50 vjet diktature

AnaBlue

Forumium maestatis
50 vjet diktature

Secili nga ne ka prinder dhe te aferm qe kane jetuar gjate 50 viteve te diktatures dhe duhet te kene eksperienca te ndryshme ne keto vite. Qe Historia te mos perseritet nuk duhet te harrohet.
Po postoj 2 shkrime nga ajo periudhe.


Subject: Ndodhen, pa tregohen......

I VARURI NE
PORTEN E BURGUT

-Na thane qe sot eshte dite takimi,behuni shpejt gati,vishuni te shkojme te shohim babane,po na thesh
nena.

Pasi u veshem dhe u lustruam,per te na pare babai sa me ne rregull qe mos ti jepnim trishtim,morem dy strajsat me ushqimin e javes dhe u nisem per ne buirgun e Ri.une hecnja
perpara,pas meje vinte motra me nenen qe mbanin te dyja nga nje dorze te strajces me te rende.Kaluam neper rrugen e
Fortuzit,lart ne bulevardin e madh,pastaj u kthyem duke zbritur poshte ne Brake,te furra dhe drejt per ne burgun e
ri.

Bente nxehte, njerzit qene grumbulluar ne deren e burgur dhe nga larg I shikonim qe here bashkoheshin here perhapeshin,dicka e bardhe sikur te qe carcaf dukej siper tyre.

Kur u afruam, shohim qe ne deren e burgut,te porta e madhe ku duhej qe te kalonim te gjithe ne, ishte nje I varur, ne nje litar te eret si edhe vdekja,I dukej vetem koka, me fytyren e zbehte dhe floket e zes,Igjithe trupi qe mbuluar me nje carcaf te bardhe si thes I paur nga poshte ku I dilnin mamajt e kepucve.Gra te tjera dhe femije qe qene aty na afrohen dhe na thane:

- Eshte Seit Matja e varen.....

Disa ushtare te D.M.P. ( Drejtorise te Mbrojties se
Popullit-paraardhese e sigurimit te shtetit),vinin rrotull te varurit duke qeshur ,nje tjeter, Llazi reshteri ( Llazi Grabocka )afrohet nga ne te gjithe dhe thote :

-Po te doni qe te shkoni ne takim,kaloni ketu.ja ketu ku eshte edhe ky armiku I varur....,sa kaqe tregon Seit Maten dhe me koke u ben nje shenje nja tre ushtarve te tjere qe afrohen prane kembeve te te varurit , e zene nga kembet, dhe e terhiqin rrotull , ay sillej si ne nje kon,I fiksuar ne maje.

Te gjitha grate tmerohen,ushtaret qeshnin dhe qeshnin si ne teater komik,pa asnje ndjenje njerzore per nje njeri,ishin kafshe mali,egersira te Partise Komuniste.

-Po te doni, ,ja kaloni,thote perseri reshter Llazi.

Ushtaret rrotullonin te vdekurin ne menyre te atille qe kushdo qe te kalonte ne ate porte do te prekej nga kembet e tij.

Rojet , kercenin valle makabre si indigjenet e Afrikes ,me nje kembe, kendonin me ze te larte dhe tregonin te varurin, duke e sjelle rrotull verdalle..

Hopla tirlumba Mehdi-beu ne hava.
O Mehdi te rafte pika
C'tu desh ty politika
Hopla tirlumba Mehdi-beu ne
hava....

Kenga qe per patriotin Mehdi Frasheri,ish Kryeminister ne kohen e mbreterise dhe ,pas kapitullimit te Italise, Kryetar I Regjences te Mbreterise Shqiptare,e kendonin ushtaret e kendonin disa evgjite me gajde,politikane te shquar te komunistve si me von shoferi Pali Miska,Mjelsja e
lopeve Lenka Cuka,samarxhiu Hekuran Isai,qoftexhiu Rita Marko,karocjeri I fermave Muho Asllani e te tjere qe e ndriten popullin dhe vendin per 50 vjet me radhe.......

