A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

feliks

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

<span style="font-style: italic">komentet personale dhe ofendimet nuk jane te lejuara ne kete forum! Nqs do te vazhdoni shkeljen e rregullores se forumit mund t'iu hiqet e drejta e postimit! flmnd!</span>
 

antihero

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Nuk e di, po se kuptoj cdo shkrim tendin e lidh me Terroristet Serb !?
C'lidhje ka ky term me Kosoven, kur ne lufte ishin Serbet si komb, dhe nga ana tjeter Shqiptaret.
Nese kerkon ta kapesh holl holle mund te quajme Kosovaret &quot;terroriste&quot; sepse keshtu e nisen luften, si kacake. Ku sulmonin postoblloqe policie dhe keto te fundit u hakmerrnin me popullsine inerme. Ngaqe luftetaret ishin maleve.

Dardania,
Gjithashtu dhe une me ty jam dakort, qe Izraeli nuk eshte nje shtet demokrat, biles do i barazoja Izralianet me Serbet dhe Palistinezet me Kosovaret !!

Redi
Ne shum deklarata te UN-it veprimet e pushtetit serb u quajten terorizem shtetror. Aj qe eshte terorist or njeruc gjendet per momentin ne den Haag,pra per kete mos krijo iluzione.
Krahasimi aq i thjesht mes problemit balkanik dhe atij ne Izrael mund te bej vetem nje njeri i cili ka pak njohuri mbi krizen ne te dy vendet,njeri qe lexon vetem biblen apo kuranin dhe mendon se ka kuptuar se si rotullohet toka.Per ngjashmerine dhe dallimet te jap disa gjera demantuese:
a)izrali i rethuar nga gjitha anet me musliman
-shqiptaret nga gjitha anet me ortodoks
b)muslimanet me 1948 tentojn ti hedhin ne mesdhe izraelitet
-ortodokset serb,grek tentojn te zhdukin shqiperine dhe te dalin nepermjet saj ne adriatik
c)izralitet popull biblik
-shqiptaret popull parabiblik etj.

Krahasimet nuk eshte mire te behen pasi qe shqiperia eshte ne europe dhe neve duhet te ulim kokat dhe te gjejme nje zgjidhje nga kjo pozita e veshtire ne te cilen gjendemi ne shqiperi apo ne kosove dhe gjeja me e mire per kete eshte bashkimi dhe kjo mund te arihet vetem me pune.
 

manga

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

nji nder djem't ma t'mire t'albforumit, think pink, ka ba pytje t'madhe: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?
manga i thote me krejt takatin e trupit e t'mendjes s'vet: po!
 

duashqiperin

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

-eshte teme per tu pershendetur
edhe pse nuk arita te lexoj kush cka ka shkruar
ceshtja kombetare eshte ceshtje shume e madhe dhe ceshtje qe ka kaluar shume periudha kohore fundi i te ciles nuk eshte zgjedhur edhe ne kete shekull te sapofilluar
nuk dot hije historikisht tebeje kronologjin e
ngjarjeve por vetem dua te them mendimin tim se pa bashkim kombetare nuk ka zgjidhje te ceshtjes kombetare ose cfare do zgjidhje tjeter dot jete vetem zgjidhje parciale.
keshtu qe me ndihmen e intelektualeve patriot te kohes u vendos qe mos perfillet kongresi i berlinit (1878)qe ne te jemi mevetsi ne token tone 28 nentore 1912 ne krye te plakut diplomat e patriot u vendos qe shqiptaret te krijojn mevetsin ose panvarsin por jo me keta kufije qe i ka shqiperia sepse keto kufije shqiperise ia
caktoi konferenca e londres 1913.
keshtu qe pjesa me e madhe mund te thuhet se mbeti jashte mevetsise .
ky gabim medeomos duhet te permirsohet
pastaj per te bere propagande sllavet krijuan nje propagande shqiperi e madhe ky term eshte vetem propagande sllave sepse po te ishte e madhe pse u be e vogel
ne dasht e padasht dot behemi shqiperi e bashkuar
ku sistemin ose rendin politiko shoqeror ns'dot jete problem a dot quhemi federate shqiptare ose
konfederate shqiptare kryesore qellimi i cdo shqiptari eshte te shoh shqiperin e bashkuar
ju pershendes per mirekuptim
 

