Re: A e dinit se nje nga mbishkrimet me te lashta te Europes FLET SHQIP?
Instituti i Gjuhëve në Suedi: Shqipja, më e vjetra ndër gjuhët indo-evropiane
TIRANE (3 Tetor) - Instituti i Gjuhëve në Suedi, ka ribotuar pemën e gjuhëve indo-evropiane, të ndërtuar në vitin 1974 nga specialistët e tij dhe të botuar në librin botëror "Webster's New Twentieth Century Dictionary", (Unabridged Second Edition, De Luxe Color, William Collins and World Publishing Co.) Lajmi u bë i ditur nga forumi i intelektualëve dhe shkencëtarëve shqiptarë nëpër botë "Alb-Shkenca", ndërsa është botuar edhe në faqen e internetit
www.amazon.com (në linkun për librat dhe dokumentat mbi origjinën e gjuhës). Në këtë botim të Institutit suedez, gjuha shqipe rezulton të jetë më e vjetra ndër gjithë gjuhët e tjera indo-evropiane. Diagrama e pemës së gjuhëve indo-evropiane, nis me një degë të vogël në të djathtë të saj që mban emrin "shqipja" (albanian), përballë së cilës në një nivel më të ngritur, që do të thotë më të vonë, qëndron gjuha armene. Sipër degës së gjuhës shqipe, që nuk degëzohet me dialekte të tjera, William Collins, drejtuesi shkencor i këtij punimi ka vendosur të gjitha gjuhët gjermanike dhe dialektet e saj në Evropë, ndërsa përballë gjuhëve gjermanike qëndron gjuha greke (greeks helenic). Sipas Çezarina Korës, studente e doktoraturës në një universitet kanadez (University of Guelph, Department of Biology), anëtare e Alb-Shkencës, kjo pemë, e ndërtuar në vitin 1974 dhe e botuar në vitin 1975, "nuk është kundërshtuar nga Akademia Greke (bizantine) e Shkencave". Kjo akademi në fakt, nuk ka dhënë asnjë koment. "Një pemë të tillë botoi gjatë viteve 1985-1999 historiani arbëresh (arvanitas) Aristidh Kola në Greqi", pohojnë anëtarët e "Alb-Shkencës", një forum që synon të krijojë lobin e shkencëtarëve shqiptarë nëpër botë. Më tej, pema vazhdon me degët e gjuhëve sanskrite indiane, iraniane, me një degë ndër më të mëdhatë që i takon gjuhëve italike, prej nga marrin jetë degët e shumë gjuhëve aktuale në Evropë, si dhe në krah të saj, sipër gjuhëve gjermanike, gjuhët sllave. dxh/dxh (BalkanWeb)