“General Electric” hedh në gjyq qeverinë shqiptare

MLK

Primus registratum
“General Electric” hedh në gjyq qeverinë shqiptare

“General Electric” hedh në gjyq qeverinë shqiptare


Kompania kërkon 20 mln USD dëmshpërblim



--------------------------------------------------------------------------------

Armando Meta
a.meta@gazetashqiptare.com

Kompania e njohur amerikane “General Electric” (GE), kërkon 20 milionë dollarë amerikan dëmshpërblim nga shteti shqiptarë, për kontratën e prishur nga ana e qeverisë shqiptare, për modernizimin e segmentit hekurudhor Tiranë- Durrës, ose siç njihet ndryshe në zhargonin e përditshëm dhe atë politik “treni elektrik”. Ky projekt kapte vlerën prej rreth 95 milionë dollarë.
Njoftimi për hapjen e gjyqit është bërë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit me qendër në Paris (Francë), pranë së cilës kompania “GE” ka depozituar edhe ankesën e saj. Projekti për modernizimin e segmentit hekurudhor Tiranë- Durrës, është miratuar nga ish- qeveria socialiste. Burime të rezervuara në Avokatinë e Shtetit, bën të ditur se në zyrat e tyre qeveria ka sjellë për shqyrtim padinë e ngritur nga kompania e njohur amerikane “GE”, për anulimin e kontratës në fjalë. Po cilat janë arsyet që kompania amerikane “GE” kërkon 20 milion dollarë dëmshpërblim? Sipas pretendimit të kësaj kompanie, qeveria shqiptare ka penguar angazhimin e mëtejshëm të kompanisë amerikane për të marrë pjesë në projekte të tjera në vendet e rajonit, pasi ajo priste të fillonte projektin në Shqipëri. Si pasojë e këtij mosangazhimi, kompanisë i është shkaktuar një dëm prej afro 20 milionë dollarësh. Përkthyer në terma tregtar pretendimi për një dëmshpërblim prej 20 milion USD, sipas kompanisë, përllogaritet si fitim i munguar.
Beteja ligjore
Beteja ligjore mes shtetit shqiptarë dhe kompanisë amerikane “GE” në këto momente mësohet se është ende në fazën e parë. Kjo fazë ka të bëjë me përzgjedhjen e tre gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë ankesën e kompanisë “GE”. Deri tani mësohet se janë zgjedhur 2 gjyqtarë, ndërkohë që pritet të përzgjidhet dhe i treti. Të tre gjyqtarët do të jenë të huaj. Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit mësohet se ka sjellë për momentin vetëm shkresën informuese për nisjen e procedimit, ndërsa materialet e tjera ankimuese të kompanisë “GE” do të dërgohen më pas. Shkaku se përse kompania amerikane “GE” e ka çuar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtarë, ka të bëj me faktin se qeveria “Berisha” nuk ka zbatuar kontratën mbi projektin e modernizmit të hekurudhës Tiranë- Durrës me degëzim edhe në Rinas. Avokatia e Shtetit, është institucioni i cili përfaqëson qeverinë shqiptare në çdo gjyq ndërkombëtarë. Burime të rezervuara nga Avokatia e Shtetit, bëjnë të ditur se çështja në fjalë i është besuar avokatit Avenir Peka.
Kuvendi
Ndërkaq zyrtarë të lartë të Avokatisë së Shtetit bëjnë të ditur se nga pala shqiptare nuk ka bërë asnjë shkelje sepse Kuvendi nuk e ka miratuar marrëveshjen për modernizimin e këtij segmenti hekurudhor. Ndonëse vendimi është marrë në qeveri, kontrata nuk është ratifikuar në Kuvend dhe për rrjedhim ajo nuk është e vlefshme. Zyrtarë të Kuvendit bën të ditur për “Gazetën” se, p/ligji mbi të ashtuquajturin “tren elektrik”, rreth një vit më parë erdhi deri në Kryesinë e Kuvendit për t’iu nënshtruar gjykimit të parlamentarëve në komisionin e ekonomisë dhe më pas për të kaluar në seancë plenare për miratim. Por ndonëse p/ligji u soll në Kryesinë e Kuvendit, ai rezultoi të mos ndjekë procedurën që ndiqet për p/ligjet në Kuvend. Ish- nënkryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë, Ridvan Bode, aktualisht ministër i Financave informoi rreth një vit më parë se p/ligji për modernizimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, erdhi në këtë komision, por ende pa filluar diskutimi për të, ai u tërhoq nga ana e ish- qeverisë “Nano”.
Rinegociimi
Ndonëse palët i janë drejtuar gjykatës, nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë zgjidhje të ndërmjetme. Duke iu referuar asaj çfarë ndodhi me kontratën e shitjes së “Albtelekom”, ku me gjithë “hosanat” që kryeministri Berisha dhe ministrat e tij lëshuan ndaj privatizimit të Albtelekom, nuk përjashtohet mundësia që ashtu si me turqit e “Çalik” qeveria “Berisha” të rinegociojë edhe me përfaqësuesit e kompanisë “GE”. Por polemikat kanë dhe kostot e tyre, të paktën në planin politik, aq më shumë kur bëhet fjalë për një nga kompanitë më të fuqishme të SHBA dhe me reputacion të madh në botë, siç është “GE”.
 

