Re: A duhet feja muslimane ne Kosove te reformohet
1. Gjithmone duke respektuar Zotin dhe duke e falenderuar ate per te mirat qe na i solli ne kete bote dhe duke mos dashur qe ti behem shok, mendimi im eshte se:
1. Ne gjamiat tona gjate ligjerimit te temave dhe gjate ceremonise se faljes te perdoret gjuha shqipe (si gjuhe qe ka dale nga perendia).
2. Ne ligjerata e mbajtura ne gjamia dhe jashte tyre hoxhallaret te perdorin sa me shume shembuj nga historia e popullit shqiptar (rrethe qendreses, trimerise, humanitetit, besimit, kultures etj...)
3. Te mbahen seminar te ndryshem me qellime edukative etj...
Krejt do te ishin stimulim me i madhe per Rinin muslimane shqiptare.
Varet se c'kuptojme me reforma. Ne qofte se me reforma kuprtojme qe te ndryshojme aspekte te ndryshme te fese, kjo eshte e pamundur, pasi keshtu do te thshte zhveshje nga feja per hir te fese, gje qe nuk ka kuptim. Islami ka ardhur i perkryer dhe cdo ndryshim, do te ishte perkeqesim.
Ajo qe mund te quajme reforme mund te kete te beje me ceshtje organizative, me ceshtje te konceptimit shoqeror, me ceshtje te aktivizmit etj. dhe ketu jam dakort qe edhe mund te behen reforma. Pra te reformohen njerezit dhe jo feja. P.sh. reforma mund te behen ne sistemin arsimor, ne mediat islame etj.
Gjithsesi reformat nuk jane gjera qe vijne thjesht me deshire. Ato kerkojne, njerez aftesi, mundesi, dhe per me teper vullnet, mirekuptim dhe kthjelltesi mendimi. Sigurisht reformat vijne vete dhe piqen dalngadae me kohen. Ato nuk mund ti nxisesh te vijne pa u pjekur. Ndryshe nuk i japin dot frytet e tyre.
Ndersa per ndryshimin e gjuhes pergjate lutjes ne xhami, eshte nje gje e kote, pasi nuk ka perse te jete pengese per ndokend. Kete nevoje e kam degjuar gjithmone vetem nga njerez qe nuk kane ardhur ndonjehere ne xhami dhe qe as nuk kane pasur ndermend te vijne.
Ne xhami, ligjeratat jane shqip, lutjej jane po ashtu, vetem Kurani, pergjate namazit kendohet ne gjuhen e zbritjes, arabisht. Nuk mund t'i pengoje kjo njerezit, te vijne te pakten te fain nje te premte.