50 vjet diktature

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: 50 vjet diktature

Harresa është burim i përsëritjes së fatkeqësive. 11 prilli duhet kujtuar e duhet të jetë ditë e shënuar (jo feste) në historinë e Shqipërisë. Ndarja nga një diktator është një hap më pranë lirisë... .
 

Nobis

Primus registratum
Re: 50 vjet diktature

sidomos vuajtje nga ish-hajdutet dhe kriminelet /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: 50 vjet diktature

Nga "Shekulli", 25 Prill, 2006:

Si dënoi Mehmet Shehu “Bitëllsat” e Pogradecit

Kush është familja Darova!

Janë pesë djemtë e intelektualit të shquar Nevsus Darova. Për gati 40 vjet në profesionin e nderuar të mësuesit që nga Gjirokastra në Korçë e Pogradec, ai mësoi dhe edukoi breza të tërë nxënësish, por mjerisht, për shkak të kalvarit të stërmundimshëm të familjes së tij, nuk gëzoi asnjë ditë pension… Shkak bëhet njëri djalë i tij, Dylberi, i cili që në moshën 15-vjeçare gjatë luftës inkuadrohet me rininë e Ballit Kombëtar. Edhe pse Muhameti, vëllai i madh i familjes Darova del partizan në Brigadën e 20-të Sulmuese dhe lufton me armë në dorë deri në çlirimin e vendit, kjo nuk luajti asnjë rol në evitimin e kalvarit të mundimshëm të burgjeve, internimeve e persekutimeve të familjes së artistëve. Dylberit 15-vjeçar, në vitin 1946 i bëhet një gjyq në kinema ”Morava” në Korçë, ku dënohet me 101 vjet burg. Në vitet ’50-’60 të shekullit të kaluar, orkestra e Pogradecit, me 5 vëllezërit Dorava, bëhet me famë dhe e kërkuar në të gjithë vendin, bile dhe jashtë tij. Një koncert në Shkodër i pagëzon muzikantët Dorava si “Bitëllsat e Pogradecit”, ndërkohë që koncerte të shumta në Elbasan, Durrës, Tiranë etj., që ngrenë në këmbë rininë e vendit, u shton famën, por dhe përgatit një kalvar tjetër të rëndë për ta.

Fama e një orkestre me emër në qytetin e Pogradecit, e njohur ndryshe në opinionin e gjerë si “Bitëllsat e Pogradecit”, e përbërë nga 5 vëllezërit Dorava dhe familjarë të tyre, jo vetëm që nuk do të “zbuste” njollën e persekutimit nga lidhja e djalit të vogël 15-vjeçar me Ballin Kombëtar në Luftën e Dytë Botërore, por do të kujtonte udhëheqjen e kohës për të urdhëruar ndëshkimin e më tejshëm të tyre me dekada të tjera burgimi e internimi. Në një vizitë që bënë në qytetin buzë liqenit kryeministrat çek dhe bullgar, të mahnitur nga klasi i orkestrës “Dorava” në mjediset e turizmit të qytetit, në fund i drejtohen kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu: ”Në Shqipërinë e vogël gjetëm një orkestër të madhe. Ke një orkestër internacionale, koleg!”. ”Hë, ju jeni ata të Starovës?!”- u drejtohet me kërcënim muzikantëve Mehmet Shehu. Kaq u desh. Nis ferri për artistët Dorava.

