Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?
Pershendetje forumas
Le ti pergjigjemi "Po" pyetjes " A do ktheheni ndonjehere ne Shqiperi"...por te shkojme pak me larg, e te mundohemi ti pergjigjemi pyetjes " Si do te kthehemi ne Shqiperi, dhe, a do te kemi mundesi te veme ne jete eksperiencat e ndryshme qe mblodhem Botes" .
Te gjithe ne ankohemi per gjendjen aktuale ne vend. Te gjithe ne ndihemi te pafuqishem perballe shtetit shqiptar, i cili, i perfaqesuar nga kushdo qofte, na detyroi te largoheshim me hir apo me pahir, ashtu siç na tremb edhe ne kthim.
Me behet qejfi kur lexoj deshiren e disa forumasve per ty kthyer. Pak rendesi ka nese arsyeja kryesore eshte atdhetarizmi, nacionalizmi, nostalgjia apo thjesht veshtiresite qe ato ndeshin jashte kufinjve.
Vetem se, ajo qe me trishton personalisht eshte ri-integrimi i ardhshem i ketyre te fundit ne nje shoqeri qe nuk ka ecur perpara me te njejtin ritem, e qe as ka ndermende ta beje per sa kohe qe ne krye te saj do te kete drejtues si ato te sotmit.
Une, sinqerisht, nuk dua te kthehem ne Shqiperi sepse lexoj apo kam lexuar Naimin, as sepse me vjen inat apo me terbon fakti qe disa banka e telefone jane greke, e as sepse Fatos Nano harxhon me mijera dollare neper kazino kur familja ime shtrengon xhepin per te kaluar 15 diteshin.
Une dua te kthehem qe te jetoj, punoj, si edhe te gezoj te mirat apo te keqiat e nje vendi, ashtu siç mund ta bej fare mire edhe ketu ku jam. Por mbi te gjitha, une dua te kthehem ne nje vend ku te nesermen mund te gjej miq, shoke, apo thjesht te panjohur, qe si ne forum, ndajne te njejta shqetesime me mua, bejne sejcili punen e vet ashtu siç duhet, e ne te njejten kohe luftojne se bashku, per te miren e perbashket...
Nese sejcli prej jush kthehet ne Shqiperi vetem, kushdo qofte niveli i specializimit apo i diplomimit, ka per tu ndeshur me pesimizmin e mesiperm. Ka per tu ndeshur me organizimin e sotem te kalbur nga korrupsioni e miqesite. Ka per tu ndeshur, i vetem, me absurden, me te pafalshmen, me dhimbjen e deshperimin, e ne fund, ose do te shtoje radhet e ushtrise per plaçkitjen e Shqiperise per perfitimin personal, ose do te rrimarre rruget e mergimit.
Rruga tjeter eshte organizimi. Organizim tjeter ky i yni. Pak a shume si ketu ne forum. Perveç dufit qe shprehim ketu, apo muhabeteve qe shkembejme reth nje gote kur takohemi ne Milano, Paris apo Nju Jork, le te ndertojme diçka me te forte. Le te ndertojme diçka per ne, dhe nga ne.
Meqe nje pjese prej nesh duam te kthehemi, pse mos te mblidhemi qe ketu, qe ne forum, e te hartojme se bashku nje kthim te organizuar. Po e le te hapur idene e ketij te fundit, mund te behet ne forme shoqate ashtu siç mund te behet edhe ne forma te tjera. Rendesi ka qe sebashku te ndertojme baza te forta, ne atdhe, ashtu si edhe jashte tij. Rendesi ka qe kur te kthehemi, te kemi nje vend te perbashket ku te takohemi, ku te flasim e bertasim, ku sebashku te rezistojme kunder dhimbjes e te mos ta leme te na copetoje. E po ashtu se bashku te pritemi dhe nga ato qe s'duan te kthehen, por qe ne nje fare menyre duan te ndihmojne : me idete e tyre, me mbeshtetjen, me mikpritjen...
E di qe mund t'ju duket e parealizueshme si ide. Une mendoj qe jo. Une mendoj se te pakten, na takon ta fillojme.
Le ta fillojme me diçka konkrete. Le ta fillojme me nje leter dufi, te formuluar nga ne, dhe te firmosur po nga ne per t'jua derguar te gjithe atyre qe na duket e arsyeshme.
Le t'ju tregojme qe ne ekzistojme, qe ne duam apo s'duam te kthehemi, duam te bejme diçka. Le t'ju tregojme qe nese ato s'dine apo s'duan te na ri-integrojne, jemi ne ato qe do e gjejme rrugen, se bashku, qofte ky dhe nje grupth, per te bere qofte edhe me te voglen e gjerave per Shqiperine, e per ne. Por te pakten per ta bere...
u zgjata shume, e ndoshta jam i paqarte per shume veta
shpresoj te me keni kuptuar
Ernest