A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

Ani83

Primus registratum
A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

Sic duken bathet, PS e PD mbeten ende favoritet kryesore te ketyre zgjedhjeve.

Imazhe dhe kujtime te hidhura kemi sa te duash per te dyja forcat. Zera te shumte, thone fuqishem qe Nano e Berisha duhet te largohen nje minute e mepare, por perballe kesaj ata qendrojne fort te sigurte ne pozicionet e tyre sepse kane nje mbeshtetje patetike militantiste brenda partive.

Mendime te tjera qe na mundojne lidhen me friken qe qofte PS qofte PS, cilado qe te vije, ne keq e me keq do ti kemi punet.

Pyetja qe kam une eshte: Perballe ketij realiteti me kaq pak alternativa dhe zgjidhje, a do ishte e drejte qe vullneti i nje qytetarie te kulturuar dhe qe e dine qe meritojne shume me teper, do te ishte e justifikuar te shprehet me nje bojkot masiv te zgjedhjeve?

Kjo thjesht nga ana morale, per t'iu treguar ketyre forcave qe nuk i duron dot me njeri
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

Gishto, ti je shumë i inatosur djalë. Ti thua që të bëjmë Tosin ta vrasi ndërgjegja? Ti thua se Berisha nuk do e quajë legjitim postin e tij sepse një pjesë e popullsisë (pjesa më e madhe) nuk votoi?
Të këshilloj të ç'inatosesh (ose të rritesh) para se të nxjerrësh broçkulla të tilla <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .
 

Ani83

Primus registratum
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

Jo, une thjesht nuk dua te vazhdoj te meritoj qeverine qe kam....
 

kameleoni

Primus registratum
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

ne asnje menyre.Zgjedhjet jane themelore per ne Be keshtu qe te behen te lira te pakten por ti fitoje kush te doje(vetem berisha jo <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> ).
 

DFV

Primus registratum
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

Per mendimin tim, pavarsishte se PS dhe PD mund te marrin me shume vota per vet faktin se kane ne gjirin e tyre shume militantist, kjo fitore e njeres nga keto parti kurr nuk do jete e plote dhe e mjaftushme per te bere nje qeveri pa koalicion.
Keshtu qe votat e atyre qe jane te lekundur dhe kundra PS dhe PD ka nje vlere te jashtezakonshme, prandaj kurr mos e nenvlersoni voten tuaj.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

te mos votosh sot ne shqiperi do te thote te jesh dakord me gjendjen e mjeruar qe ndodhet sot shqiperia
 

lozonjarja

Primus registratum
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

Nje bojkot masiv do ta conte Shqiperine ne nje krize politike qe zor se do te dilte dot per te pakten 15 vjet
 

DFV

Primus registratum
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

Erg, vetem kjo gje nuk mund te ndodh kurr ne Shqiperin e sotme, pasi militantantet e partive dhe sidomos te PD dhe PS perbejne nje numer te konsiderushem dhe te mjaftushem qe zgjedhjet te jene te pranushme per nga perqindja e votimeve.
Prandaj ne Shqiperine e sotme eshte detyre e shqiptarve te ndershem te votojne dhe me voten e tyre te kundershtojne politiken e monopoleve qe perfaqsohet nga PS e Nanos dhe politiken aventureske te PD te perfaqsuar nga Berisha.
 

lozonjarja

Primus registratum
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

sidoqofte, te mos votosh per mua eshte nj zgjidhje e papranueshme
 

Ani83

Primus registratum
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

Ne fakt, te jete mosvotimi thjesht nje zgjedhje personale, kjo nuk zgjidh asgje, perkundrazi, vota jote e munguar shkon per qellimin e kundert te asaj se pse ti nuk votove.

Une po mendoj nje bojkot masiv, te organizuar dhe te shprehur qarte publikisht qe ca njerez besojne se kjo lloj politike qe ne kemi meriton vetem bojkotin...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

Gishto, ajo që kërkon ti ka mundësi të jetë më shumë shprehja e moskënaqësisë së elektoratit me politikën aktuale. Kjo arrihet duke shkuar në votime e duke mos votuar për asnjËrën. Në këtë mënyrë shprehet dëshira për t'u udhëhequr nga dikush por ky dikush nuk ka dalë akoma!
shrug.gif
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

Fillimisht postuar nga Gishto-inatosur:
[qb]

Une po mendoj nje bojkot masiv, te organizuar dhe te shprehur qarte publikisht qe ca njerez besojne se kjo lloj politike qe ne kemi meriton vetem bojkotin... [/qb]
Gishto

Di te besh llogari apo jo?

