i femijeve te Evropes, ashtu sikur i ka njohur Greqia dhe ashtu sikur i ka njohur perandoria Otomane.
Dime gjithashtu se si pasoje e pushtimeve te njepasnjeshme, kemi dhene romakeve disa perandore, grekeve shume dijetare, otomaneve shume vezire, pashallare e luftetare, ndersa sot largohen gjithnje e me shume shqiptare nga Shqiperia.
Perse shtova pyetjen se a eshte komunizmi pasqyrim i mesjetes?
Per te dalur ne nje pergjigje te sakte, me duhet te kaloj shume peripeci por edhe nje ndihme e juaja do nxjerre nje konkluzion te qarte.
Shoqeria mesjetare ne Shqiperi arriti te mbijetoje si pasoje e atyre faktoreve te permendur me lart, pra pushtimeve, nderkohe qe ne Italine e shekullit e XII, shoqeria mesjetare u sherbe dhe lindi per here te pare individi.
Shqiperia eshte fqinj i Italise dhe si rregull ndryshimet qe linden ne nje shtet fqinj, duhet te ndiheshin edhe ne Shqiperi.
(kam dalur pak nga tema se shtypa nje buton gabimisht dhe fshiva nje shkrim te meparshem).
Por interesant eshte se Shqiperia ne kohen e zhvillimit ekonomik dhe kulturor te Italise, ngeli ne vend numero.
Nderkohe qe Greku u emancipua perballe Barbareve, po keshtu ne koherat e tjera Arabi u izolua nga fiset e Azise.

Rilindja ishte qyteterimi i nje klase superiore te fuqishme te pasur, qe u gjend mbi majat e valeve te krijuara nga shtrengatat e forcave te reja ekonomike.
Mbas fitores se pavaresise, ne Shqiperi eksistonin akoma fiset, bajraqet, principata, traditat e vjetra mesjetare dhe sikur e shohim nga ato qe dime nga historia, zhvillimi dhe liria e individit ne Shqiperi te krijonte nje pershtypje te vertete se shqiptaret akoma jetojne periudhat e shekujve te mesjetes.
Feudalizmi ne Shqiperi eksistonte dhe cdo ndryshim radikal qe mund te nderrmerrej kunder cdo veprimi qe dukej i paarsyeshem ose irracional, do ishte nje gabim fatal te cilin ne e perjetuam ne fakt.
Me Rilindjen e shqiptareve pas pushtimeve, lindi per here te pare Liria, kishim nje klase superiore e pasur por jo dhe aq e fuqishme.
Shqiptaret sapo kishin dale nga pushtimi i fundit te vitit 1912 por dukej se ata sapo kishin dale edhe nga mesjeta.
Ú shfaq despotizmi prane lirise se individit, Liria dhe Tirania ishin prane njera tjetres, Individualitetit dhe crregulli ishin pandalshmerisht te mpleksura(ashtu sikur ka ndodhur gjate ketyre 13 vjeteve te pluralizmit).
Me ardhjen e komunizmit diktatorial, ne Shqiperi, shqiptaret humben te drejten me kryesore te cilen kurre nuk e paten, Lirine dhe zhvillimin e individit ose zhvillimin e shqiptareve ne trajtat dhe format qe shtetet fqinje kishin kaluar.
Diktatura ne ndryshim e formes se zhvillimit ashtu si dhe ne vendet e tjera te Evropes Lindore, zevendesoi shtresen e nje klase superiore te fuqishme dhe te pasur dhe ne vend te zhvillimit ajo praktikoi denimin e shqiptareve te cileve historia u kishte servirur kete vend dhe kete histori.
Veprimin qe klasa komuniste e rregjimit te kaluar, duhej te bente asokohe, e ben sot mbas 50 vjetesh, por me ndryshimin e vetem dhe mizor se populli shqiptar mbas vitit 1990 dukej ne mes te qyteterimit evropian, <ul type="square">
[*]si nje popull i djallosur ose sikur ky popull kishte ardhur nga mesjeta
[/list]
Komunizmi i mohoi shqiptareve te drejten e zhvillimit ne menyre te natyrshme, pronen private, lirine, demokracine, domethene disa nga vecorite me kryesore per daljen e njeriut nga mesjeta dhe unifikimi i tij me mendimin e zhvilluar.
Mund te theksoj ose mund te citoj nje cope nga libri i nje autori te madh boteror ne lidhje me pronen private:
<ul type="square">
[*]Prona private eshte nje institucion i domosdoshem per me se paku ne nje bote mekatare:njerezit punojne me shume dhe zihen me pak kur te mirat jane private se sa kur jane te perbashketa
[/list]
Ddelarge shpresoj se ke arritur te me kuptosh.
Hajt tani se shkoi vone /pf/images/graemlins/laugh.gif
Naten e mire te gjitheve
 

gangsterja

Primus registratum
Si mesjeta dhe komunizmi te dyja njelloj jane.Por mbas kohes se mesjetes filluan te zhvilloheshin qytetet dhe jeta e njerezve mori perparim.Ndersa ne jemi vend i ardhem pas komunizmit por nuk jemi dhe shume te zhvilluar si ne ate kohe.Ja merr me sakte vendin tone qe nuk eshte i zhvilluar ekonomikisht pasi nuk i ka plotesuar te gjitha kushtet e domosdoshme per tu antaresuar ne be,shkaku jane:Varferia,lufta e partive politike,shkaterrimi pas lufterave.si dhe ndikon dhe regjimi komunist pasi ne pasojat e asaj qeverisje po vuajme dhe ne ditet e sotme.
 
Top