I varuri vinte rrotull dhe dukej sikur ne nje cast do ti keputej qafa.Ne te shtangur pas nenes nuk po gjenin dot ndonje zgjidhje se si te futeshim brenda pa u prekur nga kembet e te vdekurit, te tjera I luteshin Llazit ,qe tu thesh ushtarve mos e rrotullonin me,dikush I betohej ne
Krisht,dikush ne Zot, nja dy u struken nen kembet e Seitit gati sa nuk u bene rrafsh me token,nje u rezua dhe bertiti kur kepucet e te varurit e goditen ne koke..dhe rojet,ish partizane nja dy tre vjet me pare, qeshnin gjith kenaqesi.ne kete tragjedi te popullit shqiptar qe ata as e
dinin dhe as e njihnin....

Une dhe motra u mbeshtetem pas kolones se betonit ku varej porta . Kur i varuri rotullohej duke prekur anen tjeter te deres, ne me vrap u futem brenda dhe ne obor.

Morem fryme lirshem dhe pritem gjersa kaloi edhe nena duke bere te njejten gje. Pas takimit me babane,kur dollem nga burgu,I varuri qe te pota por I lire.rojet nuk e sillnin me rrotull.Kaluam e pame edhe nje here me bisht te syrit dhe drejt e ne shtepi.Flisnim rruges me njeri tjetrin
dhe gjith frike se mos e shihnim ne ender ate skene tragjike te kanibaleve te PPSH-se.

Naples ,Florida -2001.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: 50 vjet diktature

KUJTIME TE HIDHURA DHE TE PAHARUAR'

Nje shtese e Kujtimeve te Rita Kokes ne shkrimin "Kujtime te hidhura dhe te paharuara"

Genci.

U bera e sell,tani po e le me kaqe.Per te thene, kam pahesap, ishalla arij ti tregoj sa jam gjalle.

Ora 2 mbas mesnate. Po shkruaj edhe keto:

24 dhjetor 1950..Darka e Krishtlindjes , ju luta nje polici ( qe qe shpirt njeriu) te me jepte nje dege peme jeshile,dhe I dhashe fjalen se cfardo qe te me ndodhte , nuk do te tregonja kurre qe ma dha ay.

Ymeri ( keshtu quhej ) ma solli degen jeshile dhe une sojova nje peme me pake zbukurime ( arra , geshtenja qe me kishte sjelle mamaja )ne ate kohe ne biruce me mua ishte edhe nje doktoreshe ruse e bardhe Katerina
Menzer Baldini, E hikur nga Rusija ne kohen e revolucionit.Studimet I pat mbaruar ne Svicer,martuar me nje Italjan dhe ne ato kohe jetonin ne Fier,njerin djale e kish gazetar kurse nje tjeter I qe vrare gjat
luftes ne Itali..Nate kohe ishte 75 vjece dhe me thonte se nuk ja kishte marre mendja kurre qe mund te kishte shoqe konfidente nje vajze te moshes time ( 20 ).Me thriste edelwais ( lule qe ritet ne alpe dhe nuk vyshket kurre),ti,me thesh s'ke per tu plakur kurre,me optimizmin qe ke .

Mbasi e bera pemen,po e admironim bashke,Katerina me perqafoi dhe me tha :

-Une kam pare peme madheshtore,dhe te pasura por me te bukur se kjo s'kam pare kurre .

Afer mbremjesn ndersa po flisnim te dyja , vjen toger Mitati ( Lamaj ).duke kenduar internacionalen.

Hap deren dhe hyn brenda ne biruce.

-He c'far beni ju te dyja ?

Nderkaqe pa bistakun e pemes,

- Po kjo ceshte ? Tha .

-Dege peme. I thashe.

-Kush ta dha ?

-E gjeta ne plehrat ,iu pergjigja.

Roja qe me kish dhene degen e pemes, rinte prapa Mitatit , qe zbehur dhe I kishte hikur fytyra .

-Ma jep mua , me tha Mitati.

Une mora degen I hoqa te gjitha c' kisha vene si zbukurim e shkunda dhe ja hodha ne kembet.

Mitati I nxehur me thote:

- Qenit I hidhet te kembet .. !

Une sfola,ay mu kthye ,

-Ti duhet ta kuptosh se ku gjindesh.

-Oh, ate e kam kuptuar qe diten e arestimit dhe vazhdimisht.

Pastaj oficeri I u kthye rojes:

-Ti mere,lidhe dhe mos e liro derisa te tregoje se kush ja ka dhene degen e pemes.

