A duhet kundershtuar projektligji i hartuar nga OSBE per kthimin e PRONAVE ????

komino

Valoris scriptorum
Re: A duhet kundershtuar projektligji i hartuar nga OSBE per kthimin e PRONAVE ????

Legjislacioni
Republikanët dhe pronarët: ”Vërejtjet tona për projektligjin e OSBE – së”

Ata shprehen se projektligji nuk zbaton Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare, si dhe nuk mban parasysh interesat më minimale të pronarëve

Ermal Nazifi / Data (19-11-2003)
www.biznesi.com.al

Projektligji i përgatitur nga grupi i ekspertëve të OSBE-së është kundërshtuar vazhdimisht nga ish-pronarët dhe nga shoqatat e tyre. Projektligji i përkrahur nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike ka hasur në kundërshtime të forta nga partitë e tjera të djathta. Kanë qenë përfaqësuesit e Partisë Republikane dhe ato të shoqatës “Pronësi me drejtësi” të cilët kanë shpjeguar arsyet për kundërshtimin e këtij projektligji.
Arsyeja më e rëndësishme e kundërshtimit të pronarëve është se projektligji nuk zbaton Kushtetutën në nenet 41 dhe 181 të saj, nene në të cilat garantohet e drejta e pronës dhe parashikohen mënyrat e fitimit të saj.
Sipas tyre, ky projekligj është në kundërshtim edhe me konventat ndërkombëtare. Kështu, për shembull, Rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Nr. 1096 e vitit 1996. Aty thuhet: Asambleja këshillon që pronat, duke përfshirë edhe atë të komuniteteve fetare, të marra padrejtësisht ose ilegalisht nga shteti, të nacionalizuara, të konfiskuara ose të shpronësuara gjatë mbretërimnit të sistemeve totalitare komuniste, në parim duhet t’u kthehen tërësisht të zotërve origjinalë...
Një tjetër arsye kundërshtimit të pronarëve është edhe roli i OSBE-së në procesin e hartimit të këtij projekligji. Kështu, roli i OSBE – së ishte pasiv: OSBE ka deklaruar se “në këtë projektligj nuk janë shprehur mendimet e OSBE – së”. Kjo bëri që në draftin përfundimtar momentet kryesore të kundërshtisë ndërmjet projektligjeve të paraqiten me dy variante. Variantet e para e bëjnë këtë projektligj më të keq se ligjet ekzistuese. Gjithashtu, drafti i OSBE-së nuk është një bashkim midis dy projektligjeve të paraqitura nga qeveria dhe nga deputetët Fatmir Mediu e Alfred Çako. Në të janë futur nene e koncepte të cilat nuk janë shprehur në asnjë nga projektligjet e mësipërme. Ky qëndrim e vështirëson dhe e komprometon zgjidhjen e problemit të pronës në Shqipëri. Drafti i OSBE – së kërkon të legalizojë të gjitha abuzimet me pronat që janë bërë në vitet 1993 – 2003, si dhe pasojat juridike të ligjeve antikushtetuese mbi pronat që duhen korrigjuar sipas nenit 181 të Kushtetutës.
Në draftin e OSBE – së është në thelb koncepti i moskthimit fizik të pronës, por kompensimi i saj. Kjo është demagogji pasi kompensimi ka ekzistuar edhe në ligjet e mëparshme, por asnjë pronar nuk është kompensuar. Gjithashtu, buxheti i shtetit nuk është në gjendje që të arrijë të kompensojë pronarët.
Arsyeja e tretë që pronarët janë kundër projektligjit të OSBE – së është se ai nuk përfshin çështjet kryesore që kërkojnë zgjidhje.
Ato janë toka bujqësore, privatizimi i ndërmarrjeve, tokat turistike, pronat e luajtshme, banesat që u janë kthyer pronarëve, por janë të zëna me qiramarrës dhe ndërtime të paligjshme.

Toka buqësore
“Ligji 7501 është zbatuar vetëm në 21,7% të tokës bujqësore. Kthimi te pronari i ligjshëm nuk krijon asnjë konflikt social pasi shteti ka në pronësinë e tij 360000 hektarë tokë bujqësore me të cilat mund të plotësojë nevojat e fshatarëve pa tokë”, shprehen pronarët. Sipas tyre, ligji për ndarjen e tokave të fermave është zbatuar në mënyrë abuzive, ku vërtetohet se ka më shumë se 100 mijë hektarë tokë të ndarë në kundërshtim me ligjin. Vetëm kjo sipërfaqe toke mund të zgjidhë problemin, duke eliminuar çdo konflikt social. Pemishtet, vreshtat dhe ullishtet t’iu kthehen menjëherë pronarëve.

Trojet në zonat turistike
Ata shprehen se gjatë këtyre 12 viteve të tranzicionit janë bërë shumë abuzime të cilat synohet të legalizohen. Nga këto abuzime dhe korrupsion me trojet turistike bregdetare kanë përfituar direkt pushtetarët ose militantët e partive politike. Pronarët kërkojnë kthimin e menjëhershëm të trojeve turistike. “Pa dyshim që edhe pronarët janë të detyruar të zbatojnë politikat e zhvillimit të turizmit dhe në bashkëpunim me investitorët të realizojnë projektet turistike”,-është shprehur përfaqësuesi republikan Maksim Begeja.

