05/01/2004-- urime kush hyri sonte ne evrope, na tregoni si u festua atje, po ne?????

bona

Primus registratum
Re: 05/01/2004-- urime kush hyri sonte ne evrope, na tregoni si u festua atje, po ne?????

he mo asnje pergjigje.....
s'ju ven embel right?
 

bona

Primus registratum
Re: 05/01/2004-- urime kush hyri sonte ne evrope, na tregoni si u festua atje, po ne?????

shife shife asnje s'flet.

jeni busy tu honger maketin.......
 

DFV

Primus registratum
Re: 05/01/2004-- urime kush hyri sonte ne evrope, na tregoni si u festua atje, po ne?????

Eh moj bona, te vjen keq kur kujtojme ato dite te 91 kur gjithe populli therriste:"E duam Shqiperine si gjithe Europa" dhe tani pas 13 vjeteve ne e shohim veten jo vetem jashte Europes
por edhe shume large saj.
Sa keq te vjen dhe kur mendon se kete e kemi dhurat nga politika.
Mua mu mbushen syt me lot kur pash gjithe ato festime per zgjerimin e Europes.
Ndjej keqaedhje per vendin tim.
 

xhoni

Primus registratum
Re: 05/01/2004-- urime kush hyri sonte ne evrope, na tregoni si u festua atje, po ne?????

Sinqerisht me ka ardh me qa.Me dukej vetja qytetari me i humbur i botes.Por me e keqja ishte kur me pyeti nje shoku im italian.
"Po ju?" me tha."Kur do hyni?"
Sikur me ra qielli ne koke.Nuk po dija c'ti thoja.
"Flitet per nga 2015",i thashe me nje ze te mekur.
Me vjen turp qe nuk mund te krenohem pothuaj per asgje me vendin tim :confused: .
Thone qe shpresa eshte e fundit qe vdes,por edhe sa do jetoje kjo shprese?
Non ho parole. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

crazy

Primus registratum
Re: 05/01/2004-- urime kush hyri sonte ne evrope, na tregoni si u festua atje, po ne?????

kur mendoj qe kane hyre rumen,polak e sa e sa te tjere me vjen plasja se per faj te asaj politike te shkaterruar ne jemi akoma jashte europes e me me shume probleme,te pakten shqiptaret e italise....
 

Blertushka

Primus registratum
Re: 05/01/2004-- urime kush hyri sonte ne evrope, na tregoni si u festua atje, po ne?????

pardje mu bushen syte me lote kur po shikoja ne iternet pranimin e 10 shteteve te tjera ne europe...kur do te vije 1Maji i pranimit per shqiperine? ky nje maj mua me duket tani per tani vite drite larg....Sidomos pasi kam lexuar per tentativat e disa shteteve ne B.E qe kane bere perpjekje te fusin vendin tone bashke me disa vende te tjera "problematike" ne nje grup te vecante per vendet e ballkanit perendimor perkrah B.Es..apo kur shoh sesi agrikultura jone eshte gjunjezuar ne saje te "ndihmes" hipokrite qe perseri B.E po i jep shqiperise duke hedhur ne tregun tone fruta/perime me cmime mizerabel pas subvencioneve maramendese qe i jep agrikultures ne shtete antare si greqia...me vjen inat sa ska kur shoh limonat e lukoves te thahen buze detit se fermeret tane nuk mbulojne dot as kostot e prodhimit...apo sesi shumica e ndihmes qe keto vende na japin shkon per ngritjen e mureve te hekurta ne kufijte tane, keshtu qe shqipetaret e varferuar edhe te lodhur te mos i shqetesojne me teper...keto e shume gjera te tjera me trishtojne...edhe per cfare me vjen me shume inat eshte qe perseri ne fajin e kerkojme te politikanet...politikanet shqipetare jane liderat tane sepse ne i kemi zgjedhur si te tille ne nje menyre apo tjeter...nq faji egziston ne duhet ta ndajme te gjithe sebashku edhe te gjithe te kontribojme dicka qe shqiperia te hedhe hapa perpara edhe jo ti hedhim topin njeri tjetrit se keshtu sic e kemi nisur do ngelemi gjithmone duke trokitur ne dyert e europes si qyqare...
 

renea

Primus registratum
Re: 05/01/2004-- urime kush hyri sonte ne evrope, na tregoni si u festua atje, po ne?????