Partite ne Shqiperi po hedhin miliona dollare per te fituar.
Me cfar parashe do e behet kjo fushate bojkoti???

---------------

Ta zeme se doli nje miliarder i cili ve ne dispozicion te fushates "Bojkoti" 2 fishin e parave qe kane hedhur partite ne Shqiperi.

T zeme se ju mbush mendja 90% e popullsise te mos votoj.

Partia qe fiton shumicen e 10%, drejton shtetin shqiptar per 4 vjetet e ardhshem.
Kete ja lejon Kushtetuta.

----------------------------------

AI QE NUK SHKON TE VOTOI (PER MENDIMIN TIM PERSONAL) MERR FRYME KOT, OSE SI KA THENE QAZIM MULLETI: ESHTE COP MISHI ME DY SY.

PAVARSISHT SE PER CFAR E MBAN VETEN?
 

Ani83

Primus registratum
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

O njerez te mencur, nuk po me kuptoni, nuk behet fjale per fushata me para, as per t'ju mbushur mendjen qe te mos votoni, perkundrazi, duhet te votojme: te mendojme mire dhe ta dime si ta hedhim voten.

Ajo qe theksoj une eshte imoraliteti qe keto dy forca perfaqesojne dhe shpulla morale qe te dyja keto meritojne nga njerezit qe e mbajne veten me dy pare men e qe nuk e hajne sapunin per djathe.

Se ka nje problem te madh, qe te dyja keto forca tek tuk kane lene te kandidoje edhe ndonje rob te mire. Une kete do bej per vete athere, duke qene qe bojkoti nuk funksionon: do votoj per kandidatin qe mbart pozitivitet dhe persa i perket partise, do gjej ate me te humburen e me me pak shance...
 

Elsi

Forumium praecox
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

Po mire, po ata qe nuk duan te votojne per asnje, si do ja bejne? Apo te votojne per te keqen me te vogel? Cfare detyre prej qytetari eshte kur duhet te zgjedhesh (bie llafi) mes nje njeriu me inteligjencen e nje peshku, nje krimineli te dhunshem, nje biznesmeni te etur per akoma me shume para, dhe nje cuni lagje qe rri gjithe diten duke ngrene fara? A e ke kryer detyren tende prej qytetari nese voton per te keqen me te vogel? A eshte kjo demokracia?
 

summertimez

Primus registratum
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

kjo qe thua ti eshte rast i ralle... zor se i gjen te katerta ato kategori bashke!

Dilema eshte tek PS apo PD! Jo tek shitesi apo ngrenesi i farave. Ne nje pjese te mire te zonave ka perplasje kandidatesh me te vertete te zote!

Megjitheate, vota duhet menduar mire gjithmone e sidomos kesaj here! Po sido qe te jete duhet hedhur!

Nuk kemi ne as mundesine ligjore nga shteti as ate morale nga politikanet, per te kuptuar e respektuar nje abstenim masiv!

Tung
 

liridashes

Primus registratum
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

Nano-Berisha: nga rivaliteti në dualitet
Adri Nurellari
Botuar tek gazeta Shekulli

