Re: A duhen perbuzur femrat mbipeshe?
Shume e drejte, edhe une bej pyetjen pse duhen perbuzur? Pse duhen vleresuar ato qe jane si stap evgjiti dhe kur shkojne rruges e mbushin çanten me gure per te mos i marre era? Eshte çeshtje preference do te thoni ju, natyrisht, por mua nuk me duket e drejte qe t'i perbuzesh. Kam nje shoqe qe eshte mjeke dhe e shendoshe. Ndoshta ajo vuante nga kjo gje, por nuk e shprehu kurre dhe ne kenaqeshim ne shoqerine e saj sepse ishte dhe eshte nje njeri shume i kendshem. Gazmore dhe mjaft inteligjente. Cilesi qe nuk i gjen kudo, as edhe tek femra te dobeta, as edhe tek te shendosha. Nuk u martua ne fshat qyqarja, duhej te martohej ne fshat sepse atje i dergoi dikush ketu. Dhe nuk eshte as e bukur. Sikur bota eshte e mbushur me femra te tilla. Me duket se duke gjykuar ne kete menyre, dmth, duke i perbuzur femrat e shendosha, tregoheni viktima te artit kitch qe mbush ekranet e tv me gjithfare modelesh te cilat veç trupit nuk kane gje tjeter per te afruar. Me kujtohet te kem lexuar ne nje reviste italiane, letren qe dikush i dergonte Megan...nuk me vjen mbiemri, eshte ajo qe ben reklamen e telefoneve celulare...pra ky fare burri i thoshte...jam gati te ziej breket e tua dhe ta pi lengun...Edhe tani qe po e shkruaj ndjej neveri.
Me pelqejne femrat elegante, natyrisht, por nuk perbuz asnje qe nuk eshte elegante dhe aq me pak pse jane te shendosha.