Privatizimet
Projektligji i OSBE – së bën të mundur legalizimin e privatizimeve të kryera deri tani ku tokat e pronarëve janë shitur me çmime qesharake. Fakti që nga ekonomia e trashëguar nga regjimi komunist asnjë ndërmarrje e privatizuar nuk është vënë në eficensë ekonomike tregon realisht se vlerë ka pasur vetëm toka dhe jo objektet e privatizuara. Pronarët e tokave, nën objektet e ndërmarrjeve të privatizuara hyjnë në marrëdhënie, sipas Kodit Civil me personat që kanë realizuar privatizimin, duke i hequr shtetit një barrë të rëndë pagese në favor të pronarëve.

Banesat, qiramarrësit dhe ndërtimet e paligjshme bllokojnë kthimin e tyre te pronarët
Sipas tyre, vetëm në qytetin e Tiranës janë ndarë aq shtëpi sa mjaftonin për të zgjidhur problemin për të gjithë Shqipërinë
Problem tjetër sipas pronarëve është se projektligji i OSBE – së lë ende në shtëpitë e pronarëve familje qiraxhinjsh, të cilët nuk paguajnë një vlerë të barabartë me më pak se një paketë cigare në ditë. Shteti artificial rrit numrin e këtyre familjeve me mbi tri herë në mënyrë që ta paraqesë problemin të vështirë. Gjatë këtyre dhjetë viteve ai nuk ka bërë asgjë për strehimin e këtyre familjeve, por të gjitha mundësitë e strehimit (vetëm në qytetin e Tiranës janë ndarë aq shtëpi sa mjaftonin për të zgjidhur problemin për të gjithë Shqipërinë) janë përdorur për të kënaqur politikanët, familjet e të afërmit e tyre ose militantët politikë. Ka dhjetë vjet që shtëpitë juridikisht u janë kthyer pronarëve, por ata me një ligj tjetër nuk i gëzojnë ato, duke i çuar drejt një shkatërrimi të pashmangshëm. Shteti në trojet pronë shtetërore mund të realizojë, në bashkëpunim me investitorët privatë, ndërtime të apartamenteve të banimit. Në këtë mënyrë ai, duke mos paguar asgjë, përfiton të paktën 30% të sipërfaqes së këtyre ndërtimeve.

Ndërtimet e paligjshme
Maksim Begeja shprehet: “Lejimi nga politika i ndërtimeve të paligjshme gjatë këtyre dhjetë viteve tregoi se shteti me dashje nuk ka administruar territoret më të mira të vendit, sidomos në korridorin Tiranë – Durrës dhe në bregdet, duke shkatërruar burimet natyrore më të mira të vendit. Kjo po e çon vendin në një krizë të pashmangshme, atë të “territoreve”. Koston e të gjithë ndërtimeve pa leje shteti kërkon t’ua faturojë ish – pronarëve. Madje ish – pronarët janë quajtur edhe shkaktarë të këtij problemi pasi janë “pengesë” për moslegalizimin e këtyre ndërtimeve pa leje”.
Ai thotë se asnjë masë nuk është marrë për të ndërprerë këtë fenomen. Shteti duhet të bëjë studime urbanistike edhe për shtëpitë e banimit. Këto ndërtime duhet të legalizohen vetëm pasi t’u përshtaten planeve urbanistike dhe pasi pronarët e këtyre ndërtimeve pa leje të likuidohen me pronarët e tokës sipas çmimit të tregut. Në këtë rast shteti lirohet nga një barrë e rëndë për të paguar pronarët e tokës, ndërsa ndërtuesit e paligjshëm legalizohen. Shteti mund t’i ndihmojë ata me kredi.

Rruga për arritur zgjidhjen e duhur
Për të arritur zgjidhjen e duhur e të pranuar edhe nga ish – pronarët, duhet që në radhë të parë të respektohet Kushtetuta si një domosdoshmëri për hartimin e një ligji të drejtë shprehen pronarët. Gjithashtu, ballafaqimi i argumenteve, studimeve tona juridike, ekonomike, statistikore është i domosdoshëm për të gjetur zgjidhje sa më të buta dhe pa probleme sociale. Zgjidhjet e arritura duhet të jenë të thjeshta, të kuptueshme dhe detyrimisht të zbatueshme në afate kohore të caktuara rreptësisht. Një tjetër element i domosdoshëm është pasja e një transparence të plotë në tryeza pune për informimin sa më të plotë të publikut.
 
Speciale
Vazhdojnë debatet për projektligjin e pronave

Mediu: Projektligji i paraqitur nga OSBE-ja është i vështirë të realizohet në realitetin shqiptar

Orieta Zhupa, Florian Papadhimitri / Data (20-11-2003)

