A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

Dolores

Primus registratum
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

S po votojne ato qe jane brenda, jo me shqiptaret qe kan ik edhe s duan ti shofin bojes Shqiperise. Nji emigrant nuk i del koha te merret me llogje politike shqiptare keshtu qe si bie rasti te njofi kandidatet ose partite qe jane ne Shqiperi....dhe kto te fundit nuk kan asnje efekt interesi ne te drejtat ose frutet qe emigranti mund te gezoj.
 

MLK

Primus registratum
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

Qe deputetet apo politikanet nuk kane pike interesi te votojne apo jo shqiptaret e diaspores kjo eshte e vertete "Lakuriq" problemi qe diskutohet ketu eshte qe kjo gje eshte e drejte apo jo se realitetin e dime te gjithe e spo na meson ndonje gje. Sa per informacionin qe kane shqiptaret e dispores per zhvillimet politike ne Shqiperi, te siguroj qe nuk eshte me i paket se sa ai qe kane vete shqiptaret qe jetojne ne Atdhe. Ne te gjitha vendet ku ka shqiptare te diaspores ka gazeta te perditeshme apo te perjaveshme shqiptare te aktualitetit dhe ka nje pjese te madhe qe jane te abonuar. Nje pjese tjeter kane mundesine te ndjekin aktualitetin neper televizione satelitore shqiptare, ndersa pothuajse gjithe brezi i ri ka acces nepermjet internetit ku nje ser mediash informojne dhe pse me mangesi per çdo gje qe ndodh ne Shqiperi, nje pjese tjeter shkojne e vijne shpesh ne Shqiperi per punee pjesa tjeter informohet takimeve te komunitetit ne wek end apo dhe gjate javes. Nuk jemi me ne vitet 90 po ne shekullin e 21 e mjafton te shohesh pjesemarrjen e shqiptareve neper forume e te kuptosh se sa te lidhur jane pas informacionit te perdishem. Pra asnje lloj problemi per te njohur realitetin dhe kur ndodhesh jashte atdheut.
Persa i perket pjeses se si do te organizohet votimi e sa kushton mendoj se çdo gje fillohet nga fillimi. Pra qeveria apo opozita duhet te paraqesi nje projekt ide ne menyre qe te shqyrtohet ne parlament, te ngrihet nje grup pune ne menyre qe te zhvilloje kete projekt ide nepermjet propozimesh e alternativash te ndryshme logjistike e financiare e me pas ti paraqitet dhe komisionit te zgjedhjevje .....Pra as me shume e as me pak se sa nje projektligj tjeter. Per kete gje paguhen deputetet tane dhe ne per kete votojme, per ata qe degjojne apo jo fjalen tone. Vota eshte arma me e forte ne demokraci kundra korrupsionit, mungeses te kopetences e mediokritetit.
 

Dolores

Primus registratum
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

MLK nuk ishte absolutisht qellimi im te edukoja pjesmarrisht e kesaj teme, une thjesht shpreha nji opinion duke nenvlersuar atmosferen qe nuk duket te jete paragjykim free.
Informacioni qe i referohesh ti konsidrohet si media ose thashetheme shqiptare qe ne opinionin tim nuk duhen marre kurre si pike referimi sepse shume e mire e dime te gjithe faktin qe e bejne qimen tra sipas interesave te tyre politike edhe rrjedhimisht sipas mentalitetit tone akumulimin sa me shume matrialist.
Si mund te vendos une si emigrante te votoj per nji filan kandidat kur nuk jam e ndikuar hic nga veprimtaria e tij politike edhe nuk e shof drejt per drejt moton e tij per ndryshimin e nji komuniteti te caktuar, sepse une nuk i perkas atij komuniteti.
Eshte shume e drejte ajo qe thua ti qe : Vota eshte arma me e forte ne demokraci kundra korrupsionit, por ne Shqiperi:Vota eshte arma me e forte pro korrupsionit, sepse cdo politikan shqiptar i eshte futur politikes per perfitime puro personale edhe duke mos i dhene asnje gje ne kthim popullit shqiptar. Qeveria shqiptare nqs disponon ato lloj fonde lekesh ti fusi me mire ne organizimin e Keshit edhe te Urbanistikes, jo zgjerimit te votimeve tek emigrantet, sepse te pakten komuniteti shqiptar qe une bej pjese nuk eshte aspak dakort me asnjegje politike qe Shqiperia ofron.