MLK

Primus registratum
Re: “General Electric” hedh në gjyq qeverinë shqiptare

Letra e tre ministrave për refuzimin e projektit të GE për Trenin Elektrik


Pas kërkesave të kompanisë amerikane General Electric për një përgjigjie zyrtare në lidhje me projektin dhe kontratën e nënshkruar për ndërtimin e trenit elektrik në Shqipëri erdhi një letër e tre ministrave Bode, Ruli dhe Basha të cilët i shpjegonin përfaqësuesit rajonal të General Electric Sam Zadeh arsyet se pse qeveria shqiptare nuk mund të vazhdojë zbatimin e kontratës së nënshkruar me këtë kompani. Sipas tyre ishte e papranueshme për qeverinë shqiptare që të merret një kredi e tillë tregtare kur vendi ka nevoja të tjera më urgjente. Por nga ana tjetër të tre ministrat e Financave, Ekonomisë dhe Transporteve u shprehën se janë të gatshëm që të ofrojnë fusha të tjera bashkëpunimi me kompaninë në fjalë. Në një letër të përfaqësuesve të GE thuhej se kompania shihte mundësinë e një gjyqi ndërkombëtar. I pyetur në lidhje me këtë çështje muaj më parë, ministri i Transporteve Lulëzim Basha u shpreh se ai nuk besonte se një gjë e tillë do të ndodhte. Por mesa shihet parashikimi i Bashës nuk ishte i saktë sepse avokatura e shtetit shqiptar po përgatitet që të ndeshet në gjyqin e rradhës së gjykatën e arbitrazhit ku kompania amerikanë kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim për pasojat e prishjes së kontratës.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: “General Electric” hedh në gjyq qeverinë shqiptare

mos kane te njejtin opinion edhe per calikun e telekomit e na cane derrasat lart e poshte "ata nuk do te ndihen"???!!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: “General Electric” hedh në gjyq qeverinë shqiptare

gjithsesi keta te gazetes edhe mund te na informonin me ndonje kopje te kontrates
 

MLK

Primus registratum
General Electric hedh në gjyq qeverinë shqiptare

Nese GE nuk ka nje kontrate nuk kishte se si te ngrinte padi, pasi se pari nuk ka gjykates te pranoje dosjen!
Ajo qe eshte shokuese eshte fakti se Shqiperia nuk ka nevoje per gjyqe te tilla, te cilat mund te evitoheshin.
Dhe pse jam shqiptar e para interesave te vendint tim nuk ve asgje, mendoj se nisma e GE eshte pozitive, pasi do ti tregoje qeverise, dhe administrates shqiptare se nuk mund te tallesh me parate e te tjereve.
Kur nje kompani e huaj, vjen, investon para ne baze te akordeve te nenshkruara me funksionaret me te larte te shtetit, e me pas qeveria jone nuk respekton angazhimet, eshte mese llogjike qe ka penalitete e fatkeqesisht keto jane ne kurriz te taksapaguesit shqiptar.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: General Electric hedh në gjyq qeverinë shqiptare

nuk eshte e nevojshme te kene nje kontrate te shkurar per te hapur nje "gjyq" ne nje dhome arbitrazhi.

gjyq mund te hapet edhe per mosrespektimin e nje premtimi apo gjysem premtimi apo nje keqkuptimi verbal apo cfare te duash ti.

Aq me teper nese ka nje marreveshje mirekuptimi apo nje parakontrate.

cfare ka ne dore GE ne kete rast?
 

