Re: A ekzistojne martesat ndermjet serbeve dhe shqiptareve?
Shqipetaret jane nje popull qe nuk kane jetuar ne nje ishull te shkrete te Oqeaneve.
Ata jetuan 500 vjet si pjese e Perandorise Osmane dhe Ballkani vet ish nje Perzierje teritoresh e popujsh pa kufij te qarte politik , gjuhesor e kulturor e ekonomike.
Ne kete epoke ka pasur shume martesa te Shqiptareve me pjestare te kombeve te tjera te perandorise Osmane aq sa ne origjinat e shume fiseve tona gjen plot lidhje e perzierje me fise te tjera nga popuj te tjere.
Mbas 1900-tes Shqiptaret ne shume raste krijojne dhe lidhje me popujt perendimore e nga kjo lindin dhe martesa te Shqiptareve me Europiane.
Me vone ka dhe martesa me Amerikane.
Ne vitet 1930 e ketej fillojne dhe martesa te Studenteve qe studiojne jashte me vajza te Italise e shteteve tjera europiane.
Mbas luftes dyt boterore Shqiperia ka nje periudhe miqesie me vendet lindore te kampit ish socialist.
Kesaj periudhe i perkasin shum martesa te studenteve Shqiptare qe studiojne ne universitetet Lindore si Cekosllovaki, Bullgari, Rumani, Jugosllavi, Poloni e Bashkim Sovietik (Rusi) etj me vajza te ketyre vendeve.
Edhe ne Jugosllavin e Kohes Titos, midis kombeve te asaj federate ka nje Fenomen te martesave mes djemve e vajzave me kombesi te ndryshme.
Natyrisht nuk bejne perjashtim (ndonse me pakic) dhe martesa te Shqiptareve me vajza te kombeve te tjera ne Federaten Jugosllave.
Kety dallojne dy lloj Martesash.
1- Martesat e elementit Fshatar te cilet zakonisht ndjekin nji tradit ne linjen fetare duke rezultuar ne martesa mes Shqiptareve dhe elementit Musliman nga kombesite e tjera e kety vecojme martesat mes Shqiptareve e Boshnjakeve.
2- Martesat e elementit qytetar shqiptar , kryesisht studente me vajza te kombeve tjera ne Jugosllavi thjesht nga motivet e dashurise se sinqerte ,pra pa motivin fetar.
Nga keto martesa ka raste dhe te martesave te Shqiptareve me Serb.
Keto martesa jane aksidentale dhe jo fenomen.
Pra nje Student Shqiptar dashuron nje vajze Serbe studente e martohet.
Opinioni kosovar nuk i ka pare me sy te mire por ato jane nje realitet.
Tani dikush spekulon me kto martesa duke mbjelle urrejtje ndaj atyre qe paten kte fat.
Duhet te kuptohet KOHA kur ndodhen kto martesa dhe fryma e dites.
Kush nuk ka kulturen e nevojshme per te kuptuar Ate Epoke me mire te mos flase sepse mendimet e katundareve koktrashe nuk i duhen as Kombit e as magareve si jonxh.
Kur nje Shqiptar martohet me nje te Huaj do te thote se e dashuron ate te huaj por por te mos harrojme se dhe e Huaja martohet me Shqiptarin sepse e dashuron Shqiptarin. Pra kemi nje te huaj qe nuk ka paragjykime per Popullin tone e kjo meriton te pergezohet.
Te fyesh nje te huaj qe dashuroi nje djal shqiptar ose nje Shqiptar qe u dashurua nga nje e huaj eshte gje e ulet e aspak njerzore.
Opinioni i katundareve Koktrash nuk duhet te mbysi Dinjitetin e ketyre Njerzve qe paten kte fat ne Jete.
Atdhetari dhe i martuar me te Huajen mbetet atdhetar.
Ka me qindra Shembuj per kete.
grate e huaja qe jane martuar me Shqiptare 8qofte ne Shqiperi e qofte ne Jugosllavi ne shumicen e Rasteve kane qene gra te mrekullueshme dhe kan rritur femij te mrekullueshem e Shembullore krahasuar me Ambjenti injorant Shqiptaro Taleban.
Grat e huaja kane luajtur nje Rol emancipues ne Shoqerine Shqiptare.
Ato kan qene mesuese, artiste, pianiste, i kan dhene bicikletes, e kane kenduar e jane veshur bukur, e i kane dhene kulture bijve te Shqipes.
Pra ne teresi mund te themi se nuk i ka ardhur ndonji e Keqe Shqiptarise se ca bij te saj u martuan me te Huaja.
E keqja na vjen nga primitivizmi e kanibalizmi qe cfaqet ne Boten Shqiptare dhe sot nga nje pjese nga Ata qe jan Shqiptar den baba den.
************