A duhet kundershtuar projektligji i hartuar nga OSBE per kthimin e PRONAVE ????

marko

Primus registratum
Re: A duhet kundershtuar projektligji i hartuar nga OSBE per kthimin e PRONAVE ????

Gene, veprimet e kadastres nuk kane lidhje me pushtetin politik te kohes.
Edhe gjate pushtimit, shitblerja e tokes vazhdoi normalisht.
Ne se ishte mbret Zogu, apo Vittorio Emanueli, nuk perben asnje lloj ndryshimi.
Pas 44 u be shtetzimi me dhune, dmth reforma agrare, etj etj.
Ketu qendron ndryshimi ne legjitimitet.
Italia nuk shpronesoi njeri, dhe as i dha toke nga e gnes markos.
Besoj se e sheh ndryshimin, pra si nga ana konceptuale ashtu dhe juridike, do ishte zgjidhja me e mire.
Gjithmone flasim nese duam te jemi shtet i drejte dhe i paanshem e demokratik.
Natyrisht, mund te perdoren dhe metodat e post 90, ku toka ju dha miletit qe s'u takonte fare, ku erdhen dhe e zaptuan si ne Tirane p.sh, e ku merret toka "e shtetit" dhe i jepet X apo Y, se ashtu e kerkojne taraflliqet.
Nuk me duket fare si problem konceptual miku im.
Btw, personalisht s'kam asgje te investuar ne kthimin e pronave ne nivelet e 44.
Une ate pjese qe i la gjyshi familjes time, e kam marre, po me duket padrejtesi, se na rane kembet neper gjykata, dhe na u desh te konfrontohemi me nje person me kallash,qe kishte vene nje gardh edhe pse vete kishte ardhur nga Kuksi, e pse, per te marre ate qe na takonte. Sot behet fjale per ta legalizuar ate te ardhurin me kallash e me gardh ne token "time?" (e perdor si shembull)
Prandaj, dhe nuk flas nga interesi personal, por thjesht i nisur nga parimi i venies se drejtesise.
 
komino

Valoris scriptorum

nuk behet fjale per italianin vetem (qe fali e shiti toka te shtetit e shpronesoi ku deshte etj etj)
behet fjale per te gjithe pushtuesit qe me politikat e ligjet e tyre (jo tonat) kane kushtezuar pronesite (se pronar mund te jesh vetem sipas ligjit)

i gjithe problemi ketu eshte ai e percaktimit te vitit reference

pse jo 1990
pse jo 1500
pse jo 1544
pse jo 1000
pse jo 1944
pse jo 1965

prandaj them se ka nje problem konceptual
me duket se kuptova qe ti pranon ne kete fushe ligjerimin e pushtuesit italian (apo jo?)

pronesia edhe kur eshte nje proces privat kushtezohet nga ligjet e shtetit dhe kur ky shtet pranohet nga populli (pa u mohuar me vone) edhe ligjet e tij jane te velfshme ndersa rastet e tjera jane te gjitha te ngjashme (fashizmi, diktatura, turqit, sebet, greket, austriaket, etj)
ngelet te zgjedhim fundin e njerit prej tyre si reference dhe pikerisht ketu "calon gomari"
ke te zgjedhim dhe pse

nese fashizmi nuk ndikoi, a ndikoi zogu? nese jo, a kish ndikuar noli? nese jo, a kish ndikuar ...? nese jo, a kishin ndikuar turqit dhe tek i pari qe ka ndikuar gjejme nje motiv per delegjitimim e te gjithe pasardhesve te nuk kane ndikuar ne prona

nuk egziston ne menyre natyrale nje afat kohor deri kur mund te kthehemi prapa ne vite per te bere analizaen tone per te gjetur drejtesine ne lidhje me toka
eshte dicka artificiale dhe vendoset me ligj, por ligji duhet te bazohet ne drejtesi, sejcili e lupton drejtesine sipas interesit dhe interesi shprehet me ane te votes

pra politikanet nuk mund te bejne qe tjeter vecse te perfaqesojne interesat e atyre qe i kane zgjedhur ne baze te programit te shprehur mbi kete problem

sido qe te zgjidhet kjo pune, dikujt do ti behet nje padrejtesi
(paraardhesit e mi -ta zeme - kane qene perandore te bizntit por pastaj erdhi nje pushtues e me mori pronat qe pastaj imori dikush tjeter e keshtu me rradhe deri ne ditet tona dhe une tani mendoj se pronat me takojne mua ndersa ai qe ishte para stergjysheve te mi perandor i bizantit, duhet te keroje pronat e tij pra qe nuk me perkasin mua)

si zgjidhet e gjithe kjo padrejtesi i madhe historike - si e kane zgjidhur vendet e tjera (kur nje mbreteri pushtohej, te kujt beheshin pronat)

duket si ekuacion i grades se n-te me n nderyshore qe nuk ka zgjidhje reale <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
B.B

Primus registratum
Re: A duhet kundershtuar projektligji i hartuar nga OSBE per kthimin e PRONAVE ????

Pershendetje te gjitheve qe jane pjesemarres ne kete teme.
Tema eshte teper interesante dhe njekohesisht mund te them, se problemi i kthimit te prones eshte nje pike kyce dhe nje nder problemet kryesore sot ne Shqiperi.
Kuptoj Genen per ato qe thote dhe qe kerkon diskutim te kesaj teme,qe te bindet potesisht, qe kthimi i tokave pronareve te tyre eshte i drejte.

