10 arsyet përse të rinjtë e sotëm e kanë të vështirë në dashuri

Universal

AnonymouS
10 arsyet përse të rinjtë e sotëm e kanë të vështirë në dashuri.
Psikologji – Çfarë po ndodh me të rinjtë që po rriten në botën e zhvilluar të teknologjisë, jetës së lehtësuar prej rritjes ekonomike dhe përparimit të moralit? Një shkrimtar i ri jep mendimin e tij për brezin ku edhe ai bën pjesë


Paul Hudson

te-rinjte-dhe-dashuria-3.jpg

E keni pyetur ndonjëherë veten se për çfarë do të njihet përgjatë dekadave brezi ynë? Ka shumë gjëra të mira, për të cilat mund të kujtohemi, por historia na ka mësuar se janë gjërat negative ato që priren t’i mbijetojnë testit të kohës. Një frikë e madhe për brezin tonë mund të jetë fakti se ne ishim ata që hoqën dorë nga dashuria. Ne dalim në takime për hir të daljes në takime. Jemi brezi që harruam si të dashurojmë, pasi shumica e njerëzve nuk e kanë kuptuar kurrë mirë dashurinë, vetëm një interpretim të dobët të saj.

Ne interesohemi shumë për plotësimin
Një nga trendet më të përhapura të brezit tonë është nevoja për kënaqësi dhe përmbushje. Ne u rritëm dhe vazhdojmë të bëjmë pjesë në një kulturë që na lejon të kemi akses në pothuajse gjithçka. Nëse duam ushqim me një të shtypur të butonit apo duke ecur pak hapa, e marrim. Nëse jemi të mërzitur, ka qindra aplikacione që mund të na shpërqendrojnë. Nëse duam përgjigje, mund t’i marrim me miliona brenda pak sekondave. Një gjë të tillë brezat e mëparshëm nuk e kishin dhe ata qëndruan të etur, ndërsa ne kemi krijuar varësi nga përmbushja dhe shpesh na bëhet një ves që ndikon për keq në jetën dashurore.

Mbështetemi te droga dhe alkooli
Mbrëmjet e argëtimit nuk kanë të bëjnë për shoqërinë, bisedat dhe çastet e mrekullueshme të komunikimit me të tjerët. Për brezin tonë ato janë arsye për të biseduar, pasi ke pirë drogë apo alkool. Sa herë që ndihemi të trishtuar ose të pakënaqur, ne pimë. Kur jemi të stresuar dhe nuk mund ta durojmë më jetën tonë, ne u kthehemi substancave narkotike. Kështu, përfundojmë duke tradhtuar dashurinë për iluzione të një realiteti bosh.

Ne flemë shumë te partneri
Disa më pak se të tjerët, por shumica e individëve kanë partnerë të ndryshëm në një vit të vetëm. Ndjesia që merr pasi ke fjetur te shtëpia e një tjetri është një zbrazëtirë. Fillimisht mund të duket si diçka entuziazmuese, por përfundojmë duke u ndier gjithnjë e më të vetmuar. Për më tepër, kjo e vështirëson gjetjen e dikujt për ta dashuruar përgjithmonë. Jemi shumë të zënë duke humbur kohën me njerëz që nuk na interesojnë dhe po e kthejmë seksin në sport.

Jemi bërë egoistë
Të gjithë janë egoistë, por ky kthehet në problem kur e tejkalon aftësinë tonë për t’u solidarizuar. Si qenie njerëzore, kemi lindur për të jetuar në komunitete, por kjo nuk ndodh kur bëhemi gjithnjë e më të izoluar në interesat tona vetjake.

Ne lidhemi për hir të lidhjes
Po bëhet një sport, një kalim kohe i preferuar mes brezit të të rinjve. Ne lidhemi, sepse mendojmë se kështu duhet të jetë. Supozohet të gjejmë dikë për ta dashur dhe për të kaluar jetën dhe na është krijuar ideja se për këtë duhet të lidhemi me sa më shumë njerëz të jetë e mundur.

