A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

VitoCorleone

Primus registratum
A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

A mendoni qe ne Kosove,pas kaq ngjarjeve te pergjakshme, dhune dhe vdekjesh, jeta e perbashket eshte e mundshme fare ?
 

marko

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

PO!
Ses'kan ka e lujn sumen as serbet, e as shqiptaret, do detyrohen te jetojne bashke. DO bohet Kosova si Amerika e vogel, melting pot.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Është e mundshme, por nuk e di kur do funksionojë, pasi serbët e çmojn veten popull qiellor, janë shumica shovinistë, kanë mentalitet kolonialist, dhe urrejtje të madhe ndaj shqiptarëve. Kur serbet të pendohen, të kërkojn falje dhe të paguajn dëmin e luftës, atëherë do funksionojë bashkëjetesa.
Serbët as që janë penduar, as që e kanë ndër mend, as me kërkuar falje...
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Postuar nga Mistik

<span style="font-weight: bold">Është e mundshme, por nuk e di kur do funksionojë, pasi serbët e çmojn veten popull qiellor, janë shumica shovinistë, kanë mentalitet kolonialist, dhe urrejtje të madhe ndaj shqiptarëve. Kur serbet të pendohen, të kërkojn falje dhe të paguajn dëmin e luftës, atëherë do funksionojë bashkëjetesa.</span>

Perse ti Mistik nuk e perfaqeson te tille popullin tend?
Perse kaq urrejtje ndaj serbeve(mos e keqkupto kete pyetje)?
Perse kane mendim kolonialist?
Perse kane urrejtje ndaj shqiptareve?

Ketyre te mu pergjigjesh po qe se deshiron.

Sa per rastin e Kosoves qe u vrane me mijera shqiptare ne vitin 1999, kam ndier dhimbje sepse ata jane shqiptare jane motrat dhe vellezerit tane si dhe ne na bashkon gjithshka e mire qe kemi ndertuar me mund dhe djerse ne fillimet e historise sone si dhe asaj te Rilindjes.
 

albana

Lara Croft
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Bashkjetese e detyruar?
Po
Bashkjetese paqesore?
Jo, ne asnje menyre.Urrejtja eshte shume e madhe per te qene e mundur nje gje e tille.
<span style="font-weight: bold">Serbet ne Serbi. Kosova eshte Shqiptare.</span>
thumbsup.gif
 

kastriot

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Posi nuk eshte e mundur!!??
<span style="font-weight: bold">Serbet ne Serbi dhe Shqiptaret ne Shqiperine e bashkuar</span>
Pastaj ke te marri malli per fqinjin e tij,le ti hypi aeroplanit dhe te shkoj si turist ku te doje.


Kastriot
 

rinigjon

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Une mendoj se eshte e mundur, POR
Duhet kaloj nje kohe dhe duhet zgjidhur disa probleme. Se pari duhet kerkuar falje per ate qe i kane bere popullit shqiptar. Pas gjithe atyre vrasjeve, burgosjeve, maltretimeve, qe i dime nga historia dhe nga jeta. Deri tash te lufta. Veshtire se per 3-4 vjet te pajtohen dhe te harrojme, dhe ti leme prapa te gjitha ato qe na kane ndodhur. Se ka ende plage te hapura te nenave, e familjeve shqiptare mos ti harrojme ata.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Serbet kurre nuk kane pasur dhe nuk kane me pase perspektive ne Kosove,perveq viteve 90-97 kur ishim ne okupim total nga serbet,me kujtohet kur Millosheviqi i luste serbet e Serbise qe te vinin ne Kosove per te jetuar duke iu ofruar shtepi,toka pune dhe paisje te ndryshme per punimin e tokave dhe vende pune nga me te mirat por atebote fare apo disa individe iu pergjigjen kesaj ftese,qe me vone vete u shporren nga Kosova,kurse sot,nje serbi te kosoves per te blere nje liter qumeshte i duhen pese(5) police percjelles te NATO-se-jete e quane ti kete? Edhe sikur ne t`i prisnim me lule ata kurre nuk do te jetonin apo te vinin ne Kosove,Eshte politike e kulluar kthimi i serbeve ne Kosove,prandaj ne Kosove serbi kurre nuk do te jetoj edhe nese po do t`i zevendesonin jevget dhe punet e tyre,sepse dhembja dhe urrejtja jane ngulitur thelle ne mendjet tona.Rrofte Kosova Shqipetare!
 