Une mendoj plotesisht qe kthimi i pronave, eshte me se i drejte, eshte nje gje qe qeveria duhej ta bente me kohe, qe ne ardhjen e demokracise, nqse do ishte bere qe atehere kjo pune dhe ekonomia Shqipetare sot do ishte shume me mire, per vete faktin se do te kishte me shume investime, si rrjedhim dhe pune e cdo gje do ishte brenda ligjit dhe gjerat do vinin duke u zhvilluar ne rruge te drejte perhere e me shume dhe investimet do shtoheshin perhere e me shume.

Kthimi i tokes pronarit i mbyll rrugen korrupsionit ne lidhje me kete pike, gjithashtu dhe shitjeve e blerjes se tokave sipas qejfit te qeverise, merr ketij e shit atij.
Jo, kjo eshte komplet e gabuar. Toka i duhet kthyer pronarit tij, se atij i perket , prona eshte e shenjte dhe duhet te shkoj tek i zoti, vetem ne kete menyre mund te filloje nje zhvillim i paster i ekonomise ne Shqiperi.

Une njoh pronare qe kane tapi te ruajtura brez pas brezi dhe jo vetem kaq , por e di shume mire qe ka familje te cilat i njeh Europa shume mire se kush jane dhe se ku i kane dhe pronat qe u morren nga diktatura.
Gazeta italiane " Corriere della sera" e vitit 1998, ka folur per familjen BOCARI, te ciles rregjimi i diktatures u mori pronat......, aty ka gjithashtu dhe se ku i kane keto prona.
Gjithashtu mund te them, se jam e sigurte qe pothuajse 99% e pronareve i kane tapite e tyre origjinale.
Dhe kjo eshte prova kryesore per te futur ate qe quhet,DREJTESI, ne Shqiperi.
 
RobertdeNiro

Ketu nuk duhet folur me gjuhen e librave te historise Enveriste.
Qe nga 1912 e deri 1944 Shqiperia nuk kishte probleme pronesie.Sejcili kishte Token e vet dhe anje ushtri e huaj nuk u morr me shpronesime te popullit.

Toka nuk ju jepet te zoteve per nje arsye te thjeshte.PD ose PS do humbte me qindra mijra vota.
 
AskushiuS

TI GENE JE KUNDRA NJE KLASE FISNIKESH NE SHQIPERI!!
Cfare ndodhi me pronen(token bujqesore,kullotat dhe pyjet)mbas adhjes se demokracise??

Fshatari jo vetem qe nuk e punoi,por i shkaterroi
keto toka deri ne ate grade saqe sot e kesaj dite ajo nuk eshte me rentabel.(duhen vite per tu
rigjeneruar keto pasuri)
Ai e beri kete per disa arsye,ngaqe ishte shume i varfer dhe toka ishte mall pa zot,por ai e dinte gjthashtu shume mire qe nje dite keto pasuri do ti kthehen pronarit.
Mbas ketij shfrytezimi kapital fshatarit i ngelen vetem dy mundesi per te mbijetuar:shperngulja ne qytet ose emigracioni(shitja e krahut te punes me cmime qesharake ne Greqi ose gjetke).

Ne te kundert nese prona do ti kthehej pronarit
me te gjitha te drejtat ai do dinte ta administronte pronen.(Pra toka nuk ka nevoje vetem per krah pune,por ka nevoje per laps dhe leter gje qe i mungon fshatarit).
Gjithashtu dhe nga ana politike fshatari do dinte ku te ankohej drejpersedrejti,sesa te cirrej Ps dhe PD cdo rruget e kryeqytetit.(perqindja me e madhe e Shqiperise popullsi fshatare).

Persa i perket pronave ne qytet dhe tokave ne bregdet preken direkt interesat i xhepit te politikanve tane te nderuar (vilat dyqanet ,pallatet,htelet,plaxhi)

Pastaj kemi dhe disa perfundime llogjike:
A do pranonte pronari(fisniku)te niseshin skafet me klandestine,droge,arme dhe prostituta
nga toka (prona) etij????????
A do pranonte ai te mbillte KANAPI SATIVA (LLOJ DROGE) ne token (pronen) e tij?????????
A do lejonte ai shkaterrimin e rrenjeve te ullinjve dhe agrumeve????????
(Hë se ja blejme grekut tani!!!!)
A do lejonte ai shkaterrimin e tokes se punueshme
deri ne ate grade sa ajo te mos te jete
pjellore?????????
A do pranonte ai shkoterrimin e atyre pak fabrikave te idustrise se lehte dhe ushqimore?????

