Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Kondrapedali

Kondrapedali
Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Nuk e di se çfarë roli luan inteligjenca (përjashto politikanët) shqiptare në situatën e krijuar në Shqipëri. A ndahet edhe ajo në kampe apo mban një qëndrim të distancuar nga politika? A e ka pushtuar totalisht korrupsioni edhe inteligjencën apo ka akoma shpresë se diçka e mirë mund të dalë prej saj?
Me këtë temë dua që të shohim se sa shpresa i kanë mbetur Shqipërisë për tu rimëkëmbur. Ju lutem të diskutojmë pa provokime e pa fyerje!
P.S. Inteligjenca shqiptare ndodhet brenda dhe jashtë Shqipërisë!
booki.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

qe te merremi vesh me mire, fillo me perkufizimin e "inteligjences"
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Hap fjalorin Shqip-Shqip dhe nga ajo kategori hiq ata që i janë futur politikës (pasi rolin e tyre e dimë pak a shumë)!
thumbsup.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

meqense e hape ti kete teme, mendoj se kam te drejte te te kerkoj te sqarosh kuptimin e nje termi te perdorur

Nuk me duket kerkese e tepert
shrug.gif


Cfare kupton ti me "inteligjence"
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Meqë po insiston: Klasa e intelektualëve, ajo klasë që mund të ndryshojë situatën në Shqipëri, ajo klasë që mund të angazhohet në politikë nesër, ajo klasë që dijet e saj nuk i ka marrë klubeve, pra të gjithë ata që janë në gjendje të analizojnë e të zgjidhin të gjitha situatat pamvarësisht në kanë mbaruar për politikë apo për ndërtim!!!). <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

bera mire qe pyeta ne fakt <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />

une kisha kutuar se kerkoje vetem ata persona qe jane larg politikes

Ndersa nga sqarimi yt kuptova se te intereson klasa politike potenciale e shqiperise.


per mendimin tim (modest) kjo klase duhet te kaloje ne disa faza perpara se te jete afte te ofroje alternativa te vetat (se per kete behet fjale me duket - pastaj varet nga populli nese i pranon alternativat me voten e vet).

1- ndergjegjesimi mbi problemet qe kalon vendi
2- ndergjegjesimi mbi nevojen e analizes se problemeveve dhe nevojen e identifikimit te fajeve dhe te zgjidhjeve te mundshme perpara se te fajtoreve dhe gjykimit te tyre
3- zhvillimi i aftesise per te analizuar dhe per te vene ne dyshim perfundimet nepermjet diskutimeve
4- identifikimi i problemeve dhe hartimi i strategjive per zgjidhjen e tyre
5- identifikimi i nje grupi personash qe kane vizion te njejte apo te ngjashem
6- ndergjegjesimi nbi nevojen e komunikimit te vizionit e strategjise ne elektorat dhe i nevojes per te bindur realisht elektoratin qe te mbeshtese ate propozim jo vetem me ane te votes por edhe nepermjet aplikimit te atij vizioni ne jeten e perditshme
7- hartimi i nje strategjie komunikimi me elektoratin (perfshi feedback) dhe ndergjegjesimi i mbijeteses se ketij komunikimi edhe pas fushatave elektorale.

MBI TE GJITHA
ndergjegjesimi mbi menyren e vezhgimit te ambientit politik
DUHET TE JETE DINAMIK E JO STATIK

dinamik, do te thote se duhet te marret parasysh fakti se realiteti ndryshon vazhdimisht dhe ate bejme edhe ne me mendimet e veprimet tona.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

ne fakt, gjithcka varet nga kuptimi qe i japin termit "inteligjenca".

Le te perpiqemi t'i japim nje kuptin

mora kete nga nje site italisht

Intellettuale s.m. All'inizio vi fu il " philosophe ", termine fatto circolare all'alba del XVIII secolo in forma manoscritta e anonima grazie a un breve trattato, attribuito in seguito al linguista Du Marsais. La contiguità-continuità tra il secolo dei Lumi e il nostro dovette apparire evidente se il titolo del testo di d'Alembert Essai sur la sociètè des gens de lettres et des grands (1753) fu tradotto in italiano nel 1977, dall'editore Einaudi, con stridente anacronismo, e insieme con innegabile efficacia, Saggio sui rapporti tra intellettuali e potenti . I temi erano del resto già quelli che ci hanno a lungo assediato. I philosophes (o gens de lettres ) erano infatti, per d'Alembert, il prodotto, orgogliosamente autonomizzatosi, dell'affermarsi dell'opinione pubblica: non erano nè semplici eruditi nè semplici militanti, ma un impasto che escludeva la torre d'avorio così come l'impegno acritico, prevedendo, contemporaneamente, l'autonomia della cultura e il contatto permanente con politica e società.
Fu poi la volta - nel 1794 - del " Gelehrte " di Fichte e della sua missione.
Lungo e accidentato fu però il percorso del termine "intellettuale". Presente (" intellectual "), con qualche risvolto ironico, in Byron (1813), e, più seriosamente, in Ruskin (1847), ma anche (" intellectuel ") in Saint-Simon (1820) e in Maupassant (1879), per tutto il secolo XIX fu usato pochissimo e senza mai uscire dal significato generico di "uomo di cultura", laddove il suo significato novecentesco, erede in questo del philosophe , costituisce il personaggio in "gruppo" (per "intellettuale" s'intendono cioè "gli intellettuali") e lo collega non solo alla cultura, ma alla società. Un semplice "dotto" non è cioè, nel XX secolo, un "intellettuale". Negli anni sessanta del XIX secolo, tuttavia, il poco noto scrittore russo Boborykin coniò il termine " intelligencija ", gravido di destino e reso subito popolare, nonchè diffuso all'estero, da Turgenev.
La parola esplose però nel 1898 in francese, grazie al Manifeste des intellectuels , steso a favore della causa del capitano Dreyfus: pare che sia stata suggerita da Clemenceau. Da allora non venne più abbandonata, anche se il carattere elitario ed "eroico" della funzione, rispetto all'epoca di Voltaire, era già declinante. La parola significativamente nasceva mentre la cosa si diffondeva nella microfisica dei saperi, si sgretolava, si professionalizzava, si specializzava, certamente si democratizzava, ma altrettanto certamente si massificava. Con gli intellettuali , generalmente democratici, nacquero allora gli anti-intellettuali , generalmente, almeno in Europa, conservatori o reazionari. Ma non sempre. In Italia, dove la parola arrivò tardi, fu diffusa dal Manifesto degli intellettuali fascisti di Gentile (1925). Croce non l'amò. Mussolini si dichiarò, nel 1932, "anti-intellettuale". Gramsci, e ancor più i gramsciani degli anni cinquanta, ne fecero un frequentatissimo e dibattutissimo caposaldo dell'italo-marxismo. Quel dibattito sembra, come gli "intellettuali", senza rimpianti esaurito. Resiste solo, rancorosamente rovesciato, nel risentimento di alcuni "anti-intellettuali" che non si sono accorti che non solo non esiste più il loro idolo polemico, ma neppure il mulino a vento che lo trasforma in miraggio.

Bruno Bongiovanni
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

An intellectual is a person who uses his or her intellect to study, reflect, and speculate on a variety of different ideas. In some contexts, especially journalistic speech, intellectual often refers to academics, generally in the humanities, especially philosophy, who speak about various issues of social or political import. These are so-called public intellectuals — in effect communicators.

http://en.wikipedia.org/wiki/Intellectual

Një intelektual është një person që përdor intelektin e tij për të studiuar, analizuar, dhe për të spekuluar (dhënë mendime) mbi ide të ndryshme. Në contekste të tjera sidomos, veçanërisht në gjuhën gazetareske, intelektual merr shpesh kuptimin e një akademiku, përgjithësisht në shkencat shoqërore, veçanërisht në filozofi, io cili flet mbi çështje të ndryshme me rëndësi shoqërore apo politike. Këta janë të ashtuquajtur intelektualë - në të vërtetë komunikues.