TheLaw

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Nje gje me vjen mire kur shfletoj kete forum. Shume shpejt i dalin kembet disave. Shume shpejt shperlahen prej bojes se kuqe qe kujtojne se i ben shqiptare. Jeni shume patetike ju qe vendosni parrulla dhe thirrje per falenderime dhe mirnjohje si nenshkrim, ju qe ... ju qe nejse nuk dua te dal nga takti. Kush eshte bektesh e merr vesh.

Tani sa i perket temes se hapur. Une do te thoja qe situata ku jemi i ngjan nje loje e cila ka rregulla te caktuara. Kini parasysh se pasi ja fillon lojes nuk duhet te merresh me diskutime per ndryshimin e rregullave te lojes, por me ate se si te fitosh lojen. Loja ne te cilen ne jemi lojtare eshte e veshtire dhe me shume rregulla strikte. Nga eksperienca ime e kam me teper se te qarte gjendjen shpirterore te shqiptareve ne Kosove, e kam me se te qarte urrejtjen dhe ndjenjen e hakmarrjes ndaj cdo serbi apo shqipfolesi serb. Kthejeni pak kaseten e kujtimeve disa vite me pare. Ibrahim Rrugova dhe politika paqesore e veshtire shume per tu perceptu ne ato vite te egra dhune dhe genocidi. Nuk dua ti hyj diskutimeve partiake mes sipmatizanteve te partive kosovare, vetem se per mua Ibrahim Rrugova i takon lojtareve qe e njohin lojen dhe mundohen ta luajne denjesisht. Ok ?

Nga ana tjeter duhet te kemi parasysh se Evropa perendimore ka krijuar pershtypjen qe ballkanasit nuk e duan paqen. Qe ballkanasit nuk duan te jetojne ne paqe. Si politikane te forumit mendoni pak rreth kesaj politikisht. Nuk jemi ne ata qe duhet te nxisim urrejtjen. Mos u cuditni serbet e dine fort mire se sa i urrejme. Le te behemi pak me inteligjent se ata. Rregulli i lojes : BASHKJETESA MULTI ETNIKE NE KOSOVE. Eshete e mundur. A jeni per te? Jemi.

Rrezultati: Shqiptaret jane ata qe gjithmone kane potencu paqesoren , shqiptaret jane ata qe kane qene viktime ne lufte, Nato eshte lojtari qe ka hy ne loje ne skuadren shqiptare, nga ana tjeter shqiptaret po duan bashkjetese multietnike, kshu qe shqiptaret fitojne lojen.

Nje fjale e urte popullore thote : Dardha e ka bishtin mbrapa. Kosovaret thone dardha ka bisht nejse Mos kujtoni ju se serbet do qendrojne ne Kosove se shqiptaret thokan qe e duan bashkjetesen? Asnjihere jo. Dhe atehere kur askush mos doje te degjoje kengen e ankimeve te tyre ato do e bajne bothen thone kosovaret dhe do kthehen nga kane ardhe. Kjo per mendimin tim eshte te dish te lush lojen.
 

VitoCorleone

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Bashkejetesa ne Kosove ndermjet shqiptareve dhe serbeve mund te jete e mundshme vetem ne menyre formale dhe pasi qe nuk do te kete rruge tjeter as per serbet as shqiptaret, e tere kjo kuptohet se do te jete pas nje sere procesesh e negociatash per dialog shqiptaro-serbe me ndermjetsimin e nderkombetareve.