DHE E FUNDIT PER TY GENE !!!!!
A DO PRANONTE, KJO KLASE FISNIKESH TE FUQIZUAR EKONOMIKISHT(PA DHUNE,GJAK, KORRUPSION DHE MASHTRIM),QEVERISJEN E VENDIT NGA POLITIKANET E SOTEM (PJELLE DHE GJAK I REGJIMIT KOMUNIST)
?????????
 
ok dakort

megjitehse pergjigjet e mia ndaj pyetjeve qe beri ask nuk do i pelqenin (paraja ben pronarin te pranoje edhe skafet edhe canabis po nejse) po e tejkaloj kete faze dhe perseris ate qe thashe ne fillim

t0ka DUEHET TE KETE PRONAR

ketu doja te diskutoja se KUSH ESHTE KY PRONAR DHE PSE
A MJAFTON TAPIA?
PO SIKUR ENVERI TE KISH DHENE TAPI (sic dha me reformen agrare)?
CILES PERIUDHE HISTORIKE DO I REFEROHESHIM QE TE QUANIM SE NUK KA PADREJTESI?

mos u ktehni prape nga fillimi e te perserisne konceptin se toka i takon pronarit te ligjshem SE JEMI TE GJITHE DAKORT ME KETE

kush eshte pronari i ligjshem????
pse ai eshte i ligjshem e te tjeret qe e pretendojne kete toke jo???

bejme nje hap perpara ne arsyetim dhe te shohim se mos zgjithim edhe ndonje gje tjeter pervec konceptit themeltar - toka pronarit
thumbsup.gif
 
babi

Primus registratum
Re: A duhet kundershtuar projektligji i hartuar nga OSBE per kthimin e PRONAVE ????

Te nderuar kolege AF-ista,

Duke perkrahur mendimet tuaja te deritanishme, une mendoj qe eshte nje dikutim qe nuk mund ti dali fundi.

Une them qe duhet te miratohet ligji (se cili eshte me i mire me duhet ti studioj - gje qe ndoshta nuk e bej mire se nuk jam juriste) - dhe patjeter duhet te zbatohet.

DUHET FILLUAR DIKU - qe ekonomia private te filloje te funksionoje me paterica por do filloje.
Ky kaos ne shitblerje te tokave do te na shkaterroje shume me teper sesa konfliktet e kompensimeve - te pakten nuk jane marre te gjitha tokat nga njerez qe nuk u takojne.

NE MENYRE ABSOLUTE UNE MENDOJ QE DUHET TE MIRATOHET LIGJI EDHE TE HYJE NE FUQI - LE TE RREGULLOJE SA TE RREGULLOJE - TE TJERAT RRUGES SE ZHVILLIMIT - SEPSE ME PRONE NE AJER NUK KEMI KU SHKOJME ME.

booki.gif
 
DICKA ME TEPER NGA GAZETA BIZNESI

Problemi i pronave: një projektligj, dy variante, zgjidhja

Në lidhje me konfliktet kryesore midis shtetit dhe pronarëve, projektligji i OSBE-së jep dy variante dhe zgjidhja perfundimtare i mbetet mazhorancës parlamentare

Ermal Nazifi / Data (3-11-2003)

Java e fundit, në mes shumë ngjarjeve të rëndësishme nga politika e rendi publik, u karakterizua edhe nga një ngjarje tepër e rëndësishme në lidhje me pronat.
Kjo ngjarje ishte përfundimi i projektligjit për pronat nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe dorëzimi i tij te kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi. Në pranverë të vitit 2003, Kuvendi kërkoi ndihmën e OSBE-së për hartimin e një ligji të integruar, mbështetur në dy projektligjet e paraqitura nga deputetët e Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Alfred Çako dhe Këshilli i Ministrave.
Gazeta “Biznesi” ka shkruar vazhdimisht për problemin e pronave në Shqipëri dhe pasojat e këtij problemi në ekonominë shqiptare.
Kjo ngjarje u shoqërua nga polemika të shumta e nga kundërshtime të hapura nga Partia Republikane dhe nga Partia e Legalitetit, të cilët kanë paraqitur një projektligj në Kuvend, të hartuar nga Shoqata “Pronësi me Drejtësi”.
Nga ana tjetër, ky projektligj u mbështet nga dy partitë e mëdha: PS e PD.
Edhe vizita e delegacionit të Parlamentit Europian, të kryesuar nga Zonja Doris Pack, u përfshi në këto diskutime. Sipas Zonjës Pack, problemi duhet të zgjidhet në mënyrë konsensuale. Por, cili është ky konsensus: ai midis dy partie të mëdha apo ai midis shtetit dhe pronarëve të ligjshëm, që pretendojnë kthimin apo kompensimin e pronave të tyre? Të parat janë ato që do të vendosin fatin e këtij projektligji me anë të votave të tyre në Kuvend. Kurse pronarët janë shprehur haptasi kundër këtij ligji. Madje, Shoqata Kombëtare e pronarëve legjitimë, ka organizuar edhe protesta para institucioneve kryesore, të përfshira në këtë proces.
Por, politikanët dhe mediat kanë anashkaluar një fakt të rëndësishëm. Drafti i përgatitur nga OSBE-ja nuk është një draft final. Ai, për kontradiktat kryesore midis dy projektligjeve, ka dhënë dy variante. Pra, përfundimisht i takon Kuvendit të miratojë ligjin përfundimtar, që shpresojmë se do të zgjidhë përfundimisht problemin e pronave në Shqipëri.

Po cili është ky projektligj që turbulloi kaq shumë këtë javë?
Ky projektligj ka si objekt rregullimin e drejtë sipas Nenit 41 të Kushtetutës të së drejtës së pronësisë, që kanë lindur nga shpronësimet, shtetëzimet apo konfiskimet. Me anë të këtij projektligji synohet kthimi i pasurisë së paluajtshme, si dhe kompensimi në ato raste kur kthimi është i pamundur. Në këtë ligj përcaktohen edhe organet administrative qendrore dhe vendore, që merren me rastet e kthimit dhe kompensimit si dhe procedurat përkatëse për këtë kthim a kompensim.