Al-Punk

Still here
Re: General Electric hedh në gjyq qeverinë shqiptare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nese GE nuk ka nje kontrate nuk kishte se si te ngrinte padi, pasi se pari nuk ka gjykates te pranoje dosjen!
Ajo qe eshte shokuese eshte fakti se Shqiperia nuk ka nevoje per gjyqe te tilla, te cilat mund te evitoheshin.
Dhe pse jam shqiptar e para interesave te vendint tim nuk ve asgje, mendoj se nisma e GE eshte pozitive, pasi do ti tregoje qeverise, dhe administrates shqiptare se nuk mund te tallesh me parate e te tjereve.

[/ QUOTE ]

Faktikisht Qeveria Berisha i ka treguar GE qe nuk mund te shperdoroje parate e qytetareve per projekte Korporatash me shuma te fryra dhe qe rrisin me tej borxhin e Shtetit. Me ka ardhur ne maje te hundes me keto korporata qe dine vetem te zhvasin, te marrin leke me shume neper gjykata se ne fitimet e punes se tyre.
 

MLK

Primus registratum
Re: General Electric hedh në gjyq qeverinë shqiptare

Nuk po gjykoj faktin a eshte i vlefshm apo jo ky projekt, pasi per kete duhet te kesh dosjen, te jesh specialist i fushes, te kesh ber nje plan biznesi....
Ajo qe duhet nxjerre si konkluzion mendoj, eshte fakti qe nje marveshje apo kontrate e nenshkruar, te hap te drejta po njekohesisht dhe detyrime per te dyja palet.
Nese ish-kryeministri shqiptar apo qeveria e tij, kane nenshkruar marveshje ne menyre te rregullt, fajin se ka me GE qe do te zhvasi shqiptaret, po e ka ish-qeveria, e pergjegjesit duhen vene para drejtesise nese kan shkelur ligjin e jo duke prishur marveshjen e ligjeshme te nenshkruar ne emer te shtetit shqiptar, pasi ketu kemi te bejme me shkelje te marveshjes e detyrimisht ekspozohemi me penalitete.
 

MLK

Primus registratum
Re: General Electric hedh në gjyq qeverinë shqiptare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
nuk eshte e nevojshme te kene nje kontrate te shkurar per te hapur nje "gjyq" ne nje dhome arbitrazhi.

gjyq mund te hapet edhe per mosrespektimin e nje premtimi apo gjysem premtimi apo nje keqkuptimi verbal apo cfare te duash ti.

Aq me teper nese ka nje marreveshje mirekuptimi apo nje parakontrate.

cfare ka ne dore GE ne kete rast?

[/ QUOTE ]

GE po mbledh prova gjithashtu dhe per tenderin nderkombetar qe ka organizuar qveria shqiptare per interkonjeksionin -Elbasan-Tirane-Podgorice ku menyra si eshte zhvilluar tenderi le te qarte se eshte ber me prokurim te drejtperdrejte e ne mungese te plote te konkurences.
Pra qeveria aktuale shqiptare, nuk eshte se po anullon nje kontrate per te mbrojtur te drejtat e shqiptareve (ashtu si pretendon) por e anullon se nuk ka qen vet negociatore ne kete projekt e ndoshta bakshishet i ka mar tjeter kush /pf/images/graemlins/wink.gif
 

RediRock

Primus registratum
Re: General Electric hedh në gjyq qeverinë shqiptare

me cfare lexova me siper, duket sikur problemi qendron ne komunikimin. duket si GE nuk eshte e qarte me legjislacion shqiptar qe do ti jepte vlefshmerine kesaj kontrate. nqs kontrata nuk u miratua ne kuvend, atehere bazuar ne legjislacion shqiptar, ajo kontrate eshte e pavlefshme. GE, si cdo kompani tjeter madhore ne bote, kane avokate qe specializohen ne ligjin internacional. keta avokate e kane shume te qarte se kontrata quhet e vlefshme bazuar ne kriteret e vendit qe po paguan per sherbimet (ne kete rast trenin elektrik). qeveria shqiptare eshte brenda cdo te drejte ta anulloje kete kontrate nese nuk eshte aprovuar ne kuvend dhe nese nuk e shikon me te vlefshme. sme duket te kete lidhje ky muhabet fare me ndonje force politike dhe faktikisht duket si vendimi i duhur po te konsiderojme situaten ekonomike te vendit
 

MLK

Primus registratum
Re: General Electric hedh në gjyq qeverinë shqiptare

Harron te theksosh faktin, qe projekti nuk u prezantua kurre ne parlament, pra nuk eshte parlamenti ai qe nuk e aprovoi kontraten, por qeveria qe e la ne mes, pa e çuar deri ne fund proçeduren.
Pra kemi te bejm me shkelje te kontrates se nenshkruar.
Gjithesesi, nuk kemi dosjen e kontrates per te gjykuar, por duke qen se diçka e perafert me ka bere vaki dhe vet ne nje projekt, besoj me teper ne ato qe thuhen nga GE se sa nga qeveria shqiptare qe eshte e mbushur me njerez te papergjegjshem.
 