Mirpo siq e thash me heret kjo do te behej vetem ne qofse jane te mbylluar te gjitha rruget tjera per te dy nacionalitetet.
Sepse nuk eshte ajo qe i konvenon as popullit serbe e as shqiptare.
Populli serbe e di sigurt se jeta e perbashket e serbeve me shqiptar nuk eshte e munshme,mbase edhe per shkaqet e ngjarjeve te pergjakshme ,dhune, vdekjesh keshtu qe ajo qe ata do ta konsideronin zgjidhje adekuate eshte ndarja e Kosoves dhe caktimi i kufinjeve ndermjet serbeve dhe shqiptareve si kombe ne Kosove.
Edhe po ta shikojme grindjen historike te serbeve dhe te shqiptareve per Kosoven vijme ne perfundim se kjo eshte grindje territoriale.Keshtu qe per serbet edhe zgjidhja duhet te jete territoriale.
Mirpo problemi eshte se tash serbet nuk e kane mundesine më me ofensiva,kasaphane,masakra te imponoje kete per shkak nderkombetareve e kete mundohen tash ta arrijne permes propogandave se tash jemi nje Yugosllavi ndryshe nga atehere e demokratizuar,duke fituar neper grindjet,vrasjet,jotolerances,dhunes e shume tjera qe po ndodhin ne Kosove.

Kosovaret ne mos rruge tjere jane te imponuar te pranojne bashkejtesen dhe treguar se sa popull i demokratik me synime se vetvetiu serbet do te shohin se nuk ka prespektive per ta ne Kosoves dhe do ta leshojne vete ate.
Kurse ne shqiptaret me shume besojme se kjo periudhe e protektoratit nderkombetar ne Kosoves me vone do te na jap te drejten e vetevendosjes ne tere Kosoven.
E ceshtja e ndarjes per ne eshte e papranueshme dhe e palogjikshme per arsye se nuk ka qka te ndahet kur ne Kosove eshte nje strukture e popullates etnike shqiptare si edhe shperndarja territoriale e permendoreve te kultures me gjithe se te shkaterruar nga serbet e deshmon se kush ka drejte per Kosoven dhe kush eshte shumice.Serbet e kane shumicen ne 2-3 komuna dhe e vetmja ndarje qe do te mund te flitej do ishte ndarja e ketyre tri komunave.Ketu nga ana shqiptareve nuk besoj se do te kete kompromis.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Eshte vetem ne interesin tone. Ambienti i merise dhe konfliktit eshte se pari ne dem te zhvillimit dhe begatise se shqiptareve.
Ashtu si ne me serbet europianet kane vrare njeri tjetrin ne jete te jeteve por sot ne emer te civilizimit dhe mireqenies, paqes e harmonise i kane hedhur pas kraheve. Eshte vetem normale, dhe eshte mbi te gjitha e mira me e madhe per ne.

Kush i kendon merise, urrejtjes dhe konfliktit (gjoja ne emer te shqiptarizmit) i kendon mjerimit, prapambetjes dhe varferise, armiq keta 10 here me te keqinj se serbi.

Nuk eshte e vertete se serbet na urrejne. Reagimi i serbit nuk eshte personal, serbet do reagonin dhe do na luftonin ne te njejten menyre edhe sikur ne te mos ishim shqiptare. Dmth serbet luftojne dhe vrasin ata qe sipas tyre synojne ti mohojne token e shenjte etj etj. Serbet e ben detyren e tyre historike me se miri dhe per kete duhen respektuar. ATa kane fituar privilegjin e te qenit nje kundershtar dinjitoz ndaj te cilit ne nkemi pare pak fitore. Nga ky realitet ne duhet te mesojme dhe ta kthejme ne advantazhin tone.

