Re: 10 figurat me te urryera te Historise shqiptare!
Fillimisht postuar nga X-Ray:
[qb]Djepo,me pelqeu ajo lista jote,me perjashtime te nje dickaje
or si mor burre nuk te ben zemra ta vesh Enverin ne figurat negative te shqiperise,nuk i di arsyet e tua,por eshte shume e habitshme,kur e dime shume mire se ai na la per me shume se gjysem shekulli ne erresire dhe pa buke.
Nejse une respektoje mendimet e tua,por thjesht ma shuaj pak kuriozitetin pse nuk e ke vene?[/qb]
X-o, po te shkosh tek tema tjeter, ajo e 10 figuarave me te ndritura, ne listen time Enveri eshte ne vend te dyte (menjehere mbas Skenderbeut). Dhe nuk ka burre nene te me mbushe mendjen per te kunderten. Por, ky eshte vetem mendimi im.
Ti me pyet: Pse nuk e ke Enverin ne liste.
Eshte e vertete, Enveri qe diktator, dhe shume te keqija trasheguam prej tij si komb. Ne 15 vjecarin e fundit te sundimit te tij mbi Shqiperine, mund te them qe Shqiperine me te vertete e mori lumi.
Por ama po te veme ne nje peshore te mirat dhe te keqijat (menxyrat) e kesaj figure kaq komplekse te historise shqiptare, figura e tij si hero triumfon mbi mbi natyren tjeter te tij si diktator dhe gjakatar.
Per gjysem shekulli ne jetuam ne komunizem, dhe Enveri qe pjese e tij, duam apo s’duam ne. Ne qofte se s’do ishte Enver Hoxha, do ishte nje Enver tjeter, per kete te siguroj.
Por ama Enveri asnjehere nuk ia deshi te keqen popullit te vet, dhe deri sa vdiq luftoi per ta pare popullin e vet te lumtur, pavaresisht se zgjodhi shtegun (idealin) e gabuar per tia arritur ketij qellimi.
Mosha jone (e imja, e jotja, dhe e shumices se anetareve te ketij forumi) I mbajme mend vetem te keqijat kohes se monizmit, sepse atehere lindem dhe kaluam femijerine. Por ama s’duhet te harrojme se vetem ne kohen e Enver Hoxhes Shqiperia – nga nje HIC qe qe ne 44 – u kthye ne SHTET me te plote kuptimin e fjales. Ne kohen e Hoxhes, me shume se kurre ndonjehere, shqiptaret qene krenare qe qene shqiptare. Kurre ndonjehere (me perjashtim te kohes se Skenderbeut) populli shqiptar s’qe mbledhur grusht rreth nje udheheqesi sic u mblodh rreth Enver Hoxhes. Kurre ndonjehere s’kishin qene shqiptaret kaq te lidhur me njeri-tjetrin, kurren donjehere s’I kishin kenduar me fort ata historise, traditave dhe zakoneve te tyre. Kurre ndonjehere me shume se ne kohen e Hoxhes (flas per 30 vjetet e fundit pas 44) nuk punuan dhe sakrifikuan ata per atdheun e tyre.
Fakti eshte qe Enver Hoxha si politikan mbase nuk qe I zoti, dhe as diplomat ndoshta (megjithese dhe kete nuk e them me plot goje) por si atdhetar dhe si udheheqes, keta politikanet (langaraqet) e sotem do te vdesin te nderuar nqs arrijne t’I vine gjer tek thembra.
Ata qe urrejne Enver Hoxhen duhet te pakten te arrijne te ndergjegjesohen vetem per kete:
Nuk qe Enver Hoxha (si person dhe figure) e zeza e kombit shqiptar. Enver Hoxha qe vetem pjese e historise se zeze 50-vjecare te kombit shqiptar.
-----------------------------------------
Do te ishim teper naïve sikur te mos pranonim se ne per 50 vjet – vertet u ushqyem me buke thate – por kishim nje kombesi, kishim nje atdhe dhe me te vertete qeme krenare per te. Vertet s’kishim makina, televizore me ngjyra, apo banjo alla-frenga, por ama e kishim nje shtepi dhome-e-kuzhine, drake e darke i hanim bashke, dhe cdo mengjes kur zgjoheshim shihnim ne sy njerezit me te shtrenjte.
Kurse tani… tani jemi bere prape si zogjte e korbit, tani jemi te ndare prape per se gjalli, si ne kohen e nizameve. Kenga “Qerazhiu I Krebenese” u be prape e kohes, tani, ne shek. 21. Kush i ka fajet? Enver Hoxha. Cfare paradoksi!