Në komisionin e pronave gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar debatet lidhur me projektligjin për pronat përpiluar nga disa deputetë dhe nga organizata ndërkombëtare OSBE. Varianti i paraqitur nga kjo organizatë ka vazhduar të kundërshtohet nga deputetët Fatmir Mediu dhe Alfred Çako. Këta të dy vazhdojnë të mbrojnë variantin e tyre lidhur me pronat duke thënë se “projektligji që ne kishim paraqitur, tentonte në vlerësimin, njohjen dhe kthimin e pronës private, ndërkohë që faturat dhe kostot financiare ishin shumë herë më të ulëta sesa paraqiten në variantin e OSBE-së”. Në deklaratën e tij Mediu ka thënë: “Ky projektligj e shikon situatën e pronave në mënyrë të sipërfaqshme, pasi ekspertët ndëkombëtarë të cilët janë marrë me këtë çështje, janë përpjekur të shkruajnë një ligj të mirë, i cili është shumë i vështirë të realizohet në realitetin shqiptar. Madje vendimi i përfaqësuesve të OSBE-së është që nuk kanë patur të dhëna të mjaftueshme për të gjykuar se cili është realiteti i pronës private. Është një ligj i ndërtuar pa të dhënat e statistikat e nevojshme dhe nga ana tjetër qeveria nuk ka paraqitur as faturën financiare. Nuk është parë se sa mundësi ka ky ligj për të shlyer detyrimet karshi pronarëve për kompensimin financiar të tyre”,- ka thënë deputeti Medi.
Përveç kësaj ai tha: “Problemi është se ky ligj ka gjetur edhe mbështetjen e qeverisë pasi projektligji i OSBE-së i ndihmon ata (qeveritarët) pasi përjashton mundësinë e rishikimit të legjislacionit. Sipas tij, kjo gjë mbron korrupsionin që është bërë gjatë viteve të fundit me çështjen e pronësisë dhe gjithashtu bën që disa grupe të bëjnë politikat e zhvillimit të turizmit, duke zaptuar tokat në zonat bregdetare.

Fatura financiare që ka ky ligj
Ekonomisti Robert Çeku është shprehur gjithashtu kundër ligjit të OSBE-së duke thënë se ky ligj nuk është i mundur të zbatohet për shkak të kostos së lartë financiare që ka kompensimi i pronave, në rast se nuk bëhet fizikisht. “Nuk mund të vazhdojmë të analizojmë nenet e këtij projektligji duke anashkaluar faturën financiare”, tha Çeku. Nuk mund të bëjmë sikur s’ka faturë financiare, sepse në fund të fundit do të paguhet një çmim jo i paktë për zbatimin e këtij ligji”. Çeku ka përfunduar duke i thënë: “Shqetësimi im është se cilat janë burimet për të bërë të realizueshëm financiarisht këtë ligj”.

Bufi: Ky projektligj është i realizueshëm dhe në përputhje me Kushtetutën

“Në radhë të parë dua të them që projektligji nuk është i OSBE-së ashtu siç është dëgjuar të flitet”. Kështu e ka filluar pronocimin e tij për median kryetari i komisionit të ekonomisë, financave dhe privatizimit, Ylli Bufi. Sipas tij, ky projektligj është një iniciativë e një grupi deputetësh dhe i mbështetur nga ekspertët ndërkombëtarë të OSBE-së. Por sigurisht që ky projektligj ka disa çështje të rëndësishme që duhet të diskutohen. Kështu, çështja e parë e rëndësishme është pika ku ndahen të dyja projektet (ai i OSBE-së dhe ai i paraqitur nga deputetët Mediu e Çako). Sipas Bufit, çështja që ngre Mediu për faturën financiare që ka projektligji i paraqitur nga OSBE-ja nuk është problem, pasi kompensimi i pronarëve me para në dorë është opsioni i fundit që duhet të merret parasysh. Për kthimin dhe kompensimin e pronave janë 7 opsione dhe kompensimi i pronarëve me para në dorë është i fundit në radhë. Sipas tij, pronarëve që nuk mund ta marrin pronën e tyre për arsye të ndryshme së pari u jepet mundësia për kompensim fizik në një vend tjetër të ngjashëm me atë ekzistuesen. “Kështu që nuk mendoj se fatura financiare që duhet të paguajë shteti është problem”, tha Ylli. Kjo edhe për faktin sepse sipas shifrave paraprake të dhëna nga Ministria e Bujqësisë dhe struktura të tjera del që 60-70 për qind e kërkesave të bëra nga ish-pronarët për pronat mund të kompensohen”.
Vetëm ajo pjesë e pronave që do të mbetet e pakompensuar fizikisht apo e pakthyer do të jetë objekt i faturës financiare. Fatura financiare është bërë objekt vetëm për të thënë që ligji është i pazbatueshëm. “Por, për mendimin tim, ne themi që ligji është plotësisht i zbatueshëm sepse së pari do të jetë kthimi, kompensimi gjithmonë me vlerën reale të tregut dhe së fundi do të jetë opsioni financiar. Pra, vlera financiare nuk mund të dihet paraprakisht sa është. Në fund Bufi ka deklaruar: “Është parashikuar që të ketë një fond kompensimi, i cili do të formohet nga buxheti i shtetit për të kompensuar pronat e pakthyera të pronarëve”.

