A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

Tani, qe lufta mbaroi, regjimi i Sadam Huseinit u rrezua- dhe ne kohen qe armet e shkaterrimit ne mase bashke me bazat e Al-kaides, nuk u gjeten; a ka me ndonje arsye, pse amerikanet te qendrojne ne Irak. Amerikanet duket se dolen bllof me akuzat e tyre mbi armet e shkaterrimit ne mase. Nese vertet do kishin ekzistuar, atehere me siguri qe udheheqsia e paskrupullt irakene do i kish perdorur gjate luftimeve, por nje gje e tille nuk ndodhi, pra nje prove e qarte, se arme te tilla ishin vetem ne koken e amerikaneve.

Nje shije shume te keqe, amerikanet lane sidomos ne ditet e para te hyrjes pa lufte ne Bagdat. U lejuan trazira, u shkaterrun nga bastisjet shume institucione dhe me e keqja shume monumente te kultures se vjeter vendase, e cila eshte njekohesisht djepi i qyteterimit boteror, u vodhen, ndersa amerikanet sapo hyne ne qytet te paren gje qe bene, qe sigurimi i ministrise irakene te naftes. Nje prove e qarte kjo! Ditet e fundit ka pasur protesta ne rruget e Bagdatit nga populli iraken. Dje kane dale ne rruge 10 mije banore te kryeqytetit iraken, per te protestuar kunder atyre qe ata i quajne "pushtues amerikane", ndersa sot vendet fqinje te Irakut kane kerkuar largimin e menjehershem te trupave amerikane. A kane te drejte legjitime te qendrojne ende aty amerikanet?!
 

Ergler

Primus registratum
Re: A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

Nqse amerikanet largohen ne keto momente ujilumenjeve Tiger dhe Eufrat do te kete ngjyre te kuqe nga lufta civile qe do te filloje.
 

ujku81

Primus registratum
Re: A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

Prandaj e bene luften ata qe te largohen tani e ta lene Irakun corap!!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

Ne fakt problemet ne mes te Sunii- dhe shiiteve jane shum te hershme(edhe ne Shqiperi :)).
Nuk me pelqen aspak sjellja e ushtareve(nuk dua te besoj qe kjo eshte politika e Pentagonit)ndaj popullsise!
Ata po i bejne dem vehtes!
Te kujtojme pushtimin tone nga Italia,sikur te ishin sjelle italianet keq me ne,do i kishim rrjepur,por atyre u interesonin vetem breshkat dhe grate,kshuqe burrat shqiptare shpetuan :))))
 

romeo

Forumium maestatis
Re: A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

Irak.
ne 24 oret e fundit kane vdekur mbi 130 persona dhe jane djegur pothuajse 68 xhami. Vendi eshte ne shtetrrethim permanent dhe gjate oreve te dites dhe situata po shkon drejt nje lufte te vertete civile.
A duhet te laroghet Shba&co nga Iraku ne keto momente????

Ne keto momente absolutisht jo, perkundrazi duhet qe te mundohen ti japin nje rruge kesaj situate dhe mos te hiqen menjane me alibi te tipit "forcat irakene policore tashme kane sigurine e duhur per te nderhyre vetem".
Ngjarjet qe po ndodhin ne keto momente ne Irak ishin te parashikueshme dhe historia na meson qe nuk ekzistojne lufterat kirurgjikale qe zgjasin ca dite dhe çdo gje trasformohet per me mire. Ndoshta sikur te mesonim diçka me shume nga e kaluara e tashmja do te ishte disi me mire!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

Po kur nuk i intereson askujt e kaluara? Po kur të kaluarën e përdor për të manipuluar të tashmen?

Ngjarjet e fundit në Irak bien era ngordhësirë. Mund të mohojmë realitetin por në këtë rast ai është shumë evident. Al Zarquawi nuk ka gisht në shembjen e xhamisë së artë. Ajo është pjella e radhës e SHBA. Me këtë veprim SHBA siguron destabilizimin e Irakut dhe të gjithë rajonit. Ajo siguron përçarjen më të madhe mes sunitëve e shiitëve në Lindjen e Mesme. Kjo i len dorë të lirë mbi naftën dhe të gjitha pasuritë e tjera të pellgut.

Ky është këndvështrimi im paksa i ngutur.
 

