SNAP
Papirus rex

Nëse keni menduar që lëndimi emocional pas ndarjes nuk është real, e keni gabim. Dhembja emocionale djeg sikur zjarri, vërtet është kështu.
Çdo femër dhe mashkull, të cilëve ndonjëherë u janë thyer zemrat, e di që ndarja është gjë shumë e dhimbshme , ndërkaq tani është publikuar edhe hulumtimi i cili e konfirmon edhe saktë se sa është e dhembshme kur dikush na braktis papritur,transmeton /Telegrafi.
Hulumtimi që është botuar në Los Angeles Times ka zbuluar që truri ynë nuk bën dallim midis dhembjes psikike dhe asaj fizike, gjë që do të thotë, kur dikush na braktis, vërtet ndiejmë dhembje e cila mund të krahasohet me dhembjen fizike.. /Telegrafi/
Si t’i bësh ballë?
Mbase e ke dëgjuar shprehjen: koha shëron çdo plagë. Në fillim kur ndahesh, këto mund të tingëllojnë fjalë boshe. Kjo ndodh ngaqë koha është veç një pjesë e zgjidhjes. Le ta ilustrojmë: kur çahesh, me kalimin e kohës plaga do të të mbyllet, por tani të dhemb. Duhet ta ndalosh gjakrrjedhjen dhe të lehtësosh dhembjen. Gjithashtu duhet ta mbrosh që të mos të infektohet. Njësoj ndodh edhe me plagën emocionale. Tani për tani të dhemb. Por mund të bësh disa gjëra që ta lehtësosh dhembjen dhe të mos e lejosh vrerin të ta infektojë plagën. Koha do të bëjë të sajën, por si mund të bësh ti pjesën tënde?
Zëre kohën me veprimtari. Mos hiq dorë nga gjërat që të pëlqejnë. Tani më shumë se kurrë
mos u veço nga të tjerët. Po të shoqërohesh me ata që interesohen për ty, do të përqendrohesh në gjëra pozitive, ushtrimet vizike ecja ne natyre te ben mire per kete situate. Mos ta lejosh veten te biesh pre e alkolit.
Koha të ndihmon t’i shohësh gjërat më qartë. Me kalimin e kohës, emocionet nuk janë më aq të forta, kështu që e sheh situatën me kthjelltësi dhe ndien se më e keqja ka kaluar. Gjithashtu, arrin të kuptosh më mirë se kush je dhe çfarë do të të pëlqente tani te një partner/e, si edhe nga se të ruhesh që të mos biesh në të njëjtën situatë në të ardhmen.
Last edited: