A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

enton

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Nje pergjigje per shkrimin nga Nardi i cili ka fituar british passport!!

Aktualisht jam nenshtetas amerikan. megjithese... 1 here qe kam shkuar ne shqiperi(mbasi u bera nenshtetas) edhe pse kisha pasaporte amerikane kam perdorur ate Shqiptare. Dhe ne keto momente qe po flas as une vete se dij se ne cvend e kam hedhur pasaporten amerikane. Neglizhence do thuash... apo pak seder Shqiptari
 

nardi71

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Fillimisht postuar nga ce_soir_ou _jamais:
[qb]hej, nardi, nga keto qe thua nuk e ke dhe aq gabim, po cfaredo pasaporte te marresh, cfaredo emri e moshe t'i japesh vetes, ne shpirt ke per te ngelur shqiptar, i.e. produkt i ketij vendi qe ti e sheh kaq sterre. "te larit duart" me vendlindjen tende ndoshta mund te te duket qe do te permiresojne ekzistencen tende per momentin, po dikur do t'ia ndiesh nevojen identitetit tend. E vec kesaj, dije qe nuk ka vetem mafioze e te korruptuar ne shqiperi, po shume gjera te tjera per te cilat ia vlen te kthesh syte nga ky vend.[/qb]
Ne se mendon se jam aq i painformuar dhe paeksperience sa skam kuptuar psa ja vlen te kthej syte, me respekt dhe duke te falenderuar te ftoj te me parashtrosh disa nga ato "gjera qe ia vlen"
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Nuk e di nqs e keni degjuar nje kenge te Arberie Hatergjonaj tek fajtori qe titullohet " Do te rri dhe nje dimer ne New York " . Lexoini pak fjalet se me gjith mend tregojne realitetin e shumices se shqiptareve ne New York , Rome , Londer Athine etj .Ne nje bote perfekte dhe te idealizuar 95% prej nesh sot do te ishin ne Shqiperi . Por me kalimin e viteve idealizmi fillon dhe humbet dhe shfaqet realiteti . Nuk eshte puna tek pashaporta Shqiptare apo Amerikane , une per vete s kam pasur asnjehere pashoporte Shqiptare sepse nuk kam kohe qe kur shkoj ne Shqiperi te lutem dyerve te bashkive per pashaporte . Nga ana shpirterore dhe sedra Shqiptare sic e quan Entoni 95% duan te kthehen por sa ekziston mundesia ? Sa duam ne te sakrifikojme gjerat e tjere qe te shkelim dheun dhe te thithim ajrin tone .
Megjithate ketu hyn dhe pikpamja ekonomike , puna qendron tek mundesite qe do hapen ne Shqiperi ne te ardhmen , a do te kete mundesi pune per keta studente , a do te jene te dobishem keta njerez ne Shqiperi apo thjeshte nje barre per Shqiperine . Ne situaten e tanishme nje kthim ne mase nuk do te ishte i dobishem , bile mund te ndikonte negativisht sepse mundesia e punesimit nuk ekziston . Mar per shembull dike qe ka mbaruar studimet si puna ime ose thjesht nje emigrant qe punon ne Amerike . Nqs do ishte ne Shqiperi do te merrte nje rroge supozojme 300 000 lek ose reth 200 USD( $2400) te cilat do ti prishe prape ne Shqiperi dhe keto leke do qarkullojne ne shqiperi . Por ku person nga Amerika( ose kudo q emund te jete ne bote ) dergon reth 2000 USD ne vit te afermeve dhe shokeve te tij ne SHqiperi shkon ne Shqiperi per pushime dhe shpenzon 3000 usd te tjera ( keto shifra i kam bazuar ke shpenzimet e mija po besoj se jane te aferta me te gjithe ) . Pra i bie reth 5000 USD qe hyne ne ekonomine Shqiptare ose dy fishi i shumes qe do hynte nqs ky ndodhej ne Shqiperi dhe kishte nje pune ku te merrte 200 USD ne muaj ( gje kjo absolutisht jo e lehte dhe e zakonshme ne Shqiperi sot ) . Atehere lind pyetja ne situaten qe eshte sot Shqiperia sa e dobishme eshte qe studentet dhe emigrantet sot te kthehen ne mase ???????
 