skajkingdom

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Jo vetëm Kosova e Shqipëria por të gjitha trojet - të bëhemi shteti më i fuqishëm në Evropën Juglindore dhe nyje lidhëse për tërë Evropën!

url]
 

boss

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Po, a thua te praojne ata qe na ndane?
 

Prizreni

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Duhet qe tani te filoj ribashkimi i trojeve shqipetare qe per nja 15-20 vite te realizohet plotesishte bashkimi,vetem gjenerata e ardhshme munde te realizoj nje gje te tille kurse ne duhet qe ti ngrem themelet e saj.Sot ky bashkim eshte me teper deshire se sa realitet,per momentin bashkimi eshte i pa realizueshem,nga dy faktore kryesore,NJE,Faktori nderkombetare kurrre nuk do te lejonte nje gje te tille,DY,Faktori Shqipetare,me nje mentalitet dhe civilizim apo qyteterim diametralisht te kundert kurr nuk do te pajtoheshin rreth asaj se kush do te udheheqe shtetin,Kosova kurr nuk do te lejonte qe ne krye te shtetit te jete nje Jugore,Toske qe per ta jane pro grek dhe e kunderta, Jugoret Komunista,Toske kurr nuk do te lejonin qe shtetin ta udheheqte nje shqipetare nga Kosova , Por une mendoj qe gjenerata e ardhshme do te heci perpara, drejte civilizimit,dhe edukimit te njejte, te te rinjeve gjithshqipetare ne Ballkan,levizja e lire e tyre ben edhe njohjen e tyre mes vedi ose lidhjen e tyre , qe do te menjanonte keto ndarje qe i kemi sot,Toske-Gege-Jug-Veri , qe kjo me vone te kurorezohet me bashkimin e perhershem te kombit, ne nje shtete.
 

McByrek

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Pergjigja ime eshte me gjithe shpirt PO. PO duhet t'i bashkohet Kosova Shqiperise. Por pse s'bejme edhe nje pyetje tjeter? A mund te ndodhe kjo? Perseri pergjigja eshte po, por me pare duhet te sqarohen disa ceshtje.
Sipas kesaj rradakes sime, bashkimi nuk mund te ndodhe per sa kohe do te kemi midis nesh asi percaresish qe kane dale keto kohet e fundit dhe qe mundohen me na nda ne lloj lloj varietetesh. Shqiptare te fisem veriu dhe &quot;kozake&quot; te peshtire jugu (ose anasjelltas). Ose na ndajne ne shqiptare krenare katolike a muslimane, dhe renegate ortodokse. Ose ne shqiptare te majte dhe shqiptare te djathte. Keto jane psikozat inferiore te njerezve te parealizuar si njerez ne vetvete. Mos harrojme se nje i cmendur te cilin disa ketu arrijne deri sa ta quajne edhe shqiptar, ne po kete forum ka kerkuar shpalljen e nje &quot;Rrepublikes se Malcise&quot;, ku do t'u priten koqet gjithe shqiptareve te krahinave te tjera nese u bie rruga andej. Me keta tutkune qe s'shohin me larg se oborri i kulles do bashkohemi ne? Bah. Jam pesimist.
Por sidoqofte shpresen e kam te pavdekshme.
 