Nuk bëjmë kompromise

Ne na pëlqen t’i marrim gjërat sipas mënyrës sonë. Por të qenët individ nuk mund të sjellë një marrëdhënie të vërtetë në çift. Kur ne jemi pjesë e një lidhjeje, jemi vetëm një copë e një gjëje më të madhe. Çfarë duam dhe kemi nevojë nuk është aq e rëndësishme sa e mira e përbashkët në çift. Ajo që lidhja ka shpesh nevojë është kompromisi. Kështu mbetemi me dilemën ta pranojmë apo jo kompromisin. Ajo që duhet të kuptojmë është se rënia dakord është një domosdoshmëri për çdo kontakt dhe marrëdhënie.

Besojmë ende te përrallat

Fundet e lumtura të filmave vizatimorë për fëmijë na kanë shoqëruar përgjatë gjithë rritjes. Problemi është se filma të tillë nuk janë të saktë dhe shpesh përfundojnë duke na bërë më tepër dëm sesa mirë. Duke krijuar iluzione të pamundura, ne zhgënjehemi keqas në fund.

Jemi të çmendur pas perfeksionit

Perfeksioni nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë një qëllim në jetë. Nuk ekziston një person ideal, por ne përsëri e kërkojmë. Nëse lodhemi duke rendur pas një individi perfekt, do të dështojmë, sepse ai nuk ekziston. Kështu zhgënjimi do të jetë edhe më i rëndë dhe barra edhe më e padurueshme.

Kemi synime individuale
Është gjë e mirë që brezi i të rinjve aktualë është i pari që e ka vënë fokusin tek individi, duke lejuar zhvillimin personal dhe rritjen. Të pasurit e synimeve dhe ëndrrave është shumë e rëndësishme për të arritur diçka, por çka duhet të kuptojmë është se individi nuk mund ta çajë rrugën e jetës vetëm. Ne duhet të planifikojmë jetët tona me një person tjetër në krah, përndryshe nuk do të ketë kurrë vend për atë njeri.

Dashurojmë keq
Dashuria është e ngatërrueshme. Ka shtresa dhe është në ndryshim të vazhdueshëm. Nuk ka arsye për t’u ndier keq, por duhet të pyesim veten se çfarë po bëjmë që të përmirësohemi në dashuri? Kjo është një pyetje që mund të peshojë më shumë nga përkeqësimi. Sigurisht që secili prej nesh është i ndryshëm, por duket se të rinjtë e kanë humbur sensin e përbashkët. Duke ndërtuar mure, kufij dhe hendeqe mes njëri-tjetrit, e vetmja gjë që bëjmë është se nuk arrijmë të jemi të lumtur.
g.shqip
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Në këndveshtrimin tim , njeriui epokës moderne është i prirur të hyjnëzoje paranë dhe jo ato gjëra që vërtete janë të domosdoshme për një harmoni të brendshme. Pra , qënia është jetësuar, është boshë , dhe po rritet në vetmi!
 

joetisti_

Locus omnem
nevojat fiziologjike nuk ndryshohen nga asnje gje "e re", artificialisht e krijuar per te patur dicka ndryshe. Nese "shpikin" te mos hane, do ta perjetojne euforine e "zbulimit" vetem per ca dite.

Nese nuk dashurojne, eshte vetem nje genjeshter e pakkoheshme. Dashuriberja nuk eshte nje pune, e per me teper e sikletshme, qe te harrohet !
 

Moonlight85

Forumium maestatis
Problemi eshte se cdo kund dhe ne cdo moment jan online. kto aplikacionet sic eshte shembull WhatsApp tregon edhe kur e ka lexuar messagin ose kur ka qen online, e gjitha kjo teknologji sjell jo vec fleksibilitet po edhe Konflikte. Pse e lexove me vones e ishe online? pse komentove foton asaj.... etj kshu eshte kur je gjenerata Smartphonit dhe Internetit cdo e mire e ka nje te keqe :)
 

joetisti_

Locus omnem
Eh, ashtu vertet. S'di njeriu i shkrete se kur te tradhtoj :p (shaka)
Kjo do te ishte xhelozi e tepruar, dhe xhelozia pengon realisht dashurine. Megjithate eshte e dyanshme. Asnjera pale s'mund te "ngreje padi" per palen tjeter me drejtesine mbi vete :)

Pastaj varion shkaku i problemit nga nje vend te tjetri. Nga Japonia, para ca kohesh, kishte nje lajm qe fliste per skajshmeri te kesaj natyre. Dhe atje ka mundesi te kete ardhur nga lirshmeria e madhe. Pra atje jane te tejngopur me dashuri e me seks.
Ne nje vend tjeter ndoshta per shkak se s'kane eksperiencen dhe njohurine e duhur, etj.