Drafti i OSBE-së
Sipas Draftit të OSBE-së, çdo subjekt i shpronësuar ka të drejtë të kërkojë njohjen e së drejtës së tij të pronësisë, në rast se i është hequr sipas akteve të ndryshme ligjore, nënligjore, vendime të institucionve të ndryshme e gjykatave që nga data 29.11.1944, pra që nga data e çlirimit të vendit. Sipas këtij ligji, subjekteve të shpronësuar u njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen pa kufizim pronat e paluajtshme, me përjashtim të rasteve që vetë ligji përcakton ndryshe.
Në Nenin 2, Pika e dytë të projektligjit, fillon edhe paraqitja e problemit të madh të konfliktit midis dy projektligjeve të mëparshme. Në të thuhet se shpronësimet apo kufizimet e barasvlefshme me të, të kryera nga shteti në zbatim të ligjeve të ndryshme të dala pas vitit 1991, konsiderohen si shpronësime të bëra për interes publik. Si të tilla, pronarëve u njihet e drejta për një shpërblim të drejtë, sipas Nenit 41 të Kushtetutës. Këto ligje përfshihen në një aneks, që i është bërë projektligjit. Në listën e ligjeve, së pari, qëndron Ligji 7501 “Për tokën”. Gjithashtu, në këtë listë përfshihen edhe ligje të tilla si Ligji 7698 “Për kthimin e kompensimin e pronave ish – pronarëve” e Ligji 7980 “për shit-blerjen e tokave”. Të gjithë këto ligje janë kundërshtuar vazhdimisht nga ish- pronarët e madje, kanë provuar të ngrenë padi edhe në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Neni 2, Pika e dytë, mund të zbatohet i kombinuar me Nenin 7 të projektligjit. Ky nen përcakton pronat që nuk kthehen, por vetëm kompensohen.
Këto prona përfshijnë kategori të tilla si: prona që shërbejnë për realizimin e detyrimeve ndërkombëtare të shtetit, prona mbi të cilat janë kryer investime të mëdha energjitike, telekomunikacioni e investime të tjera me interes publik, arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes etj.

Dy variantet
Sipas variantit të parë, kategorisë së pronave që nuk kthehen i shtohen edhe të gjitha ato prona, të cilat janë marrë në bazë të ligjeve që janë përfshirë në aneksin e ligjit. Këto prona që nuk kthehen, kompensohen. Sipas projektligjit me “kompensim” kuptohet shpërblimi i drejtë, sipas vlerës së tregut. Ky përkufizim është shumë i favorshëm për pronarët, edhe në krahasim me vende të tjera. P.sh. sipas legjislacionit italian, kompensimi i drejtë është gjithmonë më i vogël se vlera a tregut, në mënyrë që ky shpërblim të jetë i drejtë, si për individin ashtu edhe për shoqërinë si e tërë.
Sipas variantit të dytë të Nenit 7, pasuritë që janë ndarë sipas ligjeve të përfshira në aneksin e ligjit, nuk përfshihen në kategorinë e pronave që nuk kthehen. Për pasojë, edhe pika e dytë e Nenit dy hiqet, pra, këto prona nuk njihen as si pasuri e shpronësuar që duhet t’i nënshtrohet shpërblimit të drejtë.
Në ligj ka edhe një listë përjashtimesh nga ky projektligj. Kështu, ky ligj përjashton nga veprimi i tij, pra, nga njohja, kthimi apo kompensimi i pronës, të gjitha ato prona që janë përfituar nga zbatimi i ligjit për “reformën agrare” dhe ndryshimet që i janë bërë atij. Një tjetër përjashtim i rëndësishëm nga ky ligj, janë edhe pronat e shtetëzuara apo konfiskuara nga zbatimi i Ligjit nr.37, dt. 13.01.1945 “Për tatimin e jashtëzakonshëm”. Ky tatim u vendos mbi fitimet e luftës, por në të vërtetë, shumicës së tregtarëve iu mor e gjithë pasuria që kishin, si ajo e fituar para luftës edhe ajo gjatë saj. Të tjera përjashtime janë pronat që i janë dhuruar shtetit si dhe shpronësimet kundrejt një shpërblimi të drejtë dhe që përdoren për interesa publike.

Pronat e luajtshme
Edhe për pronat e luajtshme, projektligji i OSBE – së është në dy variante. Sipas variantit të parë njohja, kthimi dhe kompensimi i pronës së luajtshme bëhet me ligj të veçantë. Sipas variantit të dytë, subjektet e shpronësuara, të cilët vërtetojnë me dokumente përkatëse që shteti u ka marrë padrejtësisht sende të luajtshme, u njihet e drejta e pronësisë mbi këto sende.
Në rast se këto sende u janë kaluar personave të tretë ose janë ruajtur në llogari të vetë shtetit, i kthehen subjektit të shpronësuar. Personat e tretë kompensohen nga shteti. Për ato sende që nuk ekzistojnë më, përfshi edhe kafshët, shteti i kompenson pronarët e tyre. Edhe për të hollat e monedhat me metal të çmuar, subjekti i shpronësuar kompensohet sipas praktikave bankare.
Projektligji i ri ka folur edhe për ato raste kur pronat janë shpronësuar për interesa publike, por nuk janë përdorur për qëllimin për të cilin janë shpronësuar. Në këtë rast, shteti i kthen pronën subjekteve të shpronësuara, të cilët detyrohen të kthejnë shpërblimin e marrë.

