Ëndrra është qëllimi im!!!

vlera

Primus registratum
Ëndrra është qëllimi im!!!

Kete teme do e hap me nje thenje te humanistit, diplomatit dhe shkenctarit norvegjez Fridtjof Nasen:

Endrrat e larta permbi re nuk kane asnje vlere, nese ato nuk vihen ne pune(veprim).
(De højeste drømme over skyer har ingen værdi, hvis de ikke fører til handling)

Kur njeriu enderron qe te arrij nje qellim ne jeten e tij ne kete enderr ekziston nje energji e pabesueshme qe te beje realizimin e asaj enderre. Kur disa njerez nuk guxojne qe te japin dicka per ndonje fushe te caktuar, duket se ata dorezohen, jane indiferent apo me se aferti mohues te vete jetes. Nese kjo energji e lartepermendur nuk shrytezohet atehere ne jemi qenje pasive dhe te lodhura dhe koha jone humbet kot.
Mendoj se enderra eshte nje deshire , kur shpresohet qe ajo te realizohet ne realitet. Qe enderra te behet realitet nuk kerkohet talenti por besimi ne vetevete. Enderra per te arrit nje qellim eshte sikurse nje loje pusle kur nga pjeset e saj formohet nje foto. Por ndodhe shume shpesh edhe pse tek ne nuk mungon vullneti qe te realizojm nje enderr, ajo nuk mund te realizohet. Mendoj mosrealizimi i enderrave nuk do te thote humbje, pra ne nuk kemi humb nese enderra jone nuk eshte realizuar, por kemi humb atehere kur nuk provojme qe te arrijme ato. E shume here kur endrrat nuk realizohen humbim edhe shpresat dhe endrrat i leme ne harrese. Mendoj se kur njeriu humb shpresen, humb ne te njejten kohe edhe fuqine. Shpresa eshte nje rrezikim neper te cilen njeriu eshte e domosdoshme qe te vrapoje, prandaj skemi shance tjeter nese duam te arrijme qellimin, duhet shfrytezuar kete!

Po ju cfare mendoni?!
 

vlera

Primus registratum
Re: Ëndrra është qëllimi im!!!

Fillimisht postuar nga Betina:
[qb] Kete teme do e hap me nje thenje te humanistit, diplomatit dhe shkenctarit norvegjez Fridtjof Nasen:

Endrrat e larta permbi re nuk kane asnje vlere, nese ato nuk vihen ne pune(veprim).
(De højeste drømme over skyer har ingen værdi, hvis de ikke fører til handling)

Kur njeriu enderron qe te arrij nje qellim ne jeten e tij ne kete enderr ekziston nje energji e pabesueshme qe te beje realizimin e asaj enderre. Kur disa njerez nuk guxojne qe te japin dicka per ndonje fushe te caktuar, duket se ata dorezohen, jane indiferent apo me se aferti mohues te vete jetes. Nese kjo energji e lartepermendur nuk shrytezohet atehere ne jemi qenje pasive dhe te lodhura dhe koha jone humbet kot.
Mendoj se enderra eshte nje deshire , kur shpresohet qe ajo te realizohet ne realitet. Qe enderra te behet realitet nuk kerkohet talenti por besimi ne vetevete. Enderra per te arrit nje qellim eshte sikurse nje loje pusle kur nga pjeset e saj formohet nje foto. Por ndodhe shume shpesh edhe pse tek ne nuk mungon vullneti qe te realizojm nje enderr, ajo nuk mund te realizohet. Mendoj mosrealizimi i enderrave nuk do te thote humbje, pra ne nuk kemi humb nese enderra jone nuk eshte realizuar, por kemi humb atehere kur nuk provojme qe te arrijme ato. E shume here kur endrrat nuk realizohen humbim edhe shpresat dhe endrrat i leme ne harrese. Mendoj se kur njeriu humb shpresen, humb ne te njejten kohe edhe fuqine. Shpresa eshte nje rrezikim neper te cilen njeriu eshte e domosdoshme qe te vrapoje, prandaj skemi shance tjeter nese duam te arrijme qellimin, duhet shfrytezuar kete!

Po ju cfare mendoni?! [/qb]
Qe temes ti jap nje drejtim dua qe te shtjelloj ca pyetje:
1 Sa ndikon gjendja ekenomike ne enderrat tek nje njeriu?
2. Sa ka mundesi sot nje i ri shqiptar qe te realizoj enderren e tij?
3. Cilat jane sot endrrat e rinis shqiptare?
4. Po endrra juaj cila eshte?
 

regele

Forumium maestatis
Re: Ëndrra është qëllimi im!!!

Ti me siguri qe studion sociologji! Nga na e gjete kete pyetje, megjithate mua me pelqeu, prandaj po te pergjigjem!
1. Gjendja ekonomike e nje njeriu nuk ndikon dhe aq shume tek realizimi i enderrave te tij! Kjo varet dhe nga cfare enderron njeriu!
2. I riu i ka te gjitha mundesite te realizoje endrren e tij! Megjithate, varet nga i riu sa do qe ta realizoje ate!
3. Nuk mund te flas ne emer te rinise shqiptare! Edhe ti e re si puna jone je, apo jo?
4. Endrren time do te ta them kur te zgjohem! Tani po punoj qe ta realizoj! Me shume se kaq s'te them dot, eshte ceshtje personale!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Ëndrra është qëllimi im!!!

Regele me sa kuptova ma lart bahet fjal se a ndikon gjendja ekonomike ne krijimin e endrrave dhe jo aq ne realizimin e tyne.Nks asht ashtu besoj se po.Po t'kemi parasysh faktin se per shkak te gjendjes se keqe ekonomike shum shqiptar kan endrru apo deshiru me çdo kusht nji permysje te shprejt te ktij realiteti duke u perball me situata shum ma vshtira e rrezikshme del se po.N'pergjithsi menoj se lidhet shum me situatat ne te cilat formohet nje person.Psh nks lind e rritet nen okupim,te shumte jan ata qe endrrojne te jen lufetar per lirin e vendit.Ose te rritunit mes nje ambienti muzikantesh,sportistash apo intelektualesh endrrojne te bahen si prinderit etj.
 
Top