Edhe po te flitej per nji situate ideale zgjedhjesh per emigrantet,do ishte me mire qe cdo komunitet shqiptar jashte shtetit te sugjeronte nji kandidat nga gjiri i tyre qe do bihej dakort te pranoj nga politika shqiptare. Te pakten nuk do kishim te benim me aq mentalitet te krimbur qe ekziston sot ne politiken shqiptare.
 

MLK

Primus registratum
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

Lakuriq e shef qe nuk jemi shume larg mendimeve te njeri tjetrit po kam pershtypjen se shprehemi me fjale te ndryshme per te njeten gje!
Qe komuniteti i diaspores, (shba, Greqi, Itali ,Gjermani apo France..) te propozoi nje deputet nga gjiri i vet kjo eshte diçka mese normale dhe ndoshta mund te jete dhe efikase si metode, por qe te propozosh dike per deputet duhet ne fillim te te jepet kjo e drejte, pra te votosh per dike. Pasi te kesh te drejten per te votuar atehere mund te prezantohet nje kandidat i pavarur ( i komunitetit) dhe ky mund te fitoje pa problem dhe pse partia me e madhe mund te mbeshteti dike tjeter. Nuk duhet harruar "Lakuriq" (vishu se na fute gripin lol) qe dhe pse njerezit jetojne jashte atdheut jane te autoperjashtuar nga zhvillimet politike dhe nga politika ne vendin e tyre. Nje komunitet i fuqishem duhet te jete i mireorganizur dhe te kete lobin e vet pasi ne mos gaboj kur Edi Ram apo Fatos Nano shkon ne Shba psh, kerkon shpesh mbeshtetjen e lobit shqiptar atje dhe e njeta gje ndodh dhe me vende te tjera. Shqiptaret e diaspores psh kane nevoje te votojne per nje deputet qe lufton per permiresimin e te drejtave te tyre ne vendet ku ndodhen. Ne Greqi psh, shqiptaret e diaspores kane nevoje per te patur zerin e tyre ne kuvendin shqiptar ne menyre qe te propozoje projektligje qe mbron te drejtat e tyre si shtetas te huaj, qe lehtesojne levizjen e lire te tyre ne vendet e tjera te Evropes, qe lehtesojne levizjen apo pajisjen me viza greke pjestaret e familjeve te tyre qe jetojne ne Shqiperi... Pra komuniteti eshte i prirur ti japi voten nje kandidati per deputet qe ne programet e tij angazhohet ti japi zgjidhje problemeve te tilla duke prezantuar projektligje, duke sencibilizuar egzekutivin per keto probleme etj etj. Mos kujtoni se deputeti ka per detyre vetem shtrimin e rrugeve dhe sjelljen e dritave!
Nese niveli i njohurive te votueseve mbi te drejtat dhe mundesite e tyre shkon ne rritje kjo sjell dhe rritjen e vigjilences se kandidateve apo deputeteve ndaj kerkesave te elektoratit. Keto jane gjera qe nuk behen as per nje dite, as per keto zgjedhje e as ndofta dhe ato te mepaseshmet pasi rruga eshte e gjate per te ndertuar nje shoqeri e shtet me parametra me demokratike. Megjithate ka gjinje nje fillim e nuk duhet rrezuar çdo iniciative me preteksin qe asgje nuk behet dot e per kete mos bejme asgje. Nese nuk jemi dakort te bejme asgje per ate vend atehere duhet te mbyllim gojen e te mos kritikojme pasi dhe kjo e drejte sna takon me pasi vet deshem.
 