Roja me lidhi por nuk mi shtrengoi hekurrat,atehere e mori persiper
Mitati detyren dhe mi shtrengoi hekurat aqe sa filluan te me enjten dhe te me dhimbnin. Kur hiku Mitati roja u kthye dhe mi hoqi hekurat. Duart ishin fryre si dy trungje te mufatur prej ujit,

Katerina , filloi te me bente kompresa me uje te ftohte.

-U trembe I thashe rojes ?

-Jo !,me tha,isha I binduur se nuk do te flisnje,po ku I dihet ? Por
kur te pashe duart e enjtura dhe te fryra ,thashe :

-Bo ,bo, Ymer e hengre kesaj radhe .

-Po si mund ta benja une nje gje te tille,ti me bere nder dhe une te ta shperblenja me poshtersi ? I thashe Ymerit.

Pas nje kohe, papemen ,na mbuloi trishtimi te dyjave,mua dhe Katerinen.

Siper nesh ishin te denuarit e tjere ,dhe papritur ndigjuam te qeshura dhe kenge,.Filluan te thrisnin me ze te larte Urime dhe pershumevjet!
Filluan te kendojne ne kor kengen e Krishtlindjes,ishin djem te rinj ,nder ta edhe Xhoxh Koci,buri tim I ardhrshem ne ate kohe.

Ato qe benin komunistet,antaret e P.P.SH.pa perjashtim, nuk jane bere as ne Mathausen apo Buchenwald.le te tregojne te denuarit e
Vlocishtit,Jubes,Bedenit,Spacit Urres se Bonos e sa e sa kampeve te tjere te cfarosjes.

Merita Sokoli ,nje nga sopranot me te talentuar te Shqiprise,njesoj si
Tefta Tashko a me e mire,u arestua per politike dhe u torturua gjat
hetusise ne menyren me cnjerezore.

E lidhur me hekura,duar e kembe e paten varur ne nje cengel vetem sa I takonin majat e gishtave, e lane ashtu per dite te tera.Sic qe e varur i erdhen periodat,filloi te qante duke shtrenguar kembet. Kur hyri
roja, ajo filloi te thesh :

-Jo,jo ! Te lutem mos hyre !.Kur ay e pa ne ate gjendje, qeshi si kafshe ,pse te tille qene.

Ne Burgun e Burrelit ish I denuar edhe Gjergj Kokoshi ,I semure me TBC.

E kishin izoluar vetem.Nje dite nje I burgosur I futi poshte deres nje cope leter per ta pershendetur e per ti dhene kurajo,dikush e spijunoj dhe e izoluan ne nje qeli padyshek,pa ndresa dhe e lane vetem me buke thate dhe uje. Ishte dimer dhe ne Burrel bente shume ftohte.( Ay qe e pat spiunuar ishte nje Cam ne mos haroj quhej Dino ).Keshtuqe Gjergji mori pleurit dhe ne te njejten kohe u cmend,me von I cuan robat,por ay zhvishej dhe shtrihesh ne cimento.Gjith kohen luste Zotin dhe shenjtoret pastaj shante Enver Hoxhen qe dikur asqe e pat perfillur si njeri dhe
intelekt. Thriste te jemen.Nuk pushonte se foluri dite e nate gjersa I hiku zeri dhe jeta bashke.Une e kisha afer qelise time dhe e ndigjonja,me vinte keq per te , por nuk duronja dot.Vinja duart nder veshe dhe ashtu
rinja me ore te tera gjersa te me zinte gjumi.Kur vdiq e mora vesh nga rojet. Dhe fillova te qanja si femije,nuk e njihnja as edhe nuk e kisha pare ndonjehere, por e qava si njeri me shpirt qe humbi jeten nen
torturen e xhelatve te PPSH-se.

