“Karta e ‘97-s” dhe cinizmi mediatik
“Karta e ‘97-s” dhe cinizmi mediatik
nga gazeta shqiptare
------
Nga Bashkim Kopliku
Shumë analistë me emër, shqiptarë, bile disa me një barrë mend,.kanë kohë që vazhdojnë të përsëritin se duhet lënë “karta e 1997-ës”. Kjo deklaratë, pavarsisht nga konteksti ku shtjellohet, mbart me vete një cinizëm shqetësues për shqiptarët që qëndruan këtu, në Shqipëri, nuk ikën kur kjo u dogj, kur familiarë të tyre humbën jetën e pasurinë—e këta janë shumica e shqiptarëve. E si mund ta harrojnë atë që ngjau në vitin 1997-ën, e si mos ta lidhin me kryetarin e shtetit të kohës! Nga ana tjetër, monitorimi, pra ndjekja me vëmendje e bëmave të kësaj qeverie që kemi aktualisht, është një “kartë” komplementare me atë të ’97-s.
Tema e ’97-s, duan nuk duan analistët tanë, është e ngulitur në trurin e brezave të shqiptarëve që i jetuan ato ngjarje, dhe do të mbetet si datë e zezë në historinë shqiptare, pra edhe për brezat që vijnë. Në politikën aktuale, ajo ka pjesë të saj të pandashme, qenien e kryeministrit aktual, fajtori kryesor i shkatërrimit të Shqipërisë në vitin 1997. Kjo lidhje, ngjarje-fajtor, ka krijuar, në zhargonin mediatik, termin “karta e ’97-s”. Përpjekja për të shpërndarë fajet e atyre ngjarjeve, në persona të tjerë, kryesisht të kampit të opozitës së kohës, do të jetë temë e luftës politike shqiptare, për vite me radhë. Natyrisht, do të jetë objekt i fallsifikimeve, siç kanë qenë me dhjetra ngjarje të tjera të historisë sonë, por ama përpjekja për ta harruar, është e dështuar dhe cinike. Është cinike, me që të gjithë analistët “anti kartë e ’97-s”, e pranojnë si të vërtetë këtë kartë, pra lidhjen ngjarje-fajtor, dhe me gjithatë, këmbëngulin të harrohet!
Bota, jo vetëm që nuk i lë kurrë jashtë vemendjes, katastrofat që kanë goditur pjesën më të madhe të vendit, por dhe nuk i lënë kurrë pa i lidhur me fajtorin kryesor të tyre. Nuk mund të imagjinohet që të dalin diku në botë analistë të viktimave, që të thonë “t’i lënë këto ngjarje dhe përgjegjësin për to”. P.sh. analistët e çifutëve, nuk mund të imagjinohet të thonë “le ta lëmë kartën e holokausti, vrasjen e 6 milionë çifutëve dhe Hitlerin”. Po kështu, nuk lihet në Kamboxhia, karta “vrasja e një të tretës së popullsisë, dhe Pol Poti”, apo në Bashkimin Sovjetik, karta “Stalini dhe pushkatimi i mijra oficerëve të ushtrisë së kuqe, në prag të sulmit nazist”, etj. Fatkeqësisht, tek ne, ndodhin ato që nuk ndodhin kërkund në botë.
Logjika cinike e analistëve “antikartë”, konsiston në pretendimin e tyre, se “karta e ‘97" u përdor nga PS-ja, dhe nga antiberishistët e tjerë, por nuk paska dhënë rezultat, pra nuk paska influencuar në rezultatin e zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, prandaj nuk ka përse të ketë influencë as tani pas zgjedhjeve. Ne do të rreshtojmë tri arsye, që vërtetojnë se nuk është fare si thonë ata.
