Re: A duhet kundershtuar projektligji i hartuar nga OSBE per kthimin e PRONAVE ????
lajm i kryeministrise (6-11-03)
Nje nga vendimet e rendesishme qe miratoi Këshilli i Ministrave ne
mbledhjen e sotme ishte ai “Për dhënien e mendimit për projektligjin
“Për
njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës”.
Në kuadër të angazhimeve programore për harmozimin e legjislacionit
bazë
me Kushtetutën dhe përmbushjen e standarteve ndërkombëtare të së
drejtës, duke vlerësuar rëndësinë e veçantë që paraqet rregullimi
ligjor
dhe konsolidimi i marrëdhënieve të pronësisë, si një element thelbësor
për
krijimin e një ekonomie tregu të qëndrueshme, në funksion të proçesit
të
integrimit euroatlantik të Shqipërisë, Këshilli i Ministrave shprehet
dakort në parim me këtë projektligj.
Projetligji “Për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës” i
pergatitur
nga grupi i eksperteve teknike prane OSCE, i propozuar nga një grup
deputetësh, shpreh konsensusin dhe zgjidhjen më të mirë të mundshme.
Keshilli i ministrave, në parim, shprehet dakord me projektligjin, duke
parjashtruar mendimet per çeshtje te veçanta dhe konkretisht:
Shprehet dakord me variantin e pare te pikes 1, te nenit 7, per te mos
lejuar kthimin e prones se administruar sipas ligjit 7501 date
19.07,.1991
“Për tokën” si dhe të ligjeve të tjera, të cilat parashikojnë një
trajtim
dhe mbrojtje të posaçme, të llojeve të veçanta të pronës.Shfuqizimi i
ligjit 7501, do të reflektonte probleme të mëdha të karakterit social
dhe
do të dëmtonte familje të tjera fermerësh.
Në lidhje me trajtimin e pronës së luajtshme shpreh qëndrimin që ai të
mos
jetë objekt i këtij ligji, pasi nuk disponohen ende të dhëna dhe
dokumenta
mbi këtë lloj prone si dhe nuk ka asnjë lloj studimi për sasinë dhe
efektin financiar që mbart.
Ka zgjerim të objektit të ligjit në shtrirjen e së drejtës së
subjekteve
të shpronësuara për të kërkuar njohjen e pronësisë të humbur pas datës
19.11.1994, pasi pas hyrjes në fuqi të legjislacionit që njeh dhe
garanton
të drejtën e pronës private, shpronësimi apo kufizimi i të drejtës së
pronësisë, në çfarëdo lloj forme, është bërë me akte ligjore dhe
nënligjore që kanë për objekt rregullimin e çështjeve të veçanta.
T’i jepet koha e nevojshme strukturave përkatëse për detajimin e
faturës
financiare, e cila do të mund të identifikohej dhe vlerësohej pasi të
jenë
analizuar mjetet dhe mënyrat e kompensimit, sipas renditjes prioritare.
Të detajohen kriteret e përcaktuara për kompensimin, duke parashikuar
nxjerrjen e akteve ligjore apo nënligjore për këtë qëllim.
Vendosja e lehtësimit të detyrimeve fiskale si një formë kompensimi,
mund
të jetë shkak për të kryer një “evazion të ligjshëm” (pasi çdo detyrim
fiskal vendoset me ligj), i cili do të cënojë përpjekjet për
konsolidimin
e sistemit fiskal.
Të rishikohet dhe parashikohet qartë, përcaktimi i çështjeve, organit
dhe
kopetencës së nxjerrjes së akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji.