Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?
Kur mungon dëshira gjenden edhe sebepe sa të duash. Po qe vërtet kostoja 6 milionë USD, i bie trashë trashë 2 USD për frymë. Pra, për ata që janë brenda Shqipërisë, shteti në një mënyrë a një tjetër u merr 2USD për tu siguruar zgjedhjet, kështu? Atëherë, për ata që nuk e dinë, një vulë mbi një dokument në ambasadat tona kushton shumë më tepër sesa 2USD. Këtu, unë vetë kam paguar, ligjërisht, me faturë, jo para nën dorë, 30 Euro për një dëshmi. Për rinovimin e pasaportës po kaq apo afërsisht, qindarkat nuk më kujtohen tani.
Kjo është një llogaritje naive, por qëllimi është për të dhënë idenë, jo për ta shtjelluar deri në fund. Shifra 6 milionë USD duket e stërmadhe e parë si një numër, por nuk thotë asgjë në vetvete, e shkëputur nga konteksti.
Nejse, ana teknike nuk është thelbi i çështjes këtu. Vëmendja jonë duhet përqëndruar te sebepet që sillen e që, tek e fundit, shprehin vetëm një gjë: mohimin e të drejtave elektrorale një përqindjeje të konsiderueshme të elektoratit shqiptar. Mos e barazoni këtë automatikisht me veten, apo me disa mijëra shqiptarë të natyralizuar amerikanë. Ata që kanë një shtetësi tjetër, krahas asaj shqiptare, janë vetëm një thërrime e këtij elektorati. (Dhe as nuk bëjmë sherr këtu për ata që e kishin, por nuk e kanë më nënshtetësinë shqiptare, për ta nuk ka kuptim të diskutohet më.)
Me pak fjalë, do të ishte më mirë sikur tema të ishte ta zemë "Si të mundësojmë ushtrimin e të drejtave elektorale për emigrantët?" Ashtu si është titulluar krijon përshtypjen e gabuar se mund të përligjet gjendja e tanishme.
Për ata që janë kundra votimit, më lejoni të bëj një analogji: sikur dikush të bënte pyetjen/hapte temën: "A duhet të lëvizin lirisht shqiptarët nëpër botë?" dhe shumica jonë të përgjigjeshin: Jo...nuk kanë para...nuk interesohen për pjesën e botës jashtë Shqipërisë...do na vijnë erë autobuzat...çfarë u duhet, nuk u del Shqipëria...etj, etj, si do t'u dukej?
A duket tani dëmi i ndarjes në brenda dhe jashtë?
Mua më duket se e mira dhe e keqja e secilës palë është në të njëjtën kohë edhe e tjetrës.