Nga nje ane me mire te vuash per mungese, sesa per tepri, ne fushen e dashurise !
 

Moonlight85

Forumium maestatis
nje pris e vogel xhelozi eshte mire ne cdo lidhje , sepse ndonjehere ka nevoj Partneri/Partnerja ta dije se a eshte akoma interesante :rolleyes: mirpo jo xhelozi e tepruar.....ne Supermarket pse e shikove ate, pse e ke ate friends ne fb APO pse e ndjek nje kengtare ne insta:furious:. Une mendoj se xhelozia me teper e shkatrron dashurin sesa e permban ate. Imagjinoni nje Grua/Burr permanent te frustruar vetem pse nuk eshte i/e knaqur me veten edhe cdo levisje tuajen e komenton, duke ju besdisur e Telefon sa here qe dilni nga Shtepia....cfare jete eshte ajo? hmmmmmm te ndihesh gjithmon si i/e nje individ i kufisuar per te mar te drejt nga Partneri/a me dal nga shtepia. Kshu qe me mire vetem se sa ta kesh nje Person te till.
 

joetisti_

Locus omnem
shume e vertete. Por s'eshte vetem xhelozia. Mbase eshte pak edhe rregulli strikt. Dua te them se vazhdojme akoma te pretendojme nje shoqeri teper moderne me norma te larta. Edhe te dalesh nga keto norma te shikojne qenie te huaj. Jo kombinues me "realitetin" E megjithate ne disa fusha ku perfshihet edhe dashuria, normat, rregulli, jane puneprishesit kryesore.
Dashuria do gjithmone dicka te re, dicka jashte normales, dicka themelesisht tronditese qe te jetoje !
 

sermion_al

Forumium praecox
Gocat injorojne meshkujt ne atehere kur jane ne kohen kur nuk duhen injoruar. Ato duke injoruar mendojne se po tregojne ndershmerine e tyre, por ne fakt tregoj nje nivel te trasheguar fshataresk te femres shqiptare.

Nje vajze e mbare supozohet se eshte e zonja te zgjedhe nese nje cun apo djale i pelqen kur ai po i afrohet. Tjeter eshte rasti kur femra tregon turp dhe tjeter eshte kur ajo tregon injorim. Tek injorimi eshte baza e injorances gjykoj un.

Sic po thoja un nje vajze e mbare shikohet tek:
sa thjesht e pak lyhet ( jo lyerje si puta, me shum rimel e ton)
sa djem e qarkullojne publikisht, me apo pa deshirenve saj.
dhe sa eshte e zonja te mos fyeje me injorime fshatareske.

Aman sikur nga ana e femrave te ishte vec "turpi" ajo cfare i frenon te jene me komunikative tek personi qe edhe ajo e pelqen.
Cka dua te them eshte se me te miret ato hiqen si te ndershme ne injorance, sepse tregojne vetem shtirjen dhe jo ndershmerine. Ndersa nje jave pas po e njejta femer mund te shihet me nje djale te hedhur, jo serioz, shperdorues paresh.

Ka edhe goca qe nuk shtiren... por jane te pakta.

Dikush me lart tha paraja i largon nga dashuria, un do shtoja dhe injoranca prej fshatareje po ashtu.


