A do te futet Edi Rama ne burg?

Santiago

Primus registratum
A do te futet Edi Rama ne burg?

Dje policia ndertimore denoncoi Edi Ramen ne prokurori si konsumues te disa veprave penale. Per momentin ky denoncim duket si mase e marre vetem per mbikalimin e zogut te zi. Por ne javet ne vazhdim prokuroria do te duhet qe te hape dhe ndjeke kete ceshtje. Nese i futet nje pune te tille ajo patjeter qe kane per te gjetur shkelje per te cilat kryetari i bashkise ka per te dale pergjegjes. Dhe ne kete pike Sales mund te mos i dridhet dora per te "vulosur" burgosjen e tij.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

o Santiago ca jane kto gjona qe po thu mer djale...
Ska lidhje me te dridhmet e sales, se sala dridhet gjithe diten per ate pune...
 

MLK

Primus registratum
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

E kuptoni tani pse ka Sala 6 muj qe do me heq Sollakun e te veri nje njeriun e vet! Nje njeri qe ka kaluar 45 vjet nga jeta e tij ne diktature, dhe mbi te gjitha si sekretar partie e doktor i Enver Hoxhes, ska se si te behet demokrat e te perdori metoda demokratike me shkop magjik!
Kaq shpejt harruar qe gazetaret qe kritikonin qeverine e Sales palloheshin me dru kur ky kishte pushtetin para 97!
 

OTTOSKORZENY

Primus registratum
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

puna e dikujt duket nga veprat qe ai ben! Shikoni tiranen dhe do ta kuptoni kush eshte Edi rama, po ky maloku qe jo vetem Tiranen po dhe shqiperine e dogji ne 97ten megjithe nano Ruci e kompani nuk do te kete kundershtare politike.
Nuk i dua sociqlistet po e respektoj Edi Ramen per punen qe ka bere. le te beje doktori sa Edi e pastaj....po ca pret nga sekretari i partise dhe agjenti i sigurimit te shtetit
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

Për të mirën e drejtësisë Rama do futur në burg por për të mirën e Shqipërisë ai duhet vetëm diskredituar e gjobitur. Pavarësisht se kush është më i mirë apo më i keq, respektimi i ligjit duhet të jetë detyrë e gjithkujt, duke filluar nga lart. Sot e ka shkopin Sala, nesër ku i dihet, por po u vendos një bazë e fortë e zbatimit të ligjit, nesër mund të jetë Berisha në pozicionin e Ramës.

Megjithatë, si përfundim, mendoj se komuniteti ndërkombëtar nuk do lejojë që të rifillojë lufta e egër politike në Shqipëri (nuk shoh ndonjë interes të paktën).
 

receli

Primus registratum
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

Pse te futet?
Kini ju fakte qe e fusin ate ne burg?
Nxirrini e na mbushni mendjen.
Ai eshte beniamin i Socialistave, kjo dihet , por kjo nuk eshte argument per burg.
Ne burg futet dikush qe vjedh e qe vret.
Dyshime kemi ose skemi, simpati kemi ose skemi kjo eshte ceshtje personale kurse Burgu eshte ceshtje ligjore.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

Po pse po dolen faktet mendon se e fusin ne burg ???

Mbikalimi me sa mora vesh asht i rrezikshem per qytetaret
edhe fondin i tij nga 500000 $ e kane fry si brumin e picave ne 2 000000 $
Nuk ju del me vjedh ka pak si tan bota??
Jo!!!
Kta te marrin gjak ne vetull /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

tOnCe, polici mer një rrogë që nuk i del për të paguar qeranë e apartemintit ndêrkohë që pryetari i Bashkisë normalisht e ka disi më të lartë rrogën. Për më tepër, polici vjedh për të mbajtur frymën ndërkohë që Kryetari i Bashkisë vjedh nga pangopësia.
Jam shumë dakort me ty që duhen hetuar të gjithë politikanët, duke filluar nga Berisha. Faktikisht, Berisha është hetuar dhe ka dalë i palagur (ashtu si ma do mendja se do dali dhe Rama). Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ky korrupsion e vjedhje të vazhdojnë pambarim. Dikur duhet vënë caku. Unë them më mirë sot se mot. Do kursente diçka me shumë.
 