paolo777

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

sapo jame angazhuar ne kete forum dhe doja te jepja ca mendime per temat e permendura. Fjala shqiperi kuptohet cdo treve shqipetre qe eshte qenuar qe nga koha e spirros dhe deri ne kohet tona.nese shqipetaret kane rene ne gjume dhe sduan tia dine per fatet e tokave tane atehere le te zgjohemi.une per veti mendoj qe cdo varg qe i eshte thurur atdheut autori ka menduar per te gjitha trojet. me pelqeu harta ilire e improvizuar me lart dhe smendoj qe shqiperia te ndahet te pakten edhe nga mendimet tona. Persa i perket gjuhes dhe dialekteve mendoj qe gjuha shqipe eshte nder gjuhet me te pasura ne bote
ku ne nje horizont te vogel ka aq shume dialekte pra poetet tane jane njerezit tane me me fat. Kosova eshte per mua vetem nje krahine e shqiperise sikur si eshte myzeqeja ose malesia e madhe. gjithe jeten populli shqipetare ne keto treva derdhi gjakun per kete emer &quot;SHQIPETAR&quot; dhe per flamurin kuq e zi me shqiponjen e SKENDERBEUT seshte ne interesin tone qe kosova te njihet as si kosove e metohi as si vend terroristash as si dardani sepse per ate qe ka sy sheh emrin e kosoves te shkruar me gjak . Gjithmone kam enderruar qe te takoja shqipetaret qe jetojne jash teritorit te shtetit shqipetare dhe kur erdhi dita pashe se ne shqipetaret duhet te lajme zemrat she ta perdorim me kujdes gjuhen kur flasim me vellain apo kur permendim trevat tona. oh vellezer ka ardhe dita prej zotit qe populli yne te bashkohet. pse ne vete po percahemi. dhe pastaj ja hedhim fajin te tjereve. Ne duhet te mendojme per njeri tjetrin jo per veten. shpesh here ne mendojme per perfitim casti por se shohim te ardhmen kjo seshte vetem per njereze te thjeshe si une por edhe per kokat e medha qe drejtojne ne nje fare menyre kombin tone.
 

Misha Maisky

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Ah mer kalamoja ju jeni ftof ne ......dhe merrni me pras kot....
 

skajkingdom

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Qe një artikull adekuat nga &quot;Iliria&quot; - www.iliria.net


Kosova e pavarur apo bashkimi kombëtar - Për çka luftuan të parët?
Të bashkuar dhe/ose të pavarur

Pjesa më e madhe e partive politike të mëdha në Shqipëri, si në pozitë, ashtu edhe në opozitë, boshtin themelor të programit të vet e bazon në &quot;mirëqenjen dhe zhvillimin e Shqipërisë&quot;. Nënkuptohet, Shqipërisë aktuale, të cunguar. Nuk përmendet asku në këto programe diçka shqiptare që nuk është brenda kufijve aktual - pothuajse, pjesët tjera të Shqipërisë etnike nuk ekzistojnë fare.

Pjesa më e madhe e partive politike të mëdha në Kosovë, si në pozitë, ashtu edhe në opozitë, boshtin themelor të programit të vet e bazon në &quot;mirëqenjen dhe zhvillimin e Kosovës&quot;. Në këtë rast, lëje që nuk përmenden pjesët tjera të Shqipërisë etnike, por madje as nuk përmendet fare shteti amë!

Në ish-republikën jugosllave të Maqedonisë, pjesa më e madhe e partive politike shqiptare të mëdha, si në pozitë, ashtu edhe në opozitë, boshtin themelor të programit të vet e bazon në &quot;mirëqenjen e shqiptarëve dhe zhvillimin e trojeve ku jetojnë ata&quot; - kuptohet brenda këtij &quot;shteti&quot; artificial.

Dhe madje edhe në Mal të Zi, të tri partitë aktuale shqiptare në programet e veta kanë kryesore &quot;përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Mal të Zi&quot; - duke mos përmendur, madje as së paku me një fjali, trojet tjera shqiptare.

