Pothuajse në të gjitha kulturat, miqësia kuptohet dhe perceptohet si një marrëdhënie e barabartë, e bazuar te respekti, vlerësimi dhe gatishmëria reciproke. Në përgjithësi dallohen miqësi të ndryshme të mëdha. Për shembull një prej tyre është miqësia e rastësishme që lidhet me një simpati- lind papritur në një rrethanë të caktuar. Një miqësi tjetër është edhe ajo e ashtuquajtur e ngushtë, ose më saktë që lidhet me një marrëdhënie të vazhdueshme në kohë, mes personave të cilët arrijnë të krijojnë një shkallë mirëbesimi reciprok të krahasueshëm me atë tipik të lidhjes në çift. Të rriturit nuk e ngatërrojnë lehtë ndjenjën e miqësisë me të tjerat. Për shumë persona miqësia është e pazëvendësueshme, joformale, e hapur, që përshtatet me lehtësi. Më shumë se dashuria dhe familja, miqësia është lidhja më e fortë dhe më e sigurt e kohës. Familja është gjëja më e rëndësishme në jetë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për miqësinë. Miku i zemrës është njësoj si një i afërm, që e ke të vështirë të ndahesh prej tij. Me shokët e shoqet mund të jesh vetvetja. Miqësia moderne është përgjigjja e shumë ndryshimeve sociale. Ajo sintetizon nevojën e lidhjeve të vërteta. Miqësia është mbështetja më e madhe, sidomos në momentet më të vështira të jetës.
" Cfare eshte nje mik ?... Eshte nje individ me te cilin keni guxim te jeni vetvetja..."