Jelina

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

te kthehesh apo te mos kthehesh ne shqiperi?!!!
une jam nje ish-nxenese e fultsit kam ikur nga shqiperia kur isha 16 (me studime). 70% e klases sime tek fultzi vazhdoi studimet jashte shqiperise. me sa kam degjuar, te fitosh te drejten e studimit ne universitin shqipetare nuk ka redesi zgjuarsia por ka rendesi miku dhe paraja.
jane gjera si keto te mesipermet qe te bejne te medosh jo dy here por qindra here perpara se te vesh ne shqiperi me mendimin se do jetosh dhe do punosh atje!!!!!
une jam shume shume shume atdhetare e dua shqiperine me shume se cdo vend tjeter ne bote, po ama jetesa atje eshte e pamundur. [vetem e vetem qe te ndjehenmi si ne atdhe, me shqipetare rime ketu, ( dhe nje dite do te martohemi dhe me shqipetare se nuk ka me mire se te vish nga puna dhe te thuash si je? ne vend te Hi hon. /pf/images/graemlins/smile.gif ]
dua me shume shqiperine...

dua mengjezet e malit,
kur kendon bilbili i bukur,
kur fryne dhe reza e malit,
dua lulet e fushese,
ne mengjes kur jane me vese
por nga gjithe ato me pare,
dua me shume, shqiperine
qe te veje puna mbare,
edhe per jete te kete lumturine
 

almaviva

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Nardi, nuk mendoj, as se je i painformuar, as pa eksperience, ndoshta ke shume eksperience, po te njeanshme, e per pasoje shqiperia te duket ferri mbi dhe. Une vete nuk mendoj te kthehem, se ika nga Shqiperia per arsyen se nuk kisha as lirine te ndertoja jeten time sic e mendoj une dhe as mundesine praktike, arsye qe vazhdon te ngelet aktuale per mua, po nese nje dite do jem ne gjendje te bej dicka, sado e vogel qofte, natyrisht qe do bej per Shqiperine dhe jo per vendin ku ndodhem e ku jetoj kaq mire, me mire edhe se c'e kisha enderruar. Arsyet? Me se cereku i jetes sime eshte i ludhur me ate vend, dhe kjo nuk eshte me se e mjaftueshme per te pasur kujtime e njerez te afert e te shtrenjte, qe revoltohen ndoshta edhe me shume se ti per gjithe ato arsye qe ti numeroje ne mesazhin tend te pare, thjesht per faktin se ato i kane te gjitha keto gjera mbi kurriz perdite, po qe nuk kane forcen dhe mundesine te ndryshojne gje. Pastaj eshte edhe e padrejte ndaj Shqiperise te injorosh apo te heshtesh kur vjen fjala per origjinen tende. Per sa me takon mua, sa here me jepet mundesia, sic thuhet ketu, me vjen te hipi mbi cati, te marr megafonin e te bertas qe te degjoje kush te munde qe ne shqiptaret jemi njerez si gjithe te tjeret, as me te zgjuar, as me budallenj, as me te paqyteteruar, as me xhentila , as me te pashkolluar, as me superiore nga te tjeret, thjesht qe jeta ne Shqiperi eshte shume e veshtire, qofte per arsye ekonomike, qofte historike, e qe kriminaliteti ka shanse 10-fishe te lulezoje ne kushte te tilla. Nuk dua te te lodh me nje analize sociale "per 5 leke", se nuk eshte absolutisht as ne interesat, as ne specialitetin tim, po thjesht dua te them qe Shqiperia meriton nje shans me shume, e qe nje dite sigurisht gjerat do jene ndryshe. Te ftoj thjesht te jesh pak me zemergjere (nuk e di nese per arsye personale ti ke te drejten te jesh kaq nihilist) e me pozitiv, se realiteti shqiptar nuk eshte tamam sic e gjykon ti.
 