Siç shihet, në të gjitha këto shtete, partitë politike shqiptare janë koncentruar kryesisht në çështjen lokale - disa prej tyre madje edhe duke harruar amanetin e dikurshëm se &quot;do të luftojnë për komb&quot;. Nuk mund të thuhet se luftohet për komb, kur e bën atë vetëm për një pjesë të kombit, duke &quot;harruar&quot; se po ekzistoka edhe një pjesë e madhe që nuk përfshihet fare!

Këtu kemi të bëjmë me një metodë klasike të &quot;Brainwashing&quot; - domethënë &quot;shpërlarjes së mendjes&quot;, apo më mirë të themi &quot;dirigjimit të mendjes&quot;. Pse e themi këtë? Sepse me veprimin e partive aktuale pikërisht kjo është duke ndodhur - partitë po veprojnë në atë mënyrë që të dirigjojnë dhe të kanalizojnë ndjenjat kombëtare te populli vetëm në një pjesë lokale të Shqipërisë, duke i &quot;bërë&quot; njerëzit që të harrojnë esencën e të gjitha luftave të deritashme.

Deri në luftën e dytë botërore askush nuk ka biseduar për atë se &quot;duhet ta bëjmë Kosovën të pavarur&quot; - nga vet fakti se askush nuk e ka përjetuar Kosovën si një njësi të posaçme, por vetëm ashtu siç edhe ka qenë - pjesë e pandashme e Shqipërisë. Prandaj e tërë lufta e forcave kombëtare ka qenë e koncentruar drejt ribashkimit me shtetin amë, prej ku Kosova është shkëputur me dhunë nga ana e Fuqive Evropiane.

Në një formë apo tjetër kjo ka vazhduar edhe pas luftës, mirëpo ka filluar të vërehet ndikimi i forcave të ndryshme të cilat në një moment kanë filluar të propagojnë ekzistimin e njëfarë &quot;shteti kosovar&quot;. Për fat të mirë, me krijimin e UÇK-së, duket se u kthye ideja origjinale për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipëri - ide kjo nga e cila linden edhe disa parti politike.
Do të kishte qenë logjike, që partitë e lindura nga UÇK-ja të kenë në programin e vet të shënuar qëllimin kryesor të veprimit të tyre - në fjalë, bashkimin kombëtar. Mirëpo çka ndodhë? Sapo përfundoi lufta, të gjitha këto parti pothuajse &quot;harruan&quot; këtë amanet që e patën kur ishin UÇK - dhe sa çel e mshelë sytë bën një ndryshim 360 shkallësh. U harrua bashkimi kombëtar, u harrua shkaku pse u luftua, u harrua gjithçka, vetëm për t'i shkuar &quot;për qejf&quot; botës, apo dikujt tjetër.

Tani, të gjitha këto parti, me zë të lartë propagojnë &quot;pavarësimin e Kosovës&quot;, &quot;krijimin e shtetit të Kosovës&quot; - rrjedhimisht, edhe krijimin e një kombi të ri - kombit &quot;kosovar&quot;. Ngjajshëm propagojnë partitë në Shqipëri duke folur vazhdimisht për shtetin shqiptar (të cunguar) dhe madje edhe këta duke mbështetur &quot;kolegët&quot; e tyre për t'i shtyrë popullin që të lakmojnë pavarësimin e Kosovës, në vend se t'i animojnë ata për idenë e bashkimit kombëtar.
Kjo është Brainwashing - sot edhe nëse e pyet një fëmi në rrugët e Prishtinës &quot;Për çka je ti?&quot; ai do të përgjigjet se është për pavarësimin e Kosovës. Ai madje as nuk do të dijë diçka në lidhje me bashkimin kombëtar, bashkimin me shtetin amë - &quot;Shqipëria? Ku është ai shtet, a është në Evropë?&quot; - Një përgjigje e tillë nuk do të ishte fare e çuditshme.
Populli është pothuajse i &quot;bombarduar&quot; me këtë propagandë - Kosova, Kosova, shteti, kombi kosovar, populli kosovar - kjo është e njëjtë sikur të thuhet &quot;kombi malësor&quot;, &quot;kombi tropojan&quot;, ose &quot;kombi çam&quot;.
Kjo ka arritur aq përmasa të mëdha sa që është krijuar edhe antagonizëm në lidhje me bashkimin kombëtar! Kështu, sot është fare e natyrshme që banorët e Kosovës të thonë se &quot;është më mirë që Kosova të jetë e pavarur, sesa të bashkohet me Shqipëri&quot; , ose &quot;po çka na duhet Shqipëria, asaj veç ia kemi pa sherrin&quot;...etj. Të tjerët, në Shqipëri e thonë të njëjtën për Kosovën, duke i shërbyer kështu lobit politikan, i cili me këtë ka për qëllim vetëm mbajtjen e pozitave. Ndërsa populli, &quot;i programuar&quot; me këto demagogji bie në kurthë.