Ky është definicioni i inteligjencës që kisha parasysh. Grup njerëzish që përdor intelektin e tij për të studiuar, analizuar, dhe për të spekuluar (dhënë mendime) mbi ide të ndryshme.
wave.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

inteligjencen pak a shume e kuptojne te gjithe si intelektualizem, dmth njerez me aftesi per te kuptuar se ç'ndodh rreth tyre.

intelektualet kane patur dhe kane vetem forcen e fjales, te shembujve dhe ilustrimit sa me te qarte te fenomeneve shoqerore e politike shqetesues. aftesia e tyre per te shprehur thjeshte e kuptueshem ngjarjet ne vend i ben kta njerez te afte per te sensibilizuar popullin. keshtu shkrimtaret, humoristet, opinjonistet, organizatat studentore dhe sindakaliste etj etj kane pak a shume kte funksjon.

ne shqiperi? ne vija te trasha pak a shume i dime se kush jane: Kadare, organizata Mjaft dhe humoristet. influencen e kane natyrshem te ndryshme mbi shoqerine. per here te pare Mjaft ka "rekrutuar" njerez jo ne menyre partiake ne protesta. dhe ky eshte nje hap per te dale nga bataku.

emisjonet e ndryshme tip Fiks Fare, jane force e madhe per nxjerrjen nga bataku. duke dashur fitim dhe sa me shume publik, nxjerrin ne pah fenomene qe shqiptareve u interesojne me ane te satires. ne kte menyre publiku edukohet ne nje fare menyre, modelon sjelljen politike-shoqerore sipas reagimit qe i ngjall nje informacjon i dhene ne menyre satirike nga kto lloj emisjonesh.
akoma trajtimi neper Talk Show-et qe jane hapur i tematikave shqetesuese ne Shqiperi, influencojne goxha publikun. dhe politikanet heret a vone kane per ta vene re ndryshimin ne mentalitetin shqiptar. por duhet kohe.....
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

gene


Me pelqen qe diskuton me inteligjence dhe pasterti.

Por anashkalon dy gjera te rendesishme me llogjiken tende te emanzipuar.

1.

Fjale e urte:
"Zagari plak, nuk mund te mesoj me, se si te kap gjahun"

D.m.th.

Ata qe kane studiuar dhe punuar nen diktaturen e Hoxhes, jane te paafte ti ikin asaj metode pune dhe te menduari.
Ata per te mbijetuar ne diktature kane marre vese shume te uleta:
Pabesi,servilizem deri ne peshtirosje ndaj eproreve, arrogant ndaj vartesve, mbrojtje e interesave personale me cdo cmim deri edhe me burgosjen apo vdekjen e cdo personi tjeter,vjedhje,imoralitet,etj,etj.

2.

Kush studioj mbas 90 dhe ka kulture bashkkohore,ai eshte i pazoti te hahet me ujqerit e grupit 1.
p.sh.Dritan Prifti ka mbaruar me rrezultate te shkelqyera ne Haward.Tani ka frike per jeten e tij apo te familjes se tij.

Dhe me kryesorja eshte se populli yne i cnderuar nga diktatura per 50 vjet, njerezit qe i perkasin grupit 2 i sheh si gjynafqare te cileve ju ka ndodhur nje fatkeqesi,pra qe ju ka ikur bleta.
Grupin 1 duan ata.
Ata jane bijte e vertete te tijet. Ata kane trasheguar "vlerat" e tij.

Shih "eliten" Shqiptare.
Kush ishin, kush jane dhe cfar po bejne.
Nuk ka shqiptar qe te mos i shoh me zili.
Qofte qafleshin me zinxhir floriri,kapoja i putanave apo drogshitesi.
Qofte prostituten e greqise.
Qofte ministrin qe vjedh tenderin e Abetareve.