Eni_883

Primus registratum
Re: General Electric hedh në gjyq qeverinë shqiptare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
nuk eshte e nevojshme te kene nje kontrate te shkurar per te hapur nje "gjyq" ne nje dhome arbitrazhi.

gjyq mund te hapet edhe per mosrespektimin e nje premtimi apo gjysem premtimi apo nje keqkuptimi verbal apo cfare te duash ti.

Aq me teper nese ka nje marreveshje mirekuptimi apo nje parakontrate.

cfare ka ne dore GE ne kete rast?

[/ QUOTE ]

GE po mbledh prova gjithashtu dhe per tenderin nderkombetar qe ka organizuar qveria shqiptare per interkonjeksionin -Elbasan-Tirane-Podgorice ku menyra si eshte zhvilluar tenderi le te qarte se eshte ber me prokurim te drejtperdrejte e ne mungese te plote te konkurences.
Pra qeveria aktuale shqiptare, nuk eshte se po anullon nje kontrate per te mbrojtur te drejtat e shqiptareve (ashtu si pretendon) por e anullon se nuk ka qen vet negociatore ne kete projekt e ndoshta bakshishet i ka mar tjeter kush /pf/images/graemlins/wink.gif

[/ QUOTE ]

Meqenese e devijove muhabetin ne menyre alla shqiptare nga nje dege ne tjetren, na bej nje sqarim te vogel. Kur qenka bere ky tenderi nderkombetar per linjen Elbasan - Tirane - Podgorice pasi ky projekt eshte aq i madh sa nje pjese (Tirane - Podgorice) behet me vete, me fonde nga nje donator kurse pjese tjeter Elbasan - Tirane me tjeter donator dhe jane procedura te ndara. Dmth dhe tendera te vecanta per secilen pjese. /pf/images/graemlins/confused.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: General Electric hedh në gjyq qeverinë shqiptare

Nuk mendoj se devijova muhabetin, pasi shembullin ne fjale e solla per te treguar se qeveria shqiptare, Kesh, jane te lyer deri ne gryke me korrupsion, keshtu qe projekti i GE nuk u anullua per te mbrojtur te drejtat e popullit shqiptar, po se asnje nga pushtetaret aktuale nuk kishte te merte para per kete projekt, pasi çdo gje ishte negociuar me qeverine e mepareshme.

Sa per projektin e interkonjeksionit, eshte kryer ne maj qershor, dhe data u shty nga prilli qe ishte parashikuar ne fillim, 2 muaj me pas.

Edhe ky skandal do dali shume shpejt ne media dhe do shohim se sa e lufton qeveria aktuale korrupsionin.
 

MLK

Primus registratum
Re: General Electric hedh në gjyq qeverinë shqiptare

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Meqenese e devijove muhabetin ne menyre alla shqiptare nga nje dege ne tjetren, na bej nje sqarim te vogel. Kur qenka bere ky tenderi nderkombetar per linjen Elbasan - Tirane - Podgorice pasi ky projekt eshte aq i madh sa nje pjese (Tirane - Podgorice) behet me vete, me fonde nga nje donator kurse pjese tjeter Elbasan - Tirane me tjeter donator dhe jane procedura te ndara. Dmth dhe tendera te vecanta per secilen pjese. /pf/images/graemlins/confused.gif

[/ QUOTE ]

Tenderi eshte hapur ne fillim te muajit Maj 2006 dhe qe perpara se te hapej kam shkrojtur ne kete forum( http://www.albforumi.com/pf/showflat.php...e#Post412853597 )se "tenderi nderkombetar" i interkonjeksionit Elbasan-Tirane-Podgorice do te fitohet nga Siemens.
Pak e çuditeshme qe te deklarosh diçka te tille do thoni ju!
Dosja ishte bere aq flagrante e orientuar qe ta fitonte Siemens qe çdo kush qe njef sado pak kete fushe e kupton qe mban ere te ndyre korrupsioni /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top