Sent from my iPhone using Tapatalk
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Kam mbi dhjete minuta qe po perpiqem te shkruaj nje koment mbi postimin e postuesit te mesiperm dhe e paskerkam shume te veshtire se duart po me dridhen ne menyre te pakontrollueshme nga e qeshura. Te lutem merre per kompliment po mendimi i pare qe me erdhi ne mendje (ose doli prej saj) eshte te te sygjeroj te besh nje copy-write te asaj qe ke shkruar se eshte material i mire per komedi te tipit skece estrade. Nese ky humor eshte edhe i paqellimshem aq edhe me mire sepse tregon natyrshmeri bruto. Disa njerez sillen ne varesi te nje emerimi te caktuar apo te nje epiteti dhe disa te tjere jane burime te pavetedijshme te krijimit te epiteteve apo perkufizimeve te nje morie karakteristikash. Psh, me ka ndodhur qe shume njerez te me thone se jam ironike. Larg prej se vertetes. Ndonese e di cfare eshte ironia, asnjehere nuk flas per te ironizuar apo vene ne dukje me lezet dicka qe nuk me pelqen tek tjetri per arsyen e thjeshte se nuk kam sikur edhe perqindjen me te vogel te interesit te ndryshoj dike, t'a gjykoj apo t'a tjetersoj. Plus edhe sikur te dua, apo litarin ne qafe te me vesh, nuk do te jem ne gjendje te perdor me vetedije nje ironi. Shpeshhere, duke qene ndryshe nga te tjeret sepse dal jashte cdo kallepi te imagjinuar, ndihem inadekuate dhe pergjigjen me te mire qe kam marre ne jeten time ne lidhje me natyren e shprehshmerise time gjuhesore ka qene nga nje bashkeatdhetar qe merrte pjese sikurse edhe une ne nje forum ballkanik ku anglishtja ishte gjuha lidhese midis gjithe anetareve. Suljoti quhej ai anetar i cili me vuri ne dukje se une isha e tipit «me fol me te qeshur e me te ngjeshur». Gjithashtu, ne menyren me te kendshme qe ekziston, konstatova ne nje moment te caktuar se i mbylla gojen njehere e pergjithmone nje serbi qe quhej Sarplaninac, i cili jo vetem na shante ne shqiptaret, jo vetem e quante flamurin tone «pula e zeze me dy koke» por edhe mendonte se ishte adapt ne fushen teologjike. Ai ishte me cfare me kujtohet avokat, jo domosdoshmerisht me karakter te pakomprometueshem e megjithate fakti qe u largua nga nje debat dhe mbylli gojen ishte tregues se te pakten ishte nje njeri qe kishte kulturen e duhur te pranonte humbje te ndershme. Dhe ne fjalorin tim (librin tim) njerez te tille jane fitimtare.

Une flas dhe shkruaj natyrshem. Qellimi im eshte te shpreh sa me qarte nje ide. Sermion¯Al, duket sikur edhe ti ke te njejtat karakteristika si une. Shkruan natyrshem. Vecse shkrimi yt me beri per te qeshur gje qe me ben te mendoj se je nje thesar i pazbuluar humori. Te lutem merre per kompliment. Ti nuk e di ende sa shume gjera ke thene per veten tende aty. Une nuk kam nevoje te di shume gjera per te tjeret. Vetem disa minuta me mjaftojne te vleresoje karakterin e tyre.

Sa per veten time mund te them se jam e terhequr nga ata meshkuj qe «nderrojne festet» me nderrimin e audiences, qe pershtaten dhe jane fleksibel dhe kur debati apo tema e diskutimit eshte serioze dhe terheqja e mendimeve serioze, nderhyrjet e qellimshme per te bastarduar temen marrin pergjigjen e tyre adekuate dhe te rrepte prej tyre.

Momenti i duhur, personi i duhur, arsyeja e duhur.

Mireserdhe Sermion,

Éléonore

PS. Meqenese vlereson ndershmeri, me ndershmeri po te them se kur me pelqen nje njeri, nuk ka absolutisht, absoloutisht asnje gje qe ai thote te mos e justifikoj. Vij nga ai vend ku cdo gje eshte harmonike, cdo gje e ka nje shpjegim, cdo gje e ka nje justifikim. Por ate e jap vetem atje ku ma do zemra. Nese nje njeri ma ben borxh, nuk ka burre nene qe ka lindur, nuk do te kete kurre burre nene qe do te linde qe do me bejne te kthej mendim. Ai njeri nuk ekziston ne librin tim. Nuk i bej keq. Nuk dua t'ja di. Thjeshtesisht te them se si ky shans i tipit (a job to kill for) nuk ka per tu perseritur kurre me. Welcome to my world! It's a place of FOREVER and NEVER!


