A duhet te jete Duka President i FSHF

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: A duhet te jete Duka President i FSHF

Bariç: Dy lojtarë manipuluan ndeshjen

Bledar Kuka


Nuk dihet tashmë sesa i besueshëm mund të jetë ai (apo gazetari Tomisllav Zhidak, që i merr intervistën), por Oto Bariç sërish deklaron se ndeshja ndaj Rumanisë për Euro 2008 nuk ishte normale, porse “e rrejshme”. I intervistuar nga “Jutarnji List”, Bariç pohon se “u lidha me Shqipërinë (pasi refuzoi ofertën e Dinamos së Zagrebit), por shpejt kuptova se atje nuk mund të ecja përpara”.

“Kjo u tregua në ndeshjen e fundit, - vazhdoi ai (ndaj Rumanisë), - ku dy lojtarë bënë ndeshjen të rrejshme (su dvojica igraça lazhirala utakmicu – varianti në origjinal, duke përshtatur “ç”-në dhe “zh”-në që në kroatisht janë ndryshe). Është e çuditshme (qesharake) që një skuadër që në 8 ndeshje humbet me një ose dy gola, por pastaj (onda) në Rumani merr 6 gola”.

“Për këtë foli edhe kryeministri Berisha (Bariçi e quan gabimisht presidenti i shtetit – predsjednik drzhave), akuzoi presidentin e Federatës së Futbollit (Dukën) përse më la të largohesha, sulmoi edhe lojtarët që duhej të ishin të lidhur me ndonjë qendër bastesh (su bili povezani s nekom kladionicom)”.

Trajner i Hajdukut

Duke folur për veten e tij, “Herr Oto” tregon se i karikoi plotësisht bateritë pas pushimeve 2-javore në Kubën e Fidel Kastror. “Ndjehem 10 vjet më i ri”, - shprehet ai me seriozitet të plotë. Më pas Bariçi i kthehet temës që i intereson më shumë për momentin, porse tani është i fortë, më i fortë sesa thjesht për të qenë “skaut” (gjahtar talentesh) i Dinamos së Zagrebit. “Dua të jem trajner i Hajdukut, - thotë ai, - jam i aftë ta bëj këtë gjë, kuptohet me ndihmën e dy ndihmësve të mirë”.
 
Top