Ernest

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Pershendetje forumas

Le ti pergjigjemi "Po" pyetjes " A do ktheheni ndonjehere ne Shqiperi"...por te shkojme pak me larg, e te mundohemi ti pergjigjemi pyetjes " Si do te kthehemi ne Shqiperi, dhe, a do te kemi mundesi te veme ne jete eksperiencat e ndryshme qe mblodhem Botes" .

Te gjithe ne ankohemi per gjendjen aktuale ne vend. Te gjithe ne ndihemi te pafuqishem perballe shtetit shqiptar, i cili, i perfaqesuar nga kushdo qofte, na detyroi te largoheshim me hir apo me pahir, ashtu siç na tremb edhe ne kthim.
Me behet qejfi kur lexoj deshiren e disa forumasve per ty kthyer. Pak rendesi ka nese arsyeja kryesore eshte atdhetarizmi, nacionalizmi, nostalgjia apo thjesht veshtiresite qe ato ndeshin jashte kufinjve.
Vetem se, ajo qe me trishton personalisht eshte ri-integrimi i ardhshem i ketyre te fundit ne nje shoqeri qe nuk ka ecur perpara me te njejtin ritem, e qe as ka ndermende ta beje per sa kohe qe ne krye te saj do te kete drejtues si ato te sotmit.

Une, sinqerisht, nuk dua te kthehem ne Shqiperi sepse lexoj apo kam lexuar Naimin, as sepse me vjen inat apo me terbon fakti qe disa banka e telefone jane greke, e as sepse Fatos Nano harxhon me mijera dollare neper kazino kur familja ime shtrengon xhepin per te kaluar 15 diteshin.
Une dua te kthehem qe te jetoj, punoj, si edhe te gezoj te mirat apo te keqiat e nje vendi, ashtu siç mund ta bej fare mire edhe ketu ku jam. Por mbi te gjitha, une dua te kthehem ne nje vend ku te nesermen mund te gjej miq, shoke, apo thjesht te panjohur, qe si ne forum, ndajne te njejta shqetesime me mua, bejne sejcili punen e vet ashtu siç duhet, e ne te njejten kohe luftojne se bashku, per te miren e perbashket...

Nese sejcli prej jush kthehet ne Shqiperi vetem, kushdo qofte niveli i specializimit apo i diplomimit, ka per tu ndeshur me pesimizmin e mesiperm. Ka per tu ndeshur me organizimin e sotem te kalbur nga korrupsioni e miqesite. Ka per tu ndeshur, i vetem, me absurden, me te pafalshmen, me dhimbjen e deshperimin, e ne fund, ose do te shtoje radhet e ushtrise per plaçkitjen e Shqiperise per perfitimin personal, ose do te rrimarre rruget e mergimit.

Rruga tjeter eshte organizimi. Organizim tjeter ky i yni. Pak a shume si ketu ne forum. Perveç dufit qe shprehim ketu, apo muhabeteve qe shkembejme reth nje gote kur takohemi ne Milano, Paris apo Nju Jork, le te ndertojme diçka me te forte. Le te ndertojme diçka per ne, dhe nga ne.
Meqe nje pjese prej nesh duam te kthehemi, pse mos te mblidhemi qe ketu, qe ne forum, e te hartojme se bashku nje kthim te organizuar. Po e le te hapur idene e ketij te fundit, mund te behet ne forme shoqate ashtu siç mund te behet edhe ne forma te tjera. Rendesi ka qe sebashku te ndertojme baza te forta, ne atdhe, ashtu si edhe jashte tij. Rendesi ka qe kur te kthehemi, te kemi nje vend te perbashket ku te takohemi, ku te flasim e bertasim, ku sebashku te rezistojme kunder dhimbjes e te mos ta leme te na copetoje. E po ashtu se bashku te pritemi dhe nga ato qe s'duan te kthehen, por qe ne nje fare menyre duan te ndihmojne : me idete e tyre, me mbeshtetjen, me mikpritjen...