Duket se ata nuk e kuptojnë këtu një çështje themelore - nëse Kosova pavarësohet, në gjendjen aktuale siç është, jo vetëm që Kosova lindore (lugina e Preshevës) është e humbur përgjithmonë, por rrezikohet madje edhe copëtimi i mëtejm i territorit të Kosovës - për shembull, humbja e pjesës veriore të Mitrovicës, ose ata 2500 hektarë që veç u humbën me marrëveshjen Serbi-Maqedoni. Kjo është zgjidhja më e dobët për Kosovën.

Zgjidhja e vetme optimale, dhe e drejtë, është bashkimi kombëtar, I TË GJITHA TROJEVE SHQIPTARE. Nuk duhet patur akademi shkencore të kryer, për të kuptuar se më i fuqishëm, në çdo aspekt, është shteti 10 milionësh, sesa sheti 2-3 milionësh.

Zgjidhja e cila propagohet nga partitë e mëdha në Kosovë dhe në Shqipëri, është vetëm zgjidhje parciale, e cila &quot;i harron&quot; shumë pjesë etnike shqiptare, dhe krijon një Kosovë mjaft të dobët, e cila do të ishte vazhdimisht e rrezikuar nga fqinjët sllavë. Një Kosovë e tillë do të mbetej përgjithmonë e ndarë me kufi me pjesët tjera të popullit shqiptarë - duke i lënë kështu të ndara pronat tokësore, lidhjet familjare, dhe rrjedhimisht një mori problemesh administrative - më në fund, kjo nuk do të kishte fare dallim nga gjendja nën Serbi. Përsëri do t'i duhej vëllaut të kërkojë vizë nga disa shtete, vetëm për të patur mundësi ta vizitojë vëllaun, i cili, fatkeqësisht, banon ndoshta vetëm 2-3 kilometra më largë, por i takon shtetit tjetër. Këto janë disa argumente kombëtare. Mirëpo, edhe nga aspekti ekonomio-strategjik, ekzistojnë shumë argumente në dobi të bashkimit kombëtar:

Kosova ka mjaft pasuri tokësore - medet vetëm që për t'i eksportuar dhe shitur të tillat do t'i duhej të lidhë kontrata me shtetet sllave, meqë Kosova NUK KA DET. Kjo nënkupton faktin që Kosova atëherë është praktikisht e varur (PËRSËRI!) nga Serbia dhe Mali i Zi, dhe duhet t'u paguaj këtyre shteteve taksa të posaçme, vetëm për të patur të drejtë t'i shfrytëzojë udhët dhe portet e tyre. A nuk do të ishte më profitabile zgjidhja tjetër - bashkimi kombëtar? Kosova ka pasuritë tokësore, kurse Shqipëria e ka detin! Një shtet i tillë, me një pozitë fantastike gjeo-strategjike do të ishte nyje lidhëse direkte e mesdheut me Evropën kontinentale. Shqipëria do të ishte dera kryesore e lëvizjës së madhërave për mbarë Evropën. Paramendoni vetëm se sa vende të punës do të krijoheshin me këtë! Turizmi do të lulëzonte, dhe Shqipëria do të ishte shteti më i fuqishëm në mbarë Evropën juglindore.