Afatet kohore
Subjektet e shpronësuar duhet të paraqesin kërkesat e reja të tyre brënda dy vjetëve nga hyrja në fuqi e ligjit për pronat. Komisionet vendore njohin të drejtën e pronësisë, kthejnë ose kompensojnë pronat e paluajtshme brenda tre muajve nga data e paraqitjes së kërkesës. Në rast se nuk është e mundur, dhënia e vendimit mund të shtyhet, por jo më tepër se një muaj. Në rast se komisionet vendore nuk vendosin dot pas kalimit të këtyre afateve, atëherë brënda 30 ditësh, vendos Komisioni Shtetëror.
Edhe për të gjithë procesin e njohjes, kthimit ose kompensimit të pronave, janë vendosur afate.
Kështu, procesi i njohjes, kthimit ose kompensimit të pronave, sipas ligjit duhet të përfundojë në datën 31.12.2006. Ndërsa kryerja e pagesës për kompensim duhet të përfundojë në vitin 2014.
Vendosja e këtyre afateve është me të vërtetë një gjë shumë pozititve. Le të shpresojmë se ato do të zbatohen e nuk do të përfundojnë si afatet e vendosur nga Kushtetuta për nxjerrjen e ligjeve për rregullimin e drejtë të çështjeve të ndryshme, që lidhen me shpronësimet dhe konfiskimet e kryera para miratimit të Kushtetutës.

Trojet dhe banesat, ja si kthehen apo kompensohen
Kur trualli është tjetërsuar në favor të personave të tretë dhe mbi të nuk janë ngritur ndërtesa të përhershme dhe të ligjshme, trualli i kthehet pronarëve

Në lidhje me trojet, në projektligj thuhet se kur trualli është tjetërsuar në favor të personave të tretë dhe mbi të nuk janë ngritur ndërtesa të përhershme dhe të ligjshme, trualli i kthehet pronarëve. Sipas këtij projektligji, shteti shpërblen të tretët sipas vlerës së tregut. Në ato raste kur mbi truallin e subjektit të shpronësuar, shteti ose personat e tjerë kanë kryer investime të konsiderueshme, ato llogariten sipas vlerës së tregut në çastin e njohjes të së drejtës së pronësisë. Në ligj është vendosur kushti që këto investime duhet të jenë bërë sipas legjislacionit në fuqi e jo të jenë të paligjshme e pa leje ndërtimi.
Kur vlera e investimeve përbën deri në 100% të vlerës së truallit, prona i kthehet pronarit. Kjo, pasi ato të kenë paguar kundërvlerën e investimeve të kryera.
Në rastin kur vlera e investimeve të kryera përbën më shumë se 100% të vlerës së truallit, shteti apo personat e tjerë, ruajnë pronësinë dhe subjektet e shpronësuara kompensohen sipas ligjit.
Në mënyrë të veçantë projektligji trajton edhe problemin e banesave të pronarëve, në të cilat ka qiramarrës të vendosur gjatë regjimit komunist. Këta qiramarrës vazhdojnë të qëndrojnë në banesat e pronarëve. Por, projektligji vendos nje detyrim për shtetin. Brenda dy vjetësh nga hyrja në fuqi e ligjit, shteti duhet t’u sigurojë qiramarrësve një banesë me sipërfaqe të njëjtë ose t’u sigurojë atyre kredi me interesa të ulëta. Për periudhën dyvjeçare, Këshilli i Ministrave përcakton me vendim vlerën e qirasë. Me kalimin e periudhës dyvjeçare, shteti i paguan pronarëve vlerën e qirasë në emër të qiramarrësve. Por, pas kalimit të periudhës dy vjeçare, kjo vlerë është sipas çmimit të tregut.
Në projektligj përcaktohet edhe një mënyrë tjetër për lirimin e banesave nga qiramarrësit. Kështu, nëse pronari i siguron qiramarrësit banesë tjetër brenda të njëjtës qendër të banuar, me sipërfaqe banimi aq sa i takon, por jo më tepër se sa ka, atëherë qiramarrësi është i detyruar të lirojë banesën. Pas dy vjetësh, shteti i paguan vlerën e qirasë, n.q.s. nuk i ka siguruar banesë.

Mënyrat e format e kompensimit të pronës dhe vlerësimi i saj
Format e kompensimit janë: paratë, kompensimi me pronë të të njëjtit lloj, aksionet në kompani me kapitale shtetërore, lehtësimi i detyrimeve fiskale etj.

Sipas projektligjit të OSBE- së, shteti i kompenson pronat personave të shpronësuar, në forma të ndryshme.
Kështu, forma e parë dhe më praktike për kompensimin është me një pronë të të njëjtit lloj në pronësi të shtetit. Një tjetër formë është edhe kompensimi me një pronë të çfarëdoshme, por me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit. Kompensimi fizik, sipas ligjit, duhet të bëhet brenda të njëjtës njësi administrative (fshat, komunë etj. ) ose në njësinë më të afërt administrative.
Kompensimi, gjithashtu mund të jetë edhe me para. Kjo formë kompensimi është vendosur e fundit në listën e formave të kompensimit.
Forma të tjera të kompensimit janë aksionet në kompani me kapitale shtetërore, vlerën e objekteve, që janë objekt privatizimi si dhe lehtësimin e detyrimeve fiskale, sipas ligjeve financiare.