E di qe mund t'ju duket e parealizueshme si ide. Une mendoj qe jo. Une mendoj se te pakten, na takon ta fillojme.

Le ta fillojme me diçka konkrete. Le ta fillojme me nje leter dufi, te formuluar nga ne, dhe te firmosur po nga ne per t'jua derguar te gjithe atyre qe na duket e arsyeshme.
Le t'ju tregojme qe ne ekzistojme, qe ne duam apo s'duam te kthehemi, duam te bejme diçka. Le t'ju tregojme qe nese ato s'dine apo s'duan te na ri-integrojne, jemi ne ato qe do e gjejme rrugen, se bashku, qofte ky dhe nje grupth, per te bere qofte edhe me te voglen e gjerave per Shqiperine, e per ne. Por te pakten per ta bere...

u zgjata shume, e ndoshta jam i paqarte per shume veta

shpresoj te me keni kuptuar

Ernest
 

McKINLEY

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

kur te ikin nga skenat politike tgjith kta tipat qe kane qe nga 90 e kendej atere do vij una /pf/images/graemlins/laugh.gif
llafe i kemi te gjithe po te gjithe kemi per te ardh nje dite. kush me shpejt e kush me vone po te gjithe aty kemi per ta kthy koken.
 

holtienka

Forumium praecox
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Shqiperia po aty eshte vendi ku i belong.
Por per tu kthyer dhe te jetoj aty nuk mundem.
1- Jetoj ne nje vend qe fjala "njeri" respektohet me ligj, por edhe nga njeresit vet.
Shqiperia ne qoftese nuk vendos te heqe plakushet nga pozita dhe te filloje tamam te mendoje per njeresit, mund edhe te behet dicka.
Para dy ditesh mora vesh qe Fatos Nano do vije te jetoje ne U.S.A. E beri Shqiperine lesh mori cfare deshi, n he is getting the hell out.
Po te ishim me te vertet te zgjuar, kishim bere dicka per vendin tone, por jo insted they just made us to leave our country. Nuk eshte e lehte te behesh dikush ne vend te huaj poer te pakten ata te japin posibilitetin dhe je ti ai qe duhet te veprosh. Dhe shume shqiptare e kane treguar ate gje qe ne jemi te zgjuar por jashte vendit tone, cuz inside we only hate each-other.
ju lutem mos me keqkuptoni.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

NYC_GUY

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Kisha nje pyetje une , ju qe jeni ne Shqiperi mbase me ndihmoni , a ju duket vetja "njeri " dhe a respektoheni nga njerezit e tjere aty ??????????????
 

roland

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

parafolsi i permblodhi te gjitha ca une kisha ne mendje dhe biles me bukur dhe me thjeshte nga ca po mendoja une.
une thjeshte do te do te nenvizoja se SHQIPERISE DUHET TI JAPIM DHE NJE SHANCE TJETER se ne fund te fundit ishim ne dhe shoket tane qe e cuan ne kete gjendje. dhe ne qofte se ndonjeri do te thoshte 'po une s'kam bere gje' heshtja ka qene nje miratim per ata qe po benin, dhe ne qofte se s'kishit mundesine kjo eshte vetem nje justifikim.(ketu perfshi dhe veten time)
dhe mua me vjen ndonjehere te hipi ne maje te city hall ketu ne cardiff dhe te bertas qe jam PROUD OF BEING ALBANIAN.
SHENDET DHE MENDJE TE KTHJELLET TE GJITHEVE
C.U.
 

doris

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

pershendetje te gjitheve kudo qe te jini!

