73% e femrave ngacmohen nga shefat dhe iu lypet seks me forcë

Universal

AnonymouS

shefi-620x330.jpg
Më shumë se gjysma e grave në mbarë botën, kanë përjetuar një nga format e ngacmimit seksual në vendin e punës.

Raporti global mbi progresin e grave i hartuar nga “UN Women” thotë se edhe kur gratë janë të suksesshme në vendet e punës, ato hasen me pengesa që zakonisht nuk i hasin kolegët e tyre meshkuj.

75 % e grave në pozita drejtuese dhe pozita të larta profesionale, si dhe 61 % e grave në profesione të sektorit të shërbimeve në vendet e Bashkimit Europian, kanë përjetuar një formë të ngacmimit seksual në vendin e punës, gjatë tërë jetës.

David Saunders – Përfaqësues i “UN Women” për Shqipërinë: “Në realitet, 83% e 53 milionë sherbyesve në të gjithë botën janë gra. Puna e tyre mban familjet dhe ekonomitë por kryesisht paguhet pak, është e stigmatizuar, dhe i lë ato të pambrojtura ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit. Nëse ekonomia do të punonte për gratë, zgjedhjet e tyre jetësore nuk do të pengoheshin nga stereotipet gjinore, stigma dhe dhuna; gratë do të mund të punonin pa frikën e ngacmimit seksual apo dhunës”.

Diskriminimi i grave mbetet prezent edhe kur bëhët fjalë për pagën. 95 % e punësimit të grave është informal, në punë që nuk mbrohen nga ligjet e punës dhe ku mungon mbrojtja sociale. Miliona gra detyrohen të punojnë për paga të ulta dhe punë të rëndomta.

David Saunders – Përfaqësues i “UN Women” për Shqipërinë: “Në realitet, vetëm gjysma e grave kanë një formë pune të paguar, krahasuar me 3/4 që është për burrat. 62 % e ‘punëtorëve familjarë kontribues’, që nuk paguhen drejtëpërdrejtë, janë gra. Dhe gratë në botë paguhen 24 % më pak se burrat”.

Në Francë dhe Suedi, gratë fitojnë 31 % më pak se sa meshkujt; në Gjermani 49 % më pak se sa meshkujt dhe në Turqi një grua fiton 75 % më pak se një burrë gjatë gjithë jetës së saj.

Gratë janë ende të nën përfaqësuara në pozitat udhëheqëse në ekonomi, nga sindikatat në bordet e koorporatave. Në vitin 2014, në gjashtë nga institucionet ekonomike globale më me ndikim, përfaqësimi i grave në bordet e tyre varionte nga 4-20 %.b info
 

joetisti_

Locus omnem
26 %-shi tjeter i ngacmon vete shefat :)
Po nuk deshi femra s'ka shef ne bote qe i ben gje. Por femres shume here i pelqen te hiqet viktime dhe mire ben :)
 

-Zana-

e...Thjeshte
Tani eshte rritur % goxha , Kane filluar t'ja lypin njeri - tjetrit . E kshu grate, avancojne te lira . Lol
 

joetisti_

Locus omnem
Tani eshte rritur % goxha , Kane filluar t'ja lypin njeri - tjetrit . E kshu grate, avancojne te lira . Lol
(respekt per rastet reale kur perdhunimi u ka shkaktuar dem disa femrave)

Dhe ju grate te shpetuara jetoni felici e contenti. Shefat si ky ne foto qe ia ka kerkuar me dore dhe pastaj ajo i ka thene po nuk me perdhunove nuk ta jap, shihen nga te gjitha si sherbetore te ndjenjes se femres. S'ka pse te fshiheni pas perdes kulturore qe na meson te jemi kunder seksit.
 

joetisti_

Locus omnem
kete mund ta shohesh si "semundje" pare nga shpjegimet e ketushme dhe nga informacionet ne pergjithesi. E megjithate nuk eshte ashtu. Njeriu, qofte femer, qofte mashkull, e gjen vetveten ne cdo situate qe i krijon si koha si ambienti. Momentalisht ne Shqiperi, pervec papunesise qe po na merr shpirtin, ka te gjitha problematikat qe shpjegon artikulli i temes. Por cfare do te thote? Do te thote se situata nuk menaxhohet? Do te thote se ka nje palevizshmeri qe dikton fund te dickaje? JO.

gjerat pasi prishen rregullohen sepse kur jane te rregulluara cfare t'u rregullosh?
 

joetisti_

Locus omnem
Ne foto eshte nje person qe e ngacmon ne zyre. Pse eshte pak e pamendueshme qe ne nje lajm te tille s'mund te vinin nje rast ne nje tjeter profil pune? Bie fjala nje murator qe ngacmon nga prapa nje punetore qe po transporton karrocen me llac?

Edhe te ngacmohesh do kushte :)
 
Top