blendiys

Primus registratum
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

Para pak ditesh pata nje diskutim me disa miq te mij, dhe nuk e di por me eshte krijuar pershtypja qe vetem ne Shqiperi ekziston korrupsioni ne shkalle te ndryshme.(mbase mentaliteti yne)
Por po te vesh re, ne korruptohemi duke filluar qe tek dera e kinemase, portieri i stadiumit, rojtari i parkut apo "i forti" qe qendron para deres se diskos, dhe te mendosh per disa euro!
Lere me kryetari i bashkise apo polici i trafikut! Disa do thonin 'peshku qelbet nga koka'!!
/pf/images/graemlins/shrug.gif
Mos eshte rroga e ulet qe na ben kaq bastarde? Personalisht mendoj qe jo.
Jemi ne ata qe e ulim veten deri tek 'zoti t'dhashte', dhe pastaj ngreme koken lart si per te kerku llogari tek ministrat e presidenti.
 

Nobis

Primus registratum
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

ca jane keto muhabete more, do futet filani ne burg apo do dali fisteku nga burgu...
na duket vetja si ne spanjen e Franko Frankos.
Si shume me shpate te madhe e kane marre disa, po populli ta shtyp koken, dhe Berisha e ka provuar 1 here me 1997 me duket. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

Populli eshte nje mase aptike qe vetem 1 min ne 10 vjet mund te behet koshiente per fuqine qe ka ne dore!
Ne 97 u moren gjithe parate e nuk kishin me te hanin buke, ndaj dhe plasi, se te ishte per popullin mund te jetoje dhe qindra vite i shtypur.
Ata qe bejne revolucionet jane shtresat intelektuale te perkrahura nga ato te mesme qe jane koshiente qe mund te bejne shume gjera ne jete, por eshte sistemi ai qe i pengon.
Te ne kjo klase nuk egziston e kush vjen ne qeveri ben gallate.
Jane vjedh me qindra milione euro e asnje nuk eshte fut ne burg, te gjithe e dine kush vjedh e prae nuk ndihen, e ne vend te luftojne korrupsionin e ushqejne ate per dite.
 

Nobis

Primus registratum
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

ahh mor djale cna hape pune me teorite tani /pf/images/graemlins/laugh.gif
po ne 98 pse u ngrit populli kunder Nanos per te djeg kryeministrine? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ujku81

Primus registratum
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

Ne 98 nuk u ngrit populli, u ngriten maloket e Sales. Mendon ti se popullit i plaste aq shume per Azem Hajdarin?? Aq sa i plas per te gjithe keta plehrat e tjere qe jane gjalle. Sa per informacion me shume deme ka patur ne 14 shtator 1998 se ne 12-13 mars 1997 kur plasi ne Tirane dhe u hapen depot. Thjesht per te ditur se cfare ishin ata qe iu turren Kryeministrise ne 14 Shtator 1998.
 

padyshim

Primus registratum
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

une vertet mendova se ed rama si shume po e zgjaste ate viziten ne amerike!!!
mendova se do t'i kete shku' na i' llaf se do e rrasin brenda njehere dhe pyetjet do t'ja bejne me vone dhe ka thene "te dal une nje here!"
une personalisht e besoj qe sales nuk ka per t'i ra shpirti rehat derisa t'a shikoje ed ramen ne burg. ishalla kete rradhe e ka mendjen populli kur t'ja uli sala pantallonat, se heren tjeter mileti fjeti gjume kur loket po ja fusnin me cifteli kokes c'do njeriu qe s'thonte cheni por qeni.
une per vete do e'ma kishte qejfi qe populli harraq shqiptar t'u trembte nje cike por jo shume-- aq sa per t'i vene gishtin kokes dhe per t'a kuptuar se c'budallallek beri kur i la keta rapsoded prape brenda ne shtepi.
a i zehet bese bariut? ai daja eshte mesu' jashte gjith' kohen, atje ne bjeshke me harushat.
mire te na behet se e kemi kujtesen sa t'pules.
p.s.
ed rama ne burg e ka vendin se ai mbikalimi nuk kishte frengji sic kane kullat e lokeve, prej nga mund te "qesin pushke" keto trimat e sales.
...hajt hajt oj llokum
luje luje pak ma shume...
 