Lexova me interesim shume te madh pergjigjet e shumices se anetareve ne kete teme, dhe si kudo ne bote secili ka shprehur mendimin e vet, dikush pro e dikush kundra idese se kthimit ne shqiperi.
PErsonalisht, jam larguar 7 vjet te shkuara nga Shqiperia, Tirana, dhe pavaresisht se kam ndertuar jeten time ne Perendim, mendja dhe zemra me rri ne Tirane, ku kam prinderit, dhe ku jam rritur. Sa per shoqerine ne Tirane, nuk mund te flas shume, pasi edhe ata, ashtu si une jane larguar nga Shqiperia, ose thjesht largimi per nji kohe te gjate, i ka zbehur lidhjet e vjetra.
Jo me larg se vjet, u binda se do te kthehesha ne Shqiperi, dhe te mundohesha te beja diçka, sepse kur jam larguar nga Shqiperia, entuziazmi i moshes me thoshte qe vetem kthimi i studenteve do ta ndryshonte Shqiperine. U nisa ne Shqiperi, ne vere, dhe fillova te kerkoja se si mund te behesha perseri pjese e asaj shoqerie. Dhe shume shpejt u zhgenjeva, aq sa kur u largova perseri, u largova me lot ne sy, dhe mendova do te kethhem ne shqiperi, perseri, por vetem si turiste.
Ne Tirane, flitet shume per studentet shqiptare qe jane jashte, por se sa vleresohen keta studente kur ata kthehen eshte diçka tjeter. Tirana vazhdon te funksionoje ne rrjeten e merimanges, ku çdo kush eshte i varur nga dikush, dhe ku je ne gjendje te behesh diçka 'ne saje te lidhjeve te duhura'. DAkort! Edhe ketu ne perendim kane te bejne lidhjet, por mbi te gjitha shikohet ajo çka ti personalisht je ne gjendje te besh, i shkeputur nga nje rekomandim apo nje tjeter! Pastaj, si mund t'i kerkohet dikuj qe ka vite qe eshte shkeputur nga Tirana, te kete lidhjet e duhura?

Pasi u largova nga Tirana, ne veren e vjetshme, u largova me idene dhe mendimin qe atdheu po me perzinte, qe une nuk kisha c'te kerkoja me ne kete atdhe. E dua Shqiperine, me shume se cdo vend tjeter te botes, por njerezit qe udheheqin Shqiperine, po na perzejne, edhe pas rikthimit ne atdhe, me shpresen e deshiren e mire per te bere diçka, dhe largimi per here te dyte eshte me i dhimbshem se ai per here te pare, pasi kete here nisesh me idene e jokthimit perseri. DHe kjo me ndodhi mua, dhe jam e bindur qe nuk jam e vetme, se ka shume studente te tjere qe jane kthyer me te njejtin entuziazem ashtu si une, dhe jane zhgenjyer aq shume sa jane larguar pergjithmone.
Pra, personalisht, te ardhmen time po e ndertoj ketu, pavaresith, se shume bukur ishte shkruar me siper qe ne jemi e ardhmja e shqiperise, por shqiperia nuk na ofron ne te ardhme!
Atyre qe do te kthehen dhe qe po kthehen nga dita ne dite, ju uroj nga zemra sukses dhe mbi te gjitha kurajo, qe ajo rrjeta e merimanges mos t'i thyeje kollaj, dhe t'i qendrojne mentalitetit qe mbizoteron ne shqiperi.
:rolleyes:
 

nardi71

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Doris ndaj katerciperisht te njejtin opinon me ty.
Shume nga ata qe shkruajne ketu me duket se se kane provuar te fillojne jeten atje dhe se dine se i funksionon ne realitet shoqeria ne shiperi dhe se sa zhgenjehesh me ate vendim"Atdhetashes"per tu8 kthyer dhe sa shume e urren veten per ate gabim fatal qe ste kushton vetem kohe por rintegrim ,perpiekjei,dinjitet,shoqeri,deziluzionim,deshperim dhe stres afat gjate.
 

