2 FJALE PER EUROPEN E RE DHE SHQIPERINE E VJETER

fjorent

Primus registratum
2 FJALE PER EUROPEN E RE DHE SHQIPERINE E VJETER

Ne te gjith Europen u festua hyrja ne Europe te 10 shteteve te tjera. Nder te vetmit me gisht ne goje ngeli Ballkani, por me keq se te tjeret ngeli Shqiperia qe nuk arrin te nenshkruaje as nje deklarate te thjeshte asocimi.
Perqafoj fort fjalet e meposhtme te Mustafa Nanos per fajet tona ne ngeljen jashte Europes dhe i bej thirrje te gjithe shqiptareve te reflektojne ndaj ketyre fjaleve.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që, pesëmbëdhjetë vjet pas përmbysjes së komunizmit, nuk ia ka dalë mbanë të mbajë një palë zgjedhje normale. Ky fakt komprometon rëndë kapacitetin tonë kolektiv për të ndërtuar demokracinë e për të jetuar në demokraci. Ky është dështimi më spektakolar i shqiptarëve në kursin e mundimshëm drejt integrimit në Europë, i cili nuk justifikohet vetëm me praninë në politikë të një grushti udhëheqësish të papërgjegjshëm. Duhet thënë e stërthënë kjo, gjë që nuk e përligj papërgjegjshmërinë e këtyre të fundit, megjithatë. Përkundrazi. Fakti që këta udhëheqës arrijnë t’i imponohen një realiteti të tërë, fakti që këta janë të vetmit udhëheqës politikë të Europës ish-komuniste që kanë mbetur të fuqishëm e të pakonkurrueshëm, bash si në vitin ‘990 (asnjë prej vendeve të sapoanëtarësuara në BE nuk drejtohet nga protagonistët politikë të viteve të zhurmshme të përmbysjes), fakti që këta lozin sa herë dëshirojnë me stabilitetin politik të vendit e me aspiratën tonë të pafajshme për t’u integruar në Europë, nxjerr zbuluar paaftësinë tonë për të prodhuar një mjedis të shëndetshëm demokratik, në të cilin çdo vullnet antidemokratik do të ndihej si në një terren të huaj. Shkurt, ne nuk e meritojmë të jemi pjesë e Europës. Dhe nuk kemi për ta merituar për sa kohë nuk do të kuptojmë, që BE nuk është një klub bamirësie e që fati i Shqipërisë është në duart e vetë shqiptarëve.
 

qorri26

Primus registratum
Re: 2 FJALE PER EUROPEN E RE DHE SHQIPERINE E VJETER

kjo teme eshte e dhimshme per realitetin shqipetare varet kush e kupton.
ne e kemi fajin qe nuk e beme shqiperine ne 90 si rumania te pastronim faren e keqe te komunizmit qe mre se na la 50 mbrapa po po na con edhe 50 vjet anash.
a nuk kemi edhe ne te drejte si gjithe vendet e antarsuara ne BE te levizim lirshem dhe te integrohemi
 

Blertushka

Primus registratum
Re: 2 FJALE PER EUROPEN E RE DHE SHQIPERINE E VJETER

Une i bashkangjitem komplet fjaleve te z.Nano...C'fare them eshte gjithashtu e rendesishme eshte qe shqipetaret te kuptojne ne cfare pozitash jemi me vendet e tjera te europes, te meritojne pastaj te kerkojne. nuk e di se cfare eshte por ne nje menyre ose tjeter ne shqipetaret akoma refuzojme te hapim syte ndaj realitet...dil ne rruge edhe pyet kedo ne tirane te pakten edhe do te thone qe shqiperia duhet te futet ne B.E..Po perse? sepse-ja nuk dihet...

Ne te njejten kohe ne nuk duhet ne asnje menyre te leme vendet e tjera te shkelin mbi dinjitetin e vendit tone, sepse sado te varfer te jemi krenaria kombetare nuk shitet me para. Kjo them eshte dicka themelore qe klasa jone politike po e shkel me te dyja kembet, nq shteti jone nuk mbron dot te drejtat e qytetareve te tij atehere duhet te spostohet edhe ti lere vendin te tjereve..klasa jone politike eshte e deshtuar, nje zevendesim i civilizuar do te jete nje hap madhor drejt permiresimit....

Eshte mjaft interesante edhe tragjike qe ne gjthe keto vite "kohe prove" qe kishim te benim dicka per veten ne i hodhem ne ere..tani qe disa vende ballkanike iu bashkangjiten B.E do te na hedhin sa nje cep ne tjetrin edhe ne ballkan sepse nuk permbushim standarted..imagjino sa me shume e veshtire do te jete per ne levizja e lire per gjithsecilin nga ne qe leviz me nje pashaporte shqiptare...heren e fundit qe ngela ne vjene sepse nuk kisha nje vize shengen te qendroja dy ore ne aeroport me derguan ne Budapest...sikur e njejta gje te me ndodhe perseri tani nuk e di se cfare do te behet..

sa here qe ballafaqohem me realitetin shqiptar ndihem shume e zhgenjyer....e gjithe shoqeria shqiptare ka nevoje te haroje komplekset e lena nga periudha komuniste...kur ne te rifitojme besimin tek vetja edhe respekt per njeri tjetrin atehere vendi yne mund te ece ca me perpara...

per mua cfare eshte e rendesishme eshte qe ne keto momente te gjithe shqipetaret te reflektojne edhe te mendojne per te ardhmen e tyre..
 

Lu

Primus registratum
Re: 2 FJALE PER EUROPEN E RE DHE SHQIPERINE E VJETER

Sigurisht, pergjegjese kryesore eshte klasa politike e kalbur shqiptare. Kur them e kalbur, dihen arsyet qe jane te shumta, papergjegjshmeria totale ne administrimin dhe qeverisjen e vendit, mentaliteti dhe menyra e vjeteruar e te punuarit, korrupsioni i shfrenuar administrativ dhe lidhjet mafioze e kesaj klase politike me krimin e organizuar, mungesa totale e motivimit dhe iniciativave per zhvillimin ekonomik te vendit, pra mungesa e politikave ekonomike te investimit dhe afrimit te investitoreve te huaj. Eshte e pamundur te mos vidhet kudo dhe ne cdo gje. Ne te gjitha investimet qe kryhen , eshte e pamundur qe 40%-50% e fondeve te mos shkoje neper xhepa te pangopurish. Shqiperia nga nje vend bujqesor-industrial, eshte kthyer ne nje exportues emigrantesh dhe importues domatesh nga greqia.
Te futesh ne BE, nuk do te thote thjeshte "ta marresh Shqiperine ta hypesh ne avion e ta zbritesh ne Bruksel". Te futesh ne BE do te thote te zbatosh pike per pike te gjitha standartet demokratike duke filluar qe me KUSHTETUTEN dhe Zgjedhjet e LIRA dhe DEMOKRATIKE, te ndertosh nje administrate te afte ne perputhje me kerkesat e kohes, te zbatosh me perpikmeri programet ekonomike te zhvillimit dhe ti japesh pavaresine Gjygjesorit . Shkurtimisht , kjo klase politike e ka mbyllur kapitullin e "hyrjes ne Evrope" .
Duhet nje impuls dhe mentalitet i ri , pra klase e re politike . Sa me shume te vonohet, aq me larg eshte BE-ja.
 
Top