“Kurbani” përkthehet në turqisht

Aquarius

Valoris scriptorum
Me përkthimin e Falma Fshazit, libri "Kurban" i Edi Ramës ka gjetur dritën e botimit në Turqi. Gjatë një konference shtypi, botuesja e Ramës zonja Arlinda Durda tha se krahas botimit në turqisht, libri së shpejti do të botohet edhe në italisht me parathënien e regjisorit të njohur Xhani Amelio.

“Një rrëfim i jashtëzakonshëm i një politikani krejt të pazakonshëm”. Kështu shkruan editori turk i librit Tanël Bora.

Krahas pyetjeve për “Kurbanin” që deri më sot ka shitur 24,000 kopje, Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve edhe për çështje politike që lidheshin me ndarjen e pushtetit pas 23 qershorit mes PS-së dhe LSI-së.

"S’do të ketë asnjë ndarje përqindjesh, por do të jemi 100 për qind së bashku të angazhuar dhe përgjegjës


për të mirëqeverisur Shqipërinë. Dhe e vërteta është kjo që thashë unë. Të tjerat pastaj janë pjesë e mijëra gjërave që thuhen në fushatë elektorale", tha Rama.

Rama dha shpjegime përse PS dhe LSI janë duke e zhvilluar aktivitetin elektoral jo bashkarisht.

"Ne kemi dalë bashkë të gjithë, kemi bërë një konventë ku kemi pasur një sesion vetëm të koalicionit. Mënyra si është ndërtuar sistemi në Shqipëri nuk e kërkon fushatën bashkë. Përkundrazi e kërkon fushatën e ndarë që të gjitha forcat të marrin sa më shumë vota më vete dhe të gjitha votat më vete shkojnë në të njëjtin kosh, në të njëjtin thes, në të njëjtën anë", tha Rama.

Kryesocialisti Rama i dha përgjigje edhe akuzave të zëdhënes së PD-së Laura Vorpsi, e cila e ka akuzuar për fshehje të pasurisë.

"Në qoftëse unë s’do t'i kisha paguar taksat, Arlinda minimalisht do të kishte marrë gjobë, sepse është Arlinda që ka bërë një pjesë të shpërndarjes. Po këta janë kaq injorantë saqë nuk arrijnë dot të përputhin të paktën ligësinë me aftësinë në mënyrë që të bëjnë punën e tyre së paku, flas për këta xhandarët e taksave. Marrin urdhërin ta vërtetojnë që kjo nuk ka ndodhur njësoj, si në kohën e mëparshme, ku fillohej nga urdhëri që ky duhet të dalë armik dhe pastaj nxirreni armik, gjeni prova, nxirrni dëshmitarët, krijoni gjyqin dhe dënojeni", tha Rama
.
 
Top