Genci po shtoj edhe kete , I shkruaj si me vine ne ment kujtimet

Miku i jone , kishte shkruar nje novele shume te bukur ku e pershkruante Shqiperine si nje shqipone te lidhur ne pranga dhe te gjakosur nga gjaku I te vrareve,ma pat treguar qe ta shihnja nga forma letrare ( ay
ishte 16 vjec dhe une 18).Novela me pelqeu shume dhe I thashe sikur te kishim mundesi e te shkruanim shume kopje si kjo dhe ti shperndanim,ay e mori per kapital kete thenie timen dhe beri si I thashe une. Ky trakt u shumfishua dhe u shpernda,fillimisht ne Shkoder,ne Tirane e shperndau Lluka Dindi qe edhe ay ishte 16 vjec nxenes ne teknikumin financiar. Ne fillim u arestua Ndoc Larja,pastaj Lluka , Amiku,Petro Konomi dhe une nja tre kater muaj me von.Kur na nxoren ne gjyqin ushtak si grup,me
pyeten ne se I njihnja pjestaret e tjere. U thashe : Jo! As I njoh as I kam pare ndonjehere. Ne grup ne gjyq qe futur edhe Bardhyl Dindi , kot se koti , qe pervec Llukes qe kish te bente me te ,asnjeri prej te akuzuarve nuk e njihte dhe as e kishin pare si fytyre. Bardhyli tha per mua qe
nuk me njihte vecse si fytyre qe me kish pare ne gjimnaz.Dhe prokurori nje oficer madhor I komunistve,me thote : -Sigurisht qe nuk I njeh,kryetari ri gjithmon I panjohur .Pasi mbaruan disa senca,u dhane denimet ,

Ne funt prokurori filloi te na pyeste se ckishim per te thene per fjale
te fundit,une I thashe :

- Asgje !

- Si ? Me thote, e quan te drejte denimin ?

- Jo ! Une nuk e quaj aspake te drejte , por fjala time nuk ndryshon
asgje,ju

vendosni si ju vjen per shtat, dhe per kete nuk u kerkoj meshire.(
Kerkesa per meshire zakonisht ishte fjala e fundit te te akuzuarve ).

Vite me von kur u takova me babane ne burgun e Burrelit,mes te tjerash
me terhoqi veshin me ledhatim dhe duke buzeqeshur me tha :

- Mos u trego koke ketu ne Burrel si ne gjyq.

Une I thashe duke e perqafuar:

- Nuk jam koke forte baba, por padrejtesija me revolton.

Babai me shtrengoi fort pas gjoksit dhe perseri mbajti te qaret qe po I
shpethente..une I pashe vetem syte e perlotur.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: 50 vjet diktature

Luan Burimi u arrestua kur ishte rreth te tridhjetave,la pas dy femije!
Gruaja,mbas provokimeve te shumta fizike e morale,hoqi dore qe te vizitonte Luanin ne burg!
20 vjet ndejti i shkreti ne burg pa i pa femijet dhe gruan!
Mbas 20 vjetesh,ne '90 gruaja bashke me femijet behet icike me trime dhe vendos te shkoje te takoje Luanin(tashme te plakur)ne burg!
Luani bente xhiro ne rrethinen e burgut dhe pyeste shoket e vet:ta takoj thua?Mbas 20 vjetesh?femijet jane bere burra tani?Une as ne fotografi nuk i kam pare...dhe lotet i shkonin qurke!
"te pakten tako femijet ,Luan,ata nuk kane faj",i thonin shoket!

Vasil Kati 80 vjecar tashme,rrinte i strukur ne nje qoshe te barakes se burgosurve ne Qafe Bari(Puke).
Te jepte pershtypjen e nje aristokrati,i thinjur,i gjate,i bardhe..!"o Vasil,pse duhet te lexojme veprat e Dulles kater ore ne dite,a nuk jemi ne burg pikerisht sepse jemi kunder ketyre veprave"?Shhhhttttt-belbezon Vasili.."te mbysin keta,jane te poshter"!
6 muaj mbas lirimit(ne '90) vdiq!
Sherif Merdani me '89,do lirohej,trupin e kishte mbajtur mire,"jam stervitur shume qe kur te dal te mos jem si trup i vdekur"!
"Pa me trego cbehet andej jashte-si vishen njerezit?" dhe ja fillonte atyre kengeve te tij te pafundme!

