A eshte i rendesishem sinqeriteti ne nje lidhje

qafiri

Primus registratum
Re: A eshte i rendesishem sinqeriteti ne nje lidhje

Sinqeriteti eshte i rendesishem vetem kur ti don ti japesh fund nje lidhjeje!!!
Truth hurts,doesnt`it????
I love hurtin them,prandaj une e hap zemren time para se ata te rrefehen!!!!!!!
Pastaj,gjithcka duket hakmarrje!!!!!!
 

Darien

Primus registratum
Re: A eshte i rendesishem sinqeriteti ne nje lidhje

enderr,

nuk është e thënë që u tremb nga sinqeriteti yt; as mos e ço ndërmend që të jesh më pak se e sinqertë po deshe lidhje ashtu si mendon dhe ëndërron ti; sado e bukur të bëhet ndërtesa, pa themele shembet kollaj, dhe sinqeriteti ëshë gur kyç në themelet

tani me duket qe sdo ta gjej kurre nje njeri te tille ...

është ndjenjë kalimtare; do e gjesh; për disa njerëz ia vlen të presësh
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

aLone

Primus registratum
Re: A eshte i rendesishem sinqeriteti ne nje lidhje

o Enderr paska qene i mire djalka qe tu ka prish menja ty,nejse perpara se gjithash duuhet te kesh parasysh nje sere faktesh para se te te zere qymyri me ndonje "chat-ist":1.sa oqeane,dete,lumenj ose pellgace keni midis...2. a e kane te dyja palet ndonje damar "cmendurie",dmth qe po ja dha truri ndonje gje,o e ben o plas...e te tjera e te tjera 3.(dhe me e rendesishme se nga ato qe sipershkruajta)ti rrusho ji e sinqerte me ke te te doje tralalaja,do vije dhe dita Arbrit,ata qe te mirkuptojne,mirse te vijne;ata qe i ze frika do behen pishman,po sa para ben...nejse mos bej si eksperte e midhjes dhe e peshkut une,ti shif t´ja kalosh mire me ato robt qe ke aty verdalle ku je edhe me keto te chat-it,sleep with one eye open-tha ai xhaxhi i Metallicave.
Ja kshu,kujdes veten ne gjithe te mirat rrusho!!
 

ani ani

Primus registratum
Re: A eshte i rendesishem sinqeriteti ne nje lidhje

Sinqeriteti ne nje lidhje eshte si nje thike me dy presa.

Normalisht duhet te jesh i/e sinqerte, por çfare ndodh?
Perseritim gjithmone te njejtat gabime, jemi te sinqerte atje ku nuk duhet, dhe shpesh ndodh qe sinqeriteti jo vetem nuk kuptohet por manipulohet aq keq sa shume njerez dalin te lenduar per gjithe jeten nga kjo.

Nevoja per ti treguar gjerat eshte mbase nje nga pikat me te dobeta te njeriut dhe qe shfaq edhe difektet me te medha. Kur ne duam te jemi te sinqerte harrojme se cfare do tjetri per ne, a i intereson kaq shume ky sinqeritet, apo e do sa per tu informuar e me vone per ti perdorur keto rrefime.

Nga do qe ta marresh, eshte me mire qe dy persona te jene te sinqerte vetem per ato gjera qe u ndodhin dhe i lidhin drejtperdrejte me njeri tjetrin, per te tjerat ndoshta duhet gjetur momenti i pershtatshem. :devil: :devil:
 
Top