Çështja që po gumëzhin më shumë në opinionin publik sot është ajo e debatit të shumëpritur mes Nanos dhe Berishës. Thua debati mes dy liderëve na paskësh qenë një traditë e konsoliduar e realitetit politik shqiptar dhe mosbërja e tij duhet konsideruar një fyerje ndaj publikut shqiptar. Imponimi i modelit të debatit mes liderëve është thjesht një imitim artificial i radhës që i bëhet pa vrarë mendjen shumë modeleve perëndimore. Para pak kohësh ndodhi e njëjta situatë kur u pretendua nga opozita shqiptare që ajo të paraqiste qeverinë hije të saj . Refuzimi i kësaj të fundit, edhe atëherë u trajtua sikur të ishte një zhgënjim i madh ndaj aspiratave të qytetarëve.
Mirëpo që të dy këto modele jo vetëm që nuk janë pjesë të traditës apo elementë të domosdoshëm për ne, por në të vërtetë janë modele të papërshtatshme për sistemin tonë politik. Debati mes dy liderëve është një kopje e huazuar nga sistemi politik amerikan i cili është presidencial. Shqipëria nuk ka sistem presidencial dhe zgjedhjet e përgjithshme nuk janë për të zgjedhur mes kandidatëve për president por mes kandidatëve për deputet. Për rrjedhojë përqendrimi i vëmendjes tek debati mes dy liderëve është një digresion nga synimi thelbësor i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005. Po kështu qeveria hije është një pjesë e realitetit politik anglosakson që karakterizohet nga sistemi maxhoritar i zgjedhjeve dhe ku partitë e formojnë ekzekutivin pa nevojën e koalicioneve.
Por kush është qëllimi i kësaj këmbëngulje për debat mes dy liderëve politik? Kuptohet që kjo këmbëngulje nuk buron thjesht nga zelli i madh për të imituar modelet që na përcillen nga CNN apo BBC (zelli në këtë rast vetëm shërben për ta amplifikuar përpjekjen) por edhe nga një përpjekje për të përforcuar imazhin televiziv ku Berisha është në debat me Nanon. Ajo që pritet në një debat të njerëzishëm liderësh është që këta të fundit në kushtet e normave të etikës ti thërrasin njeri tjetrit me mirësjellje dhe mbase edhe ti japin dorën për kortezi në fund të takimit. Mjaftojnë këto imazhe për të përforcuar mendimin se Nano e Berisha janë njësoj dhe se ata përfitojnë nga njeri tjetri duke qëndruar në pozicionet që mbajnë. Sipas kësaj përshtypje që është përhapur thellë në mendjet e qytetarëve tanë, politikanët thjesht bëjnë shfaqje në publik duke sulmuar njeri tjetrin por në të vërtetë nuk janë aq armiq me njeri tjetrin. Bile në një vend si ky yni ku konspiracionet dhe dallaveret pas kulisave kanë qenë pjesë përbërëse të realitetit për pesëdhjetë vite, ka mjedis boll fertil për të ndërtuar teori të reja konspiracioni qoftë edhe kur këto janë të paqena. Dhe në rastin tonë vërtitet teoria që thotë se Nano dhe Berisha në fakt janë dakord me njeri tjetrin, dhe larg skenës ata takohen miqësisht me njeri tjetrin.
Ai që në të vërtetë është rivalitet perceptohet si dualitet mes Nanos dhe Berishës. Kjo teori kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në kultivimin e apatisë politike në opinionin publik shqiptar. Fundja pse të shkosh për të votuar në tre korrik, kur si njeri ashtu edhe tjetri janë njësoj dhe vota nuk sjell ndonjë ndryshim. Po ashtu pse të kandidosh e të futesh në politikë, kur gjithsesi fjalën e fundit dhe vendimtare e thotë njëri nga pjesëtarët e këtij “dualiteti”? Amplifikatorët që nxisin përhapjen e kësaj ideje, në mënyrë të pavetëdijshme ose të paramenduar mirë, janë të shumtë dhe të larmishëm. Ato variojnë nga analistët e shumtë të shtypit shqiptarë dhe shkojnë deri tek skeçet humoristike të programit shumë të pëlqyer Portokalli. Janë të shumtë analistët që i mëshojnë nevojës së largimit të dualitetit Nano Berisha si rruga e vetme për të zgjidhur problemet që po has demokracia e brishtë shqiptare. Ky mesazh kuptohet që nënkupton se për sa kohë janë këta të dy liderët kryesorë shqiptar, nuk ka kurrfarë arsye për të votuar a për tu marrë me politikë, pra mbarështon plogështinë politike. Ndërkohë janë të panumërta skeçet ku politikanët paraqiten si të ishin të të njëjtit kallëp por që kur debatojnë në publik bëjnë sikur zihen, e kur fillojnë reklama i flasin njeri tjetrit me dashamirësi.