Vlerësimi i pronës
Vlerësimi i pronës që kompensohet bëhet nga një grup ekspertësh të pavarur. Ky grup ekspertësh ngrihet nga Komisioni Vendor i Kthimit e Kompensimit të Pronave. Grupi i ekspertëve, në caktimin e vlerës së pronave që kompensohen, merr parasysh kritere të tilla si: vlera fillestare, amortizimi, destinacioni, vendndodhja e objektit si dhe indekset e ndryshimeve të çmimit të tregut dhe të monedhës.
Ekspertët e grupit të vlerësimit nuk duhet të kenë asnjë konflikt interesi, që mund të ndikojë në marrjen e një vendimi jo të drejtë nga ana e tyre.
Edhe projektligji i OSBE – së njeh të drejtën e parablerjes së pronave të paluajtshme, të zëna me objekte shtetërore kur këta të fundit privatizohen. Subjektet e shpronësuar mund të heqin dorë nga e drejta e parablerjes. Në këtë rast, ata kompensohen sipas këtij ligji.

Organet shtetërore për kthimin e kompnesimin e pronave
Për zbatimin e ligjit për njohjen, kthimin e kompensimin e pronave, ngrihet Komiteti Shtetëror për Kthimin e Kompensimin e Pronave. Ky komitet përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët emërohen nga Kuvendi.
Një nga anëtarët propozohet nga Presidenti i Republikës. Ky anëtar, në qoftë se emërohet nga Kuvendi, është edhe kryetar i Komitetit. Nga anëtarët e tjerë, dy propozohen nga pozita parlamentare dhe dy propozohen nga opozita parlamentare. Kjo mënyrë e organizimit të Komitetit është me të vërtetë demokratike dhe e ekuilibruar. Anëtarët e komisionit duhet të jenë juristë, ekonomistë apo inxhinierë, që kanë lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave dhe duhet të kenë jo më pak se dhjetë vjet përvojë pune.

Shtojca e ligjit për pronat:
1. Ligji nr.7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”
2. Ligji nr. 7512, datë 10.08.1991 ‘Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private dhe nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”
3. Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 378, datë 2.12.1992 “Për faljen e studiove të punës piktorëve dhe skulptorëve”
4. Ligji nr. 7652 , datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”
5. Ligji nr.7665, datë 21.1.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”
6. Ligji nr. 7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”
7. Ligji nr. 7980, datë 27.07.1995 “Për shit-blerjen e tokave”
8. Ligji nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi, pa shpërblim të tokës bujqësore”
9. Ligji nr. 8312, datë 26.03.1998 “Për tokat bujqësore të pandara”
Ligji nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”

Neni 41 i Kushtetutës:
1. E drejta e pronës private është e garantuar.
2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil.
3. Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës, vetëm për interesa publike.
4. Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës, që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë.
5. Për mosmarrëveshjet, lidhur me masën e shpërblimit, mund të bëhet ankim në gjykatë.
 
PERSERI NGA BIZNESI
Speciale
Intervistë eskluzive me Haxhi Alikon, ekspert i grupit teknik të OSBE-së për projektligjin për pronat

OSBE ka deklaruar se do të realizohet një projektligj që të jetë nje kombinim i projektligjeve të paraqitur nga qeveria shqiptare dhe nga deputetët Fatmir Mediu e Alfred Çako

Ermal Nazifi / Data (4-11-2003)

Angazhimi i OSBE - së si një institucion i paanshëm, ishte me kërkesën e palës shqiptare të integronte në një të vëtem dy projektligjet e praqitura njëri nga qeveria dhe tjetri nga dy deputetë të opzitës që sipas shoqatës "Pronësi dhe drejtësi" kanë paraqitur projektligjin e tyre, kurse dy deputetët kanë marrë përsipër iniciativë ligjvënëse.
Projektligji i hartuar nga grupi i ekspertëve të organizuar nga OSBE, nuk ka tamam dy variante. Kjo sepse për problemet që trajtohen aty, duhet të japë zgjidhje përfundimtare faktori politik. Këtë pozicion nuk mund ta merrte grupi i ekspertëve teknikë dhe as OSBE – ja. Për të marrë një pozicion të tillë duhet që grupi i ekspertëve të kishte mandatin përkatës nga forcat politike. I vetmi institucion që ka një mandat të tillë është Kuvendi i përbërë nga përfaqësues të zgjedhur nga populli. Prandaj edhe grupi i ekspertëve teknikë ka paraqitur dy variante. Kuvendi vendos për njërin apo për tjetrin dhe nga pikëpamja teknike të dy variantet janë të sistemuara. Konkretisht një qëndrim i tillë i dyzuar është mbajtur në nenin 5 ku flitet për pasurinë e luajtshme ku sipas njërit variant problemi i njohjes, kthimit e kompensimit të kësaj prone zgjidhet me ligj të veçantë. Gjatë punës në grupin teknik pati mendim se projektligji duhet të shprehet edhe për pronën e luajtshme për shkak se kuptimi pronës në Kushtutë përfshin edhe pronën e luajtshme edhe atë të paluajtshme. Por një mendim ishte për mospërfshirjen e kthimit e kompnesimit të pronës së luajtshme në këtë projektligj. Kjo pasi deri tani nuk është diskutuar për këtë problem dhe nuk ka asnjë studim qoftë edhe orientues për vlerën e kësaj pasurie. Për këtë arsye në projektligj u shprehën dy variante. Meqënëse flitet për një proçes integrimi grupi i ekspertëve në këto raste kundërshtie nuk mund të dilte me një mendim pasi kjo do të thotë që është marrë një pozicion i një anshëm. Pra për këtë arsye janë dhënë dy variante dhe le të vendosë faktori politik se cili është më i miri.
Rasti i dytë ku paraqiten dy variante është neni 7 ku bëhet fjalë se cilat prona nuk do të kthehen. Aty janë rreshtuar një sërë kategori pronash që janë konsideruar me rëndësi të veçantë për mbarë vendin. Me qënëse një pjesë e grupit të specialistëve janë pro përfshirjes në shtojcën e projektligjit të atyre ligjeve, përfaqësuesit e pronarëve janë shprehur hapur kundër tyre si psh ligji 7501 për tokën apo ligje të tjera. Kjo është një çështje shumë e dabatueshme dhe tepër e mprehtë nga pikëpamja politike. Duhet pasur parasysh se ligji 7051 për tokën ishte rezultat i një konsensusi politik, pra dy parti kundërshtare ranë dakort që ky ligj të zbatohet. Kjo tregon që abrogimi i tij patjetër kërkon një vendim politik. Pra as grupi i ekspertëve teknikë as OSBE – ja nuk mundet që të shpreheshin për një çështje që i takon vetëm faktorit politik shqiptar. E rëndësishme është që kjo çështje të zgjidhet në Kuvend ku palët politike, sipas mandatit të marrin vendimin më të justifikuar.