Flet Viktor Gumi, jurist pranë Kuvendit të Shqipërisë

Viktor Gumi, juristi i Kuvendit të Shqipërisë, e ka analizuar situatën duke parë përfitimet dhe humbjet ekonomike që vijnë nga kthimi dhe kompensimi i pronarëve të tokës. Ai para anëtarëve të komisionit ka thënë: “Ata që kanë marrë padrejtësisht ose kanë zaptuar pronat e tjetërkujt deri tani kanë përfituar shuma të mëdha nga shfrytëzimi që i kanë bërë pronës, ndërsa pronarët e vërtetë nuk kanë mundësinë të marrin as tokën dhe as fitimin nga shfrytëzimi i mundshëm i saj. Sipas tij, nuk ka asnjë drejtësi midis ish-pronarëve të vjetër (legjitimë) dhe pronarëve të rinj.
“Është një mangësi e madhe e këtij ligji”, shprehet Gumi, duke shtuar se “ka njerëz të cilët kanë ndërtuar në tokën e të tjerëve vetëm me një vendim të komunës apo bashkisë, ndëkohë që pronari legjitim nuk ka përfituar asgjë nga prona e tij”. Gumi në debatin me anëtarët e komisionit të pronave është shprehur se në planin e kompensimit pronari duhet të marrë jo vetëm fitimin që ka, por edhe fitimin e munguar, që nuk ka arritur ta marrë për shkak se nuk e ka shfrytëzuar tokën gjatë këtyre viteve.

Mediu: Projektligji i OSBE-së për pronat, jotransparent

Së pari, dua të theksoj se projektligji i përpiluar nga OSBE-ja dhe i firmosur nga disa deputetë për t’u paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë, është projektligj që nuk është kryer në proces transparence siç pretendohet. Kjo duket edhe nga fakti që procesi i vendosjes së këtij projektligji ka qenë tërësisht i mbyllur dhe komunikimet janë bërë të imponuara nga njerëz të interesuar dhe jo nga vullneti i mirë për të patur një zgjidhje për këtë çështje.
Pretendimi i dytë imi është që projektligji nuk është bazuar në të dhëna reale. Shteti ka patur në zotërim të tij rreth 270 mijë ha dhe s`dihet si është bërë kjo shpërndarje, ndërkohë që kushtetuta detyronte nëpërmjet ligjeve të tjera për të mos vazhduar me shpronësime dhe me ndarje të cilat binin ndesh me të drejtën e pronës private.
Projektligji i paraqitur nga OSBE-ja dhe i firmosur nga disa deputetë nuk është gjë tjetër vetëm një tendencë në parim për njohjen e pronës private dhe për kompensim fizik të saj, ndërkohë që realiteti është krejt i ndryshëm.
Dua të theksoj që duke u nisur nga gjithë kjo tematikë, duket se ky ligj nuk synon kthimin fizik të pronës sipas rrathëve koncentrikë. Kështu, çdo tokë e vlefshme në mes të qytetit sipas këtij projektligji mund të kompensohet me një tokë të pavlefshme ose të refuzuar diku larg nga qyteti. Ideja e rrathëve koncentrikë është që toka të kompensohet brenda fshtatit, brenda komunës, brenda rrethit etj. Dhe dihet që ajo që është tokë e vlefshme në Tiranë dhe është zënë në mënyrë të paligjshme ose është shpërndarë në bazë të ligjit 7501 nuk mund të kompensohet në tokat malore ose në tokat matanë Shëngjergjit, që s’i hyn në punë njeriu as për nja 100 vjet të tjera.

Dy variantet e projektligjit
Sipas variantit të parë, kategorisë së pronave që nuk kthehen i shtohen edhe të gjitha ato prona të cilat janë marrë në bazë të ligjeve që janë përfshirë në aneksin e ligjit. Këto prona që nuk kthehen, kompensohen. Sipas variantit të dytë të nenit 7, pasuritë që janë ndarë sipas ligjeve të përfshira në aneksin e ligjit, nuk përfshihen në kategorinë e pronave që nuk kthehen. Për pasojë, edhe pika e dytë e nenit dy hiqet, pra, këto prona nuk njihen as si pasuri e shpronësuar që duhet t’i nënshtrohet shpërblimit të drejtë.
 
AskushiuS

Primus registratum

Gene : A ka ligj qe percakton qarte nese shtetasit e huaj kane te drejte te blejne troje (te jene pronare te ligjshem).
Si eshte vepruar nga 1993 deri me sot??
 
ka shume mundesi qe une te gaboj keshtu qe mundohu te informohesh

une nuk di te percaktohet askund kjo
parimi duhet te jete qe - ne mungese te ligjit mund te behet gjithcka pra edhe te shitet toka teke te huajt (zakonisht nje kushte reciprociteti)
 
Problemi i pronave, pengesë për investimet dhe zhvillimin ekonomik

Nevoja për një zgjidhje të shpejtë e të drejtë për problemin e çështjeve të kthimit dhe të kompensimit të pronave mbështetet nga arsye ekonomike, politike dhe shoqërore

Ermal Nazifi / Data (24-11-2003)

Ka disa argumente që mbështesin nevojën për një zgjidhje të shpejtë e të drejtë për problemin e çështjeve të kthimit dhe të kompensimit. Këto argumente përfshijnë elemente ekonomike, politike dhe shoqërore.
Problemet ekonomike
Së pari, zhvillimi i tregut të tokës pengohet nga paqartësia mbi pronësinë. Procesi i regjistrimit të parë të pronës së paluajtshme nuk mund të vazhdojë në shumë zona për arsye të mungesës së të drejtave dhe pretendimeve të qarta mbi pronësinë nga ish-pronarët për kompensimin, sidomos në zonat turistike. Procesi i regjistrimit të parë aktualisht financohet nga donatorë ndërkombëtarë. Financimi është i mundur deri në fund 2004, duke e bërë kështu të domosdoshme zgjidhjen e shpejtë të të drejtave të pronësisë. Për më tepër, baza për investimin privat, veçanërisht investimin e huaj, është e lidhur drejtpërdrejtë me të drejtat e sigurta të zotërimit. Shqipëria ka mungesë të konsiderueshme në investimin e huaj dhe do të jetë e vështirë për ta përkrahur një investim të tillë deri në momentin që të jetë zgjidhur çështja e pronësisë mbi tokat.