963

Primus registratum
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

Edi Rama eshte i fajshem per mbikalimin por jo pergjegjes.Se nje person i vetem nuk ka si pergjigjet per nje veprim ordiner te korruptuar qe ka ndodh deri dje ne Tirane. Edhe pse eshte i fajshem, ai mund te falet nga drejtesia shqiptare, por ama ai duhet te diskretitohet perpapara publikut shqiptar dhe duhet qe te largohet nga politika njehere e pergjithmone. Shqiperia sot ka nevoje per njerez te ndershem, ata duhet te japin shembullin e tyre.Edhe njerez te ndershem ne Shqiperi ka plot.Pak me lart -BLENDI- fajeson ndoshta padashje te gjithe shqiptaret per menyren e korruptuar te jeteses se tyre. Po si do luftojne shqiptaret korrupsionin kur kryetari i bashkise, ministri ... jane te krimbur nga parat e tyre te pista.Edhe njehere po perseris kondrapedalin «me mire vone se kurre».
 

padyshim

Primus registratum
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

e kush e vendos nese njeri eshte i korruptuar apo jo?
qeveria? gazetat? fiks fare? apo mjafton nje si bindje e mjegullt qe noton ne popull se filani merr pare?
per kete pune njerezia ka vene GJYKATAT!!!!
saliu deri tani ka dhene dy racionale per mbikalimin.
nje ka qene leja e ndertimit dhe tjetra ka qene "potencialisht e rrezikshme". Potencialisht e rrezikshme eshte cdo gje pervec luges se cajit!!!!
ne maje te ketyre gjerave "specifike" sala ka thene se kjo ceshtje "pikon korrupsion"!!! hic, pa emer e pa skeme!!!
kush vodhi ke kur dhe si??? hic asgje!!! vetem llafe pazari per te kenaqur emeruesin me te vogel te perbashket te te gjithe llumit ne shqiperi!!
mire te na behet se e kemi hak.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: A do te futet Edi Rama ne burg?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
une vertet mendova se ed rama si shume po e zgjaste ate viziten ne amerike!!!
mendova se do t'i kete shku' na i' llaf se do e rrasin brenda njehere dhe pyetjet do t'ja bejne me vone dhe ka thene "te dal une nje here!"
une personalisht e besoj qe sales nuk ka per t'i ra shpirti rehat derisa t'a shikoje ed ramen ne burg. ishalla kete rradhe e ka mendjen populli kur t'ja uli sala pantallonat, se heren tjeter mileti fjeti gjume kur loket po ja fusnin me cifteli kokes c'do njeriu qe s'thonte cheni por qeni.
une per vete do e'ma kishte qejfi qe populli harraq shqiptar t'u trembte nje cike por jo shume-- aq sa per t'i vene gishtin kokes dhe per t'a kuptuar se c'budallallek beri kur i la keta rapsoded prape brenda ne shtepi.
a i zehet bese bariut? ai daja eshte mesu' jashte gjith' kohen, atje ne bjeshke me harushat.
mire te na behet se e kemi kujtesen sa t'pules.
p.s.
ed rama ne burg e ka vendin se ai mbikalimi nuk kishte frengji sic kane kullat e lokeve, prej nga mund te "qesin pushke" keto trimat e sales.
...hajt hajt oj llokum
luje luje pak ma shume...

