“TROJA”, KJO ÇORBË E ‘REALIZMIT SIONIST’ HOLLIVUDIAN

474A-115

Primus registratum
Re: “TROJA”, KJO ÇORBË E ‘REALIZMIT SIONIST’ HOLLIVUDIAN

Eh, teorikisht... Po mu ke çështja me Aleksandrin ke pikërisht atë shkrimin mu mbi shkrimin tënd që provon se ç'ndodh në praktikë. Se tash paska marrë dhenë ideja që në lashtësi njerëzia paskëshin qenë homo dhe homoseksualizmi na qenkësh i përhapur sa u konsiderokësh gjë normale. (Ti më thua që u merr erë këtyre, po për vete nuk të pashë ta kundërshtoje atë shkrim.) Ajo bindje që kalohet vjedhurazi në film, është propagandë e hapur, ashtu siç propagandë e hapur janë mënyra e sjelljes së heronjve popullorë që i përshtatet ideologjisë së sotme (political correctness) si dhe mospërfshirja e perëndive pagane. Veprimet e aktorëve predikojnë mëshirë majtas e djathtas, etj., etj.; një konglomerat amerikano-modern bindjes, feje e idesh të sotme që shtrembërojnë vërtetësinë historike. Se fundja n.q.s. përpikëritë historike nuk i mban, n.q.s. nuk mban as botëkuptimin e popullit e n.q.s. nuk mban as veshjet e armët, atëhere or mik, mos e quaj "Trojë", po quaje film fantastiko-shkencor e vërja "Matrix". Aty po, fut "Neo" e "mesia" e "Zion" e çfarë të duash nga judaizmi e s'të thotë kush gjë, se e ke vulosur si fantastiko-shkencor. Po mos na përdhos dhe vlerat e e popujve të tjerë me judaizëm/fetarizëm (do thosha se s'i hyn kujt në punë, po ja që atyre që e bëjnë këtë u hyn). Ktu është çështja (e çështja e Trojës që thua mik, nuk është dhe aq greke se sa është pellazge).

Shikuesit që krijojnë këto bindje tërësisht jo-historike, mendon ti se kanë hapur ndonjë libër? Fatkeqësisht janë shumica e e mësojnë historinë nga filmat, prandaj dhe shkrimet e Visit këtu.

S'është një film e dy, po janë të tërë e kush ka kohë e nerva që të merret me to. Kështu që për kohën që i merr Visit shkrimi i atyre që ka thënë më lart, nuk ka nevojë të vijë gjithsecili e të fusë nga një ironi.

Sidoqoft', ne s'kena gjo me nda bashk'. /pf/images/graemlins/smile.gif Shnet.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: “TROJA”, KJO ÇORBË E ‘REALIZMIT SIONIST’ HOLLIVUDIAN

Po i fus edhe un hunët në kët diskutim.
Sipas asaj që kapa në film, mesazhi i autorëve është paqja ndaj luftës. Ata i bëjnë elozhe njerëzimit dhe jo Perëndive apo Zotit. Sipas tyre besimi në Zot çon në gabime (vendimet e Priamit ishin gjithnjë të shtyra nga interpretimi i shenjave të Perëndive dhe gjithmonë sollën fatkeqësi). Një mesazh dytësor është edhe marrja në dorë e fateve të tij nga njeriu!
Filmi nuk përcillte ndonjë mesazh të fshehur fetar por është parë si një variant i historisë se si mund të ketë ndodhur me të vërtetë (pa ndërhyrjen e Perëndive). Vdekja e Akilit për mua ishte një shembull i kësaj. Akili në film u vra nga Parisi me shigjeta e para nga të cilat e goditi atë në themër. Shigjetat e tjera Akili i hoqi ndërsa ajo në themër mbeti dhe kur të tjerët u afruan dhe e gjetën Akilin të vdekur menduan se ai kishte vdekur nga shigjeta në themër (kjo është një thjeshtim i asaj që dua të them).
Aspekti historik i filmit është shumë i shtrembëruar dhe pak real.
 

Xeni85

Primus registratum
Re: “TROJA”, KJO ÇORBË E ‘REALIZMIT SIONIST’ HOLLIVUDIAN

Plotesisht dakort me kontren.
Ky film nuk ishte per te pershkruar nje legjende sa cishtre per ta shpjeguar,dhe regjizori sipas meje eshte munduar te jape nje variacin origjinal te nje beteje,mes grekeve dhe trojaneve.
Ore per ate Vis Elbasanin se ngeli duke perserit shprehejn injorant,injorant une se kam lexuar as iliaden as odisene e Homerit por besoj qe as ti ske lexuar nja dy libra qe i kam lexuar une por kjo sme jep te drejte te theres ty injorant injorat sepse ske lexuar politiken e aristotelit apo republiken e platonit.Secili ne profesion te vet vlla,por pa ofendime.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: “TROJA”, KJO ÇORBË E ‘REALIZMIT SIONIST’ HOLLIVUDIAN

Ore, i huaji, po closer me julia roberts apo 100 vitrinat apo 2 mije tezgat jane trillime mor burre, dhe regjizori apo skenaristi apo pastruesi mund t'ia fuse pordhes si t'i dete ***** !!! Kurse me ngjarjet historike te permasave te medha nuk mund te besh veze te rrafme...