Probleme politike
Çështja e kthimit dhe kompensimit gjithashtu është një çështje e ngarkuar politikisht. Për sa kohë që qëndron e pazgjidhur, ajo e gërryen rëndë perceptimin e publikut mbi demokracinë. Për më tepër, fusha njihet se është e mbuluar nga korrupsioni, i cili e dobëson më tej besimin e publikut ndaj qeverisjes.

Probleme sociale
Çështjet e pazgjidhura të pronës gjithashtu kanë një ndikim të madh mbi shoqërinë. Gjykatat janë mbingarkuar me seanca gjyqësore lidhur me pronën – disa statistika mbështesin përfundimin se 40-50% e çështjeve gjyqësore përfshijnë mosmarrëveshjet mbi pronën. Mosmarrëveshjet mbi pronën janë të zakonshme ndërmjet komshinjve, si dhe brenda rrethit familjar, duke i bërë një dëm fabrikës shoqërore të komunitetit. Shumë herë krimet e rënda i kanë rrënjët te një mosmarrëveshje mbi pronën, e cila mbetet e pazgjidhur sipas sistemit aktualisht në fuqi.
Këto rrjedhoja të rënda kërkojnë që situata e kthimit dhe e kompensimit të diskutohet në mënyrën sa më të dobishme dhe eficente që të jetë e mundur, me qëllim që situata të mund të përmirësohet.

Pronësia mbi tokën, ja kuadri ligjor aktual
Në bazë të ligjit aktual shqiptar toka ndahet në tokë bujqësore, tokë urbane dhe kullota dhe toka jobujqësore: ato të zëna nga ndërtimet ekonomike, social-kulturore, repartet ushtarake dhe oborret e tyre etj.
Toka bujqësore
Në Shqipëri, një nga ligjet e para të miratuara nga regjimi i ri në 1991 ishte ligji nr. 7501 “Për tokën”, i cili synonte të njihte të drejtat e pronës private. Sipas ligjit nr. 7501, shteti mori një vendim të rëndësishëm lidhur me privatizimin e tokës bujqësore. Në vend që kjo tokë t’u kthehej pronarëve të mëparshëm, sipas ligjit nr. 7501, toka iu nda, bazuar në “Parimin e barazisë” familjeve që jetonin në ish-kooperativat dhe fermat shtetërore. Ligji përfaqësonte një kompromis ndërmjet dy partive më të mëdha, me socialistët, që pranonin privatizimin dhe demokratët, që pranonin “Parimin e barazisë”. Ai ngriti një sistem të drejtash të pronësisë së tokës bujqësore pa pagesë për familjet që jetonin në ish-kooperativat dhe të drejtash për përdorim toke për ata që jetonin në fermat shtetërore. Një ligj i mëvonshëm, ligji nr. 7699, “Për kompensimin e ish-pronarëve me vlerën e tokës bujqësore”, njohu disa të drejta për kompensimin e ish-pronarëve të tokave të tilla. Kështu, sipas këtij ligji (neni 8), thuhet se pronarët e mëparshëm duhet të kompensoheshin plotësisht për një sipërfaqe të barabartë me 15 hektarë, më pas do të merrnin një kompensim prej 10% për sipërfaqet ndërmjet 15 hektarë dhe 100 hektarë dhe më pas me 2% kompensim për sipërfaqe ndërmjet 100 hektarë dhe 1100 hektarë dhe asnjë kompensim për sipërfaqet më të mëdha se 1100 hektarë.
Megjithatë, sipas këtij ligji, pjesa më e madhe e kompensimit do të barazohej me vlerën e 43.5 hektarëve, pa marrë parasysh se sa e madhe ka qenë toka e zotëruar më parë. Ky ligj u pasua një vit më pas nga një ligj që përcaktonte çmimin për qëllime kompensimi.
Nga ana procedurale ligji nr. 7501 u caktoi tokë dhe pronë familjeve të regjistruara si banues të ish-kooperativave deri në korrik 1991, kur ligji hyri në fuqi. Ky caktim i tokës dhe i pasurisë u bë në nivel vendor me çdo komision të tokës të përgjegjshëm për të vendosur se kush merrte çdo parcelë toke. Toka u shpërnda në përputhje me tokën bujqësore të disponueshme në atë kohë dhe me numrin e njerëzve që jetonin në fshatrat e ish- kooperativave. U llogarit një sasi për frymë dhe më pas u vendos sipërfaqja e përgjithshme që do t’i caktohej çdo familjeje për aq sa i takonte. Atyre që jetonin në fermat shtetërore iu dhanë të drejta përdorimi për pjesë të fermës dhe më pas këto të drejta përdorimi me një ligj të viti 1995 (Ligji nr. 8053, datë 21.12.1995) u kthyen në të drejta pronësie. Ligji kërkonte që e gjithë toka e dhënë të përdorej për qëllime bujqësore brenda një viti, përndryshe të drejtat do të hiqeshin. Mbi 400,000 familje fituan të drejta pronësie mbi tokat ish-kooperativiste dhe ish-fermat shtetërore sipas ligjit nr. 7501 dhe ligjeve të lidhura me këtë.