Kujdesu per vete Sermion!
 
Last edited:

sermion_al

Forumium praecox
Kam mbi dhjete minuta qe po perpiqem te shkruaj nje koment mbi postimin e postuesit te mesiperm dhe e paskerkam shume te veshtire se duart po me dridhen ne menyre te pakontrollueshme nga e qeshura. Te lutem merre per kompliment po mendimi i pare qe me erdhi ne mendje (ose doli prej saj) eshte te te sygjeroj te besh nje copy-write te asaj qe ke shkruar se eshte material i mire per komedi te tipit skece estrade. Nese ky humor eshte edhe i paqellimshem aq edhe me mire sepse tregon natyrshmeri bruto. Disa njerez sillen ne varesi te nje emerimi te caktuar apo te nje epiteti dhe disa te tjere jane burime te pavetedijshme te krijimit te epiteteve apo perkufizimeve te nje morie karakteristikash. Psh, me ka ndodhur qe shume njerez te me thone se jam ironike. Larg prej se vertetes. Ndonese e di cfare eshte ironia, asnjehere nuk flas per te ironizuar apo vene ne dukje me lezet dicka qe nuk me pelqen tek tjetri per arsyen e thjeshte se nuk kam sikur edhe perqindjen me te vogel te interesit te ndryshoj dike, t'a gjykoj apo t'a tjetersoj. Plus edhe sikur te dua, apo litarin ne qafe te me vesh, nuk do te jem ne gjendje te perdor me vetedije nje ironi. Shpeshhere, duke qene ndryshe nga te tjeret sepse dal jashte cdo kallepi te imagjinuar, ndihem inadekuate dhe pergjigjen me te mire qe kam marre ne jeten time ne lidhje me natyren e shprehshmerise time gjuhesore ka qene nga nje bashkeatdhetar qe merrte pjese sikurse edhe une ne nje forum ballkanik ku anglishtja ishte gjuha lidhese midis gjithe anetareve. Suljoti quhej ai anetar i cili me vuri ne dukje se une isha e tipit «me fol me te qeshur e me te ngjeshur». Gjithashtu, ne menyren me te kendshme qe ekziston, konstatova ne nje moment te caktuar se i mbylla gojen njehere e pergjithmone nje serbi qe quhej Sarplaninac, i cili jo vetem na shante ne shqiptaret, jo vetem e quante flamurin tone «pula e zeze me dy koke» por edhe mendonte se ishte adapt ne fushen teologjike. Ai ishte me cfare me kujtohet avokat, jo domosdoshmerisht me karakter te pakomprometueshem e megjithate fakti qe u largua nga nje debat dhe mbylli gojen ishte tregues se te pakten ishte nje njeri qe kishte kulturen e duhur te pranonte humbje te ndershme. Dhe ne fjalorin tim (librin tim) njerez te tille jane fitimtare.

Une flas dhe shkruaj natyrshem. Qellimi im eshte te shpreh sa me qarte nje ide. Sermion¯Al, duket sikur edhe ti ke te njejtat karakteristika si une. Shkruan natyrshem. Vecse shkrimi yt me beri per te qeshur gje qe me ben te mendoj se je nje thesar i pazbuluar humori. Te lutem merre per kompliment. Ti nuk e di ende sa shume gjera ke thene per veten tende aty. Une nuk kam nevoje te di shume gjera per te tjeret. Vetem disa minuta me mjaftojne te vleresoje karakterin e tyre.

Sa per veten time mund te them se jam e terhequr nga ata meshkuj qe «nderrojne festet» me nderrimin e audiences, qe pershtaten dhe jane fleksibel dhe kur debati apo tema e diskutimit eshte serioze dhe terheqja e mendimeve serioze, nderhyrjet e qellimshme per te bastarduar temen marrin pergjigjen e tyre adekuate dhe te rrepte prej tyre.

Momenti i duhur, personi i duhur, arsyeja e duhur.

