“ËSHTË MË MIRË TË VUASH SE TË MBETESH I PA NDËSHKU

atman

Forumium maestatis
“ËSHTË MË MIRË TË VUASH SE TË MBETESH I PA NDËSHKU

Mendoj se ia vlen të diskutohet kjo thënie e Gorgjias:
“ËSHTË MË MIRË TË VUASH SE TË MBETESH I PA NDËSHKUAR”.
Ndryshe:
A është më mirë të vuash në rast se ke bërë një faj, pra të vuash dënimin ose ndëshkimin, si meritë, apo është më mirë t’ia nënështrosh jetën tënde këtij faji duke e pranuar me vetëdije (nëse është sajim fund e krye ndërgjegjësor), mundësinë e shndërimit, në një ose në çdo ndërkohë, në përndjekës, ndryshe torturë? Këtu kemi një dilemë e cila parashtron dy zgjidhje: Njëra përcakton vitet e dënimit, tjetra vazhdimësinë e jetës.
Problem tek e para është fakti, tashmë i verifikuar; të qenit i paragjykuar. Nëse ndëshkohesh për një dënim dhe e kryen atë, paskësaj nuk trajtohesh si para dënimit, por si dikush që ke kaluar rrathët e Ferrit, ke bërë dizinfektimin në Purgator, e megjithatë nuk meriton “parajsën”. Përse? A nuk është ky një faktor që e shtyn tjetrin të bëhet një Mohës (pa vlera) para vetvetes, (gjë që e di vetëm ai) vetëm e vetëm sepse shoqëria pëlqen të shtiret si një Pohës (me vlera)? Atëhere përse lipset një diçka e tillë e cila merr trajta hipokrizie?
Nëse bën një faj për të cilin duhet të ndëshkohesh, ku qëndron ndryshimi i vuajtjes?
Pse duhet të zgjedhësh njërën vuajtje në vend të tjetrës?
Ku qëndron ndryshimi midis një Tirani që e ushtron dhunën nëpërmjet pushtetit dhe një njeriu çfardo? Përse i pari e ka të ligjëshme dhunën, ndërsa i dyti ndëshkohet? Përse të parin(duke e xhveshur megjithatë) nuk e vret ndërgjegjja dhe të dytin duhet ta vrasë?
 

L0LA

Primus registratum
Re: “ËSHTË MË MIRË TË VUASH SE TË MBETESH I PA NDËSHKU

Me pelqen kjo teme. Tirani e ka te ligjshme dhunen sepse e ka kriju vet ligjin ose me sakte e kane krijuar institucionet qe jane uzurpuar nga Tirani dhe qe punojne per Tiranin. Zakonisht Tiranet jane ne nje fare menyre Sociopat/psikopat varet nga ca pikepamje i shef dhe i vlereson. Pikerisht sepse nuk kane ndergjegje keta lloj njerezish quhen te tille. Vuajtja e denimit nuk e ben njeriun me te mire ne fakt ne shume raste e ben me te keq. Burgjet zakonisht jane me keq se sa mos ti ndeshkosh robt fare. eshte si rreth vicioz( damned if you do damned if you don't)Ndeshkimi eshte i tille. Per mendimin ndeshkimi nuk punon mire keshtu qe duhet te gjejme nje menyre tjeter. Se si ta zgjidhim ket problem nuk e di. Ju si mendoni?
 

atman

Forumium maestatis
Re: “ËSHTË MË MIRË TË VUASH SE TË MBETESH I PA NDËSHKU

Tirani; përse duhet të jetë patjetër një lloj psikopati?
Është duhuri, të qenët i “lojtur” nga trutë për të qenë edhe tiran? Ky lloj shpjegimi buron nga Platoni që e shikon tiraninë te drejtues të cilët tejkalojnë në sjelljen e tyre, dmth ata që ekzagjerojnë.
Është e thënë, psh, që tirani të jetë i tillë sepse i jepet kjo mundësi, apo i krijon kushtet për të qenë i tillë, e shprehur si mundësi për të bërë ligjet? Ndryshime në favor të egos, ose politikës që ka ndërmend të ndjekë.
Përse, tirania nuk mund të shfaqet apo ndërtohet mbi bazën e ligjeve ekzistuese?
Te fundit, nëse Tirani vjen në pushtet, cili është roli i masës? Nëse masa e sjell në pushtet, cila është përgjegjësia e saj, dua të them, se ç’pjesë përgjegjësie i takon asaj nga kjo mënyrë të drejtuari tiranike? Kjo masë vuan vetëm pjesën e saj, si psh “marr kaq përqind fitim sepse kaq kam investuar”, apo më shumë? Në këtë pikë mund të lindë një dyshim i legjitimuar, psh që tirania nuk është thjesht individuale, por edhe grup që dhunon një grup tjetër. Ose kemi një masë tashmë të “penduar”.
Nëse tirani është një psikopat, dmth njeri i ç’rregullt, atëhere përse masa e zgjedh? Nuk arrin ta kuptojë, apo këta lloj njerzish kanë prirje të tilla që tejkalojnë në masë masën? Pra, e kundërta në vend që të jenë demencialë, janë inteligjentë përtej normales. Kuptojnë psh se masën ka vetëm një mënyrë për ta eksituar, të ekzagjerosh.
Mendimi i këndvështrimit....qëndron dhe jo. Hobbes ka thënë se nuk ka ndryshim midis tiranit, mbretit, monarkut edhe pse zakonisht tiran quhet një mbret i degjeneruar, i deformuar, i keq. Ndryshimi është në gjykimin e njerve. (sa është i vërtetë ky mendim)?
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: “ËSHTË MË MIRË TË VUASH SE TË MBETESH I PA NDËSHKU

Te vuash...por jo per mend...por nga vuajtja meson dicka.E gjerat qe dhembin zakonisht kan vler morale.Ja vlen se sa te jetosh nje jet boshe...
 

gangsterja

Primus registratum
Edhe vuajtja ndeshkim eshte,nga vete perendia.Ndeshkimi me i madh per njeriun eshte te humbase ate qe deshiron ne kete jete dhe te vuaje per te.
 

mirdita

Papirus rex
Por vuajtja esht ndeshkim nga jeta,sepse jeta nje dit na ben te lumtur e nje dit te pikelluar
 
Top