Re: A do te futet Edi Rama ne burg?
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
une vertet mendova se ed rama si shume po e zgjaste ate viziten ne amerike!!!
mendova se do t'i kete shku' na i' llaf se do e rrasin brenda njehere dhe pyetjet do t'ja bejne me vone dhe ka thene "te dal une nje here!"
une personalisht e besoj qe sales nuk ka per t'i ra shpirti rehat derisa t'a shikoje ed ramen ne burg. ishalla kete rradhe e ka mendjen populli kur t'ja uli sala pantallonat, se heren tjeter mileti fjeti gjume kur loket po ja fusnin me cifteli kokes c'do njeriu qe s'thonte cheni por qeni.
une per vete do e'ma kishte qejfi qe populli harraq shqiptar t'u trembte nje cike por jo shume-- aq sa per t'i vene gishtin kokes dhe per t'a kuptuar se c'budallallek beri kur i la keta rapsoded prape brenda ne shtepi.
a i zehet bese bariut? ai daja eshte mesu' jashte gjith' kohen, atje ne bjeshke me harushat.
mire te na behet se e kemi kujtesen sa t'pules.
p.s.
ed rama ne burg e ka vendin se ai mbikalimi nuk kishte frengji sic kane kullat e lokeve, prej nga mund te "qesin pushke" keto trimat e sales.
...hajt hajt oj llokum
luje luje pak ma shume...
[/ QUOTE ]
Or ti shkërdha.të jugore, po ça të satëme ke që shan gjysmën e Shqipërisë o trutharë? Po ç'të rren mendja ty se je o Kuveleshas? A ka më pak male Jugu i Shqipërisë? Po si kujton ti o sylesh se Sala përfaqëson Veriun e Shqipërisë? Po ti mër malok nuk e din që ata të "civilizuarit" që zbritën për 50 vjet e në 97-98 në Tiranë thonin edhe për tiranasit se ishin të trashë vetëm se këta të fundit i hapnin derën e buçet që erdhën e kishin mendjen vetëm për të zgrapur ç'ti dilte përpara?
Eh kur ju erdhi ora juve ta hidhni shurrën përpjetë ...!
Kërkoj falje për fjalorin e përdorur dhe i lutem Regele që ta lejë këtë shkrim vetëm 24 orë!
Në lidhje me temën:
E kam thënë që Rama duhet të përgjigjet për shkeljet e ligjit dhe për mosbindjen ndaj ligjit. Kryetari i Bashkisë, i kujtdo qyteti qoftë, si kryetar i KRRT duhet t'i përgjigjet superiorit të tij që është kryetari i KRRTRSH e ky kryetar me ligj është Kryeministri. Kur kryetari i Bashkisë refuzon ftesën për t'ju konformuar ligjit tregon së paku se ky njeri nuk ka respekt për ligjin. Veprimet e Ramës tregojnë hapur prirjen e tij për të politizuar situatën dhe mjerisht në këtë mes ata që humbin janë ata që kalojnë përditë tek Zogu i Zi pa ekskortë.
Ligjërisht Rama është fajtor (me ç'është thënë deri tani) dhe për këtë ai duhet t'i përgjigjet ligjit. Ligji duhet të jetë mbi cilindo dhe Berisha deri tani po e përdor me shumë zotësi (në fakt është pangopësia e pushtetarëve të djeshëm që e lejon) për të forcuar pozitat e veta.
Në fillim të mandatit shumica e shqiptarëve ishin të lumtur që më në fund do luftohej korrupsioni e jashtëligjshmëria mirëpo tani që fillojnë pasojat dhe reaksionet e disa palo gazetarëve u vjen disi hidhur.
Zbatimi i ligjit ka një kosto sociale e politike e në vende si Shqipëria kjo kosto është tepër e lartë. Por gjithsesi, kjo kosto është më e ulët se kostoja e korrupsionit. Ne kërkojmë edhe të mbajmë gjalpin edhe të marrim paratë e shitjes. Kjo nuk mundet të ndodhi. Nëse kërkojmë rregull e zbatim ligji duhet të pranojmë edhe kokat që do marrë me vete zbatimi i ligjit. Sot Berisha po lufton ligjërisht kryesisht socialistët pasi aty ka edhe përfitimin më të madh por nesër do jetë ai që do përgjigjet për shkeljet e ligjit (nëse egzistojnë). Kjo është demokracia! E nëse dikush ka ndonjë fakt kundër Berishës, së pari ai duhet ta bëjë atë të njohur në opinionin publik (me qëllim që të mbrojë edhe veten) e më pas, po të jetë e nevojshme, edhe në instanca ndërkombëtare. Përgjegjësia bie mbi të gjithë shqiptarët që të ngrihen e të thonë që kjo është gabim dhe të shpjegojnë përse është gabim. Nuk mjafton të thuash që një veprim ka anë negative, çdo veprim ka, por duhet gjetur zgjidhja më e mirë e me më pak pasoja negative. Të thuash që nuk bën sepse nuk më vjen për shtat nuk është zgjidhje por pengesë e të tilla sot në Shqipëri ka plot.
Dhe e fundit, frika që mund të kemi ndaj Berishës nuk duhet të na bëjë paranojakë por vetëm të kujdesshëm.