pippo

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Une kam 4 vjet jashte Shqiperise po kete vere me te vertet qe u ndjeva i huaj ndaj atij reliteti e ambienti nuk eshte e mundure qe pasi te jeshe mesuar te punosh ne nje menyre te gjendesh ne Tirane ku njerzit pjesa me e madhe punojne ne kafe me vjene keq po une me egsistenzen dua te bej diçka me shume
 

anna

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

sa nxefesh ti roli? po sa genjen njehere. ku the ti qe do hypje? po he se do e shohim.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

diçka tjeter desha te shtoj une (nga shume qe me vertiten ne koke):

sa aftesi sakrificash per te ardhmen e Shqiperise kemi ne?. ....besoj eshte pytje qe asnje nuk i pergjigjet dot,sepse duhet ta provosh ne kurriz tend pa te pergjigjesh.
 

Eddi

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Mire e keni ju edhe une e kuptoj se cfare do te thote te kthehesh dhe te punosh ne Shqiperi dhe e d se Shqiperia ka shume nevoje per ne por duke menduar ok spo them per rrogen qe mund te marrim por mendo pak per sigurine qe do te kemi ne pune dhe ne familje.Une per shembull jam ne vitin e dyte per police dhe kush me siguron mua punen.
Pra do te doja te shkoja dhe te punoja ne Shqiperi por jo ne kete gjendje qe eshte Shqiperia tani ndoshta me vone kur te ndryshojne gjerat mund te shkoj.
:thumbsup:
 

pippo

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Po Shqiperia ça ka bere per mua... ASGJE mendoj dhe per te gjithe studentet e emigrantet neper bote per me shume kur shkon te kerkosh ndonje gje ne ambasade te kerkojne nje hale lek as e çan koken njeri per ty . Une nuk i detyrohem asgje Shqiperise
 

marko

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Te mos harrojme dhe dicka tjeter, aspak idealiste se materializmi dialektik qe na ka mesuar Veri na ben ti shohim gjerat ne menyre praktike.
kush ma siguron JETEN mua ne Tirane?
Njerezit po vriten se po putheshin me te dashuren, per nje thes jonxhe, gjykatesit i vihet TNT ke dera, te vrasin se te pelqeu kjo apo ajo, te vrasin se i pe me inat, te vrasin se i pe shtremet, te marrin peng etj, etj.
Une per vete sigurine e jetes time nuk e vendos mbi asgje, sidomos kur neser pasneser do kesh dhe femije e te kesh frike te nxjerresh kalamonin nga dera, te mos dish a do jesh ne gjendje ti sigurosh te ardhmen.
Pergjigja ime per pyetjen eshte nje JO e fuqishme!
 

Jelina

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

disa nga votat ne kete teme ishin jo!!! dhe me duket se kane te drejte per nje arsye shume te madhe, qe shqiperia nuk ka bere gje per neve dhe neve nuk i detyrohemi fare shqiperise, por ama duke dhene keto opinione kuptohet fare qart se sa atdhetare njerzit jane...
ndoshta me te vertete shqiperia nuk ka bere gje per neve por ama eshte vendi, jone eshte pjese e historise se jetes sone. nqs vendosni te haroni pjese te historise se jetes, atehere fare mire mund te thoni qe "shqiperia nuk ka bere gje per mua, keshtu qe une nuk do te bej gje per shqiperine"

_____________

shqiperia o nena ime
ndonse jam i merguar
dashurine per ty
zemra kur se ka haruar
 

marko

Primus registratum
Re: A do te ktheheni ne Shqiperi pasi te mbaroni studimet?

Atdhetarizmi perseri!
Ncncncncnccn
Un per vete do e ndihmoj Shqiperine duke u perpjek me bo pare knej ka Amerika, dhe te behem Diaspore e te filloj te shkoj ke darkat e Bushit ka 1000 dollare cifti, dhe do bej lobby ndaj ceshtjes shqiptare.
Me mire te gjithe te rrine kendej dhe te perdorin forcen e votes ne USA per te avancuar ceshtjen Shqiptare se sa te shkojm ne Shqiperi e te punojme kamariere me diploma amerikone, se kjo tregon atdhetarizem me te madh.
 
Top