Viti '90,te burgosurit e Qafe Barit u transferuan ne Burrel,u futem ne qelite e Burrelit gjithsekush me shoqerine e vet,i ndare ne dy pjese nga nje mur i larte 5 metra nje per ordineret dhe nje pjese per politiket Burrelit ishte ferri ne toke!
Njeren pjese e zune(gati krejt) te burgosurit me origjine nga Shkodra,binte ne sy "prezenca" e tyre e madhe!
Por policia nuk ishte dakord me kete gje,i druhej ndonje revolte!
Megjithate revolta ndodhi!6 vete u ngujuam ne nje qeli dhe i vume shtreterit deres se hekurt,Policia bllokoi gjith korridorin,erdhen forca nga Tirana!
"Cfar kerkoni"
"deren e hapim vetem kur te vije Ramiz Alia ketu"
"ska per te ardhur"
"as ne nuk e hapim deren"!
15 dite pa buke,pa uje ndejtem 4 ditet e fundit,sepse ditet e tjera kishte shi dhe me nje plasmas e benim te kullonte brenda ne qeli se bashku me ziftin e tarraces se burgut...stomaku na u kthye mbrapsht..u shtrime si lopet,mbas 15 dite greve,policet na prene deren me saldatrice dhe na terhoqen zvarre,mua,si me te voglin,me quan ne infermeri,me dhane nje gote qumesht!
Oficeri Gjovalin u duk te dera.."qohu,ke takim,te kane ardhur nena e baba"
"e ku te dilja ashtu e ti takoja,isha kocke e lekure,nena do vdiste ne vend,nuk dola,me quan ne birucen e denimit,nje ferr i vertete,mbas 15 dite greve edhe ate kisha mangut"
"nuk dal"-i thashe!
"aty te vdesesh,armik i popullit"
Une armik i popullit,18 vjec!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: 50 vjet diktature

Te lutem mos e ktheni temen ne politike. Le ta mbajme si Histori nga kujtime apo ngjarje qe kane ndodhur ne ate kohe.
 

eddantes

Primus registratum
Re: 50 vjet diktature

duhet te flasim per ato mijera familje qe u internuan, per ata qe u vrane?

ja dicka qe me ka ngelur ne mend e sdo ta harroj kurre


hija e djemve qe ti vrave
hap pas hapi ka me t ndjek
vajtimi i zemrave qe ti thave
eshtrat n varr ka me ti djeg

tyqe hape rrugen e dhunes
mbi te ndershmit atdhetar
tuj derdh gjak si ujt e bunes
ty asht turp me t than shqyptar
 

i_own_u

Primus registratum
Re: 50 vjet diktature

tem per liri demokraci kjo

shum ka vujt ky popull dhe e keqa esht qe shum do vazhdoj te vuj... i shreti popull
 

OROSHI

Primus registratum
Re: 50 vjet diktature

"marsi i 29-te qe dy mesuesit nuk marrin lule"-Bedri Blloshmi!
"Kete muaj do te inagurohet memoriali i ketyre dy djemve,nje memorial i stilit te vecante ne vendin tone;ndoshta edhe i paperseritshem.Dhe them me plot gojen se ka rrezikuar profesori,mjeshtri i stilit te pangjashem,i perkushtuari z.Sadik Spahija,qe i perjetoi te dy mesuesit,te dy poetet te rrezuar nga arma e diktatures.Genci dhe Vilsoni diten t'i dallonin me shume nga te tjeret thonjte komuniste nen dorashken marksiste.
Vemmezer Vili e Genci,une kam 15 vjet rresht qe shkruaj per ju,ne instanca te ndryshme,per ndeshkimin e vrasesve tuaj.Deri tani askush nuk ka dhene shenje se mund te ndeshkohet.Une e kam per detyre te mos hesht.Ju betohem,ju jap fjalen se asnjehere nuk do te mendoj,qe do i fal keta gjakatare te veshur me pushtet!

-Genc Leka dhe Vilson Blloshmi u pushkatuan per ASGJE me 17 korrik te '77,te dy ishin mesues,te dy ishin nga fshati Berzeshte,njeri 28 vjec e tjetri 35!-
 

zog

Primus registratum
Re: 50 vjet diktature

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Anablue dhe Sali Berisha jane antikomunistet me te deshtuar qe kam njohur deri me sot /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ]

sali berisha nuk eshte antikomunist, sekretar partie si gjyshi tend ka qene. komunizmi katunar e maloke si berisha i beri njerez, i qyteteroi, i mesoi qe mund te jetohet edhe ne nje pallat e jo vetem neper kullat ne maja brigjesh.

duke qene se shqiptari ishte katundar e malok 200 % kur teoria komuniste u perhap neper bote, kjo teori nuk ishte E PERSHTATSHME per qyteterimin shqiptar. sepse ajo e shpînte ate nga njeri skaj i shoqerise njerezore (individualitet e paranoja te theksuar) ne tjetrin (bashkesi e kooperativizuar), nga maja e rrapit ose e bregut, direkt ne pallat.