Ata të cilët në Shqipëri e duan vetëm Shqipërinë, si dhe ata në Kosovë të cilët e duan vetëm Kosovën, janë shkurtpamës. Madje edhe të parët tonë, që luftuan për bashkimin kombëtar, disa edhe duke qenë të pa shkollë, ishin më largpamës, sepse ditën ta shohin përparësinë e bashkimit kombëtar, dhe nuk luftuan për copëtim të mëtejm të Shqipërisë. Pavarësia po - por njëherë bashkimi kombëtar. Mospërfillja e idealit të tyre, për të cilin dhanë jetën, do të ishte mallkim për mbarë kombin shqiptar.

- Artan Kodra

(analizën e plotë mund ta lexoni në edicionin e shtypur të revistës &quot;Iliria&quot;) - www.iliria.net

url]
 

dedalus

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

O trima!!!!!!!!!!!!!!Po cju duhen keto gjera juve.Edhe sikur te duam ne nuk duan kosovaret.Pa pyetni njehere kosovaret do na e benin ato ate pritje sikur ne te ishim ne veshtiresi si ia beme ne atyre ne 1999?apo ndoshta e kane harruar?une jam i sigurt qe jo.Prandaj per te miren e te dyve Shqiperia vec dhe Kosova vec.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Ja shikoni na doli nje shkerdhate,Esiodi,qe na qenka kunder bashkimit kombetare,Ky paska bere aq pune te madhe sa qe paska &quot;strehuar&quot; nje familje te ikur nga lufta,e qe na qenka penduar tani,sigurishte nuk i kane paguar QIRANE,apo nuk paska mundur me i plackite,E Qelbesire MU***.
 

dedalus

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Te them te drejten ne fillim as nuk doja te te pergjigjesha sepse se kam zakon qe ti pergjigjem plehrve si puna jote dhe mbeturinave te njerezimit qe gjejne misherim vetem tek ty.por do pergjigjem per vete faktin qe jemi nenje forum ku duhen te jene te pranishem dhe replikat.te falenderoj shume per replikat dhe refleksionet qe kishe bere per mua,por me fal qe ta them edhe njehere je thjesht nje i paedukuar dhe nuk e di se si ke akoma fytyre te rrish ne kete forum.une thjesht shpreha mendimin tim per ate ceshtje dhe duke menduar qe kisha te beja me persona te edukuar dhe me nje shkalle te konsiderueshme inteligjence mendova se do marr nje replike te edukuar dhe bindese me fakte.por natyrisht ne rastin tend qekam gabuar plotesisht.nejse qe ta dish ne 1999 une kam qene vullnetar per te strehuar kosovaret ne pallatin e sportit te qytetit tim dhe atje kam punuar me teper se 10 ore ne dite pa pretenduar asgje.dhe shumica e kosovareve qe pyesja per kete gje me thonin se ato donin KOSOVEN E LIREsic e dua une qe jam shqiptar.dhe per bashkim kombetar ishin shume te rezervuar (flas per profesore dhe mesuese ne gjimnaze kosovare psh njerei mesonte matematike natyrore ne prizren)dhe te gjithe me thonin se do ishte me mire qe kosova te ishte si nje shtet me vete.Ti nuk e mendon keshtu dhe une e respektoj mendimin tend por nuk ke te drejte ti fyesh te tjeret ne ate menyre sic bere me mua.E para punes mua nuk mu be asgje sepse nga ato fjale mora vesh shume mire se cfare specie je.njerez si puna jote i sjellin vetem dem kosoves dhe asgje tjeter.Gjithsesi une te falenderoj edhe njehere per refleksionet qe bere per mua dhe te uroj fat ne jete.
smash.gif
bjeri kokes me kete se mbase te zbutet
 

