A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Blue Gene

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] gene
mendoj se deri me sot asnje qeveri se ka shprehur qarte se c do behet me kosoven dhe me ben te mendoj se e aprovojne menyren se si eshte menaxhuar deri tani
kosova qe diten e pare qe hyri nato u nda ne 'kantone' dhe s besoj se ka ndonje shtet qe e can koken shume se si duhet te ndertohet kosova e ardhshme mjafton te mos kete lufte ne te ardhmen kete kerkon perendimi sot per sot [/qb]
Kosova nuk eshte ndare ne 'kantone' as diten e pare e as sot qe flasim. Shko tek faqet e UNMIK dhe shiko statusin, rezoluten mbi te cilen qeveriset sot Kosova. Jane bere zgjdhje lokale dhe te pergjithshme. `Kantonet' jane perceptimi i gabuar i yti i realitetit ne Kosove. Kosova eshte 98 per qind shqiptare.

Se dyti te gjitha shtetet qe kane ushtare ne Kosove e cajne koken dhe shume, sepse ushtaret duan buke, baza materiale dhe gadishmeria luftarake kerkojne para dhe jo pak. Te gjithe duan t'i heqin ushtaret nje dite e me pare dhe te gjithe e dine qe kjo behet vetem pasi Kosova te behet shtet. Atyre i ka mbetur dopiogjashta ne dore, duan s'duan Kosova do behet shtet dhe kjo do shpallet de facto ne qershor ne Selanik ne samitin e radhes se BE ku Kosova do ftohet per tu integruar ne BE VECMAS prej Serbise. Kjo eshte njohja e pare shteterore qe i behet Kosoves nga BE dhe do kete me vone edhe elemente shtese.

Njohja e shtetesise se Kosoves se bashku me mosnjohjen e nje kombi kosovar jane baza juridike te bashkimit kombtar. Jane keto dy elemente qe na duhen dhe pikerisht keto permbahen ne modelin qe ka zgjedhur BE. Ata i kane then hapur Serbise te mos merret me Kosoven ne disa raste kur ata kane dashur te instrumentalizojne pakicen serbe. Se shpejti TMK do zevendesoje shume sherbime te KFOR-it.

Megjithese e kane lane hapur bashkimin e shqiptareve, as Evropa e as Amerika nuk kane per te marre persiper krijimin e nje Shqiperie te Bashkuar. Bashkimi kombtar i shqiptareve ka nevoje per nje kohezion kombtar qe eshte prishur nga kufinjte e mbyllur per gjenerata te tera. Hapja e kufinjve qe ofron integrimi ballkanik do t'i veje shqiptaret perpara sfidave te cilat jane ata dhe vetem ata qe duhet t'i perballojne. Bashkimi kombtar eshte nje procesh kompleks ne baze te te cilit eshte emanicpimi i rolit te shqiptareve ne ballkan dhe krijimi i nje baze prosperuese.

Eshte e qarte qe oferta per shqiptaret eshte shume joshese, por si shperblim shqiptaret duhet te heqin dore nga krimi i organizuar, trafikimi dhe ekonomia korruptive. Kjo i le vend besimit per investime te huaja dhe pa to e ardhmja jo vetem e Shqiperise do kompromentohet keqas...

komino

Valoris scriptorum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

rruget per te arritur bashkimin e 5 milion njerezve ne nje shtet jane te pafundme por vetem nqs keta njerez e duan vertet bashkimin

si shqiptar e shoh te natyrshem kete bashkim

problemi eshte se cfare do te ndodhe me ekuilibrin politik ne shqiperi (shteti aktual)

si do ta perceptonin vendet jugore nje humbje te pushtetit? (flas per zgjedhjet parlamentare)

cfare ndryshimesh do te kishte ne shqiperi?

a jemi ne gjendje te perballojme keto ndryshime ne kushtet aktuale?

une mendoj se jo

mbase nje konfederate do ishte nje hap i pare

ose me mire- nje hap i pare do ishte pavaresia totale e kosoves dhe per kete DUHET te punojme te gjithe, ne mos per ndjenje kombetare edhe thjesht per interesa te perbashketa.