Nuk e di.
Por cdo dite dhe me teper,me shtohet bindja se edhe per nja 30 vjet nuk do dalim dot nga ky batak.

Zoti dashte dhe e kam gabim.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Inteligjenca ka marre rolin e injorances <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

isak

nje molle e shendoshe ne mes te molleve te kalbura ...

per kete arsye une vashdoj te kembengul se eshte i nevjshem nje organizim i fuqishem jashte politikes aktuale

Nje klase e re politike (edhe me mendime e strategji te kunderta por te moderuar dhe pragmatike) qe te prese cdo ure me politiken e vjeter, qe te dale nga vizioni i te keqes me te vogel,persona qe te mbeshtesin fuqimisht njeri tjetrin ne krijimin e kesaj klase edhe nese kane mendime te ndryshe(edhe nese do te jene kundershtare ne politiken e re), nje klase e re politike qe te terheqe drejt vetes vemendjen e elektoratit (te gjithe elektoratit - te qendres se majte apo te djathte).

KETE KA NE DORE TE BEJE POPULLI (me ide, kembengulje dhe vote)

mendo krijimin e nje qyeteti te ri larg atij te vjetrit me rruge te reja qe nuk kalojne fare nga i vjerti - qyteti i vjeter humbet cdo rendesi
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

gene

Jam dakort me cdo fjale tenden,por...

E zeme se kjo alternative e re u krijua dhe ka dale per fushate elktorale jashte Tirane.
Ne mes te mbledhjes me simpatizantet tone te urte, te kulturuar,njerzor vjen te futet kafsha
XY (ne prani te shefit te komisariatit qe i vjen era raki dhe hurdhra) dhe pasi te ka permbysur tavolinen te jep ultimatumin, qe per 5 minuta te zhdukesh nga qyteti i tij se per ndryshe nuk shkon dot me i gjalle ne Tirane.
Cfar do bejme?
Kush do na mbroje?
Rruget ligjore jane te mbyllura.Ata qe kane pushtetin sigurisht qe do ta pergenjeshtrojne kete fakt.
Po ikem nga ai qytet, qytetaret e humben besimin tek ne ,sepse ai qe nuk i del dot vetes zot, nuk mund ti dal dot Shqiperise.

Te pranojme sfiden dhe te fillojme luften me ate kiminelin qe na sfidoj,ose do na fusin ne burg ujqerit qe kane pushtetin,ose edhe me keq ne u beme si ata, ujqer.

P.sh.
1
Ne 1997 Fatos Nano donte te shkonte ne Mirdite per fushate elektorale.
Ne Mamurras i presin rrugen e vetme nacionale Tirane -Veri ca pasues te PD. E detyrojne qe te
kthehet mbrapsh.
Dy dite me vone,dy personat qe kishin organizuar kete gje u gjenden me nga nje plumb ne koke.
Qe ateher Fatos Nano kalon ne ate qytet si ti doj qeifi.

2
Ne Tropoje Ylli Haklaj e perze dr.Sali Berishen nga vendlindja,ku kishte vajtur per miting.
Thone qe dr.Berisha paska thene qe, une nuk do iki ne Tirane pa te marre gjall apo te vdekur Ylli Haklajn.

Nje vit me vone, Azem Hajdari ishte vrare.
Haklajt dhe miqte e tyre pothuajse u shuan.
Ka mbetur vetem nje vella, ditet e te cilit jane te numeruara.


Eshte e veshtire qe te permbysesh nje epoke, pa derdhur gjak.

Une gjak nuk do te derdh.

Isha gati ne Dhjetor te 1990 te jepja edhe jeten.
Zoti desh dhe nuk na vrane.