15-vjecarin e dënuar me 101 vjet burg, Mehmeti ia ul në 25 vjet
Sapo kishte mbaruar lufta. Ishte viti 1946 e në kinemanë “Morava” të Korçës, në bankën e të akuzuarve, ngjitet një i ri 15-vjeçar. Është Dylber Dorava, më i vogli i Doravajve. Akuzohet se gjatë luftës është bashkuar me rininë e Ballit Kombëtar, në kampin kundërshtar të partizanëve. Dënohet me 101 vjet burg. Edhe pse Muhamet Dorava, vëllai i madh i të atit kishte qenë partizan në luftë, masa e dënimit për 15-vjeçarin qe e rëndë, ndërsa për familjen nisin internimet, vuajtjet e më pas edhe burgime. I rikthyer këto ditë në Pogradec pas 37 vjetësh, Muhamet Dorava, mbi të 80-at, rikujton ata ditë të vështira të 6 dekadave më parë.
Kishte vetëm pak kohë që Dylberi ishte dërguar në burgun famëkeq, kur në këtë kamp shkon për vizitë Mehmet Shehu. Mes të dënuarve, Shehut i bie në sy një djalë i vogël, trupimët dhe e pyet: “Po ti, mor djalë, sa vjet je dënuar?”
“101 vjet “- i përgjigjet Dylberi Mehmet Shehut.
“Pse kaq shumë?”- pyet kryeministri.
“E dinë ata që më kanë dënuar!”- i kthen përgjigje 15-vjeçari, duke e parë drejt në sy Mehmet Shehun. Mehmet Shehu urdhëron ulje të dënimit për 15-vjeçarin; nga 101 vjet, në 25 vjet burg. Sapo mbaron 10 vjet burg, e lirojnë dhe Dylberi, në vitin 1956, vjen në Pogradec. Vjen në Pogradec pranë familjes. Martohet dhe lind tre fëmijë, ndërkohë që për shkak të biografisë, caktohet të punojë në Hotolisht të Librazhdit në një lokal buzë rrugës si bufetier. Dylberi bën një lutje të vijë në Pogradec të kujdeset për fëmijët se i kishte të vegjël. E sjellin në Pogradec. Por përkohësisht...

Dënimi tjetër me 20 vjet burg për agjitacion e propagandë
Ishin vitet ’70, në kulmin e miqësisë me Kinën. Dylberi gjen në tavolinën e tij në bibliotekë, ku shkonte shpesh, disa revista kineze. ”Këto revista kineze m’i hiq se nuk i shoh dot me sy”, - i thotë ai punonjësit të bibliotekës. Aty e dëgjon rastësisht një mësues matematike që kishte qenë edhe bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit dhe e spiunon. Dylberi rivihet përsëri në pranga dhe rinis jetën e qelisë. Del përsëri para trupit E dënojnë edhe me 10 vjet të tjera burgim. Këtë radhë dënimi është për agjitacion dhe propagandë kundër vijës së partisë e pushtetit popullor. Këtë radhë, “selia” e vuajtjes së dënimit për muzikantin Dorava nuk është burgu i Burrelit, por ai i Spaçit të Mirditës. E bën kohën e burgimit ditë më ditë në këtë ferr. Ditën që do të dilte nga burgu i Spaçit, sapo e përcjellin shokët e tek ndahet me ta, në afërsi të daljes së korridorit të qelive, pa prangat në duar, i afrohet një gardian dhe i thotë: ”Të kërkojnë pak në zyrën e drejtorit të burgut për të firmosur diçka!”. Përballet me një të papritur të dhimbshme. Sapo futet në zyrën e drejtorit, pa se, përveç titullarit, aty ishin dhe dy policë që kishin pranga të gatshme në duar. Teksa dy policët i rivënë përsëri prangat në duar Dylber Doravës, drejtori, i ngritur në këmbë, i thotë: “Do të bësh edhe 10 vjet të tjera dënim se ke bërë agjitacion dhe propagandë në burg!”. Këtë radhë dënimi ishte pa gjyq. Kështu Dylberi kreu në këtë burg edhe 10 vjet të tjera dënim, duke mbushur plot 30 vjet burg. Teksa tregon për “Shekullin”, këtë moment të rëndë për vëllanë e familjen e tyre, i moshuari Muhamet Dorava, risjell bisedën e çastit që pati me të vëllanë për këtë moment.
“E pyeta vëllanë si e përballove shtesën tjetër prej 10 vjetësh burg kur ishe përgatitur për të dalë nga ai ferr”, -pohon Muhameti. Ndërsa fjalët e të vëllait ishin: ”Nuk më bëri përshtypje, isha i përgatitur për gjithçka prej tyre, ndonëse nuk e prisja që në momentin e kalimit të pragut të ferrit të Spaçit të më rivinin prangat e sapohequra e të më dënonin edhe me 10 vjet të tjera burgim!”
Por për muzikantin që u fut në burg në moshën 15 vjeç e doli andej i thinjur pas 30 vjetësh, në moshën 45 vjeç, edhe vitet e mëvonshme, përfshirë ato të fillimit të demokracisë në vend, nuk qenë të mbara. Atë, siç tregon mes lotëve Muhameti, e ndoqi fati tragjik. Dylberi, me vizë në xhep për të shkuar tek tre fëmijët e tij në Kanada së bashku me bashkëshorten, vdes papritur, duke iu shuar jeta pa parë asnjë ditë të bardhë…