Mireserdhe Sermion,

Éléonore

PS. Meqenese vlereson ndershmeri, me ndershmeri po te them se kur me pelqen nje njeri, nuk ka absolutisht, absoloutisht asnje gje qe ai thote te mos e justifikoj. Vij nga ai vend ku cdo gje eshte harmonike, cdo gje e ka nje shpjegim, cdo gje e ka nje justifikim. Por ate e jap vetem atje ku ma do zemra. Nese nje njeri ma ben borxh, nuk ka burre nene qe ka lindur, nuk do te kete kurre burre nene qe do te linde qe do me bejne te kthej mendim. Ai njeri nuk ekziston ne librin tim. Nuk i bej keq. Nuk dua t'ja di. Thjeshtesisht te them se si ky shans e tipit (a job to kill for) nuk ka per tu perseritur kurre me. Welcome to my world! It's a place of FOREVER and NEVER!


Kujdesu per vete Sermion!

Me pelqen fakti qe shkruake shume si un. Po te ishe moshe e re 25-29 do me kishte mbetur mendja tek ti nga deshira per te te takuar. Por se ckam nje parandjenje qe mund te jeshe ndonje grua e madhe ne moshe. Un jam i ri nese mund te konsiderohem ende.. jam 28. Me mendësi me pelqejne gjerat e thjeshta klasike, pa shume ngatarrime pasi i shoh si tranpolinen e vetme per tu hedhur ne boten magjike te dashurise.

Me gezove me gjithe ate tekst, per nje moment sikur mu mbush zemra qe nje femer merr inisiativen te me shkruaj aq perkushtimisht shume, per mendimet e saj dhe te miat.
Kam gjithe jeten qe vetem un ju shkruaj un atyre tekste te gjata. Qenka dite per tu shenuar kjo per mua!
Jam shume i lumtur qe te njoha disa thellesi te karakterit tend e dashur Eleonore.
Ne fakt shume gjera nga jeta jone e cunave eshte per te qeshur, e bukura e ketyre eshte se si ne cunat arrijme ti permbledhim ne mendime dhe ti komunikojme dhe seriozisht.
Jam shum tip i natyrshem. Mbetemi ne kontakt me shkrimet tona....

Miresetegjeta Eleonore


(sermion_al)


Sent from my iPhone using Tapatalk
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Okey-Dokey

Eshte e vertete qe jam me e madhe ne moshe se ti. Mjaftueshmerisht e madhe per te qene mamaja jote. Moshen nuk e fsheha, pikerisht per te ndaluar situata te pakendshme si e mesipermja ne te cilen ju shprehni me besimin me te madh se shkrimi im te perkushtohej ty. Foli deres te degjoje dritarja thoshte nena ime (gjyshja). Me kete ajo donte te thoshte se shpeshhere kur duam te percojme nje mesazh per te gjithe tavolinen (grupin e diskutimit, shoqerine etj) hedhja e veshtrimit dhe adresimi i fjales ne drejtim te nje njeriu i cili eshte i ri dhe me te cilin nuk ke hasur situata irrituese eshte edhe menyra me mire per te shmangur personat te cilet ndjejne shume pak respekt per mesazhin dhe te cilet duke mos qene te adresuar personalisht do te ndiheshin me pak te kercenuar.

Nuk e di kush eshte deshira juaj per te marre pjese ne forume, por fakti qe nje djale 28 vjecar e shikon ate si nje trampoline per te kercyer ne boten magjike te dashurise me ben te mendoj se ti jeton ne nje tip boshlleku dhe ke shume pak eksperience me jeten reale.

Cfare ndryshimi midis shkrimit te pare dhe te dyte! Kjo tregon edhe aftesine adaptuese te qenies njeri. Me thuaj me ke rri te them se cili je thote nje shprehje. Une mund t'a kundershtoje pa problem kete shprehje e megjithate per momentin ajo ka vlere sepse me verteton zhdukjen graduale te impulsivitetit dhe nervozizmit te natyres (I confess) te shkrimit tuaj te pare me nje lloj qendrimi «demonstrim respekti per vetveten, vetbesimi dhe force» ne shkrimin e dyte.

