A do ta blejë Trampi Greolandën?

Kohët e fundit presidenti amerikan tha se dëshiron të hyjë në bisedime me Danimarkën, për të blerë Greolandën (Greenland) , që është një rajon autonom, por pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.

Kryeministrja daneze tha se është e pakuptimtë kjo kërkesë dhe as që ia vlen të diskutohet. Menjëherë pas kësaj, presidenti amerikan anulloi një vizitë zyrtare të planifikuar për në Danimarkë.

Më pas, në Twitter, Tramp dhe politikanë danezë akuzuan njëri-tjetrin për mungesë respekti.

Për kujtesë historike, SHBA e ka blerë edhe Alaskën, por disa shekuj më parë. Këtë herë për blerjen e Greolandës, janë propozuar jo vetëm sasi parash, por edhe shkëmbime me territore amerikane.

A mendoni se kërkesa të tilla për blerje apo shkëmbime territoresh janë të rregullta në kohën e sotme?
 
Artin

Papirus rex
GROENLAND/GREENLAND/GROVELAND!! Kjo greolanda ku i bie?
Danisht -> Grønland
Shqip -> Greolandë
Anglisht -> Greenland

1088426_5_0822-Greenland_map_standard.jpg
 
Last edited:

Artin

Papirus rex
Në një meme qe ka postuar në profilin e tij ne Twitter, presidenti ka thene se nese e blen, nuk do te ndertoje nje kullë aty...

5d5c91272249d2738244.jpg
 
Last edited:

Artin

Papirus rex
Te këto që solle, nuk pashë ndonjë gjë ndryshe nga ato që thashë unë, me përjashtim të emrit të shkruar në shqip.
Por e kanë shkruar gabim, me hamendje, vendit i thonë Groenlandë e gjuhës grenlandisht.
Ki parasysh se këta që shkruajnë shqip në Wikipedia, nuk dinë të shkruajnë mirë as emrat e tyre, lëre më emrat e vendeve të botës.

Në shqip vendi shkruhet Greolandë e gjuha greolandisht.

Megjithatë pak rëndësi ka si quhet, temën e hapa për tjetër diskutim.

Ky nuk është ndonjë ishull i vogël, por sa një kontinent i tërë. E të kërkosh të blesh sot një kontinent, duket e çuditshme. Shumë e morën për shaka këtë lajm, por ja që është i vërtetë.
 
Last edited:

TheUglyTruth

Primus registratum

Po dhe une me "ata" e kisha,qe s'dine shqip mire,po pak rendesi ka.Ideja qe qe materialet e gatshme s'jane te shendestshme dhe aq ne gjuhen shqipe pasi pershtatja le per te deshiruar!Sa i perket tekave te Trump,nuk do habitesha dhe nese arrin ne ndonje marreveshje,budallait shpesh here thone qe i hapin rruge :)
 
Auburn

Primus registratum
Po qe se blerja eshte ne favor te popullsise, pse jo?
Biles mire do te ishte te blinte Shqiperine ne vend te Groenlandes, se ne shitemi me lire.
 
Top