Gabimi yne eshte se ne ne vend te bejme te njeten gje dmth detyren historike tonen, te angazhohemi njesoj si ata per ti luftuar me te njejtin vrull e ashpersi kur ata na ftojne ne lufte, ne kthehemi ne plaka te keqija qe vetem dine te shajne e te mallkojne. Pasi i akuzojme serbet si terrorista sepse ata kerkojne te mbijetojne dhe ti sherbejne ceshtjes kombetare te tyre, ne nuk bejme gje tjeter vecse mpijme dhe korruptojme cdo force apo vullnet qe na shtyn ne ti luftojme ata me te njeten menyre si ata na luftojne ne. SIgurisht tashme ne nuk mund te jemi te pameshirshem per idealet tona kombetare ashtu sic ata jane per te tyret se tashme ne kete sjellje e konsiderojme si &quot;terroriste&quot;.

Ky eshte helmi qe kalbesirat e &quot;nacionalizmit&quot; shqiptar injektojne ne shpirtin dhe mendjen e cdo shqiptari gjoja ne emer te idealeve kombetare. Morali i degjeneratave nacinaliste eshte ai i qarjes dhe ankimit, i quravitjes dhe i varjes se buzeve, si dhe i hakmarrjes morale qe i mallkon serbet si terroriste, njerez makaber, vrases etj etj. A thua se serbeve po u kercet shume se si i shajme ne. Kjo pra eshte pergjigjia me me vlere qe te ashtuquajturit nacionaliste, kalbesirat, njerezit e hicit e te kotit, mund te arrijne kundrejt vrullit dhe angazhimit serb kunder nesh.
Dhe duke bere kete keta njerez kujtojne se e kane kompletuar detyren e tyre ndaj atij kombi dhe tashme jane gati te quhen &quot;patriote&quot;.

Kur te tjeret perpiqen te gjejne e kerkojne zgjidhje me rruge me te moderuara si psh diplomatike, sepse tashme e dime se me te keq ne kurre nuk fitojme gje, jane po keta &quot;nacionaliste&quot; qe hidhen si kendeza kunder kesaj dhe akuzojne per tradhetare e sabotatore. Vete keta kurre dhe asnjehere nuk paraqisin ndonje lloj zgjidhje per problemet shqiptare dhe ne essence jane kunder cdo zgjidhje qe te tjeret marrin mundimin dhe sakrificen te kerkojne. E vetmja gje qe &quot;nacionalistet&quot; shqiptare dine te bejne mire eshte te japin mend e shesin dengla &quot;Jo po e bere mire, apo e bere keq&quot;.

Keta perfaqesojne ne thelb moralin prej skllavi te shpirtit te nje kombi. Ata e orientojne shqiperine dhe shqiptaret drejt te qenit viktime, mjeran e qurravec dhe morali i tyre i perfaqeson shqiptaret si nje komunitet i afte vetem per te share e mallkuar, pr kurre per ti dale zot vendit te vet, edhe kur kjo kerkon vuajtje, ashperi dhe vetmohim. Vete keta njerez jane sot kopeja me e pavlere per ate komb be cdo aspekt te jetes pervecse atij te denglave dhe llafeve te bukura. Asnje arritje nuk kane keta per ate komb, jo vetem kunder serbeve por kunder cdo veshtiresie tjeter...asnje.
 

TheLaw

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Ti MArtin si e anashkalon faktorin URREJTJE ? Nuk na urrekan ne serbet? Ke jetu ndonje ore ti ne kosoven e para luftes? Ke pa ndonjehere cetnik me sy? He se harrova a njef naj serb ti ?
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

E shikuar ne perspektive, Mitrovica e veriut do te jete sektori ku shqiptaret do provojne forcat me serbet ne fushen e diplomacise, sepse bashkejetese nuk ka per te patur, vecse turistike sic u tha me lart dhe ndoshta me vone nje &quot;miremengjez&quot; ose &quot;mirembrema&quot; sa per tu mos bere gazi i botes.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Une kam pare serb me sy, ashtu si besoj edhe ti.

Por ka dicka qe nuk e mbeshtet mendimin tend. Serbi nuk ka pse te te urreje, ai lufton dhe fiton ndaj nesh sa here qe ka dashur, ne jeten reale dhe jo ne ate morale. Pra percmimi moral eshte i pavlere per serbin pasi serbi nuk fiton gje prej tij.