Rikthimi i përmallshëm pas 37 vjetësh
Sapo makina del sipër, në Qafën e Thanës e shfaqet pamja e kaltër liqenit si në një ekran filmi, Muhameti zhytet i tëri në një meditim të thellë me syrin pranë xhamit të makinës. “Kam mall e brengë për qytetin tim të lindjes, vij këtu pas 37 vjetësh”, -pohon ai. Sapo mbërrin në qendër të qytetit drejtohet me një hap të shpejtë drejt Turizmit të vjetër, vështron lulishten, te vendi ku ishte dikur podiumi i orkestrës me famë në vitet 50 - 60, orkestër që tronditi jo vetëm Pogradecin, por të gjithë Shqipërinë. Me syrin e malluar ai vështron vendin ku ka qenë salla e vjetër e shfaqeve, por ajo mungon, është prishur. Qyteti në këto 37 vjet që ai ka munguar ka ndryshuar shumë gjithçka dhe si në një retrospektivë i vijnë para syve të gjitha. Muhamet Darova është vëllai i madh i pesë vëllezërve Darova. Edhe pse i ka kaluar të tetëdhjetat dhe ka vite që nuk duket në skenë dhe as në ekran, imazhi i tij na vjen në kujtesë si një formë dashurie për mjeshtrin e madh të fizarmonikës që ngriti atë orkestër të madhe. Dikur Pogradeci mburrej me liqenin me koranin e famshëm, por edhe me orkestrën e madhe të vëllezërve Darova që i kaloi kufijtë e Shqipërisë. ”Jeta jonë është një kalvar i mundimshëm çnjerëzor, burgje, internime e ndëshkime, por muzikën nuk e vunë në pranga, ajo na lidh e na mban të pandarë me njerëzit, qytetin”, -vazhdon tregimin i moshuari Dorava.
(Vijon nesër)

25/04/2006
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: 50 vjet diktature

pupupupup amon mer pse na ik ujtove 50 vjet jane vuajtje masakra, diskriminime , por prap se prape mburremi se jemi shume te forte menderisht imagjino por dhe mbrapa me mentalitetin jane kto 50 vjet qe na kane lene shushume mbrapa me mentalitetin,nqs e keni vene re te vjetrit ne moshe kane akoma frike nga enveri.psh thone jo mos bej atje jo mos dil naten vone e shum shum tjera si ktopo nejse gjithsesi 50 prap jane shume
 

Erind

Forumium maestatis
Re: 50 vjet diktature

Mehmeti i shkruan Enverit për çështje të letërsisë pas mbledhjes së famshme në Lidhjen e Shkrimtarëve ku Bilal Xheferri kritikoi romanin e Ismail Kadaresë “Dasma”. Në këtë letër Mehmeti kërkon dënimin me 15 vjet burg edhe të Qani Çollakut ose internimin e tij në fermën e Lushnjes ku të punojë me kazmë

Sulmoi Kadarenë, të internohet Xhaferri


Mehmet Shehu

Letër nga Mehmet Shehu
Kjo është një letër e shkruar nga Mehmet Shehu 36 vjet më parë kundër dy shkrimtarëve: njëri Qani Çollaku dhe tjetri Bilal Xhaferri, që kanë kritikuar rëndë veprën e Ismail Kadaresë “Dasma”. Letra i drejtohet Enver Hoxhës dhe në fund të saj kërkohet demaskimi dhe në internimi i Bilal Xhaferrit. Në librin e saj “Miqësi e tradhëtuar” Nexhmije Hoxha sqaron rreth kësaj letre se “Mbaj mend që Enveri këtë letër ma kaloi mua, pa asnjë shënim e koment, veç duke më thënë: “Na, ti i ndjek këto diskutime…”. Dhe unë, pasi e lexova me interes, se ishte shkruar nga Mehmet Shehu – kurse për diskutimet e tyre isha në dijeni nga Lidhja e Shkrimtarëve – as nuk e bëra fjalë me njeri, veç e futa letrën në një dosje me letrat e Ismail Kadaresë, si dhe me kritikat e diskutimet rreth veprave të tij. Këtë dosje e kisha krijuar me qëllim të mirë, siç është e natyrshme të bëjë një person që mendon se ka njëfarë kulture dhe mund të shkruajë një ditë kujtimet a diçka tjetër... Po e botoj edhe këtë letër për të njohur më mirë se kush ishte në fakt “gjahtari” i sëmurë ndaj njerëzve të artit e të letërsisë… dhe jo vetëm kundër tyre…” Gazeta e boton këtë letër si ndër të paktët dokumente të këtij lloji, të cilën e veja e Enver Hoxhës e ka nxjerrë nga dosjet e saj, ku gjendet edhe letra origjinale shkruar nga Mehmeti. Faksimilen e saj e botojmë përkarshi.