Pastaj, autori mund t'i kishte paraqitur perendite (besimtaret e te cileve ndihen te fyer dhe te poshteruar nga ky realizmim) me pamjen e nje njeriu, pa perdorur efekte "matriksi" qe te mos bezdiseshe edhe ti. Harrove filmat e shumte te meparshem qe i paraqisin perendite ne veshjen e nje njeriu te zakonshem, ashtu sic i paraqitnin edhe helenet ne kulturen e tyre (ne skluptura)? :shrug:
 

Blendi

Primus registratum
Re: “TROJA”, KJO ÇORBË E ‘REALIZMIT SIONIST’ HOLLIVUDIAN

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Kështu, pra, dihet tashmë që qëllimi i mjaft filmave të Hollivudit është të promovojnë doktrinën monoteiste kristiane dhe të shfarosin apo tjetërsojnë besimet e kulturat e tjera, sidomos ato politeiste. Filmi "Troja" është një dëshmi e gjallë... [/qb]
Ndersa gjeresisht mendoj se filmi ishte nje DESHTIM ARTISTIK ketu siper jam ne kundershti me ty.

Se pari, nuk mund te themi se ishte nje deshtim historik pasi filmi mbeshtetet mbi nje veper LETRARE e cila ne vetvete u lind nga gojedhenat e lashta te Ballkanit. Pra ne mungese te fakteve historike nuk mund te akuzojme skenaristin e filmit Z. David Benioff per shtremberime historike, por artistike.

Se dyti, dua te te kujtoj se e njejta kompani Hollivudiane qe prodhoi "Troja" (WB) ka prodhuar gjithashtu filma te cilet mitizojne Perendite e Olimpit. "Clash of the Titans" (1981 WB/MGM) eshte nje film qe te shtyn te besosh se perendite e Olimpit ishin te verteta, madje jane ende te gjalle. Pra bie akuza jote se qellimisht ne hollivud po sulmohen "perendite".
Disney, vigani me i madh ne Hollywood prodhon Filma dhe Seriale per femije dhe te rritur te cilet kane per personazhe Perendite e Olimpit.
Hekuli, Sirena e Vogel, Poseidoni etj, etj
tash dihet se si femijet i dashurojne keto figura, sikunder ne qe i njohem keta personazhe ne libra dikur dhe sot gjejme interes te diskutojme mbi ta.

6304546335.01.LZZZZZZZ.jpg


herccast.jpg
 

bard

Primus registratum
Re: “TROJA”, KJO ÇORBË E ‘REALIZMIT SIONIST’ HOLLIVUDIAN

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb] Ore, i huaji, po closer me julia roberts apo 100 vitrinat apo 2 mije tezgat jane trillime mor burre, dhe regjizori apo skenaristi apo pastruesi mund t'ia fuse pordhes si t'i dete ***** !!! Kurse me ngjarjet historike te permasave te medha nuk mund te besh veze te rrafme...

Pastaj, autori mund t'i kishte paraqitur perendite (besimtaret e te cileve ndihen te fyer dhe te poshteruar nga ky realizmim) me pamjen e nje njeriu, pa perdorur efekte "matriksi" qe te mos bezdiseshe edhe ti. Harrove filmat e shumte te meparshem qe i paraqisin perendite ne veshjen e nje njeriu te zakonshem, ashtu sic i paraqitnin edhe helenet ne kulturen e tyre (ne skluptura)? :shrug: [/qb]
ti kam permendur edhe disa fakte historike per disa filma te tjere,dhe ,mos merr 5 emra filmash prej asaj qe kam thene une dhe jep pergjigje cfare te duash,japi pergjigje asaj qe them tamam
 

genti biraci

Primus registratum
Re: “TROJA”, KJO ÇORBË E ‘REALIZMIT SIONIST’ HOLLIVUDIAN

Persa i perket filmit Troja si realizim ishte shume i mire edhe cilesor por jam dakort me njerin qe Brad Pitt nuk ishte per rolin e Akilit,thjesht per faktin se nuk i shkonte pastaj bie ndesh edhe me historine.Akili thuhet se ishte i shemtuar por Brad Pitt eshte simpatik te pakten keshtu thojne femrat pastaj edhe diqka tjeter eshte se historija thote se Akili ishte homoseksual kurse ne film e shofim duke ba dashni me femra.Gjithsesi per nga realizimi ishte cilesor pavarsisht se ne shume pika bite ne kundershtim me historin por po te perputhej edhe te behej identik si historia do te ishte pak e merzitshme edhe jo e konceptueshme duke pare perendite duket luftuar.Nejse.Hajt tung.
 

the_doctor

Primus registratum
Re: “TROJA”, KJO ÇORBË E ‘REALIZMIT SIONIST’ HOLLIVUDIAN

troja ishte njish fare.mua me pelqeu shume!eric bana(hector)e kishte qa,por edhe brad pitt bukur e lujti.....heeeeector,heeeeector.....vetem paridin e kishin bo si torre....
 

nirloo

Primus registratum
Re: “TROJA”, KJO ÇORBË E ‘REALIZMIT SIONIST’ HOLLIVUDIAN

une habitem se si jane disa njerez qe shofin fantazma gjithandej.
çdo gje qe bejne amerikanet duhet ta lidhni me fene?
as mua nuk me pelqen aq shume amerika, po ju nuk arsyetoni fare po flisni me pasion.
po ku eshte sionizmi ketu?

per mua vertete eshte gabim qe kane deformuar vepren e omerit po duhet te keni parasysh se filmat i bejne ne rradhe te pare per te fituar leke.
une jam i sigurt qe nqs ai film do te pasqyronte historine do te shkonin ta shikonin vetem ata qe e kane lexuar iliaden.

per mua ai ishte nje film commercial qe nuk ja vlen ta shikosh.
por ama te thuash se eshte nje synim i hollywoodit per... ku di une se ça shpikni ju... per mua eshte qesharake.
 
Top