Ne na duket vetja fitues dhe patriote sa here qe sulmit te serbit i pergjigjemi me llafe apo me hakmarrje morale. Kete pune nacionalistet tashme e bejne shume mire. Dhe per tu dukur edhe me patriote te flakte, denglaxhinjte nacionaliste shajne dhe mallkojne si anti-shqiptar kedo qe merr mundimin dhe sakrificen ta shikoje realitetin ne sy, ta ballafaqoje serbin me cilendo menyre qe eshte me fitimprurese per ne, dhe qe ne fund te fundit kerkon nje zgjidhje te ketij problemi.

Morali i lavireve nacionaliste eshte &quot;Mos u merr me serbin&quot;, dhe pastaj varin turrinjte si &quot;Mimoza llastica&quot;.

Po a eshte kjo ajo qe duam dhe qe na intereson ne?? Aspak. Ne na intereson ballafaqimi dhe jo anashkalimi i problemit. Problemi pra nuk zgjidhet duke i bere bisht por duke e perballuar ashtu sic eshte. Demonizimi i serbit ne vetem na kenaq shpirtin dhe na mpin mendjen, por nuk rregullon asnje hall apo problem qe kemi me ta. Ne duhet te dime te funksionojme dhe te japim e marrim me serbin ne interesin tone. Ne vend te qajrejeve dhe ankimeve se serbi na beri kete apo ate, duhet te synojme te zaptojme tregjet qe qe serbia paraqet per ne dhe ti shfrytezojme ato per tu bere me te begate. Po ashtu te shfrytezojme edhe cfare malli te leverdisshem serbia na ofron. Pra gjithcka qe kerkohet eshte mardhenie korrekte dhe te rregullta pa abuzime nga te dyja palet por mardhenie ama dhe jo dengla.

Kjo eshte ne thelb detyre dhe pergjegjesi per cdo lider shqiptar. Mjerimi eshte armiku me i madh i shqiptareve sot per sot. Kur ne te mundim mjerimin ne jemi njerez me te vlere jo vetem per vete por dhe per vete kombin shqiptar. Atehere ne do jemi edhe me te afte ti zgjidhim problemet tona kombetare ne favorin tone. Por te gjitha keto do vijne vetem kur ne ti sherbejme interesit dhe vetem interesit tone si individe dhe si komunitet. Dhe a ka njeri te me thote mua sot se biznesi shqiptar nuk ka interesa ne tregjet serbe, greke apo maqedonase?

Nqs ka nje gje qe naciolaistet shqiptare kurre nuk i adresohen dhe per te cilen kurre nuk paraqesin nje zgjidhje, kjo eshte zhvillimi ekonomik, pa te cilin ne do ngelemi gjithmone skllever te serbit e te grekut.
 

Klinton

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Ne qoftese bombarduam Kosoven dhe Serbine, kete e beme ne emer te civilizimit, por ne qoftese Kosova nuk do te pranoje bashkejeten me serbet, atehere do te bejme te pamunduren per ta lene perseri pjese te pandare te Jugosllavise.
Kjo eshte ne doren e shqiptareve te Kosoves.

Sa per Shqiperine do te thoja qe keta shqipetaret nese akoma do pijne gjakun e njeri tjetrit, ka mundesi qe tu ringjallim edhe nje here Enverin.

Sapo thyem sebashku diktaturen e merituar per popullin albanez, keta te fundit filluan te kthehen edhe njehere ne kohen e fiseve.


