Re: A eshte indiferenca armikja me e madhe e dashurise
Ok,po pergjigjem perseri edhe pse ti Scorpion duhet ta dish mire pergjigjen time ndaj kesaj teme.Nejse,ti thua a eshte indiferenca armikja me e madhe e dashurise?. Se pari ,ke folur ne terma absolute dhe sje treguar subjektiv ne teme,per vete faktin kur permend indiferencen armiken me te madhe.Mund te jete armike ,por jo e madhe.Mund dhe te mos jete fare armike.Indiferenca ne dashuri per mua ka dy ane te monedhes.Eshte mike kur te ndodh te dashurosh dike qe ste do,te ndihmon te ngacmosh kete njeri dhe ta besh ate te te japi impulse.Nese indiferenca jote e acaron njeriun qe ti do ,dmth qe ngacmimi u krye me sukses dhe qe ajo nuk ngelet shume prapa teje ne lidhje me dashurine.
Ana e dyte e monedhes eshte kjo armikja qe thua ti ,por jo armikja me e madhe.Eshte armike kur dashuron dike,sepse ti japesh ketij njeriu gjithcka dhe ai te reagoje me indiferentizem eshte shume e dhimbshme dhe shume ofenduese.Por ama ne disa momente kjo indiference mund te te kthehet ne stimul per ta dashur me shume.Ne te dyja rastet e kam vertetuar ndaj veshtire te me hidhet poshte si teori /pf/images/graemlins/laugh.gif.