Është e natyrshme që zgjerimi i apatisë politike do të thotë ruajtje e status quo-së që sot në Shqipëri përkthehet në mbajtjen në pushtet të qeverisjes së sotshme socialiste. Pra përpjekja për ta shndërruar rivalitetin Nano Berisha në dualitet, nuk bën gjë tjetër veçse synon që të nxisë gjendjen e tanishme ku qeveria socialiste mbetet në pushtet. Nëpërmjet këtij dualiteti synohet projektimi i një imazhi mosndryshimi tek opozita e për rrjedhojë synohet dekurajomi i çdo të votuesi të lëkundur që të votojë për opozitën.
Duke theksuar dualitetin Nano-Berisha dhe eklipsuar rivalitetin mes tyre strategët e fushatës së PS-së po bëjnë të mundur fshirjen ose mjegullimin e dallimeve radikale që ekzistojnë mes këtyre figurave kyçe të politikës shqiptare. Këto figura në realitet nuk kanë stil lidershipi, ndershmëri dhe sjellje politike të njëjtë. Njëri vjen nga ish-nomenklatura dhe tjetri është i vetërealizuar pasi vjen nga një familje modeste e veriut. Njëri dallohet për alergjinë ndaj zyrës së punës dhe adhurimit të udhëtimeve kundrejt tjetrit që shquhet për rigorozitet të paepur në punë. Ata dallojnë gjithashtu kur flitet për fizikun, karakterin, etikën, familjen e shëndoshë, përgojimet etj. Por ky dallim dhe rivalitet përforcohet kur merret në konsideratë fakti që ata përfaqësojnë parti politike që janë shumë ndryshe nga njëra tjetra dhe që votohen nga segmente të ndryshme të shoqërisë shqiptare.
Këmbëngulja e partisë socialistë për debatin tregon haptazi interesin qe ka ajo në kuadër të fushatës së saj. Pas tetë vitesh qeverisje, partia socialiste në fushatën e vitit 2005 ka shmangur dhënien llogari për qeverisjen e deritanishme, dhe po aplikon një përqasje më të rafinuar. Së pari qeveria përpiqet që të uli pritshmërinë pasi duke ulur aspiratat e qytetarëve për çështjet kryesore atëherë mund të tolerohet situata negative e vendit për një periudhë më të gjatë nga sa do të tolerohej nëse qytetarët do të kishin pritshmëri të lartë. Sipas saj qeveria socialiste ka arritur maksimumin qe mundej dhe kushdo tjetër që do të ishte në pushtet nuk do të mund të bënte më shumë. Së dyti përpiqet që të nxisë bashkëfajësinë për probleme si korrupsioni, varfëria, krimi etj. duke larguar nga vetja përgjegjësitë që duhet të mbajë një qeveri dhe duke ia kaluar ato edhe opozitës (nëpërmjet retorikës sterile të klasës politike) si dhe mbarë publikut shqiptar. Sipas saj për çfarëdo dështimi apo prapambetje faji është i të gjithëve, ose i klasës politike përfshi këtu opozitës që në realitet nuk ka fuqi vendimmarrëse, ose i shoqërisë shqiptare mbarë që e ka huq të keq këtë punën e korrupsionit e nuk i reziston dot tundimit për të shprehur mirënjohjen e shpërblyer ofiqarët për punën e tyre të mirë. Së treti ka rindezur retorikën e anti-Berishë duke u përpjekur që t’i mveshin liderit të opozitës përgjegjësitë e organizmit të rrëmujës të vitit 1997. Pavarësisht pse rrëmuja e 1997-ës nëse i ka bërë dëm politik ndokujt, atë ia ka bërë Partisë Demokratike duke e hequr nga pushteti. Dhe për ata që nuk e hanë këtë të fundit qeverisë i mbetet në dorë karta e katërt e promovimit të dualitetit Nano-Berisha ose dualitetit PS-PD i cili do t’u mbushë mendjen atyre që janë zhgënjyer nga PS-ja e Nanos, se PD-ja e Berishës nuk është më mirë.
 

