Re: Çlirimi e të dy vullnetareve italiane në Irak
Mesa shoj ketu tema ka kaluar nga trajtimi i Dy Simonave (siç i quajne)ne tjeterlloj argumentimi.
Po mundohem ti kthehem edhe njehere temes duke shtuar ndonje informacion tjeter qe kam pasur mundesi te marr nga shtypi ne pergjithesi keto dite.
Vajzat me lart punonin per nje OJQ italiane qe quhet "Un ponte per.."(
www.unponteper.it), e cila ka disa vjet qe operon ne Irak, ne ndihme te popullit,asaj pjese te shtetit qe nuk perfiton as nga qendrimi i Sadamit ne pushtet dhe as nga pushtimi amerikan.
Eshte mese normale prania e OJQ-ve ne raste lufte dhe ne Irak ka shume te tilla. Vajzat, te pakten me sa thote media, ne fillim ishin marre si agjente te CIA-s nga nje liste qe "gabimisht" kishte rene ne duart e "terroristeve". Personalisht besoj se eshte e veshtire te kesh ne dore nje liste te CIA-s, megjithate ndodh qe mbas nje blici ne qender te Bagdadit rrembehen dy vajzat nga nja komando.
Menjehere, leshohet alarmi dhe pas pak oresh organizata qe i ka rrembyer kerkon ne shkembim per jeten e tyre terheqjen e trupave italiane nga Iraku. Kjo e fundit eshte nje hipoteze e papranueshme per qeverine italiane e cila po perdor Irakun thjesht si nje trampoline per tu futur si protagonist ne arenen nderkombetare, krah me krah me Shtetet e Bashkuara.(tentative falimentare kjo e fundit, sepse Amerika nuk po ben gje tjeter veçse po perçmon Italine)
Menjehere mobilizohet e gjithe diplomacia italiane per te arritur hapjen e nje kanali negociatash me rrembyesit.Ne boten arabe, fale dhe politikes Craxiane te viteve 80/90 (Berlusconi ka qene nje nga te mbrojturit e Craxit) diplomacia italiane ka disa kanale preferenciale. Natyrisht ne kembim ka dhene shume (,jafton te shikojme perpjekjet dhe kemnguljet e Romes per rehabilitimin e Libise se Gedafit).
Megjithate pas shume perpjekjesh kontakti gjehet dhe me sa lexova para disa ditesh ne nje interviste ne gazeten "La Repubblica", ky kontakt ishte nje sheik sirian shume influent ne zonen arabe. Sheiku ne fjale thoshte ne interviste se kontaktin ndermjet tij dhe qeversie italiane e kishte krijuar nje miku i tij shqiptar (i mirenjohur nga Berlusconi dhe ne te njejten kohe i vleresuar nga pala siriane). Si perfundim pas shume negociatash dhe me daljen ne skene te Kryqit te Kuq italian vajzat lirohen.
Per mendimin tim besoj dhe jam mese i bindur se eshte pagur nje shume dollaresh(nuk e di se sa)dhe qeveria e korri kete si nje nga sukseset e saja diplomatike me te arritura.
Me mberritjen e tyre ne Italia dy Simonat falenderuan qeverine por ndenjen te palevizura ne idene e tyre se Italia duhej te terhiqte trupat nga Iraku, nje levizje kjo qe i dha oksigjen opozites e cila paraqiti kompakte para disa ditesh shume emendamente per terheqjen e kontingjentit italian nga Iraku.