Puna qendron se ne si komb kemi filozofine e gabuar. Ne duam te futemi ne Evrope me shume se sa duam te permisojme veten. Ne duam vleresimin me shume se meritimin. Ceshtja e hyrjes ne Evrope eshte fare e thjshte, hiqe mendjen nga Evropa dhe vure mendjen tek permisimi i vendit tend, kur gjithcka shkon mire ne Shqiperi, Evropa do vije tek ne duke thene "Eja hyni me ne".
 

Prodigychild01

Primus registratum
Re: 05/01/2004-- urime kush hyri sonte ne evrope, na tregoni si u festua atje, po ne?????

Shqiperia nuk eshte gati te futet ne Evrope!

Me vjen mire qe shikoj shume veta se sa te merziture jane nga mosfutja ne BE. Kjo merzitje duhet te kthehet ne pasion per te permiresuar vendin ne te gjitha drejtimet.

Sa here qe shikoni nje cope leter apo nje kanoce koka-kole ne rruge ulni kurrizin e ngrijeni e hidheni ne koshin e plehrave, ne vend qe te beni sikur nuk e shikoni. Ate dite kur te arrihet kjo edukate qytetare kemi per tu futur ne Evrope!
 

ADMIR BILCA

Primus registratum
Re: 05/01/2004-- urime kush hyri sonte ne evrope, na tregoni si u festua atje, po ne?????

ANDEJ NGA 2020 NA BIE RADHA NEVE BASHKE ME KOSVEN DHE SERBINE!.......... :confused: DURONI DHE CA SHQIPETARE...NUK JANE SHUME MO 16VJET JANE.pO I MBNAJTEM SHPRESAT NGA EVROPA NE KURRE SJEMI PER TE FUTUR!...DUHET RREGULLUAR SHQIPERIA PA TE FUTEMI DHE MBASI DO FUTEMI DO TE SHIHEMI ME NJE SY TE SHTREMBETE((SI AJO DELJA E ZEZE ) NGA VENDET E VJETRA!....PER MU IDEJA E BE ESHTE NJE ZERO ME BISHT,......KOMBET E VEGJEL SI SHQIPERIA DO HUMBASIN NE CORBEN EUROPJANE!.....
 

Danae

Primus registratum
Re: 05/01/2004-- urime kush hyri sonte ne evrope, na tregoni si u festua atje, po ne?????

do te hyni ne Eu mos u bej merak,do hyje edhe Shqiperia-Keta ishin fjalet qe miqte e mi me thonin ne Grand Place ne Bruxelles ne koncertin zhvilluar ne Bruxelles ne daten 2 Maj.
Kishin vene kasollet e anetareve te rinj qe tregonin per vendet e tyre,Grand Place fliste gjuhen e Europes Lindore...Shqiperia....
 

Guest
Re: 05/01/2004-- urime kush hyri sonte ne evrope, na tregoni si u festua atje, po ne?????

Pse mo nuk e dini ju???Ne kemi hyre qe ne 94-95,ne Konferencen Islamike /pf/images/graemlins/tongue.gif .Pse nuk thoni te dalim nga kjo konference :eek: e pastaj te futemi ne Europe,merrini gjerat nga koka e jo nga kembet /pf/images/graemlins/laugh.gif ,Duam edhe Europen ne, e mo RED-BLACK :smash:
 

abs

nuk e di...
Re: 05/01/2004-- urime kush hyri sonte ne evrope, na tregoni si u festua atje, po ne?????

he se dhe zvcren e lusin me hy e s nigjon.

bahna ortake me te /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Danae

Primus registratum
Re: 05/01/2004-- urime kush hyri sonte ne evrope, na tregoni si u festua atje, po ne?????

se ke keq ti /pf/images/graemlins/laugh.gif sec me erdhi nje ide mua :idea:
 
Top