Prizreni

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Hesiod,replike serioze do merr vetem atehere kur bene komente serioze,e jo komente injoruese, edhe ate &quot;ndere&quot;,nese ke bere,une thjeshte dyshoj,e hedhe ne plehera,kur kur nje refugjati,qofte ai edhe qifut i permende nderin ai humbet,e lere me paske bere ndere me nje vella apo moter shqipetare nga Kosova,dhe pa fije turpi i perule ata duke e treguar pendimin tende per kete veper&quot;Gjigante&quot; qe ke bere,thua qe po te na vinte rasti neve te ikim ne Kosove si refugjate ata kurre nuk do te na prisnin neve!!!!!!-nuk gjeje fjale dot per ty sepse e tregon qe je nje njeri teper i ulet qe nuk ja vlene te humbas kohe me ty fare.me keqardhje e theme se njerzit si ti kane ndejte me Shqipetaret e Kosoves,vetem nga kurioziteti,ndoshta edhe te ofrohet rasti edhe per ndonje plaqkitje eventuale,tipa si ti keni perqeshe dhe perbuze fshataret e ngrate te ikur nga masakra,ti nuk flet me emocion per ata refugjate por ua ve nje bishte prapa duke thene se keta nuk do benin per ne keshtu-Te kesh turp!
Vitin e kaluar gjate luftes ne Maqedoni shumica e refugjateve kaloi malin Share dhe u strehuan ne Prizren(JO prizren,si e ke shkruar ti),mikpritja ishte madheshtore,me beso,sa qe ata per momentin harronin qe kishin ikur nga lufta,Perveq kesaj refugjatet e Kosoves i priten edhe Gjermanet,Zviceranet etj.Kurse ti paske bere &quot;NDERE&quot;-Ik e SHPORRU!
 

a_maliqi

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

dikush tha: pyeteni kosovaret. I bindur jam, si kosovar qe jam, se aprovimi per tu bashkuar do te jipet me perqindje me te larte ne Kosove se sa ne Shqiperi... nuk them te shkrihet teresisht. Ka opsione prej me te ndryshmeve. Pajtohem se shkrirja e plote do te kishte pasoja dhe do te shkaktonte probleme, por se paku konfederate, ku Shqiperia do te dilte si nje ne diplomaci, sport, kulture...etj. Mua kur me pyesin se nga jam, une them nga Kosova disi me ngurim, sepse kur e them kete gje me duket se perfaqesoj dicka te kote, sepse si shqiptar qe jam une dua te jem perfaqesues i asaj qe edhe nje tiranas eshte, sic eshte dhe nje Korcar apo Shkodran. Vetem kaq. Konsideroj se dallimet mes shiqptareve jane drastike, shikoni vetem emrat per shembull mos shkoni me larg...kemi prej Drin, Valon, Liridon (emra shqiptaresh te kosoves) e deri te emra Elton, Dorian, e cfaredo emrash tjere qe jane karakteristike ne Shqiperi... ne thelb jemi te njejtit, por ndryshojme per shume gjera, dhe ky mospelqim i ndershjellte eshte rezultat i arsyeshem i kesaj. Them : Pse ta ndajme hapesiren shqiptare pa nevoje, kur edhe ashtu eshte e vogel. shqiptar jane tiranasit, prishtinasit, sarandasit, mitrovicasit, tetovaret...
ma merr mendja se me kuptoni.
temen e kam hapur ne kete fryme, dhe jo ne frymen ku do te dominonin fjalite si &quot;A thua a do te na prisnin ata neve sic i pritem ne ata&quot; ose &quot;ata jane hajna, bejne ashtu e keshtu neper Evrope&quot;...sepse te gjitha te zezat e te mirat duhet ti ndajme, te gjitha i bejme si shqiptar...
Nese na vie turp per mafiozet tane ne Evrope, duhet te na vie turp te gjitheve, si nje gjilanasi qe duhet t'i vie turp kur te lexoje nje artikull per nje shqiptar nga shqiperia qe kishte dashur te rrembente gruan e Beckhamit, ashtu edhe nje elbasanas duhet ta identifikoje veten si i te njejtit komb me nje mitrovicas qe kontrollon trafikun e droges ne Zvicer. Jemi pjese e nje zingjiri, dhe kjo tendence per ti ikur kesaj dhe per te thene &quot;ah ne se kemi bere kete por kosovaret&quot; ose &quot;jo kete e bene keta shkerdhatat nga shqipera&quot;, kjo eshte tendenca me e keqe e jone. Nderkaq kur vie puna tek ata me te cilet mburremi, te gjithe me gjithe ze themi: eshte shqiptare...askush nuk thot se Nene Terezeja ishte shkupjane (dmth me teper kosovare)...
paksa dola nga tema, por kerkoj per nje atmosfere te qete dhe unifikuese... nese s'mund ta bejme ne ketu ne internet, njerez qe mbase kemi mundesi te dijme me mire se fshataret injorant qe mbeshteten ne paragjykime, athere puna e popullit shqiptar eshte e kote..
kaq