Kompensimi për ish – pronarët
Për ata ish-pronarë jo banues në kooperativat dhe fermat shtetërore në 1991, rrugëzgjidhja e vetme ishte kompensimi. Ndërmjet 1993 dhe 1999, ky kompensim mori një nga dy format:
1) kompensim në vlerë, i paguar me obligacione shtetërore, të cilat mund të transferoheshin ose përdoreshin për aksione në sipërmarrjet e privatizuara, ose 2) kompensim me troje ose objekte të njejta; d.m.th. kompensim “in-genere”. Duke filluar nga viti 2000, kompensimi mund të merrte formën e parave në dorë. Komiteti Shtetëror për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës ndaj ish-pronarëve, me degë në çdo rreth të vendit, i ngritur sipas ligjit nr. 7698, i përshkruar në seksionin në vazhdim, kishte përgjegjësinë për të vendosur mbi pretendimet për kompensim.
Ky ligj ka rezultuar si më i kundërshtuari ndër të gjitha ligjet e pronës. Ish-pronarët e tokës bujqësore pretendojnë se ky ligj cënon të drejtat e pronësisë dhe pra, është në dhunim si të Kushtetutës Shqiptare, ashtu edhe të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në rastin më ekstrem këta ish-pronarë kërkojnë anulimin e plotë të Ligjit nr. 7501.

Pronat urbane
Për pronën urbane u pranua një sistem tjetër, i ndryshëm nga ai i tokave bujqësore, për të trajtuar pretendimet e kthimit dhe kompensimit. Në zbatim të ligjit nr. 7698 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” të drejtat e pronësisë së ish-pronarëve të banesave e trojeve private në zonat urbane, u njohën me disa kufizime dhe përjashtime. Për shembull, të drejta të tilla u njohën plotësisht vetëm për një sipërfaqe deri në 100 metra katrorë. Një nga përjashtimet më të dukshme ishte toka e ish-mbretit, e cila përjashtohej nga zbatimi i ligjit.
Ku të ishte e mundur, toka do të kthehej dhe ku nuk ishte e mundur, këta ish-pronarë, ashtu si dhe pronarët e tokës bujqësore, do të kompensoheshin. Ky kompensim mori format në vijim: me obligacione shtetërore ose me kompensim në tokë “in-genere”, qoftë në zona urbane ose në ato turistike. U ngrit një Komision për Kthimin dhe Kompensimin e Ish-Pronarëve nën autoritetin e Këshillit të Ministrave, për të vërtetuar vlefshmërinë e pretendimeve të tilla, si dhe për të zgjidhur pretendimet konfliktuale.

Apartamentet
Një ligj tjetër i rëndësishëm në këtë fushë ishte ai i cili privatizoi banesat shtetërore, ligji nr. 7562, “Për privatizimin e banesave shtetërore”. Përveç vendosjes së rregullave për privatizimin e banesave të zotëruara e të ndërtuara nga shteti, ky ligj ndihmoi në krijimin e një tregu për njësitë e banueshme dhe ndërtesat e tjera, si dhe në përmirësimin e përdorimit dhe administrimit të ndërtesave. Ligji ngriti një sistem me anë të të cilit të drejtat e pronësisë u shiteshin banuesve madhorë mbi 18 vjeç, të cilët kishin kontratë qiraje me shtetin deri më 1 dhjetor 1992. Shumica e banesave apartamente të zotëruara nga shteti u shitën me një çmim nominal përafërsisht nga $100-$400 dhe tani në 2002 kanë një vlerë të paktën 10 herë më shumë.
Në ligjet e reja do të ishte urtësi po të konsiderohej nëse skema e kthimit dhe kompensimit duhet t’i marrë parasysh këto përfitime dhe të tjera të tilla si dyqanet e vogla të privatizuara nën çmimet e tregut, për të pakësuar sasinë që u detyrohet për kthim apo për kompensim.

Historiku i problemit të pronave në Shqipëri

Nga viti 1912 e deri në vitin 1991 Shqipëria ka kaluar midis tri sistemeve ekonomike: atij feudal, ekonomisë së tregut e atij komunist

Ermal Nazifi / Data (24-11-2003)

Periudha nga shpallja e Pavarësisë deri në vitin 1945
<span style="font-weight: bold">Në vitet ndërmjet shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1912) dhe “viteve komuniste” (1944-1990), shteti i ri shqiptar ishte në procesin e përpjekjes për të hequr qafe sistemin feudal. Ai veproi kështu duke krijuar një sistem më demokratik e kapitalist të zotërimit të pronës. Përmes dy reformave agrare të veçanta, njëra në 1924 dhe tjetra në 1930, shteti shqiptar u përpoq, me sukses të pjesshëm, të kalonte pronësinë e tokës nga pronarët e pasur të tokës te fshatarët e atëhershëm pa tokë, të cilët përbënin 90 për qind të popullsisë.</span>
(paska filluar qe ketu reforma agrare - a duhet pranuar ajo?)