E para, rezultati i zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, është dëshmi e funksionimit të “kartës së ’97-s”, sepse PD mori vetëm 24% të votave të shqiptarëve me të drejtë vote, me gjithëse mërzitja masive e popullit kundër PS-së në pushtet, kishte arritur kulmin. Natyrisht, të mos kishte PD-ja akoma në krye të saj Atë, kryeministrin aktual, PD-ja do të kishte fituar mbi 60% të votave. Pra, është e vërtetuar se ka shumë njerëz që akuzojnë kryeministrin aktual si shkaktarin kryesor të “’97-s” —ne, megjithëse nuk jemi socialistë, këmbëngulim se ata janë shumica e shqiptarëve—prandaj karta e ’97-s” ekziston, pavarsisht në se atë, e luajnë apo jo partitë apo analistët. (Sepse votuan edhe ata 24% të shqiptarëve për Atë, kjo po që mbetet shqetësimi i drejtë, dhe temë interesante për analiza, por kjo nuk është temë e këtij shkrimi).
E dyta, po të ishte kështu, pra që shqiptarët nuk u influencuakan nga ’karta e 97-s, kjo do të ishte një akuzë e rëndë, sepse i bie që shqiptarët të jenë një grumbull, jo një popull, deri sa harruakan ngjarje të tilla të tmerrshme, e që u kanë ndodhur vetëm pak vjet përpara, dhe shkaktarin kryesor të tyre. (Ajo që po luhet është fshehja ditën për diell, e fajtorit kryesor të ’97-s”. Ka tradita të gjata të fallsifikimit të histrorisë tek ne, sidomos gjatë 46 vjetëve të komunizmit, kur ndërroheshin deri kokat dhe trupat e personave në fotografitë e ngjarjeve historike, sipas dëshirave të kapove. Natyrisht që edhe sot gjenden “specialistë”, që të bëjnë fajtorë amerikanët, opozitën e kohës, grekët, italianët, apo edhe që e nxjerrin edhe Klintonin, presidentin e Amerikës, si një komunist. Por pavarsisht nga mashtrimi me historinë, “karta e ’97-s” mbetet aktuale, dhe që i djeg nën kësulë shumë vetëve, e në radhë të parë, atyre që mundohen ta djegin këtë kartë me britmat “revolucioni komunist” etj.)
E treta, “karta e ‘97-s” duhet të mbahet e gjallë, edhe për influencat e saj në të sotmen: ruajna zot, nëse vërtetë analistët do të kenë sukses që një populli të tërë t’i futin trutë e gomarit, dhe ta bëjnë të harrojë! Rreziku i një veprimi të tillë, duhet të ishte më i qartë pikërisht për analistët “antikartë”, të cilët e pranojnë se shkaktari i “97-s” është kryeministri aktual, pra që “karta e 97-s” është e vërtetë. Po si nuk e kuptojnë rëndësinë kolosale që ka mbajtja në plan të parë e “kartës së ’97-s”?! Nejse, njerëzit duhet të jenë shumë vigjilentë sepse ka rrezik që çdo moment mund t’u ndodhë një gjë e ngjashme me “97-n”—e si rregull, mund t’u ndodhë të parëve vetë personalisht analistëve antikartë e ’97-s”! Në listën e “njerëzve që duhet të jenë shumë vigjilentë”, do të rreshtonim në radhë të parë politikanët e ndershëm të vetë PD-së, se ata e kanë më afër kryeministrin e tyre, dhe mund të informohen më shpejt për rrezikun; në radhë të dytë të “njerëzve”, do të rreshtonim politikanët e tjerë, dhe pastaj analistët, dhe edhe jopolitikanët.
Nuk duam të spekullojmë se cilët analistë janë “antikartë” sepse kanë bindje të kundërta, cilët janë nga naiviteti apo vaniteti, dhe cilët nga që paguhen (pagesat nuk bëhen vetëm me para!). Ajo që ka rëndësi, është që “karta e ’97-s” të mos nxirret jashtë politikës shqiptare, por së bashku me monitorimin e punës së kryeministrit aktual, të jenë një binom komplementar i pandashëm.
NNNNNNNNNNNNNNNNNNNNNN
Me zor do me na bind ky Kopliku se ka qen fuks i Sigurimit te Partis Punes tere kohes.
E morem vesh o Bashkim trapi se ke qen me detyre nga Mafia ne politike.