faleminderit
 

iriqi

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

99% dakort me &quot;Pink Think&quot;. Jemi nje popull, nje gjak. Kemi te njejtat zakone dhe vese.
Vetem nje verejtje. Nene Tereza, ka lindur ne Shkup, por prinderit e saj ishin nga Shkodra.
 

dedalus

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

I dashur think pink!Duke pare se cfare njerezish kishte kete teme nuk doja te beja me asnje replike dhe nuk doja te jepja me asnje mendim.e di qe ndoshta ai mendim qe thashe zgjoi mjaft polemika dhe ajo qe nuk prisja une ofendime.Po te citoj nje shprehje te presidentit amerikan Roosvelt i cili tha&quot;ne qofte se duhet te presim ndihme nga te tjeret duhet me pare te ndihmojme njeri tjetrin&quot;.keshtu si po bejme ne nuk po e ndihmojme aspak njeri tjetrin.Cdo mendim merret dhe shqyrtohet dhe nuk eshte e thene se te gjithe ne nje shoqeri kemni mendime te njejta.Mendimet e kunderta jane zhvillim se ne saj te konkurrences esen para edhe shoqeria .por dikush qe nuk ia permend dot emrin se jo per ndonje gje por nuk ia vlen dhe nuk eshte i denje per emrin qe mban nuk e mendon keshtu si mua.Nejse une plotesisht bashkohem me mendimin tend kur thua se jemi ne gjak dhe kjo as nuk diskutohet.Une them thjesht se keshtu si po bejme ne po e sulmojme veten tone dhe nuk po e ndihmojme por nejse nuk ka rendesi.Nje shoqeri e tere nuk mund te personifikohet me nje sharlatan dhe nje ekstremist injorant qe sjell vetem destabilizim.nejse une te falenderoj edhe njehere per repliken dhe nese deshiron gjithmone respektoje mendimin tim sic une respektova tendin.Po e mbyll kete mesazh me nje urim per te gjithe kosovaret:shendet fat dhe liri te perjetshme.
 

Prizreni

Primus registratum
Re: A duhet te bashkohen Shqiperia dhe Kosova?

Hesiod,Lexoje edhe nje here ate shkrimin tend te 29 Janarit,dhe do te bindesh qe je INJORANTI me i madh i kesaj teme.Ti na qenke i sigurte se ne nuk do ju prisnim juve si refugjate te rastesishem? Ti na quan bukeshkeles,dhe automatikisht e hedhe ne plehera ate &quot;kontribut&quot;qe e permende,Postet e mia per refugjatet shqipetare nga Maqedonia nuk i lexove fare,sepse nuk te pelqejne te mirat qe ne i bejme, por ti ke nje bindje fikse per shqipetaret e Kosoves,Prandaj pershendetja e jote ne fund te postimit tend nuk eshte e mirpritur fare,sepse vjen nga nje mbeturine,si puna jote.
 
Top