A duhet te deklarohet pasuria ??
A duhet te deklarohen OJQ?
E Merkure, 29 Shtator 2004 (marre nga -> Korrieri )
Nje inisiative legjislative per deklarimin e pasurive te njerezve te OJQ dhe te mediave e propozuar ne parlament, mund te kthehet ne ligj. Nje ligj i ngjashem me ate i cili detyron politikanet, punonjesit e administrates dhe te gjithe ata qe kane lidhje direkte apo indirekte me fondet shteterore te deklarojne pasurine e tyre dhe burimin e saj. Por fatkeqesisht, ndryshe nga ligji i meparshem, projekti i ri ka brenda tij plot kontradikta dhe nuk i jep zgjidhje pyetjes themelore ne nje rast te tille: pse duhet ky deklarim dhe per cfare do te sherbeje ai? Sepse shteti ka shume mekanizma per kontrollin e veprimtarive ekonomike te subjekteve private, OJQ, apo personave dhe nuk ka nevoje te ndertoje mekanizma shtese, per te kryer punen qe nuk e kryen apo qe nuk di ta kryeje nje mekanizem tjeter. OJQ kane mekanizmat e tyre te brendshme te kontrollit, te cilat ne jo pak raste veprojne me me efikasitet dhe ne menyre korrekte se sa organizmat shteterore. Mediat kontrollohen rreptesisht nga organet tatimore dhe jo vetem nga ato. Cdo shmangie e tyre, perben nje shkelje te ligjit dhe nuk ka pse nje organizem shtese te kontrolloje dicka per te cilen pergjigjet nje strukture nderkohe.
Se pari, deklarimi i pasurise dhe i burimit te saj behet nga ata persona qe prokurojne, administrojne apo ndikojne direkt apo indirekt ne fondet shteterore. Pra ata persona qe menaxhojne fondet e komunitetit dhe qe padyshim duhet te pergjigjen per mireadministrimin e tyre. Ne kete llogjike, deklarimi i pasurive te drejtuesve te OJQ apo botuesve te mediave mund te sherbente si nje kuriozitet, por jo si zgjidhje e ndonje problemi.
Se dyti, nese ky ligj do te vlente per OJQ dhe mediat, le te zgjerohet edhe me tej. A do te ishte normale qe edhe biznesmenet te deklarojne pasurine e tyre; qe edhe artistet ta benin nje gje te tille; po keshtu mesuesit, mjeket, dhe shume profesione te tjera. Le te kete nje deklarim sa me transparent te pronave, burimit nga kane ardhur dhe menyres se si jane kthyer ato; nje deklarim te menyres se si jane privatizuar shume gjera ne Shqiperi e me gjere. Le te kete nje transparence per burimet e financimit te gazetave qe akumolojne humbje prej miliona lekesh ne muaj, apo televizioneve qe i nenshtrohen po kesaj llogjike. Te sqarohet se nga dhe pse investohen keto leke, cili eshte qellimi i tyre, per te arritur me pas ne deklarimet e OJQ apo te botuesve te mediave. Transparenca ne fund te fundit nuk demton askend dhe sa me te hapura dhe te pastra te jene gjerat, aq me normale eshte nje shoqeri. Por gjithcka duhet te kete llogjiken e saj dhe nuk ka pse ligjet te jene reagime emotive te momentit. Apo t'i sherbejne atij.
-------------------------------------------------
A nuk do conte kjo gje ne transferimin e pasurise jashte shtetit (gje qe po ndodh dhe pa ket ligj).
Apo ma mire nje amnisti fiskale per te gjithe dhe i vihet kapak kesaj pune.