“General Electric” hedh në gjyq qeverinë shqiptare

Kompania kërkon 20 mln USD dëmshpërblim
--------------------------------------------------------------------------------
Armando Meta
a.meta@gazetashqiptare.com
Kompania e njohur amerikane “General Electric” (GE), kërkon 20 milionë dollarë amerikan dëmshpërblim nga shteti shqiptarë, për kontratën e prishur nga ana e qeverisë shqiptare, për modernizimin e segmentit hekurudhor Tiranë- Durrës, ose siç njihet ndryshe në zhargonin e përditshëm dhe atë politik “treni elektrik”. Ky projekt kapte vlerën prej rreth 95 milionë dollarë.
Njoftimi për hapjen e gjyqit është bërë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit me qendër në Paris (Francë), pranë së cilës kompania “GE” ka depozituar edhe ankesën e saj. Projekti për modernizimin e segmentit hekurudhor Tiranë- Durrës, është miratuar nga ish- qeveria socialiste. Burime të rezervuara në Avokatinë e Shtetit, bën të ditur se në zyrat e tyre qeveria ka sjellë për shqyrtim padinë e ngritur nga kompania e njohur amerikane “GE”, për anulimin e kontratës në fjalë. Po cilat janë arsyet që kompania amerikane “GE” kërkon 20 milion dollarë dëmshpërblim? Sipas pretendimit të kësaj kompanie, qeveria shqiptare ka penguar angazhimin e mëtejshëm të kompanisë amerikane për të marrë pjesë në projekte të tjera në vendet e rajonit, pasi ajo priste të fillonte projektin në Shqipëri. Si pasojë e këtij mosangazhimi, kompanisë i është shkaktuar një dëm prej afro 20 milionë dollarësh. Përkthyer në terma tregtar pretendimi për një dëmshpërblim prej 20 milion USD, sipas kompanisë, përllogaritet si fitim i munguar.
Beteja ligjore
Beteja ligjore mes shtetit shqiptarë dhe kompanisë amerikane “GE” në këto momente mësohet se është ende në fazën e parë. Kjo fazë ka të bëjë me përzgjedhjen e tre gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë ankesën e kompanisë “GE”. Deri tani mësohet se janë zgjedhur 2 gjyqtarë, ndërkohë që pritet të përzgjidhet dhe i treti. Të tre gjyqtarët do të jenë të huaj. Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit mësohet se ka sjellë për momentin vetëm shkresën informuese për nisjen e procedimit, ndërsa materialet e tjera ankimuese të kompanisë “GE” do të dërgohen më pas. Shkaku se përse kompania amerikane “GE” e ka çuar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtarë, ka të bëj me faktin se qeveria “Berisha” nuk ka zbatuar kontratën mbi projektin e modernizmit të hekurudhës Tiranë- Durrës me degëzim edhe në Rinas. Avokatia e Shtetit, është institucioni i cili përfaqëson qeverinë shqiptare në çdo gjyq ndërkombëtarë. Burime të rezervuara nga Avokatia e Shtetit, bëjnë të ditur se çështja në fjalë i është besuar avokatit Avenir Peka.
Kuvendi
Ndërkaq zyrtarë të lartë të Avokatisë së Shtetit bëjnë të ditur se nga pala shqiptare nuk ka bërë asnjë shkelje sepse Kuvendi nuk e ka miratuar marrëveshjen për modernizimin e këtij segmenti hekurudhor. Ndonëse vendimi është marrë në qeveri, kontrata nuk është ratifikuar në Kuvend dhe për rrjedhim ajo nuk është e vlefshme. Zyrtarë të Kuvendit bën të ditur për “Gazetën” se, p/ligji mbi të ashtuquajturin “tren elektrik”, rreth një vit më parë erdhi deri në Kryesinë e Kuvendit për t’iu nënshtruar gjykimit të parlamentarëve në komisionin e ekonomisë dhe më pas për të kaluar në seancë plenare për miratim. Por ndonëse p/ligji u soll në Kryesinë e Kuvendit, ai rezultoi të mos ndjekë procedurën që ndiqet për p/ligjet në Kuvend. Ish- nënkryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë, Ridvan Bode, aktualisht ministër i Financave informoi rreth një vit më parë se p/ligji për modernizimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, erdhi në këtë komision, por ende pa filluar diskutimi për të, ai u tërhoq nga ana e ish- qeverisë “Nano”.
Rinegociimi
Ndonëse palët i janë drejtuar gjykatës, nuk përjashtohet mundësia edhe e ndonjë zgjidhje të ndërmjetme. Duke iu referuar asaj çfarë ndodhi me kontratën e shitjes së “Albtelekom”, ku me gjithë “hosanat” që kryeministri Berisha dhe ministrat e tij lëshuan ndaj privatizimit të Albtelekom, nuk përjashtohet mundësia që ashtu si me turqit e “Çalik” qeveria “Berisha” të rinegociojë edhe me përfaqësuesit e kompanisë “GE”. Por polemikat kanë dhe kostot e tyre, të paktën në planin politik, aq më shumë kur bëhet fjalë për një nga kompanitë më të fuqishme të SHBA dhe me reputacion të madh në botë, siç është “GE”.