Dihet që sipas kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, iniciativën legjislative mund ta marrë çdo deputet ose 20 mijë shtetas me të drejtë vote. Por cila nga këto forma do të përdoret për të paraqitur projektligjin e hartuar nga grupi i ekspertëve? Zgjidhja më e mirë dhe më konsensuale do të ishte një iniciativë e një grupi deputetësh të të gjitha partive që ishin të përfaqësuara në grupin e ekspertëve. Por publikisht Partia Republikane e deklaruar si mbrojtëse e të drejtave të pronarëve të ligjshëm e ka kundërshtuar këtë projekt. Si mund të rivendoset konsensusi?

Drafti i përgatitur nga grupi i ekspertëve të OSBE – së i vihet në dispozicion Kuvendit pasi ai e kërkoi ngritjen e një grupi ekspertësh. As OSBE as grupi i ekspertëve nuk kanë iniciativë ligjvënëse. Se kush do ta marrë iniciativën ligjvënëse është një çështje që nuk i takon grupit të ekspertëve. Mundësitë në këtë drejtim janë të pafundme, një deputet, disa deputetë, një grup parlamentar etj. Por konsensusi nuk nevojitet në paraqitjen e projektligjit. Ai nevojitet në miratimin e tij. Po të bëjmë një llogari të thjeshtë rreth 90 përqind e votave parlamentare janë pozicionuar në favor të këtij projekligji. Dhe ky është një konsensus. Përpjekjet e komunitetit të pronarëve kanë qënë të mëdha e të efektshme deri sa erdhën në një moment që ata arritën të paraqesin një projektligj për diskutim. Unë si pjesëmarrës në jetën politike të vendit kam pasur mundësinë të ndjek të gjitha diskutimet që janë bërë që nga viti 90 e më tutje për çështjen e pronave. Personalisht mendoj se ky projekt ligj i paraqitur është maksimumi i mundshëm deri sot në favor të pronarëve.

-Në nenin 4 që flitet për përjashtimet nga veprimi i ligjit, vihet re përfshirja e dy ligjeve të cilët e rënduan shumë pozitën e pronarëve shqiptarë, ligjin për reformën agrare dhe ligjin për tatimin e jashtëzakonshëm.
A do të ishte një zgjidhje më e mirë që do të arrinte edhe një konsensus më të gjërë marrja e një zgjidhjeje të mesme si përshembull kthimi ose kompensimi deri në një farë mase i pasurive të marra nga shteti nëpërmjet këtyre ligjeve?

Vendosja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet nga lufta nuk është se ishte një shpikje shqiptare dhe as një shpikje e vendeve që u vendosën nën regjimin komunist. Ky lloj tatimi i jashtëzakonshëm për fitimet nga lufta është aplikuar në të gjitha shtetet e Europës që janë pushtuar nga forcat nazi – fashiste. E njëjta gjë ndodhi edhe në Shqipërinë e pasluftës ku u vendos ky tatim për fitimet e jashtëzakonshme të përfituara nga bashkëpunimi me pushtuesit. Në mënyrë që ky ligj të mos merrej në shqyrtim nga grupi i ekspertëve duhej që të ishte abroguar nga ligjvënësi shqiptar apo gjykata kushtetuese. Grupi i ekspertëve nuk mund të merrte përsipër që të përjashtonte veprimet e këtij ligji, që është akoma në fuqi. Gjatë shqyrtimit të projektligjit për pronat kuvendi mund të vendosë shfuqizimin e ligjit për tatimin e jashtëzakonshëm për fitimet e luftës dhe mund ta përfshijë në efektet e zbatimit të këtij ligji.
Përsa i përket reformës agrare, duhet theksuar se ka pasur keqkuptime dhe vlen të sqarohet në mënyrë të veçantë. Sipas ligjit për reformën agrare, toka iu mor pronarëve të mëdhenj të tokave e fshatarëve të pasur dhe iu dha 5 hektarë atyre të varfër. Sipas projektligjit të ri personat që prfituan nga reforma agrare nuk kanë të drejtë të bëjnë kërkesë për kthimin a kompensimin e pronave që iu është dhënë nga reforma. Kjo pasi ata kanë përfituar prona nga ligji 7501. Faktikisht ish pronarët përfitojnë nga kjo gjë. Projekt ligji synon njohjen, kthimin e kompensimin e të shpronësuarve, kurse përfituesit nga reforma agrare nuk janë të shpronësuar por të "pronësuar".