NJERIU

Primus registratum
Re: A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

une them qe duhet te largohen sepse burimi i krejt trazirave jane amerikanet she spiunet e tyre dhe te cifuteve,
ata erdhen dhe filluan problemet,thjesht problemet i ben vete CIA qe te shkas te ngele ende ne irak ,deshira ime ne te njejten kohe eshte te ngelin aty ,sepse sa me shume qe qendrojne aq me shume humbin
 

Musolini

Primus registratum
Re: A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

Disa popuj jane te "eger" dhe nuk kane aftesi dhe deshire te jetojne ne boten modrene, deri dje ishte "Sadami" diktator por secili qe vie ne krye te ketij shteti apo te shteteve fqinje do ta perdorin diktaturen edhe pse brohorisin demokraci.Irakianet,Kurdet........ e te tjere nuk kane aftesi ta udheheqin vetevehten prandaj te tjeret duhet ti udheheqin ata, perpos qe me dhimben ushtaret Amerikan dhe Evropian per mundimin e kote dhe vuajtjet e tyre.
 

ados

Primus registratum
Re: A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

Sigurish amerikanet do bejne gabim nqs ikin tani nga Iraku.Pastaj nga ku do ta bombardojne Iranin. Vend me te afert nuk ka..Kane edhe rreth 20 vjet per te shfrytezuar naften..cdo dite 2 milion fuci nafte iken nga iraku per ne usa...1 ne vit ikin rreth 70 milion fuci me nafte.. kjo mbulon 46% te nevojave per nafte ne USA..Amerikanet nuk jane si ruset qe ja mbathen nga afganistani
 

Xeni85

Primus registratum
Re: A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

Patjeter qe duhen te largohen madje menjehere.Nqs marrim si te verteta supozimet qe fitili i ketij shperthimi urrejtje midis shiiteve dhe sunit keto ditet e fundit ka qene ndezur nda CIA atehere edhe pse vendi eshte ne gjendje krize gjeja me e mire do te ishte largimi jo vetem fizik por dhe influenvial i amerikanve ne Irak.
Kjo lufte deri tani ka qene thike me dy presa se po shkaterron ameriken si dhe irakun ne te njejten kohe.
 

hawk

Primus registratum
Re: A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

Ju beni te gjithe pazarlleqe politike,ekonomike por asnjeri nuk mendon per jeten e atyre vriten cdo dite.Numerohen me shume se 30.000 te vrare ne Irak pas Saddmit,i cili duhet theksuar ishte nje pjelle e politikes imperialiste Amerikane.Pra me shume se gjate sundimit te Saddamit(duke perjashtuar luftrat).
Mos harroni se eshte ne interesin e te "Forteve" destabilizimi i asaj zone.Anglia e ka krijuar Irakun duke harrnuar tri provinca Osmane te popolluara nga kurde,shia dhe sunni.Kete politike britaniket e kane aplikuar ne vende te tjera si p.sh Kashmiri,shikoni rezultatet.Sot trashigimtare te asaj politike jane USA.
Atyre me shume se Zarqawit i intereson destabiliteti i Irakut.

Sikur t'ju "dhimseshin" popujt e nenshtruar nga diktaturat neper bote,sic kerkon te na binde Bush,nuk do i kishin financuar dhe mbeshtetur.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

Esht shume kollaj qe t'ia vesh fajin amerikaneve per vrasjet ndermjet shiiteve dhe sunniteve,por problemet jane shekullore!
Amerikanet nuk kane nevoje per destabilizim,qe te qendrojne ne Irak,besoj e kuptoni kete!
Destabilizimi po behet nga fundamentalistet islamike te cilet nuk kursejne as vende te shenjta vetem e vetem tja lene fajin amerikaneve!
Ushtria irakene quhet tradhtare,nga klanet fundamentaliste!
Policia gjithashtu!Qeveritaret s'diskutohet.
Pra kush po e deshiron destabilizimin?
 

hawk

Primus registratum
Re: A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

Gjyko se kush ka me intres tek destabilizimi.Cfare perfitojne "terroristet"?? Largojne konsensusin nga vetvetja,mbeshtetjen ne popull pra,bejne qe masa injorante(neper bote) te identifikoje islamin me terrorin,qe te huajt te vazhdojne te ushtrojne pushtetin neokolonial,qe muslimanet te luftojne me njeri tjetrin,dobesojne besimin islam ne popull.Pra kush perfiton nga kjo situate dhe cilin objekti arrijne "terroristet"!?Ketu gjen dhe pergjigjen tende Orosh.
 

bizi

Forumium praecox
Re: A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

Cfare Iraku mer plak??? Po Naften, t'a shfrytezojne prape irakenet vete a????
Pastaj pse shkoni aq larg ju ne Irak???
Brenda ne Itali ndodhen 30000 ushtare amerikane, neper baza te ndryshme.
 

Leshatani

Primus registratum
Re: A duhet te largohen SHBA tani nga Iraku?!

E ani qka se qenkan 30.000 ushtar Amerikan ne Itali !???
Amerikanet jane te mireseardhur ne Dardani.
 
Top