Periudha komuniste

Reforma Agrare
Me lindjen e regjimit komunist, situata ndryshoi përsëri. Më 1945 u miratua një ligj për Reformën Agrare, që kishte fuqinë të shpronësonte tokën nga pronarët e pasur të tokës dhe nga institucionet fetare dhe t’ua rishpërndante atë fshatarëve. Parimi i ligjit ishte “Toka i përket atij që e punon”. Kjo reformë eliminoi bazën ekonomike të marrëdhënieve feudale në fshat dhe transformoi strukturën e klasave. Brenda një viti toka e zotëruar nga pronarët e pasur ra nga 52.3% në 16.4%.

Kolektivizimi
Një vit më pas, më 1946, shteti shpalli një dekret ligjor të titulluar “Për krijimin e kooperativave”. Ky ishte hapi i parë kryesor drejt kolektivizimit të shtetit. Brenda tetë viteve të para u krijuan 150 kooperativa bujqësore. Hapi përfundimtar i këtij kolektivizimi ishte një rritje në madhësinë e kooperativave dhe një rënie e menjëhershme e numrit të tyre, d.m.th., kooperativat “ranë” mbi njëra-tjetrën. Kështu, më 1983 kishte vetëm 143 kooperativa, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet më të kolektivizuara dhe më të centralizuara në Evropë. Historia e komunizmit shqiptar nën Enver Hoxhën arriti pikun me miratimin e Kushtetutës së 1976-ës, e cila eliminoi të gjithë pronësinë private të tokës dhe të pasurisë së paluajtshme.

Periudha paskomuniste
Pas vdekjes së Enver Hoxhës në 1985-ën, centralizimi i institucioneve shtetërore dhe filozofitë komuniste filluan të binin dhe bisedat për parimet demokratike dhe të ekonomisë së tregut filluan të dilnin në sipërfaqe. Komunizmi gradualisht u rrëzua gjatë viteve ’89 dhe ’91. Sigurisht, një nga çështjet e para, por jo nga më kryesoret e demokracisë së re, ishte kthimi i tokës në pronë private.
Që me rënien e komunizmit në fillim të viteve ’90, Shqipëria miratoi ligje lidhur me kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve. Megjithatë, edhe pas 12 vjetësh, për arsye të sfidave ndaj ligjshmërisë dhe paanësisë së këtyre ligjeve, si dhe të zbatimit të dobët, Shqipëria akoma nuk e ka zgjidhur çështjen e pronave në mënyrën e duhur.
Në përpjekje për të nisur zgjidhjen e këtij problemi, Kushtetuta e vitit 1998 përfshiu nenin 181, në të cilin thuhet se Kuvendi duhet të nxirrte “ligje për rregullimin e drejtë të çështjeve të ndryshme që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera para miratimit të kësaj Kushtetute”. Vetëm pak përpara skadimit të afatit kushtetues në nëntor 2001, Këshilli i Ministrave miratoi disa amendamente për dy ligjet kryesore të kthimit dhe kompensimit. Një komision i veçantë parlamentar u ngrit më pas për të shqyrtuar këto amendamente të projektligjeve (“Komisioni ad hoc”) dhe puna e tij fillimisht supozohej që të përfundonte deri në fund të nëntorit të 2002. Megjithatë, përpjekjet si të qeverisë, edhe të komisionit ad hoc kanë qenë të pafrytshme. Kjo pasi ata nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje për çështje delikate të tilla si: si do të financohet kompensimi me të holla i pronës që nuk mund të kthehet ose të kompensohet në natyrë (veçanërisht tokë bujqësore); si do të përcaktohet vlera e tokës për qëllime kompensimi; çfarë do të bëhet me zona të caktuara të vendit të cilat nuk e kanë zbatuar kurrë legjislacionin në fuqi dhe kundërshtojnë ta zbatojnë atë me anë të kërcënimeve për protesta të armatosura dhe si do të trajtohen çështjet kur prona është shpërndarë në kundërshtim me ligjin.