Në nenin 17 thuhet se Komisionet vendore për kthimin e kompensimin e pronave përbëhen nga 5 anëtarë që propozohen nga Prefekti. Siç thuhet edhe në Kushtetutë "Këshilli i Ministrave cakton Prefektin si përfaqësues të tij në çdo qark ". Në krahasim me komisionin shtetëror, zgjedhja e anëtarëve të të cilit është mjaft e ekuilibruar, komisionet vendore zgjidhen në mënyrë të anshme nga përfaqësues të qeverisë kurse komisoni qëndror vetëm i emëron ata. Cili është komenti juaj?

Sipas projektligjit të hartuar nga grupi i ekspertëve, anëtarët e komisioneve vendore që të zgjidhen duhet të përmbushin kritere profesionale. Kjo jep një siguri të madhe për pavarësinë e tyre. Për më tepër siç shprehet edhe ligji, këta kandidatë për anëtarë të komisioneve vendore vetëm propozohen nga Prefekti. Ata emërohen nga Komiteti Shtetëror për Kthimin e Kompensimin e Pronave që është mjaft i ekuilibruar. Ky i fundit ka të drejtë që në rast se nuk janë zbatuar kriteret profesionale të mos emërojë personat e propozuar nga prefekti. Ka edhe një faktor tjetër. Në fund të fundit këtë ligj do e zbatojë qeveria. Si e tillë ajo nuk mund të mos marrë pjesë në këtë proces. Duhet të mësohemi që të kemi besim te qeveria, pa i vënë epitetin e majtë apo e djathtë, pasi ajo i zbaton ligjet.

Në nenin 19 ku flitet për afatet kohore, thuhet se subjektet e shpronësuar kanë të drejtë të paraqesin kërkesat e reja brënda 2 vjetëve. A do të ishte mirë që ky ligj të parashikonte edhe rastet kur ky afat të mund të "rivendosej në afat" duke përdor zhargon ligjor, pra të përcaktohen shkaqet kur kërkesa mund të praqitet edhe pas kalimit të kitij afati në raste pamundësie?

Vendosja e këtyre afateve rrjedh nga ajo eksperiencë e keqe që është vërejtur me ligjet e mëparshme për kthimin e kompensimin e pronave. Afatet e vendosura aty u shtynë duke e bërë zgjidhjen e situatës të pamundur. Është përcaktuar ky afat pasi në qoftë se nuk vihet një afat për bërjen e kërkesave i pacaktuar, do të mbetet edhe përfundmi i të gjithë procesit të kthimit e kompensimit të pronave. Pastaj edhe praktikisht 10 vjetë që ishin në dispozicion duke shtuar edhe dy të tjera në bazë të projektligjit të ri janë të mjaftueshëm. Edhe te dispozitat tranzitore të projektligjit është theksuar se nqs ekziston dokumentacioni i nevojshëm sipas kërkesave të ligjit të vjetër, pronarët mund të paraqesin vetëm kërkesën përkatëse për kthimin a kompensimin e pronës. Përfitoj nga pyetja që të sqaroj edhe një tjetër moment të lidhur me afatet. Projektligji ka kritikuar kohën e parashikuar për kthimin e pronave. Është plotësisht normale që një proces i tillë kaq i rëndësishëm të ketë një farë kohëzgjatjeje. Për më tepër në ligj thuhet se që nga momenti i njohjes të së drejtës e deri në momentin e përfitimit të kompensimit subjekti i shpronësuar përfiton edhe interesin bankar sipas mesatares vjetore të Bankës së Shqipërisë.

Përpjekjet e komunitetit të pronarëve kanë qënë të mëdha e të efektshme deri sa erdhën në një moment që ata arritën të paraqesin një projektligj për diskutim.
Po të bëjmë një llogari të thjeshtë rreth 90 përqind e votave parlamentare janë pozicionuar në favor të projekligjit të hartuar nga grupi i ekspertëve. Dhe ky është një konsensus.
 
pasi vendosem (jo ne por osbe) si date konvencionale 29-11-1944

cilat jane problemet qe lindin

1- shume pronare tokat e tyre i "dhuruan me vullnet te lire" dhe nuk kompensohen per kete

2- nuk me duket nje zgjidhje perfundimtare pasi lihen shume detyra per me vone (po ky nuk eshte problem i madh)

3- gjithca varet nga menyra se si qeveria e pas 1944 ka justifikur shpronesimet (nese i ka justifikuar si super tatim per luften, nuk ka kompensim)

kjo dhe te tjera nga kendveshtirimi i te shpronesuarve

tani nga reforma agrare
- pronar mund te jesh vetem ne baze te ligjit dhe ata qe perfituan nga reforma agrare ishin te tille ashtu si ishin te shpronesuarit me pare
(por, keta thuhet se kane perfituar nga ligji 7501 per token dhe vazhdojne te gezojne ato qe perfituan)

ps.keto per te rihapur diskutimin <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
 
Top