Dolores

Primus registratum
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

Ok dakort....kaq per mua sot me politike se e kalova dozen e perditshme <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

stilo

Primus registratum
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

Duhet te keni parasysh dhe qe ata qe kan ikur nuk u interesojne shume zgjedhjet per dy arsye ..
1 ) ose si vret fare se cbehet se kan ik per punet e veta kushedi ca mund te ken ber noi korrupsion e duan me humb gjurme natyralisht nuk e kan mendjen tek zgjedhjet

dhe
2 ) nga halli kan ikur kshu qe nuk u intereson shume se kan hallet te tjera ..
 

MLK

Primus registratum
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

maia kan ik 1 milion shqiptar nga Shqipria, e po te kishin bo ndonje korrupsion si thu ti a ndonje pisllik nuk do punonin pjatalares amerikes e sdo beheshin skeller te grekut po do ishin pronare lokalesh te pakten!
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

<span style="font-style: italic"> Fshire me kerkese te postuesit. </span>
 

Guest
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

MLK!

Ne Shqiptaret e Amerikes jemi Pronare aty ne Shqiperi dhe po te ishim ne aty shume nga keta pronaret e rinj do punonin per ne si fshesaxhinj.
 

MLK

Primus registratum
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

BeBa e Miss na e bote muhabet grash mo lol Nuk kisha mllef per shiptaret e Amerikes se jo me ta po as me amerikanet skam gje (kam pas me politiken amerikane po kjo eshte teme tjeter). Ne Amerike si çdo shqiptar kam njerez te familjes keshtu qe ju uroj te keni sa me teper fat e para e çfare tju doje zemra. Ajo qe po thoja kishte lidhje me supozimet qe beheshin me siper ku thuhej se gjithe shqiptaret qe kane ik nga Shqiperia ka qene per arsyen se jane marre me korrupsion ne Shqiperi. Ndaj dhe thashe qe ata qe kane ikur po te ishte se kishin vjedhur me korrupsion nuk do punonin pjatalares e te ishin skllever ne tokat e grekut. Me duket se eshte realiteti e nuk po deformoj gje apo jo?!
Pershendetje
 

stilo

Primus registratum
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] maia kan ik 1 milion shqiptar nga Shqipria, e po te kishin bo ndonje korrupsion si thu ti a ndonje pisllik nuk do punonin pjatalares amerikes e sdo beheshin skeller te grekut po do ishin pronare lokalesh te pakten! [/qb]
Une nuk dhashe shifra por te jesh i sigurt qe te pakten gjysma ashtu kan bere dhe spo flas per krime por pislleqe parash , vjedhje parash kur kan qene ne post te larte me kupton &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
kurse ata qe jan pjatalares jan ata qe rrinin rrugve nuk benin shkolle , te paedukuarit se kur shkon me nje nivel ne nje shtet tjeter mos prit te te presin me postet me te larta ..
 

MLK

Primus registratum
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

Kur thua gjysma maia, ke dhene shifer se gjuysma e 1 milion i bie 500 mije vete te kene vjedhur!! 500 mije vete Shqiperia ka fuqine puntore kurse ti po na i nxjerr si pushtetare te larte! Mos e ngaterron me SHBA ti, biles dhe ne SHBA nuk ma do mendje te kete 500 mije zyrtare te larte lol
 

MLK

Primus registratum
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

Amerikanet jashte vendit votojne edhe me poste, kroatet votojne neper perfaqesite diplomatike. Edhe irakianet qe jetojne neper bote, votuan. Madje edhe te burgosurit ne Gjykaten e Hages, votojne. Vetem qindra mijera shtetas te Shqiperise, te cilet jetojne jashte shtetit, nuk kane mundesi te votojne nese nuk vijne ne Shqiperi ne diten e zgjedhjeve

