Nuk ka rendesi per mua fakti qe ti pergjigjesh apo shkruan mendimin tend sepse une nuk varem prej kesaj ne mendimet e mia. Madje nuk e di ne ekziston dhe ne çforme. Sikurse fodullekun tend qe e shpreh te "injorimi" e shikoj si nje perpjekje te deshperuar per ta shitur si vlere. Keshtuqe, vendimi tend mbetet e barasvlefshme me simetrine tende ashtu si puna e hijes tende, nuk mbrrin deri te une. Dhe nuk me intereson.
Shkruaj sepse kam gjithmone argumenta ne mbeshtetje te ideve te mia.
* * *
Cfare kam shkruajtur une ne nderhyrjen e pare eshte me posht:
Taleban, a mund te na i shpjegosh pse jane te djallit keto menyra te shprehuri, idioma, qe me semiri jane pjese e pervojes njerezore, me sakte e antropologjise?
Tashme zevendesojme fjalen taleban me perkthimin e saj te drejperdrejte per te pare pasojen:
Student, a mund te na i shpjegosh pse jane te djallit keto menyra te shprehuri, idioma, qe me semiri jane pjese e pervojes njerezore, me sakte e antropologjise?
Po ta kisha bere kete zevendesim qe ne fillim kur reaguat ju, jam i sigurt se do te kishit kaluar nga ana tjeter ne diskutime. Mund ta kisha bere fare lehte sepse ju nuk e dinit se çdo te thoshte taleban, por keshtu do te ishte tallje. Nuk e bera edhe pse venia ne loje ishte mjaft e argumentuar dhe e merituar. Por, tashme qe shikoj se kerceni nga nje dege ne tjetren me perqasje qe bien posht vetiu, i penduar them se duheshe bere.
Kjo me le te kuptoj se nuk u preokupon shume "fyerja - gjithmone sipas jush" qe i behet nje antari te forumit. Kam kaq kohe ketu ne forum dhe po e them pa pasur frike se ekzagjeroj, e kam mbajtur gjalle. Nuk i kam dhene para, por i kam dhene shpirt forumit, i kam dhene kulture forumit, i kam dhene art forumit etj etj ne gjithe sa kam shkruajtur, pavaresisht se per ndonje jane pa logjike e per ndonje tjeter grricje. "S'me kris shume per keta te "ditur" qe thone se te levdosh veten eshte kulmi i absurditetit dhe arrogances...Kush mund te jape nje ide me te mire per mua se sa une vete? Nga ana tjeter e quaj sjelljen time shume me modeste nga zakoni i disa vulgareve, qe per nje modesti kallp, i kerkojne ndonje poeti te thurre vargje per ta duke i levduar me genjeshtra te bukura. Megjithate nje tip kaq i shpifur ecen ne rruge si pallua kur nje lajkatues e barazon me Zotin njeriun pa vlera, kur e prezanton si model i persosur i te gjitha virtyteve...kur e vesh sorren me pendet e te tjereve dhe kur e ben Etiopin te bardhe..." - ka thene Erazmi nga Roterdami te nje nga veprat e tij qe konsiderohet per nga vlera si nje nga librat qe ka ndikuar ne ndryshimin e botes.
Mrekullohem kur shikoj kete ndryshim dhe kam arsye te dyshoj te sinqeriteti, ne mos rrjedhte nga paaftesia, nga niveli i kultures. ose fryt manierizmi. Kam pasur rastin te shikoj e provoj fyerje personale, deri edhe sharje me nene, e rrugaçerira te çdo lloji, pa asnje shkak ose vetem ngaqe nuk kane qene ne gjendje te perballojne diskutimin dhe ju nuk e kini vene ujin ne zjarr. Madje edhe i kini nxitur. Tashme qenkeni bere te ndjeshem. Uroj te jete keshtu, por tregojeni gjetiu, jo me mua e jo duke e fryre gjene e devijuar per qellime te mbrapshta...
Mos u ka financuar forumin? Islamistet e kane bere kete ne leshim te propagandes se tyre. Nje pervoje te tille e kam hasur edhe gjetiu, madje edhe te mendimi teper idiot se islamizmi eshte feja e shumices se shqiptareve. Ngjan me nje deja-vu. E njejta sekuence filmi qe perseritet duke marre pozicionin e nje morali te dyshimte.
Po e rithem dhe nuk me behet aspak vone se si e konsideroni ju, çdo sulm i tille qe terheq ne hapesiren fetare pervojen dhe kulturen popullore, te kultivuar dhe jo, me qellim shkaterrimi, (prova eshte se zeri islamist nuk qe ne gjendje ta mbronte mendimin e tij) meriton epitetin taleban.