“Autostrada e Kombit”, gati taksa për udhëtarët

Në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit tjetër, mjetet e transportit në rrugën e re Durrës –Kukës do të paguajnë taksë, e cila do të përdoret për mirëmbajtjen e saj. Lajmin e kanë pohuar burimet në Ministrinë e Transportit. Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) do të ketë gati raportin për dhënien me koncesion të rrugës Durrës-Kukës, brenda vjeshtës së këtij viti. Përfaqësuesja e iFC-së në Shqipëri, Elira Sakiqi, tha se pjesë e studimit janë tre ekipe vlerësimi për anën financiare, teknike dhe atë ligjore. Mirëmbajtja e rrugës së re do të jepet me koncesion. Procedura, sipas, Sakiqit do të jetë transparente dhe do të ftohen investitorë të huaj të rëndësishëm për të marrë pjesë në tender. Ajo tha se, kostot e mirëmbajtjes së rrugës do t’i paguajë konsumatori. Kjo është një praktikë e njohur në të gjitha vendet perëndimore dhe synimi është që, për shërbimin e ofruar të merret cilësia maksimale. Korporata Ndërkombëtare Financiare është pjesë e grupit të Bankës Botërore. Në 10 vitet e saj që operon në Shqipëri, iFC-ë ka investuar rreth 150 milionë euro në mbështetje të sektorit privat dhe publik. Ndërkohë që sipas planit të Ministrisë së Transportit, Kukësi dhe Tirana, duke përfshirë edhe rrugën e re Durrës–Kukës, do të jenë dy qytetet që duke nisur nga ky vit do të aplikojnë mirëmbajtjen e rrugëve nga kompanitë private. Burimet në Ministrinë e Transporteve njoftuan se projekti pilot do të përfshijë mirëmbajtjen e rreth 500 kilometrave rrugë nacionale, në rajonet e Tiranës dhe Kukësit. Në këtë projekt pilot përfshihet edhe rruga e re Durrës-Kukës, ku vetëm për mirëmbajtjen e tunelit llogaritet një kosto vjetore prej 1 milion dollarësh. Privatizimi i mirëmbajtjes së rrugëve është një projekt që mbështetet nga Banka Botërore dhe më vonë do të shtrihet në të gjithë vendin. Me ndërtimin e rrugëve të reja, kostoja totale e mirëmbajtjes në një vit llogaritet në më shumë se 45 milionë euro, sipas strategjisë kombëtare të transportit. Nga kjo shumë, rreth 25 milionë euro duhen për mirëmbajtjen e akseve nacionale dhe pjesa tjetër për mirëmbajtjen e rrjetit sekondar të rrugëve. Nga ana tjetër, rëndësia që merr mirëmbajtja e rrugëve në fonde po shoqërohet edhe me reforma në mirëmbajtjen e tyre. Ministria e Transportit do të përcaktojë modalitetet e standardeve të mirëmbajtjes rutinë dhe periodike me specifikimet teknike të përshtatshme, si dhe vlerësimet standarde të kostove. Në këtë kuadër do të hartohet manuali i mirëmbajtjes rrugore, si dokument politikash i drejtuar dhe i kontrolluar nga MPPTT. Kështu pritet të aplikohet përdorimi i kontraktorëve të vegjël për mirëmbajtjen rutinë dhe i kontraktorëve më të mëdhenj për mirëmbajtjen periodike. Konsulenti i Strategjisë kombëtare të transportit, Louis Berger vlerësoi koston e mirëmbajtjes së duhur të rrugëve në një shumë prej €45.2 milionësh që përfaqëson 1.2 % e GDP-së së vendit ose 4.0 % buxhetit kombëtar. Kjo është e lartë, por jo e tepërt. Konsulenti këshilloi se fondet për mirëmbajtjen e rrugëve mund të gjenerohen nga rritja e taksave për karburantet dhe automjetet. Në një kohë më të gjatë, kur të gjitha rrugët kanë arritur një gjendje të mirëmbajtshme, një shumë prej 90 milionë eurosh do të ishte e nevojshme për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve. Konsulenti parashikoi se andej nga 2023-shi, parku i automjeteve do të kalojë një milionët dhe konsumi do të arrijë 1.7 miliardët e litrave të naftës dhe benzinës në një vit. E njëjta rritje e taksave mund të krijojë rreth 133 milionë euro në atë vit dhe do të jenë më se të mjaftueshme, për të gjetur burimet e nevojshme për të mbuluar nevojat për financimet në një kohë të gjatë të mirëmbajtjes rrugore. Fondi i Rrugëve shihet si një alternativë, por jo e zgjidhjes përfundimtare të problemit.
 

Hank

Valoris scriptorum
1 milion $ per te mirembajtur tunelin ne vit?
Ore u ka ikur truri ketyre?
Me 1 milion dollare ne 10 vjet, e hapimmalin me dysh dhe nuk shpenzojme me.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Po jo mer jooo se nuk kushton 1 milion....500 mije jane per me mirmbajt tunelin e 500 mije jane per te mirmbajt ata qe do vene taksat! :D
Kush u tha me bo tunel iher? :D

Ene pak ene robt kan me fillu me ec ne kembe per sa do arrije nafta! Kemi per te dhene kontributin me te madh ne uljen e depozitave te CO2 ne ajer :D
 

Sweety el

Locus omnem
eshte me mire ecja ne kembe sepse mbajme trupin ne forme......edhe ulim perqindjen e co2 ne ajer ....:D
 
Top