Augustin Palokaj

Para Shqiperise eshte nje test shume i rendesishem dhe, thene me ironi, jo edhe aq i rende. Shteti i Shqiperise vetem duhet te deshmoje se eshte ne gjendje ta beje ate qe bene palestinezet, kosovaret, Afganistani dhe Bosnja, pra te deshmojne se me ne fund jane ne gjendje te organizojne zgjedhje te lira dhe te rregullta, qe t'i njohin ato dhe te pajtohen me fitoren apo disfaten. Nese e bejne kete, atehere me ne fund deshmojne pjekurine politike. Nese edhe kesaj radhe deshtojne, atehere nuk mund te shpresojne per dicka me te mire dhe le te pergatiten per nje faze te gjate izolimi, ndoshta jo ne formen qe e kishte bere Enver Hoxha, por ne nje forme te &quot;izolimit modern&quot;, ku nje shtet europian mbetet jashte te gjitha rrjedhave civilizuese europiane.

pjesa tjeter ketu http://www.korrieri.com/index.php?k=1&amp;i=10293
 

neta

Forumium praecox
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

Sic e kam thene me perpara ju harroni piken kryesore te ceshtjes. Statusin i emigrantit, nje emigrant qe ka nderruar nenshtetsine (qe ne usa kerkohet po te behesh nenshtetas) ose qe eshte ne procesin per nderrimin e nenshtetsise nuk eshte logjike te kete te drejte vote ne Shqiperi. dhe shumica e emigranteve ose e kane nderruar, ose jane ne proces per ta nderruar (ose po plasin ta nderrojne dhe s'po i ecen).
 

Gigo

Primus registratum
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

Ashtu sic eshte tani eshte ne rregull fare. Kush eshte akoma me nenshtetesi shqiptare mund te votoje, ata qe nuk e kane me kete nenshtetesi dhe kane lindur, jetojne ose planifikojne te jetojne jashte nuk ka pse votojne. Problemi nuk qendron tek kush do votoje, por kush ka mundesi te votoje, flas per ata qe jane jashte shtetit. Krahasimi me irakenet nuk qendron fare sepse ata u asistuan nga qeveria amerikane te votonin kudo qe ishin. Nuk jam i sigurte, por edhe ata irakene qe kane votuar kane pasur nenshtetesine irakene. Une do desha te votoja, por nuk kam mundesi te shkoj deri ne Uashington DC, ku eshte ambasada, ku besoj se votohet.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

me shume te drejte u ngriten probleme te tipit: as nuk i behet vone njeriu per te votuar. per arsye te ndryshme.

e keqja eshte se shteti yne as nuk denjon te marri persiper nje anketim te thjeshte, per te pare sesa duan e sa nuk duan te votojne. sa per punen e lekeve qe mund te investoheshin diku tjeter ne infrastrukturen e Shqiperise, eshte pare sa bukur eshte bere kjo gje.

une kam bindje, qe njerezit jashte shtetit, duke u perfshire nga nje fushate sensiblizimi, mund te votojne, e te japin goxha vlersim nga jashte.

po bisedoja para ca kohesh me nje te farefisit tim. ai po shpjegonte me goxha patriotizem sesi mergimi kish thithur njerezit me te ditur te Shqiperise. antari Besnik Bleta ka shkruar diçka te tille ne postimin e tij dhe une po e perseris. sipas ktij njeriut tim, ishte plan i grekut etj etj qe te nxitej mergimi i njerezve te ditur sa me shume. llogjika e thjeshte te çon ne perfundimin qe ata qe jane me te afte çajne jashte shtetit, dhe pikerisht me te aftet nuk votojne? ata qe kane mendim goxha me vlere?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