Sot kur shoh se prostituta e Greqise e ka bere Shqiprine ciflig te sajin dhe kur nje cope mishi e dhjamosur e ben kazan plerash te Italise,me vjen turp qe desh u flijova per kete.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Është tepër interesant fakti që kur flasim për inteligjencën i referohemi shpesh artistëve, shkrimtarëve (atyre që e kanë një podium nga mund të flasin e të dëgjohen) por rrallë pjesës tjetër (më të madhe) të inteligjencës, inxhinierëve, arkitektëve, fizikantëve, matematikanëve, kimistëve, elektronikëve, etj. të cilët sjellin këndvështrime të ndryshme përsa i përket problemeve të ndryshme të jetës shqiptare. Kjo kategori e inteligjencës ka veçorinë që këto probleme ti shohë me syrin praktik dhe të japë zgjidhje të thjeshta e funksionale (ndryshe nga politikanët që kanë tendencë ti tjerrin e ngatërrojnë gjërat) duke e kufizuar estetikën e artistiken e problemeve në shpirtin e tyre artistik!

Atëherë, a nuk është pikërisht kjo gjë për të cilën ka nevojë Shqipëria, zgjidhje të tjeshta dhe funksionale? A nuk duhet afruar më shumë kjo pjesë e inteligjencës në politikën aktuale shqiptare? A nuk mundet kjo pjesë e madhe dhe e shëndoshë e inteligjencës që një ditë edhe të udhëheqi vendin?
shrug.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Pse plako pak inteligjencie shqiptare ka sot ne politike???
wave.gif
 

bona

Primus registratum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Kondrapedal

ne c'shtet te botes udheheqin inxhinieret e fizikantet?

psh. albert anshtajni a kishte naj detyre me udheheq meqe ishte me i zgjuti?

une e di se duhen avocatet e ekonomistet apo financieret.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Prandaj bota është aty ku është Bona! Kjo pjesë e inteligjencës për të cilën po të flas nuk injeh parimet se si t'ia fusësh tjetrit, parime të cilat i mësojnë në shkollë avokatët apo ekonomistët. Për më tepër unë nuk po them që këta të fundit ti eliminojmë fare, unë po them që të ketë më shumë larmi inteligjenca e angazhuar në politikën shqiptare!
wave.gif
 

bona

Primus registratum
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Kondrapedal

Ti thua prandaj esthe bota atje ku esthe.. e ke fjalen qe esthe keq?

i dashur te jesh financier i mire apo ekonomist i mire po flas per ato te mirefilltit jane matematicien te mire dhe avocatet qe zbatojen ligjet duhen so s'ka ndonje gje gabim.

dhe ate qe the qe ekonomistet mesojne ne shkolle te mashtrojne shikoje dhe nje here se nuk esthe ashtu: s'fillon mesimi "sot studente do t'ju mesojme si te mashtroni"

gjithashtu nuk mund te besh jurine e Nobel prize te komandoje boten se edhe nje studim shkencor qe behet duhen paret e atyne ekonomistave e avocateve te drejtojne dhe jane te "qelbet" qe te vazhdoje shkenca.....apo te aplicohen ato qe zbulojne ata
so duhet nje bashkpunim ne fund te fundit jo hiq te "poshtrit" e ve shkenctaret.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ç'rol po luan inteligjenca shqiptare për të dalë nga bataku?

Bona, mos merr për kot mi rrush! Edhe unë atë gjë po të them. Vetëm se ekonomistë nuk nxjerrin pare por i menaxhojnë ato. Janë ata shkencëtarët dhe punëtorët që i nxjerrin paret! Dhe ekonomistët dhe avokatët mësojnë se si t'ia fusin tjetrit (njëri thotë që është e drejtë tjetri thotë jo, njëri thotë që paguaj shumë taksa tjetri thotë jo).
Kjo nuk është ofendim dhe nuk kam thënë ti përjashtojmë. Të lutem mos u mundo të lexosh ndërmjet linjave se nuk mundesh! <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
 
Top