2 FJALE PER EUROPEN E RE DHE SHQIPERINE E VJETER
Ne te gjith Europen u festua hyrja ne Europe te 10 shteteve te tjera. Nder te vetmit me gisht ne goje ngeli Ballkani, por me keq se te tjeret ngeli Shqiperia qe nuk arrin te nenshkruaje as nje deklarate te thjeshte asocimi.
Perqafoj fort fjalet e meposhtme te Mustafa Nanos per fajet tona ne ngeljen jashte Europes dhe i bej thirrje te gjithe shqiptareve te reflektojne ndaj ketyre fjaleve.

Shqipëria është i vetmi vend në Europë që, pesëmbëdhjetë vjet pas përmbysjes së komunizmit, nuk ia ka dalë mbanë të mbajë një palë zgjedhje normale. Ky fakt komprometon rëndë kapacitetin tonë kolektiv për të ndërtuar demokracinë e për të jetuar në demokraci. Ky është dështimi më spektakolar i shqiptarëve në kursin e mundimshëm drejt integrimit në Europë, i cili nuk justifikohet vetëm me praninë në politikë të një grushti udhëheqësish të papërgjegjshëm. Duhet thënë e stërthënë kjo, gjë që nuk e përligj papërgjegjshmërinë e këtyre të fundit, megjithatë. Përkundrazi. Fakti që këta udhëheqës arrijnë t’i imponohen një realiteti të tërë, fakti që këta janë të vetmit udhëheqës politikë të Europës ish-komuniste që kanë mbetur të fuqishëm e të pakonkurrueshëm, bash si në vitin ‘990 (asnjë prej vendeve të sapoanëtarësuara në BE nuk drejtohet nga protagonistët politikë të viteve të zhurmshme të përmbysjes), fakti që këta lozin sa herë dëshirojnë me stabilitetin politik të vendit e me aspiratën tonë të pafajshme për t’u integruar në Europë, nxjerr zbuluar paaftësinë tonë për të prodhuar një mjedis të shëndetshëm demokratik, në të cilin çdo vullnet antidemokratik do të ndihej si në një terren të huaj. Shkurt, ne nuk e meritojmë të jemi pjesë e Europës. Dhe nuk kemi për ta merituar për sa kohë nuk do të kuptojmë, që BE nuk është një klub bamirësie e që fati i Shqipërisë është në duart e vetë shqiptarëve.