Ariu Kolargol

Primus registratum
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

Fillimisht postuar nga liridashes:
[qb] Nano-Berisha: nga rivaliteti në dualitet
Adri Nurellari
Botuar tek gazeta Shekulli

Çështja që po gumëzhin më shumë në opinionin publik sot është ajo e debatit të shumëpritur mes Nanos dhe Berishës. Thua debati mes dy liderëve na paskësh qenë një traditë e konsoliduar e realitetit politik shqiptar dhe mosbërja e tij duhet konsideruar një fyerje ndaj publikut shqiptar. Imponimi i modelit të debatit mes liderëve është thjesht një imitim artificial i radhës që i bëhet pa vrarë mendjen shumë modeleve perëndimore. Para pak kohësh ndodhi e njëjta situatë kur u pretendua nga opozita shqiptare që ajo të paraqiste qeverinë hije të saj . Refuzimi i kësaj të fundit, edhe atëherë u trajtua sikur të ishte një zhgënjim i madh ndaj aspiratave të qytetarëve.
Mirëpo që të dy këto modele jo vetëm që nuk janë pjesë të traditës apo elementë të domosdoshëm për ne, por në të vërtetë janë modele të papërshtatshme për sistemin tonë politik. Debati mes dy liderëve është një kopje e huazuar nga sistemi politik amerikan i cili është presidencial. Shqipëria nuk ka sistem presidencial dhe zgjedhjet e përgjithshme nuk janë për të zgjedhur mes kandidatëve për president por mes kandidatëve për deputet. Për rrjedhojë përqendrimi i vëmendjes tek debati mes dy liderëve është një digresion nga synimi thelbësor i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005. Po kështu qeveria hije është një pjesë e realitetit politik anglosakson që karakterizohet nga sistemi maxhoritar i zgjedhjeve dhe ku partitë e formojnë ekzekutivin pa nevojën e koalicioneve.
Por kush është qëllimi i kësaj këmbëngulje për debat mes dy liderëve politik? Kuptohet që kjo këmbëngulje nuk buron thjesht nga zelli i madh për të imituar modelet që na përcillen nga CNN apo BBC (zelli në këtë rast vetëm shërben për ta amplifikuar përpjekjen) por edhe nga një përpjekje për të përforcuar imazhin televiziv ku Berisha është në debat me Nanon. Ajo që pritet në një debat të njerëzishëm liderësh është që këta të fundit në kushtet e normave të etikës ti thërrasin njeri tjetrit me mirësjellje dhe mbase edhe ti japin dorën për kortezi në fund të takimit. Mjaftojnë këto imazhe për të përforcuar mendimin se Nano e Berisha janë njësoj dhe se ata përfitojnë nga njeri tjetri duke qëndruar në pozicionet që mbajnë. Sipas kësaj përshtypje që është përhapur thellë në mendjet e qytetarëve tanë, politikanët thjesht bëjnë shfaqje në publik duke sulmuar njeri tjetrin por në të vërtetë nuk janë aq armiq me njeri tjetrin. Bile në një vend si ky yni ku konspiracionet dhe dallaveret pas kulisave kanë qenë pjesë përbërëse të realitetit për pesëdhjetë vite, ka mjedis boll fertil për të ndërtuar teori të reja konspiracioni qoftë edhe kur këto janë të paqena. Dhe në rastin tonë vërtitet teoria që thotë se Nano dhe Berisha në fakt janë dakord me njeri tjetrin, dhe larg skenës ata takohen miqësisht me njeri tjetrin.
Ai që në të vërtetë është rivalitet perceptohet si dualitet mes Nanos dhe Berishës. Kjo teori kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në kultivimin e apatisë politike në opinionin publik shqiptar. Fundja pse të shkosh për të votuar në tre korrik, kur si njeri ashtu edhe tjetri janë njësoj dhe vota nuk sjell ndonjë ndryshim. Po ashtu pse të kandidosh e të futesh në politikë, kur gjithsesi fjalën e fundit dhe vendimtare e thotë njëri nga pjesëtarët e këtij “dualiteti”? Amplifikatorët që nxisin përhapjen e kësaj ideje, në mënyrë të pavetëdijshme ose të paramenduar mirë, janë të shumtë dhe të larmishëm. Ato variojnë nga analistët e shumtë të shtypit shqiptarë dhe shkojnë deri tek skeçet humoristike të programit shumë të pëlqyer Portokalli. Janë të shumtë analistët që i mëshojnë nevojës së largimit të dualitetit Nano Berisha si rruga e vetme për të zgjidhur problemet që po has demokracia e brishtë shqiptare. Ky mesazh kuptohet që nënkupton se për sa kohë janë këta të dy liderët kryesorë shqiptar, nuk ka kurrfarë arsye për të votuar a për tu marrë me politikë, pra mbarështon plogështinë politike. Ndërkohë janë të panumërta skeçet ku politikanët paraqiten si të ishin të të njëjtit kallëp por që kur debatojnë në publik bëjnë sikur zihen, e kur fillojnë reklama i flasin njeri tjetrit me dashamirësi.