Pronat, ja si përshkruhet ky problem në Kushtetutë

Fakti se Kushtetuta garanton pronën private është interpretuar prej disave se garanton kthimin e plotë ose kompensimin për të gjithë pronën e zotëruar para 1945. Por, nga ana tjetër, disa të tjerë nuk e interpretojnë aq gjerësisht këtë garanci
Ligjet lidhur me kthimin dhe kompensimin e pronave duhet të interpretohen nën kontekstin e dispozitave kushtetuese që kanë të bëjnë me të drejtën për pronë private. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u shpall më 28 nëntor 1998 pas miratimit me referendum më 22 nëntor 1998. Ndërmjet 1991 dhe 1998 Shqipëria veproi sipas dispozitave kushtetuese të përkohshme të përmbajtura në ligjin nr. 7491, i quajtur “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, i cili anuloi Kushtetutën e mëparshme të vitit 1976.
Kushtetuta e re përfshiu dispozita më të forta mbi pronën, duke siguruar një mbrojtje më të madhe të së drejtës së pronës private. Fakti se Kushtetuta garanton pronën private është interpretuar prej disave se garanton kthimin e plotë ose kompensimin për të gjithë pronën e zotëruar para vitit 1945. Por, nga ana tjetër, disa të tjerë nuk e interpretojnë aq gjerësisht këtë garanci.
Një nga risitë e Kushtetutës është se ajo duhet të interpretohet që të hyjë në fuqi Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila është miratuar nga Republika e Shqipërisë. Sipas ekspertëve ligjorë ndërkombëtarë, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut u jep fleksibilitet të konsiderueshëm vendeve që përpiqen të zgjidhin çështjet e kthimit dhe kompensimit. Parimi kryesor udhëheqës është se vendet duhet të përpiqen për një baraspeshim të drejtë ndërmjet “interesit për të mbrojtur të drejtën për pronë dhe kërkesave të interesit të përgjithshëm”.
Për më tepër, disa argumentojnë se pika 4 e nenit 41, lidhur me kompensimin e drejtë për shpronësimet dhe konfiskimet, nënkupton që shteti shqiptar duhet ose t’i kthejë plotësisht, ose t’i kompensojë plotësisht me vlerën e drejtë të tregut të gjitha kufizimet e pronës të bëra gjatë regjimit komunist. Ky argument mbështetet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili vendosi se për qëllime të llogaritjes së kompensimit me aksione të shoqërive të privatizuara për tokën urbane vlera e drejtë e tregut për pronën që zotërohej më parë, është vlera e duhur për t’u konsideruar. Ky vendim nuk është zgjeruar në forma të tjera kompensimi ose në kompensime për tokë bujqësore. Për arsye se shteti shqiptar kohët e fundit nuk mund ta përballonte një kompensim të tillë, parimi i baraspeshimit të drejtë i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mund ta mbështesë më pak se kompensimin e plotë në vlerë të tregut për këto kategori të tjera. Meqë Kushtetuta u shpall pas 22 nëntorit 1998, afati skadoi më 22 nëntor 2001.

Neni 4

,, Personave juridike a fizike te huaj u jepet ne perdorim me qira truall per ndertime. Qellimi dhe koha e perdorimit percaktohet me kontrate te veçante.
,, Qiraja e truallit caktohet ne baze te qellimit te perdorimit, vendndodhjes dhe kushteve te tjera ekonomike, sipas kritereve te percaktuara nga Keshilli i Ministrave.

Neni 22

,, Kur toka merret, zihet ose demtohet nga nje person i trete, pronari ose perdoruesi ka te drejte t'i drejtohet gjykates.

Neni 23

,, Personat, qe veprojne ne kundershtim me dispozitat e ketij ligji e me dispozitat e veçanta te akteve te Keshillit te Ministrave per kete problem, qe nuk e shfrytezojne vete token e dhene ne pronesi ose perdorim po ua japin te treteve, qe nuk marrin masa mbrojtese, qe bejne ndertime pa leje, qe nuk riaftesojne token ne
afatet e caktuara ne kontrate, si dhe qe nuk njoftojne zyren e kadastres brenda afateve per ndryshimet ne gjendjen e tokave ne pronesi ose ne perdorim te tyre pa shkaqe te perligjura, kur keto shkelje nuk formojne veper penale, denohen per kundervajtje administrative me gjobe nga 2000 - 5000 leke nga pergjegjesi i
kadastres ne rreth.
,, Kunder vendimit te denimit mund te behet ankim, brenda 10 diteve nga shpallja ose njoftimi i tij, te kryetari i komitetit ekzekutiv te keshillit popullor te rrethit, vendimi i te cilit eshte i formes se prere.
,, Personat qe ne kundershtim me dispozitat ligjore pushtojne token, e demtojne ose e shperdorojne ate ne cilendo forme qofte, denohen sipas dispozitave te Kodit Penal.

Mosperfshirja ne buxhetin e 2004 te fondit per kompensimin e pronarve,tregon dhe nje here interesimin e politikaneve per zbatimin e projektligjit ne te ardhmen.
Megjithese ata parashikojne qe ky proces te pefundoje brenda nje periudhe disa vjecare,pse
nuk u parashikua fatura financiare te pakten.??+

Pronaret te flene te qete gjate 2004 se nuk do te kete kompensim te pronave !!!!!!

Te shohim si do te vazhdoje loja &quot;&quot;e NDYRE&quot;&quot;
e kthimit te pronave mbas miratimit te ligjit!!!
 
B.B

Po tregohet fare qarte interesimi i qeverise per pronat............

Do e shtyne e do e shtyne kete pune, derisa te arrine aty ku nuk ban me.

Me kete qeveri, nuk do eci kurre ky vend jooooooooooooo.
smash.gif
 
ilirjan

Gishtin ke goja doren ke *****
 
RREZIKOHEN ISH PRONARET E 45,KOMISIONI I LIGJEVE NUK BIE DAKORT PER SHTETZIMET.

Projektligji per kthimin dhe konpensimin e pronave tashme ka arritur ne shkallen perfundimtare te shqyrtimit.Dje u shqyrtua nje pjese e ketij projektligji dhe ajo qe ishte pozitve per pronaret,ishtefakti se vlera e pronesdho te percaktohet nga vlera e tregut te tokes,ne momentin kur pronarit i njihet prona.Per pronat qe i jane marre pronarit nga shteti(vitet45-91),komisjoni i ligjeve nuk arriti te marre nje vendim duke ja kaluar Parlamentit.
 
Top