kjo terapi pra ishte TERAPI E SHOKUT (elektrik). njerezit qe e aplikuan kete teori e terapi tek shqiptaret ishin IDIOTE e te pashkolluar. megjithese qellimet ishin ne leter te mbara. ne shqiperi duhej nje revolucion borgjez (siç donte noli) e jo proletar siç beri enveri.

te njejten gafe shqiptaret IDIOTE e megalomane e perserisin edhe per te dale nga rrenojat komuniste, terapia e shokut propozohet perseri nga ideatoret politike mengjerashe e te jargavitur te shqiperise.
femijet e malokeve e katundareve bolshevike shqiptare nuk u pelqente me jetesa ne pallatet kolektiviste me qerpiç e pune vullnetare shqiptare. ata donin qe sa me shpejt, per dy dite, te shpernguleshin prej tyre e drejt e neper vilat borgjeze perendimore.

e te njejten terapi hartojne e aplikojne. duke e lene shqiperine nje shekull mbrapa vendeve si motra te bllokut komunist qe nuk mbeshteten nje terapi te tille vrastare.

shqiptaret treguan qe nuk mesojne nga historia e as gabimet e tyre te se kaluares. bile as e vrasin mendjen per analize konstruktive, as jane te zote per te.
 

ilirjan

Primus registratum
Re: 50 vjet diktature

Zog

Po flet gabim

"terapia e shokut" ishte nje keqe e domosdoshme per ta kthy kete popull ne gjendje normale

komunizmi krijoj qytete (pa qytetare) dhe fshatra ( pa fshatare) dmth; banues qyteti te cilet jetonin artivicialisht ne qytet (nuk benin asgje qytetare) dhe fshatare qe nuk dinin te punonin token

njerezit ne komunizem zgjodhen profesione qe nuk i pershtaten natyres tyre apo nevojave te jetes (vetem e vetem ti shpetojne LOPATES)
 

qartesia

Primus registratum
Re: 50 vjet diktature

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
...dhe kafshet komuniste nuk i denoi njeri-popull mjeran

[/ QUOTE ]

Disa nga keta "kafshe" biles populli i zgjodhi presidente dhe kryeminstra.
Apo jo????
P.sh. para se te behej president dhe kryeminister Sali Pall Berisha a nuk ishte "kafshe komuniste????
 

la dea

Primus registratum
Re: 50 vjet diktature

Ne fakt ai zogu se ka dhe aq keq jo. E paraqet pak ashper argumentin po ne thelb se ka gabim. Ekstermitetet gjithmone bejn dem. Levizjet me amplituda te larta s'te lene kohe per pershtatje dhe rrjedhimisht perfundojne ne disfate. Jam dakort qe keti populli i dihej te dilte nga diktatura shkalle shkalle, po puna eshte qe asnje qeveri mund te mos ja kishte dale dot, sepse shqipetaret ishin te etur. Si ta cosh nje femij nga pylli ne park lodrash.
Pastaj shqipetret, ne pergjithesi mua sme duken ndonje popull dhe aq i edukuar. Shkojn, mbarojne nje shkolle maksimumi, gjejne nje pune, dhe ja! I sheh tufa tufa neper kafe pastaj. Keshtu qe s'kishim c'prisnim me mire ateher e zog. Per tani s'e di. E keqja jone eshte qe perqendrohemi shume te individe sesa ne institucione. Sala ketu Sala aty, nderkohe qe Sala do sdo s'ka cdo gje ne dore.
Ti zog kishe ndonje sygjerim per permirsim?
 

mitka

Primus registratum
Re: 50 vjet diktature

diktatura,shikoheni dhe keshtu.po mos ishte ajo ne brezi yne nuk do kishim ardh ne kte bote fare,dmth nuk do ishin krijuar kushtet per ne te kishim lind
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: 50 vjet diktature

Hajt gzuar festën o shqiptar. Fillimi i fundit....

S'disha ku me e fut ... urimin /pf/images/graemlins/laugh.gif.
 

ados

Primus registratum
Re: 50 vjet diktature

menyra me e mire eshte te harrojme.Kemi histori te hidhur.Me e mira te kthejme koken nga ana tjeter..Pothuajse te gjitha pak a shume kemi nga nje histori per the thene...Familja ime eshte nje nga ato...Por me mire te harrojme, nqs nuk e bejme ajo njolle do te ngelet perjete..
 
Top