“Shoku Enver,
Më ranë në dorë këto dy materiale, të cilat po jua dërgoj që t’i lexoni, po patët kohë.
1.- Një “artikull” me titull “Luftëtarë artizanë të artit”, shkruar nga Qani Çollaku (i vëllai i Reshit Çollakut) dërguar redaksisë së Zërit të popullit për botim;
2.- Një material “Diskutim mbi romanin “Dasma”, që është diskutimi i Bilal Xhaferit në mbledhjen që organizoi këto ditë Lidhja e Shkrimtarëve për të marrë në shqyrtim romanin e Ismail Kadaresë me titull “Dasma”.
“Artikulli” i Qani Çollakut është një sulm i egër, i çfrenuar dhe i hapët kundër vijës së partisë në art e letërsi dhe kundër vetë partisë. Qani Çollaku është armik i njohur i partisë. Ka qenë mësues, është demaskuar e hequr nga puna si mësues në Berat, por tash na qenka prapë mësues në Pogradec! Thuhet se ka hedhur votën kundër Frontit në zgjedhjet e fundit. Mejtoj që, duke përdorur këtë material, të mbledhim mësuesit e Pogradecit, ta demaskojmë gjer në fund dhe ta çojmë në gjyq (me dyer të mbyllura), sepse me këtë material i ha gjer 15 vjet burg, ose ta internojmë në fermën e Lushnjes, ku të punojë me kazmë. Është jashtëzakonisht i poshtër!
“Diskutimi” i Bilal Xhaferit është, gjithashtu, një sulm kundër partisë, por i tërthortë – godet egër dhe në mënyrë të poshtër Ismail Kadarenë drejtpërdrejt, dhe, nëpërmjet tij, godet rëndë dhe vijën e partisë në art e letërsi. Ky “shkrimtar” është i biri i një çami, të cilin ne e kemi pushkatuar si kriminel lufte, ka bërë shkollë vetëm 7-vjeçaren a të mesmen, pastaj organet tona nuk e kanë lejuar të vazhdonte më tej studimet dhe tash punon si punëtor krahu në fermën e Sukthit. Ka talent si shkrimtar, ka studiuar vetë dhe gjuhë të huaja, shkruan shumë, i ka dërguar Lidhjes së Shkrimtarëve shumë shkrime, por nuk i janë botuar. si bir armiku dhe sepse shkrimet e tij kanë përmbajtje armiqësore. Më kanë thënë se i kanë botuar një roman dhe e kanë popullarizuar bile dhe me fletë volante në stadium, në një lojë futbolli dhe se Dhimitër Shuteriqi e paska propozuar për t’u futur në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku u shqyrtua romani i Ismail Kadaresë. Është enigmë: ai dihej se ishte bir armiku dhe vetë me qëndrim të poshtër, por ja që mori pjesë në diskutim para qindra intelektualëve dhe foli kundër vijës së partisë! Në atë mbledhje ndodhej edhe Thoma Deliana, Fadil Paçrami e të tjerë dhe Fadili, Dhimitri e shumë të tjerë e goditën si provokator. Por fakti është që ai mundi të fliste. Kush e pruri në mbledhje? Nuk dihet! Dihet që dhe Qamil Buxheli “ka punuar” për shumë kohë në Sukth.
Është interesant se si Qani Çollaku, ashtu dhe Bilal Xhaferi, megjithëse njëri në Pogradec e tjetri në Sukth, në ato që shkruajnë të dy u referohen: Majakovskit, Kafkës dhe Heminguejit. Mejtoj që çështjen e Bilal Xhaferit ta çojmë gjer në fund për të gjetur dhe shokët e tij midis Lidhjes së Shkrimtarëve, pastaj ta demaskojmë si duhet po në atë mbledhje ku ka folur e ta internojmë.

më 8.4.1968
Mehmeti”

Fac-simile e letrës së M. Shehut, drejtuar Enver Hoxhës
më 8 prill 1968, ku ai propozon për dënimin e Bilal Xhaferit,
i cili kritikoi romanin “Dasma” të I. Kadaresë
 
Top