gezim lame

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

gene
e di qe ne themi se kosova eshte 98% shqiptare por per te huajte problemi eshte ndryshe ata duan te krijojne nje shtet multietnik edhe aus tria eshte 100 gjermane por .......
e di qe deri me sot kosova s eshte ndare ne kantone por ne zona influence "jo ush por gomar" ndarje eshte .. shpresoj qe te pakten veriun te mos ja shkepusin ashtu sic deshte te merrte franca landin gjerman saar uroj qe te jete i njejti perfundim
me te vertete perendimi ka sot ushtare ne kosove por ama kerkon ti heqe nje ore me pare dhe se kerkon nje shtet qe ne te ardhmen te mos jete burim lufte dhe as qe i behet vone nese shteti qe do krijohet do jete shqiptar apo jo pra i bie shqipetareve te pergatisin fatin e tyre
aq me keq nqse shqipetaret e jugut kerkokan kohe te pergatitien se s te pret bota kur te behesh ti gati une te ti plotesoj deshirat

Blue Gene

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Fillimisht postuar nga ximi:
[qb] gene
e di qe ne themi se kosova eshte 98% shqiptare por per te huajte problemi eshte ndryshe ata duan te krijojne nje shtet multietnik edhe aus tria eshte 100 gjermane por .......
e di qe deri me sot kosova s eshte ndare ne kantone por ne zona influence "jo ush por gomar" ndarje eshte .. shpresoj qe te pakten veriun te mos ja shkepusin ashtu sic deshte te merrte franca landin gjerman saar uroj qe te jete i njejti perfundim
me te vertete perendimi ka sot ushtare ne kosove por ama kerkon ti heqe nje ore me pare dhe se kerkon nje shtet qe ne te ardhmen te mos jete burim lufte dhe as qe i behet vone nese shteti qe do krijohet do jete shqiptar apo jo pra i bie shqipetareve te pergatisin fatin e tyre
aq me keq nqse shqipetaret e jugut kerkokan kohe te pergatitien se s te pret bota kur te behesh ti gati une te ti plotesoj deshirat [/qb]
Kosova nuk eshte ndare as ne zona influence. Po t'i dish ti na i trego me hollesi se ku jane kufinjte dhe kush i influencon keto zona.

Cmimi per clirimin e Kosoves do paguhet nga Kosova dhe nje menyre per ta paguar eshte "shoqeria multietnike" qe une mendoj se duhet realizuar sepse kerkohet megjithese ne praktike ka per te qene nje farse e madhe.

Persa i perket asaj qe thua per Kosoven shtet shqiptar apo jo, ti me duket se te ka ngrire ora para 1999-es. Per cfare u be gjithe ajo lufte per t'ia lene Serbise? Serbia e kishte Kosoven por nuk qe ne gjendje ta mbante dot si shtet terrorist qe ishte. Kosova do behet shtet dhe kjo do shpallet ne Selanik ne qershor. Bile akoma me e rendesihme do te kete status te tille qe nuk do lejoje Rugoven dhe njerzit e tij te krijojne komb "kosovar", pra shtet me vete, por komb shqiptar.

Ate punen e shqiptareve te jugut sqaroje pak sepse nuk hyjne fare ketu.

Jam dakort me ty qe ne duhet te jemi te afte ta bejme vete bashkimin kombtar ne situaten kur kemi tre shtete shqiptare ne Ballkan: Shqiperi, Kosove e Maqedoni (mund t'i shtohet edhe Mali i Zi). Se si do behet kjo, eshte tema e hapur e diskutimit dhe jo Kosova. Puna e Kosoves eshte vendosur me 24 mars 1999.

Krahasimi i Kosoves me Austrine eshte krejt qesharak. Austria ka qene Perandori kur gjermanet ishin ne gjume te thelle. Kur Austria u coptua Gjermania humbi per vete dhe kur u kujtua Hitleri bashkimi i Gjemanise dhe Austrise ishte vetem diletantizem i homosekualizmit vjenez te rinise se tij. Kurse kombi shqiptar prodhoi shtetin e tij te pare modern me 1912 kur nuk kishte njohur ndarje. Ceshtja e Kosoves u zvarrit edhe per 87 vjet te tjera por u zgjidh.

komino

Valoris scriptorum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

ximi

gene dhe blue gene jane dy persona te ndryshem

do ta nderroja nick por eshte vertet emri im

persa i perket shqipetareve te jugut mos harro se e kane nje zgjidhje (greqia eshte gati)
a ja vlen kjo

nuk dua te me besh moralizma por te jesh pak praktik

perse shqiptaret e jugut duhet te pranojne humbjen e kontrollit mbi shtetin shqiptar?????
jo te gjithe njerezit jane patriote e zemergjere.

une jam nga tirana dhe nuk e ndjej shume ndryshimin po mendo nje gjirokastrit apo aty afer.

pra, cfare do te humbisnim nga nje bashkim me kosoven ne keto momente kur shqiptaret ne greqi dekrarojne se jane vorjo epiriote (per te patur dokumenta e mundesine per te punuar per familjen e vet)???????????'

komino

Valoris scriptorum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

tani pashe nje teme qe ka hapur albinos

nqs keni nerva te forta e durim lexoni ne lidhje me minoritetet greke

web page

problemet duhen pare edhe ne lidhje me te tjerat

Tony326

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

jo ofendime!

qorri26

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

kjo eshte nje teme qe eshte heret per tu diskutuar ,sepse per momentin po diskutohet pavarsia e kosoves .
europa plake duhet te tregohet me tolerante me kombin shipetare sepse eshte bashkefajtore ne coptimin e trojeve shqipetare.