Është e natyrshme që zgjerimi i apatisë politike do të thotë ruajtje e status quo-së që sot në Shqipëri përkthehet në mbajtjen në pushtet të qeverisjes së sotshme socialiste. Pra përpjekja për ta shndërruar rivalitetin Nano Berisha në dualitet, nuk bën gjë tjetër veçse synon që të nxisë gjendjen e tanishme ku qeveria socialiste mbetet në pushtet. Nëpërmjet këtij dualiteti synohet projektimi i një imazhi mosndryshimi tek opozita e për rrjedhojë synohet dekurajomi i çdo të votuesi të lëkundur që të votojë për opozitën.
Duke theksuar dualitetin Nano-Berisha dhe eklipsuar rivalitetin mes tyre strategët e fushatës së PS-së po bëjnë të mundur fshirjen ose mjegullimin e dallimeve radikale që ekzistojnë mes këtyre figurave kyçe të politikës shqiptare. Këto figura në realitet nuk kanë stil lidershipi, ndershmëri dhe sjellje politike të njëjtë. Njëri vjen nga ish-nomenklatura dhe tjetri është i vetërealizuar pasi vjen nga një familje modeste e veriut. Njëri dallohet për alergjinë ndaj zyrës së punës dhe adhurimit të udhëtimeve kundrejt tjetrit që shquhet për rigorozitet të paepur në punë. Ata dallojnë gjithashtu kur flitet për fizikun, karakterin, etikën, familjen e shëndoshë, përgojimet etj. Por ky dallim dhe rivalitet përforcohet kur merret në konsideratë fakti që ata përfaqësojnë parti politike që janë shumë ndryshe nga njëra tjetra dhe që votohen nga segmente të ndryshme të shoqërisë shqiptare.
Këmbëngulja e partisë socialistë për debatin tregon haptazi interesin qe ka ajo në kuadër të fushatës së saj. Pas tetë vitesh qeverisje, partia socialiste në fushatën e vitit 2005 ka shmangur dhënien llogari për qeverisjen e deritanishme, dhe po aplikon një përqasje më të rafinuar. Së pari qeveria përpiqet që të uli pritshmërinë pasi duke ulur aspiratat e qytetarëve për çështjet kryesore atëherë mund të tolerohet situata negative e vendit për një periudhë më të gjatë nga sa do të tolerohej nëse qytetarët do të kishin pritshmëri të lartë. Sipas saj qeveria socialiste ka arritur maksimumin qe mundej dhe kushdo tjetër që do të ishte në pushtet nuk do të mund të bënte më shumë. Së dyti përpiqet që të nxisë bashkëfajësinë për probleme si korrupsioni, varfëria, krimi etj. duke larguar nga vetja përgjegjësitë që duhet të mbajë një qeveri dhe duke ia kaluar ato edhe opozitës (nëpërmjet retorikës sterile të klasës politike) si dhe mbarë publikut shqiptar. Sipas saj për çfarëdo dështimi apo prapambetje faji është i të gjithëve, ose i klasës politike përfshi këtu opozitës që në realitet nuk ka fuqi vendimmarrëse, ose i shoqërisë shqiptare mbarë që e ka huq të keq këtë punën e korrupsionit e nuk i reziston dot tundimit për të shprehur mirënjohjen e shpërblyer ofiqarët për punën e tyre të mirë. Së treti ka rindezur retorikën e anti-Berishë duke u përpjekur që t’i mveshin liderit të opozitës përgjegjësitë e organizmit të rrëmujës të vitit 1997. Pavarësisht pse rrëmuja e 1997-ës nëse i ka bërë dëm politik ndokujt, atë ia ka bërë Partisë Demokratike duke e hequr nga pushteti. Dhe për ata që nuk e hanë këtë të fundit qeverisë i mbetet në dorë karta e katërt e promovimit të dualitetit Nano-Berisha ose dualitetit PS-PD i cili do t’u mbushë mendjen atyre që janë zhgënjyer nga PS-ja e Nanos, se PD-ja e Berishës nuk është më mirë. [/qb]
Ndalojeni kete njeri qe t'i riprodhoje edhe ne AF ato qe ia boton shoku i vet i gazetes shekulli, nga Maliqi robert karipllari. Ose thojini te mesoje te shkruaje. Eshte fare i padurueshem. Dhe nuk te thote asgje.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A duhen sabotuar zgjedhjet 2005???

Isac Newton shkruajti:

Partia qe fiton shumicen e 10%, drejton shtetin shqiptar per 4 vjetet e ardhshem.
Kete ja lejon Kushtetuta.

____________________________________________________

Isac, je i sigurtë që me 10% votues kushtetuta lejon drejtimin e vendit?. Sepse me sa di unë (mbase edhe gabohem) nevojitet një minimum votuesish në mënyrë që zgjedhjet të quhen të rregullta!
 
Top