Ç'mendim keni per Kosovaret

Moonlight85

Forumium maestatis
une mendoj se Shqiperia vuan per mend e kokes, kjo u pa kur e votuan per 5 mi lek serisht LSI!

Po ndoshta e kan nga floridi i tepert ne ushqime qe ju servohet apo edhe ne uje?! ju hedh Rama ta votojn ate :D
 

Aki

Paint It Black
Ishte një sistem komunist i ndryshëm nga i Shqipërisë.
Nuk kishte mungesë ushqimesh si në Shqipëri, bile njerezit kishin të drejtë të shkonin dhe për të punuar në perëndim.
Ne kohen e komunizmit ne Jugosllavi edhe perkatesit e fese islame e kishin te ndaluar te praktikojne fene se ishte e denuar me ligj, mos flasim qe skishin te drejte te lexojne liber shqip apo te shprehin deshira atdhedashurie, Kosova nuk e ka pasur rrafsh ne ate kohe :)
Sa per fizionomine, do thoja qe me shume ka te beje dallimi veri-jug, se sa Kosove - Shqiperi
 

Artin

Papirus rex
Me sa di unë, Jugosllavia kishte një sistem komunist të ndryshëm nga blloku komunist, quhej gjysmë komunist e gjysmë kapitalist. Kështu që edhe ndalimi i fesë, nuk mendoj se ka qenë aq i fortë sa në Shqipëri.

Kanë dallime të vogla në fizionomi, mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk janë shqiptarë. Edhe vëllezërit që lindin nga dy prindër, nuk janë njësoj.

Ndikojnë disa gjëra në fizionomi, ky hyjnë dhe klima e ushqimi.

Ndryshimi mes shqiptarëve të Veriut dhe atyre të Kosovës, është se këta të Veriut janë të hollë e të gjatë, kurse kosovarët janë më eshtërgjerë, pra kanë kocka më të trasha.

Por edhe ajo që thashë në postimin e parë, mungesa e ushqimit, është diçka që ndikon drejtpërdrejt në rritjen e njeriut.
 
Last edited:

MrCool

Oldschool
@Artin gjatesia trupore ka te beje me pozicionin gjeografik, jo me menyren e ushqimit. Sa me ne veri, me te gjate.

Ne te njejtin shtet dhe sistem kemi jetuar dhe ne te Maqedonise, por jemi me te shkurter se Kosovaret. :D
 

Artin

Papirus rex
@Artin gjatesia trupore ka te beje me pozicionin gjeografik, jo me menyren e ushqimit. Sa me ne veri, me te gjate.

Ne te njejtin shtet dhe sistem kemi jetuar dhe ne te Maqedonise, por jemi me te shkurter se Kosovaret. :D
Patjetër, prandaj thashë që ndikojnë dhe klima e ushqimi.

E shkrova tek postimi i fundit, por e ndryshova më vonë, për të mos iu larguar shumë temës.
Dihet që sa më në veri, aq më të gjatë janë njerëzit. Për shembull, njerëzit më të gjatë në Evropë janë skandinavët, që jetojnë në skajin më verior të Evropës dhe emigruan aty disa mijëra vjet më parë. Kjo duhet të ketë një shpjegim, dhe unë besoj që ka lidhje me klimën, sepse në veri ajri është më i pastër.

Por ushqimi e thyen këtë rregull. Nëse mungesa e ushqimit vazhdon për disa breza, ndikon drejpërdrejt në gjene. Po të jap dy shembuj për këtë:

Në vitet 90, kur ndryshoi sistemi dhe shqiptarët shkuan në Greqi (pra më në Jug), u pa se ishin më të shkurtër e trupvegjël se grekët.
Një shembull tjetër është ai i dy Koreve. Koreanoveriorët, që jetojnë në vend komunist, janë më të shkurtër se ata të Jugut, që janë një vend i pasur.

Por tani shqiptarët po ndryshojnë. Brezat e rinj janë më të zhvilluar dhe më gjatë se të kaluarit, sepse hanë më shumë.
Në komunizëm fëmijët hanin bukë me vaj dhe kripë, kurse një kokërr vezë e zier, ose buka me gjalpë, ishin luks. Mishi dhe bulmeti ishin me pakicë, nga 1 kilogram në muaj për familje. Këto të fundit kanë edhe vitaminën A, e cila është vitamina e rritjes.
 

Hektor12

Locus omnem
Po cfare pyetje eshte kjo... duhej cmendim keni per shqiptaret e kosoves ...kete kisha te tjerat jo gjatesia jo ushqimi jo pesha jane garnitura. Flasim per shqiptare jo per ndonje komb tjeter ...
 
Top