Leopardii

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

ne kushtetuten e re te evropes thuhet qe te
merret nje vendim duhet qe te jene dakort si 51% e popullsise se evropes por edhe 51 % numrit te shteteve.
keshtu per te patur me shume ze ne evrope persa i perket pikes se dyte , dy shtete shqiperia e kosova te ndara por te integruara ne evrope, me te njeten monedhe , pa dogana , pa viza, japin me shume sesa nje shqiperi e madhe .
ishte nje mendim, asgje deskriminuse per bashkimin shqiperi-kosove, por duhen pare edhe ky fakt .
te shohim kur te aprovohet kushtetuta e re e evropes.

gentilushi

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

o leopard nuk ndihemi te bashkuar aq mire ne BE kur jemi pa dogana e pa viza.por me mire do ndiheshim qe nje shtet te mendonte per githe kombin shqiptar dhe jo 25 shtete te mendonin per 2 shtete shqiptare.
nejse pavaresia e kosoves eshte hapi i pare.
pastaj referendumi ne shqiperi
dhe bashkimi
pastaj gjate kohes dhenia e pronave cameve
presidenti maqedonas shqiptar ( shumica shqiptare)
ndarja e maqedonise dhe bashkimi i trojeve.
pasojne shkeputjen e camerise,plaves dhe gucise,tivarit e ulqinit,presheves. (ne nje meyre apo tjeter)
protektorate nderkombetare per nja dhjete vjet derisa te ulen gjakrat
DHE ME NE FUND JA KU JEMI PERSERI TE BASHKUAR DHE TE INTEGRUAR NE NJE SHTET ASHTU SIC DUAM NE DHE JO ASHTU COPA COPA SIC KANE DASHUR FQINJET TANE ROBQ...

Leopardii

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Cicero

Anëtar
Anetar/e # 7009

Shkruajtur më 12 Maj, 2004 11:11

o leopard nuk ndihemi te bashkuar aq mire ne BE kur jemi pa dogana e pa viza.por me mire do ndiheshim qe nje shtet te mendonte per githe kombin shqiptar dhe jo 25 shtete te mendonin per 2 shtete shqiptare.
nejse pavaresia e kosoves eshte hapi i pare.
pastaj referendumi ne shqiperi
dhe bashkimi
pastaj gjate kohes dhenia e pronave cameve
presidenti maqedonas shqiptar ( shumica shqiptare)
ndarja e maqedonise dhe bashkimi i trojeve.
pasojne shkeputjen e camerise,plaves dhe gucise,tivarit e ulqinit,presheves. (ne nje meyre apo tjeter)
protektorate nderkombetare per nja dhjete vjet derisa te ulen gjakrat

cicero kush te len te besh lemsh gjithe ballkanin
me gjithe keto mendime qe the me siper.
pse shtetet e tjera do rrine duarkryq kur te ndryshohen kufijt ??????
une nuk besoj se do te realizohen te gjitha ato qe shkruar sepse edhe ne vendet e tjera te evropes ka plot minoranza .

Triumfi

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Pamundesi e hidhur!! Tanime thuajse jane krijuar dy identitete me histori dhe kulture te ndryshme, gjithashtu edhe gjuha e komunikimit ndryshon!!

Leopardii

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Cicero

po mire si thua ti pra??????

cfare mund te them Cicero ? e kupton vete sesa larg eshte realiteti nga deshirat tona.

gentilushi

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

realiteti eshte larg sepse e bejme ne qe te jete larg. se po te duam te gjithe behet nuk ka problem.varet edhe nga rrethanat dhe nga shkaqe te jashtme e te brendshme.

mjafton deshira dhe asgje nuk eshte e pamundur

jack owar II

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova? - kush merzitet per ket pune?

a kane me u bashkue shqypnia e kosova? - po, edhe shteti i perbashket ka me u quejt kosove!

Pas takimit Xhonson theksoi se Kosova në një të ardhme jo të largët mund të shihet si anëtare e Aleancës Veriatlantike,... ( http://www.rtklive.com/site/news/news_view.php?id=16064 )...

Top