Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve
Eshte vetem ne interesin tone. Ambienti i merise dhe konfliktit eshte se pari ne dem te zhvillimit dhe begatise se shqiptareve.
Ashtu si ne me serbet europianet kane vrare njeri tjetrin ne jete te jeteve por sot ne emer te civilizimit dhe mireqenies, paqes e harmonise i kane hedhur pas kraheve. Eshte vetem normale, dhe eshte mbi te gjitha e mira me e madhe per ne.
Kush i kendon merise, urrejtjes dhe konfliktit (gjoja ne emer te shqiptarizmit) i kendon mjerimit, prapambetjes dhe varferise, armiq keta 10 here me te keqinj se serbi.
Nuk eshte e vertete se serbet na urrejne. Reagimi i serbit nuk eshte personal, serbet do reagonin dhe do na luftonin ne te njejten menyre edhe sikur ne te mos ishim shqiptare. Dmth serbet luftojne dhe vrasin ata qe sipas tyre synojne ti mohojne token e shenjte etj etj. Serbet e ben detyren e tyre historike me se miri dhe per kete duhen respektuar. ATa kane fituar privilegjin e te qenit nje kundershtar dinjitoz ndaj te cilit ne nkemi pare pak fitore. Nga ky realitet ne duhet te mesojme dhe ta kthejme ne advantazhin tone.
Gabimi yne eshte se ne ne vend te bejme te njeten gje dmth detyren historike tonen, te angazhohemi njesoj si ata per ti luftuar me te njejtin vrull e ashpersi kur ata na ftojne ne lufte, ne kthehemi ne plaka te keqija qe vetem dine te shajne e te mallkojne. Pasi i akuzojme serbet si terrorista sepse ata kerkojne te mbijetojne dhe ti sherbejne ceshtjes kombetare te tyre, ne nuk bejme gje tjeter vecse mpijme dhe korruptojme cdo force apo vullnet qe na shtyn ne ti luftojme ata me te njeten menyre si ata na luftojne ne. SIgurisht tashme ne nuk mund te jemi te pameshirshem per idealet tona kombetare ashtu sic ata jane per te tyret se tashme ne kete sjellje e konsiderojme si "terroriste".
Ky eshte helmi qe kalbesirat e "nacionalizmit" shqiptar injektojne ne shpirtin dhe mendjen e cdo shqiptari gjoja ne emer te idealeve kombetare. Morali i degjeneratave nacinaliste eshte ai i qarjes dhe ankimit, i quravitjes dhe i varjes se buzeve, si dhe i hakmarrjes morale qe i mallkon serbet si terroriste, njerez makaber, vrases etj etj. A thua se serbeve po u kercet shume se si i shajme ne. Kjo pra eshte pergjigjia me me vlere qe te ashtuquajturit nacionaliste, kalbesirat, njerezit e hicit e te kotit, mund te arrijne kundrejt vrullit dhe angazhimit serb kunder nesh.
Dhe duke bere kete keta njerez kujtojne se e kane kompletuar detyren e tyre ndaj atij kombi dhe tashme jane gati te quhen "patriote".
Kur te tjeret perpiqen te gjejne e kerkojne zgjidhje me rruge me te moderuara si psh diplomatike, sepse tashme e dime se me te keq ne kurre nuk fitojme gje, jane po keta "nacionaliste" qe hidhen si kendeza kunder kesaj dhe akuzojne per tradhetare e sabotatore. Vete keta kurre dhe asnjehere nuk paraqisin ndonje lloj zgjidhje per problemet shqiptare dhe ne essence jane kunder cdo zgjidhje qe te tjeret marrin mundimin dhe sakrificen te kerkojne. E vetmja gje qe "nacionalistet" shqiptare dine te bejne mire eshte te japin mend e shesin dengla "Jo po e bere mire, apo e bere keq".
Keta perfaqesojne ne thelb moralin prej skllavi te shpirtit te nje kombi. Ata e orientojne shqiperine dhe shqiptaret drejt te qenit viktime, mjeran e qurravec dhe morali i tyre i perfaqeson shqiptaret si nje komunitet i afte vetem per te share e mallkuar, pr kurre per ti dale zot vendit te vet, edhe kur kjo kerkon vuajtje, ashperi dhe vetmohim. Vete keta njerez jane sot kopeja me e pavlere per ate komb be cdo aspekt te jetes pervecse atij te denglave dhe llafeve te bukura. Asnje arritje nuk kane keta per ate komb, jo vetem kunder serbeve por kunder cdo veshtiresie tjeter...asnje.