Re: Bajerni M
<font color="red"> Maldini, i befasuar nga gjyqtari
Zoti Juri Baskakov arriti t'i zemërojë të gjithë. "Simbol" i skandalit nga njëra anë me 11-metërshin e dhënë për Kakanë, nga ana tjetër ai i mohuar po brazilianit dhe para së gjithash goli i anuluar ndaj Xhilardinos për një pozicion jashtë loje, pastaj i dalë i paqenë me shumë dyshime të mëdha për t'u finalizuar më pas në gol. Paolo Maldini është shumë i inatosur: "Goli i Albertos ishte i rregullt, nuk duhej dhënë karton i verdhë ndaj tij, sepse javës tjetër është i pezulluar. Mungesa e tij në Mynih është një goditje e dyfishtë që na i vështirëson gjërat në prag të ndeshjes së kthimit, sepse kemi pak sulmues, tani vetëm Inzagi e Oliveira."
Në fund të ndeshjes, Silvio Berluskoni ka qenë shumë i inatosur ndaj skuadrës në dhomat e zhveshjes, por Marek Jankulovski mohon të ketë pasur shfryrje presidenciale: "Nuk na tha gjë, - konfirmoi mbrojtësi çek, - ekziston keqardhja nga ana e të gjithëve, sepse kjo ndeshje duhej të ishte fituar dhe barazimi 2-2 është një rezultat negativ për ne. Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë, pastaj në fund nuk kishim më forcë dhe paguam me atë rezultat të papritur." Megjithatë, Jankulovski beson për ndeshjen e kthimit: "Nëse luajmë në Mynih si në 75 minutat e para të mbrëmjes së "San Siros", mund të fitojmë. Na mungoi pak edhe fati, në pjesën e parë kishim mundësi të mbyllnim ndeshjen, por nuk ia arritëm. Në pjesën e dytë, Bajerni doli në lojën e tij dhe në dy krosime i pësuam golat. Ndoshta për shkak të lodhjes sonë, por edhe të fatit jo të mirë që në fund na ndëshkon gjithnjë." I këtij mendimi është edhe Klarens Sedorf që shton: "Ne në Champions kemi mendësi fituesi, por të martën diçka nuk shkoi në minutat e fundit. Duhej t'i kishim mbyllur llogaritë më parë, por shpresojmë se në ndeshjen e kthimit mund të bëjmë diçka."
Kaka: Mund t'ia dalim në Mynih
Mesfushori i Milanit, Rikardo Kaka, autor i golit me 11-metërsh që i dha epërsinë Milanit ndaj Bajernit të Mynihut për çerekfinalen e parë të Championsit, rezultat që u barazua nga Van Byjten në fund (2-2), është optimist që skuadra kuqezi mund të kualifikohet në gjysmëfinale në Mynih në ndeshjen e kthimit: "Na vjen keq për golat e pësuar, - konmentoi braziliani, - por jemi mësuar me këto trysni. Ajo e Mynihut do të jetë një sfidë për historinë, por mund t'ia dalim." </font>