Kur mungon dëshira gjenden edhe sebepe sa të duash. Po qe vërtet kostoja 6 milionë USD, i bie trashë trashë 2 USD për frymë. Pra, për ata që janë brenda Shqipërisë, shteti në një mënyrë a një tjetër u merr 2USD për tu siguruar zgjedhjet, kështu? Atëherë, për ata që nuk e dinë, një vulë mbi një dokument në ambasadat tona kushton shumë më tepër sesa 2USD. Këtu, unë vetë kam paguar, ligjërisht, me faturë, jo para nën dorë, 30 Euro për një dëshmi. Për rinovimin e pasaportës po kaq apo afërsisht, qindarkat nuk më kujtohen tani.
Kjo është një llogaritje naive, por qëllimi është për të dhënë idenë, jo për ta shtjelluar deri në fund. Shifra 6 milionë USD duket e stërmadhe e parë si një numër, por nuk thotë asgjë në vetvete, e shkëputur nga konteksti.

Nejse, ana teknike nuk është thelbi i çështjes këtu. Vëmendja jonë duhet përqëndruar te sebepet që sillen e që, tek e fundit, shprehin vetëm një gjë: mohimin e të drejtave elektrorale një përqindjeje të konsiderueshme të elektoratit shqiptar. Mos e barazoni këtë automatikisht me veten, apo me disa mijëra shqiptarë të natyralizuar amerikanë. Ata që kanë një shtetësi tjetër, krahas asaj shqiptare, janë vetëm një thërrime e këtij elektorati. (Dhe as nuk bëjmë sherr këtu për ata që e kishin, por nuk e kanë më nënshtetësinë shqiptare, për ta nuk ka kuptim të diskutohet më.)

Me pak fjalë, do të ishte më mirë sikur tema të ishte ta zemë &quot;Si të mundësojmë ushtrimin e të drejtave elektorale për emigrantët?&quot; Ashtu si është titulluar krijon përshtypjen e gabuar se mund të përligjet gjendja e tanishme.

Për ata që janë kundra votimit, më lejoni të bëj një analogji: sikur dikush të bënte pyetjen/hapte temën: &quot;A duhet të lëvizin lirisht shqiptarët nëpër botë?&quot; dhe shumica jonë të përgjigjeshin: Jo...nuk kanë para...nuk interesohen për pjesën e botës jashtë Shqipërisë...do na vijnë erë autobuzat...çfarë u duhet, nuk u del Shqipëria...etj, etj, si do t'u dukej?

A duket tani dëmi i ndarjes në brenda dhe jashtë?
Mua më duket se e mira dhe e keqja e secilës palë është në të njëjtën kohë edhe e tjetrës.
 

MLK

Primus registratum
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

Ajo qe harrohet ketu dhe anashkalohet ndoshta prej mungeses se diturise dhe njohjes se ligjit eshte fakti qe e drejta e votes eshte nje e drejte themelore me kushtetuten e Shqipetrise. Pra çdo njeri qe zoteron shtetesine shqiptare ka te drejte ne baze te ligjit shqiptar te votoje. Eshte detyre e qeverise, parlamentit, presidentit qe paguhen me parate tona qe ti krijone kushtet çdo shqiptari te votoje atu ku ndodhet. Nuk po diskutohet ketu qe nese ka nje shqiptar ne Honolulu i duhen krijuar kushtet apo jo per te votuar, por per vende si Italia, Greqia , Gjermania etj ku ka mbi 800 mije shqiptare te emigruar dhe te jeni te sigurte qe keto shtete mund ti kene dhene vetem 10% te emigranteve shqiptare shtetesine e tyre, pjesa tjeter nuk e ka marre. Gjithashtu mos harroni qe me shume vende te botes kemi te drejten e ruajtjes se dy shtetesive. Une per vete i kam te dyja keshtu qe eshte normale qe kerkoj te drejten e votes e mendoj se kete te drejte shteti im me detyrohet te ma plotesoje.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: A DUHET TE VOTOJE DIASPORA?

Hidhini një sy këtij postimi te Shekulli, (mbase mund të duhet regjistrim për ta lexuar). Për ata që nuk arrijnë ta lexojnë dot, po citoj vetëm titullin: Pse ambasadorët votojnë dhe emigrantët jo?
 
Top