<span style="font-weight: bold">mund te perdoresh fjalen shqiptare ne vend te fjales albanez, apo te shqeteson shume kjo gje zoti Klinton???</span>
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

O Billo, pse i ke kaq inat Serbet? Nuk te mjaftuan bombardimet? Pse tani do t'i fundosesh serbet edhe me tej duke i kerkuar bashkejetese me shqiptaret? Pse i kujton Enverin serbeve, apo sepse Miloshevici eci ne gjurmet e tij? A ke harruar o Bill se Drashkovici tha se do vras veten po te behet Serbia si Shqiperia e Enver Hoxhes? Tani qe i del tym makinave te ndryshkuara ne Beograd, tani e gjete t'i kujtosh Serbise Enverin? Leri serbet me ne fund rehat o Klinton, nuk paske qellim tjeter vecse te na kujtsoh 24 marsin 1999. Ha-Ha-Ha-Haaaaaaaaaaaaaaaaaaa...
 

ujku81

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Jo une nuk besoj se do te bashkejetojne ndonjehere, ka patur shume gjak ne mes.
Eshte si puna e grekut me turkun edhe ata nuk e shohin dot me sy njeri-tjetrin.
Perfundimi ka per te qene largimi i serbeve nga Kosova, ose largqofte shkeputja e nje pjese te Mitrovices.
 

Prim

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Te lumte Martin, i ke vene pikat mbi &quot;i&quot;. Urrejtja kolektive eshte demagogji e rrezikshme. Njerezit me mend nuk mund te urrejne &quot;en bloc&quot; (kjo eshte vertete shprehje e huaj, po perderisa e perdori Rexhep Mejdani ne TV shqiptar, mua me falet, besoj.)Serbet duhen pare si individe, jo si shtet apo komb, se keshtu eshte me i lehte gjykimi (jo paragjykimi).

Pa mohuar gjithe ato qe kane hequr kosovaret nga serbet, nuk shoh ndonje veshtiresi te madhe qe nje serb dhe nje shqiptar te banojne ne nje pallat, per shembull, apo te blejne ne te njejtin dyqan, apo te punojne ne te njejten ndermarrje. Fare mire mund te jetojne pa u perziere shume me njeri tjetrin, me miresjellje reciproke. Nuk them te martohen me njeri tjetrin, pa kaluar nja 2-3 breza nuk ben vaki, por me tutje nuk i dihet. Si thoni ju, a ka ne kete bote ndonje izraelit te martuar me gjerman? Me siguri qe ka, pale per te jetuar ne te njejtin shtet, qe s'eshte problem fare.
Ne perfundim, bashkejetesa me pak sforcim eshte e mundur qe sot, bashkejetesa pa paragjykime do ca kohe. Fundja me ne fund, paragjykime kane njerzit edhe per bashkekombasit e tyre nga krahina te ndryshme, pa u vrare e pa u prere fare, keshtu qe nuk eshte ndonje qamet i madh.
 

VitoCorleone

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Martin dakord me ty vetem se serbet nuk kane fituar me ne kosovareve sa here qe ata kane dashur as nuk do te fitojne ....

Problemi qendron te nacinalizmi i tepruar(shfrenuar) serb ,qe kalon 2 shkalle me larte se nacinalizmi ,shkalla e 3 eshte fashizmi,serbet duhet mesuar se nacinalizem nuk eshte te urresh e pushtosh nje komb,nuk eshte nacinalizem lufte per pushtime,por lufte per komb kjo u mungon atyre
 

u74

Primus registratum
Re: A eshte e mundshme bashkejetesa ndermjet shqiptareve dhe serbeve

Kushdo qe thote se bashkejetesa midis Shqipetareve
dhe Serbeve ne Kosove eshte e pamundur flet ne dem te interesave te shqipetareve.
Shqipetaret duhet te bejne c'eshte e mundur qe bashkejetesa te funksionoje dhe ne qofte se ka serbe qe mundohen ta prishin, atehere ata do te prishin vetem jetesen e tyre dhe komuniteti nderkombetare nuk do ia hedhin fajin shqipetareve.
Por shqipetaret pavaresisht nga terrori qe kane kaluar duhet te bejne te pamunduren qe harmonia te rritet se edhe ne shqipetaret kemi ne mesin tone njerez shume te liq.
Ky eshte vetem nje mendim i imi dhe dua te theksoj se une nuk jam nga Kosova,por me gjithe shpirte uroj qe Kosova te perparoje dhe perkrah Shqiperise te renditet sa me shpejt ne gjirin e kombeve te civilizuara EVROPJANE.
 
Top