T'i drejtohesh gojarisht nje njeriu eshte ndryshe nga shkrimi. Psh. Nje nga nxeneset e mia me te mira kishte nje difekt te lindur. Asaj i merrej shume goja. Shkelqente ne provimet me shkrim por gojarisht me duhej te harxhoja shume minuta me te per t'i terhequr mendimin i cili ishte gjithnje i perkryer. Vura re se shpesh kur i drejtohesha, ne menyre te pashpjegueshme gati automate, fillonte me merrej goja edhe mua. Deri sa i hiqja syte prej saj. Here e inkurajoja me nje veshtrim te bute dhe dakort-renes dhe here beja sikur merresha me dicka tjeter deri sa ajo fliste normalisht. Problemi i saj ishte nervozizmi per te qene ne qender te vemendjes. Pas nje vezhgimi te tille bisedova me prinderit e saj dhe u sygjerova se nje profesion qe nuk kerkon prezence publike ishte dhe ajo ku do te shkelqente ne jete. Ka nga ata qe kane lindur per ne skene dhe ka nga ata qe drejtojne pas skene.

Ka njerez qe nuk ndryshojne kurre dhe ka njerez qe kane karakteristike te marrin formen e njeriut me te cilin flasin ose jetojne. Ata jane te deshperuar per t'u pelqyer dhe kur pelqehen fillojne dhe tremben, pa e ditur PSE. Psh tek filmi Runaway Bride me Julia Roberts dhe Richard Gere, heroina (nuk me kujtohet emri i rolit) le ne altar tre meshkuj. Ajo i con deri ne kishe dhe pastaj ndac me tren, ndac me kal, ndac me zetor largohet drejt nje identiteti te ri. Ajo nuk e di si i pelqejne vezet. Me te gjithe te fejuarit ajo i ha vezet ne menyren e tyre te preferuar. Here surbull, here te zjera forte, here omlete. Ajo pelqen gjerat qe ata pelqejne ndoshta sepse ajo deshiron qe te marre aprovimin e tyre ndoshta sepse ajo nuk di si te perzgjedhe. Ajo nuk njeh vetveten! Pasi, ne menyren me te papritur, ajo le ne altar Richard Gere i cili edhe i zbulon dhe i ve ne dukje te verteten e natyres se saj, ajo rikthehet, por kesaj rradhe ajo e njeh veten, i di preferencat e saj dhe shkeputet nga TERESIA. Ajo tani eshte nje individ qe eshte krenare te dije te krahasoje, te perzgjedhe, te pelqeje apo te mos pelqeje dhe si e tille edhe ne gjendje te dalloje kush dhe cfare eshte e padurueshme, e padiskutueshme, e pafalshme, e keqe, e injorueshme, e mire, perfekte, sublime, absolute.....

Te duash TERESINE do te thote te mos duash ASNJE. Kur i ke krahet e ngrohta, kur jeton ne nje proces krijues dhe i izoluar nga jeta reale, kur koken e ke plote me ide dhe koha te duket shume e shkurter per t'i realizuar te gjitha ato ide perfekte, kur dritarja nepermjet te ciles do te mund te shihje boten eshte e mbyllur sepse ti nuk je nga ata tipat qe pergjojne se cfare bejne te tjeret, kur qellimi i ketij krijimi eshte mireberje qe po ta shtrydhesh nxjerr vetem miresi, duke ditur qe nga vidi (boshlleku) nuk del asnje gje, ndersjellja simultane me jeten reale, te sigurohet vetem nga nje dritare. Syte e Mi! (Buke me gjalpe e me sheqer ne plazhin e Semanit).

Sermion,
Nuk e di kush ishte ai tregues qe te beri te mendoje se jam nje grua e madhe ne moshe. Sic po shkruaj tani, kam shkruar e folur nje jete te tere. Gjykimin tim dhe menyren time te shprehjes edhe ne moshen 10 vjecare e kam pasur shume here me te larte se sa guximi per te me imagjinuar si mund t'a kem.

Nje nga tabu-t e mia eshte te tundoj meshkuj te moshes me te re se une. Une jam mama. Nese shoh se kane ngelur pak mes jush qe jane burra deshiroj t'i mbroj me fuqine e zemres nga kucka qe u vine verdalle dhe e kunderta. Kjo per hir te ardhmerise. Sigurisht eshte e diskutueshme cfare mendoj une qe nje burre ESHTE ose duhet te jete.

Le te degjohemi, Sermion, me kismet te Zotit.

Éléonore
 
Top