[/ QUOTE ]

Or ti shkërdha.të jugore, po ça të satëme ke që shan gjysmën e Shqipërisë o trutharë? Po ç'të rren mendja ty se je o Kuveleshas? A ka më pak male Jugu i Shqipërisë? Po si kujton ti o sylesh se Sala përfaqëson Veriun e Shqipërisë? Po ti mër malok nuk e din që ata të "civilizuarit" që zbritën për 50 vjet e në 97-98 në Tiranë thonin edhe për tiranasit se ishin të trashë vetëm se këta të fundit i hapnin derën e buçet që erdhën e kishin mendjen vetëm për të zgrapur ç'ti dilte përpara?
Eh kur ju erdhi ora juve ta hidhni shurrën përpjetë ...!

Kërkoj falje për fjalorin e përdorur dhe i lutem Regele që ta lejë këtë shkrim vetëm 24 orë!

Në lidhje me temën:

E kam thënë që Rama duhet të përgjigjet për shkeljet e ligjit dhe për mosbindjen ndaj ligjit. Kryetari i Bashkisë, i kujtdo qyteti qoftë, si kryetar i KRRT duhet t'i përgjigjet superiorit të tij që është kryetari i KRRTRSH e ky kryetar me ligj është Kryeministri. Kur kryetari i Bashkisë refuzon ftesën për t'ju konformuar ligjit tregon së paku se ky njeri nuk ka respekt për ligjin. Veprimet e Ramës tregojnë hapur prirjen e tij për të politizuar situatën dhe mjerisht në këtë mes ata që humbin janë ata që kalojnë përditë tek Zogu i Zi pa ekskortë.
Ligjërisht Rama është fajtor (me ç'është thënë deri tani) dhe për këtë ai duhet t'i përgjigjet ligjit. Ligji duhet të jetë mbi cilindo dhe Berisha deri tani po e përdor me shumë zotësi (në fakt është pangopësia e pushtetarëve të djeshëm që e lejon) për të forcuar pozitat e veta.
Në fillim të mandatit shumica e shqiptarëve ishin të lumtur që më në fund do luftohej korrupsioni e jashtëligjshmëria mirëpo tani që fillojnë pasojat dhe reaksionet e disa palo gazetarëve u vjen disi hidhur.
Zbatimi i ligjit ka një kosto sociale e politike e në vende si Shqipëria kjo kosto është tepër e lartë. Por gjithsesi, kjo kosto është më e ulët se kostoja e korrupsionit. Ne kërkojmë edhe të mbajmë gjalpin edhe të marrim paratë e shitjes. Kjo nuk mundet të ndodhi. Nëse kërkojmë rregull e zbatim ligji duhet të pranojmë edhe kokat që do marrë me vete zbatimi i ligjit. Sot Berisha po lufton ligjërisht kryesisht socialistët pasi aty ka edhe përfitimin më të madh por nesër do jetë ai që do përgjigjet për shkeljet e ligjit (nëse egzistojnë). Kjo është demokracia! E nëse dikush ka ndonjë fakt kundër Berishës, së pari ai duhet ta bëjë atë të njohur në opinionin publik (me qëllim që të mbrojë edhe veten) e më pas, po të jetë e nevojshme, edhe në instanca ndërkombëtare. Përgjegjësia bie mbi të gjithë shqiptarët që të ngrihen e të thonë që kjo është gabim dhe të shpjegojnë përse është gabim. Nuk mjafton të thuash që një veprim ka anë negative, çdo veprim ka, por duhet gjetur zgjidhja më e mirë e me më pak pasoja negative. Të thuash që nuk bën sepse nuk më vjen për shtat nuk është zgjidhje por pengesë e të tilla sot në Shqipëri ka plot.
Dhe e fundit, frika që mund të kemi ndaj Berishës nuk duhet të na bëjë paranojakë por vetëm të kujdesshëm.
 
Top